Gjykata e Apelit vërteton pafajësinë e Grupit të Dobrosinit!

Gjykata e  Apelit  vërteton pafajësinë  e Grupit të Dobrosinit!

Raporton: Kosova Lindore

Gjykata e Apelit, në Prishtinë,  në  lëndën  PAKR.nr.151/2018, të  dhënë  më  datën  24.09.2018, mori  Aktgjykim, që refuzon  si të pabazuar  ankesën e  Prokurorisë  Speciale të Republikës së Kosovës, të përfaqësuar nga prokurorja  e  EULEX-it Najgerzo Valeria Bolici, duke  vërtetuar  Aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Gjilanit, në lëndër  PKR.nr.110/16 të  datës  06.12.2017.

Rasti i Dobrosinit,  që  akuzoheshin nga Prokurori shumë i përfolur Maurizio Salustro,  për   gjoja se këta kishin sulmu policinë dhe xhandarmërinë   serbe, në  fshatin  Dobrosin të komunës së Bujanovcit, disa herë  gjatë  vitit 2012( 17.05.2012; 28.06.2012;07.10.2012).

Gjykata Themelore në Gjilan, në  lëndën  PKR.nr.56/13, të  16.10.2013, ishin  shpallur të  fajshëm, pjesërisht ishte  vërtetuar edhe nga Gjykata e  Apelit në Prishtinë në  lëndën PAKR.nr.145/2014. Mirëpo  Gjykata Supreme   në lëndën PML.241/15, kthen  rastin në rigjykim duke  i shpallur të pafajshëm për  akuzat  për të cilat ishin dënuar!