GJOKË GJOKA E MBIJETOI FATKEQËSINË!…

NË  25 VJETORIN E TRAGJEDISË AJRORE NË SHKUP

GJOKË GJOKA E MBIJETOI FATKEQËSINË!…

Më 5 mars 1993, në Shkup ka ndodhur fatkeqësia ajrore në të cilën kanë humbur jetën mbi 80 veta, por në mesin e të gjallëve është Gjokë M. Gjoka nga Dugujeva e Klinës, familjar miq dhe të njohur, kishin organizuar një surprizë e cila u shoqërua me lot gëzimi, lot emocionesh, ndonëse  shumë nga të pranishmit ishin nën moshën 25 vjeçare ose të paktën kanë qenë fëmijë në atë kohë.

Protagonisti i gjallë i asaj fatkeqësie është Gjokë M. Gjoka, i cili ka lindur në vitin 1956 në fshatin Dugujevë e Klinës – Kosovë. Shkollën e Lartë Pedagogjike për Histori-Gjeografi e ka mbaruar në vitin 1979 në Gjakovë. Një kohë të caktuar ka punuar arsimtar nëpër fshatrat e Klinës. Më pas ka emigruar në Zvicër, ndërsa në udhë e sipër për në Zürich të Zvicrës, më 05 mars 1993, në Shkup ka ndodhur fatkeqësia ajrore në të cilën kanë shpëtuar pak veta, në mesin e tyre edhe Gjokë M. Gjoka. Tash ai, bashkë me familje jeton në qytetin St Gallen të Zvicrës.

Por siç thamë, familja e tij, përkatësisht nusja e djalit Edona, ishte promotore e kësaj surprize, Jubile ky që kishte mbledhur miq dhe të njohur të Gjokës, bashkëveprimtar dhe farefis, për ta falënderuar Zotin, për jetën e tij dhe për t’i kujtuar emocionet e atij rasti tragjik.

Edona, nusja e Edit, djalit të madh të Gjokës, personalisht e kishte bërë listën e personave që kishte vendosur për t’i ftuar, në mesin e tyre edhe prof. Sallah Januzin, Qamil Çekajn dhe autorin e këtij reportazhi. Këta tre miq të Gjokës, kishin për detyrë për ta sjell në Restorantin “Eschen Hof” në Flawil, pronar i të cilit është veprimtari i PSHDK-së, Lazër Ukgjini. Mysafirët prisnin në restorant, ndërsa autori i këtij reportazhi, bashkë me Qamil Çekajn, e kishin ftuar Gjokën për të shkuar në një takim me rëndësi. Por pasi ishte koha e drekës ata devijuan rrugë për tu kthyer në restorantin në fjalë. Çdo gjë ishte perfektë, Gjoka nuk kishte idenë dhe as njohuri se çfarë po ngjiste. Me të mbërritur në Flawil, ai ishte kundër parkimit të automobilit para hyrjes së restorantit, ndërsa Qamil Çekaj vazhdonte parkimin. Më pas duke mos dashur të bisedonin për këtë gjë të tret u futem në restorant, brenda të cilit mysafiret dhe familjarët e ftuar ishin ngritur në këmbë, ata filluan me duartrokitje ndërsa Gjoka mbeti i hutuar nga surpriza e këndshme.  Gjokë M. Gjokaj,  e festoi solemnisht, 25 Vjetorin e asaj tragjedie, i rrethuar me familjar, me djem, vajza, nuse, dhëndur, përplot mbesa dhe nipër të shumtë. Miq, bashkëveprimtar dhe familjar të shumtë, po ashtu ishin prezent.

Vërtetë ishin momente emocionale, rrodhen edhe lot emocional. Edhe pse u hutua fare, pas duartrokitjeve kuptoi surprizën që i ishte bërë. Më pas vazhdoi përshëndetja me njerëzit dhe përqafimet të cilat u shoqëruan me lot gëzimi. Pa dyshim se ishin momente prekëse, dhe mjaftë emocionale.

Fillimisht, fjalën e mori e bija e Gjokës, artistja e njohur e manifestimeve dhe tubimeve të shumta të viteve të nëntëdhjeta, e cila me me lot në sy falënderoi Zotin që ia kishte ruajtur Babin e saj në atë fatkeqësi. Njomëza, nuk harroi pa shprehur ngushëllime për familjaret e viktimave dhe falënderoi miqtë dhe të afërmit që ishin pjesë e atij jubileu. Ndërsa Shefqet Dibrani, përveç përshëndetjeve që bëri, tha se Gjoka ka qenë me fat që ka pasur Njomëzën bij të dashur dhe të afërt, por është po me aq fat që ka një Nuse të Djalit si Edonen, e cila diti aq bukur ta surprizojë  vjehrrin e saj të cilit ia kishte organizuar aq bukur këtë përvjetor Jubilar.

Edona, po ashtu falënderoj, një për një të pranishmit, po sidomos ata që ishin të involvuar në skenarin për t’u realizuar surpriza e saj, sa më bukur. Vërtetë ishte mirë, ishte kënaqësi, gjë që ishte e natyrshme pse rrodhën edhe shumë lot gëzimi, dhembjeje dhe emocionesh të pafundme!

Në fjalën e tij, kryeheroi i këtij gazmendi dhe personazhi i asaj tragjedie, Gjokë M. Gjoka, falënderoi të pranishmit, por më së shumti Nusen e Djalit për këtë surprizë të këndshme. Pastaj ai evokoi kujtime duke ngritur një dolli me të gjithë të pranishmit të cilët kishin ardhur për ta përjetuar këtë gëzim dhe për të ndarë edhe momente prekëse nga ato kujtime të dhimbshme që i kishin përjetuar në atë kohë. Uroj që edhe fëmijët tuaj, po veçmas pjesëtarët e familjeve që kanë pësuar në atë fatkeqësi, t’iu ketë prirë fati në jetë, uroj ata shpirtra të prehen të qetë, ndërsa ju miq të nderuar përveç falënderimit ju urojë të kaloni çaste të bukura.

Më pas u shtrua një drekë rasti të cilën e kishte organizuar familja e tij, ndërsa të pranishmit i kishin sjellë dhurata të shumta, Njeriut – Hero, atij që e kishte përjetuar vdekjen një herë por fal Zotit e kishte mbijetuar!

***

Pa asnjë dyshim, Gjokë M. Gjoka, asnjëherë nuk e ka harruar atë tragjedi, ai vazhdimisht i kujton ato viktima tragjike, sepse ai e ka “përjetuar një vdekje të cilën e ka parë me sytë e tij!”.

Gjoka, është shumë i vetëdijshëm se nga fatkeqësia ajrore që ka ndodhur në Shkup, më 5 mars 1993, falë Zotit ai ka shpëtuar gjallë. Për të rrëfyer, as sot nuk është kollaj, sepse atij i ngjirej zëri, sado tashmë dreka, surprizë nga familja, kishte filluar, në të cilën për kohë të gjatë temë bosht ishte ai rast dhe jeta me pasoja që kishte vazhduar edhe për një kohë të gjatë.  Emocionet e Gjokës, nuk kishin të përmbajtur, ai vazhdimisht i rikujtonte ato fytyra të cilat për pak sekonda i kishin vdekur para syve të tij. Siç thotë ai, vazhdimisht më rrinë para syve, madje shpesh i shohë në ëndërr, dhe përherë i dëgjojë klithmat e tyre.

Pavarësisht atmosferës së bukur që kishte krijuar familja, që shënonte 25 Vjetorin e asaj fatkeqësie, u tha se Zoti atij ia dhuroi edhe këtë pjesë të jetës të jetës, ndërsa vet ai kishte emocione të cilat i shoqëroheshin edhe me lot të përziera, ndërsa dhembja në shpirt i lexohej nga pamja e fytyrës që iu kishte zbehur.

Jemi të bindur se Gjokë M. Gjoka, nuk do ta harrojë gjatë këtë surprizë që ia kishte bërë familja e tij. Nga bisedat e shkëputura ato që mundemi t’i regjistrojmë ishin ato raste kur u shpreh se kam përjetuar një ndarje të mundimshme, disi tragjike, por që nuk di si ta shpjegojë. Por çfarë mund të them tash pas 25 vitesh, si jam ndjerë?! Tash mund të flas me kompetencë se në këto 25 Vitet e jetës, çdo ditë kam jetuar me atë ngjarje, e cila do më shoqëroj gjer në varrë! Atyre që kanë pësuar në atë fatkeqësi, ndjesë paçin, ndërsa familjarët i ngushëlloj.

Më kujtohet se aeroplani i ka pasur disa dridhje pak më ndryshe, por neve nuk na ka vajtur mendja se çfarë do të ngjajë pas pak minutash, dhe me siguri askush nuk kishte hipur në te. Koha tjetër ka qenë e shkurtër, por e di se në një çast kanë plasur britma dhe më pas  është dëgjuar një plasje e madhe e cila na ka lënë pa frymë të gjithëve. Ka qenë një interval kohor shumë i shkurtër, d.m.th. shumica nga ekuipazhi, udhëtarët e bashkë me pilotin kanë përfunduar në atë tragjedi.

Mendoj tha Gjoka, se nga mbyllja e dyerve e deri në rastin tragjik nuk  ka pasur ma shumë se sa 15-20 minuta, prandaj asgjë s’kemi ndërmarrë, sepse as ekuipazhi nuk e kanë ditur, prandaj e falënderojmë Zotin, që nuk e ka ditur askush, vetëm mund të ju them se është bërë një llahtari e madhe. Më besoni tha ai, se as tashti nuk e harrjë atë ngjarje, tash nuk mund të flas shumë për detaje, por vazhdimisht kthehej tek pasojat, duke mos i fshehur as pasojat për vete, sepse siç u shpreh në një rast “kam jetuar me hijen e vdekjes këtu e 25 vite me radhë”?!

Edhe pse kabina e pilotit ka qenë mjaftë e ruajtur, ekuipazhi dhe piloti të gjithë kanë vdekur, mesi i aeroplanit është shkatërruar tërësisht, ndërsa aty për aty kanë gjetur vdekjen mbi 80 veta. Unë kam qenë ulur në rreshtin e fundit së bashku me Avni Avniun nga Gostivari, i cili ishte lënduar shumë, ndërsa vet Gjoka kishte pasur lëndime në kokë, fytyrë dhe afër syrit, por jo lëndime serioze dhe me pasoja.

Ai, tregonte se ai Avni Avniu, Vaxhid Mehmeti, Abelard Januzi, Nazim Çenaj, Ryti Krasniqi dhe Islam Dika, në fillim kanë qenë të vetëdijshëm, ndërsa më vonë të gjithëve iu ka dhënë ndihma mjekësore. Fillimisht jemi përpjekur t’u japim ndihmë atyre që mbeten gjallë, të cilët nuk lëviznin ose nuk shihnin. Pastaj na kanë dërguar edhe neve në spital, ku për 7 ditë sa kam qëndruar aty, personeli mjekësor është sjell me korrektësi.

Gjoka tregon se si atij për një  çast i ka humbur të pamurit, sigurisht nga shpërthimi i zjarrit thotë ai, kurse tronditjet psikike kanë vazhduar gjatë, andaj mund ta them se vazhdimisht kam jetuar i trishtuar, prandaj sa herë e kujtoj atë fatkeqësi edhe sot trupi më rrëqethet.

Ndërsa rëndime psikike kam përjetuar më shumë kur jam kthyer në shtëpi, kur isha në gjumë dhe sa herë kam mbetur vetëm. Edhe pse jam përpjekur ta fshehu këtë gjendje, procesi për mua ka zgjatur shumë, më shumë se sa e shohin mjetet psikologjike, andaj tepër vonë jam liruar nga ky ankth psikik. Pavarësisht gjendjes në familje, çdo fillim marsi për mua sjell ankth, shqetësime dhe për ditë të tëra e kujtojë atë fatkeqësi, i dëgjojë ato klithma dhe para syve të mi jo rrallë edhe uji më duket se po rrjedh si gjak…

Gjithsesi “5 Marsi”, është një ditë përkujtimi për bashkudhëtarët e mi të cilët nuk janë gjallë. Të shpresoj se ata të janë më të qetë se sa ne?! Ne të gjallët që po rikujtojmë atë ngjarje tragjike të cilës falë zotit i shpëtuam, prandaj edhe në këtë përvjetor, personalisht u shpreh ngushëllime Familjeve viktimave!

Në fund, para të pranishmëve u soll një torte me ngjyrë të qiellit në të cilën ishte vënë një eroplan, ndërsa në torte shkruhej “Urime 25 Vjetori!”.

(Korrik, 1993 / Mars 2000 / Mars 2018)