Gëzim të madh ka Kumanova

Gëzim të madh ka Kumanova     

  • Teksti , muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi –

 

Gëzim të madh ka Kumanova –

Mysafirë pret nga Kosova !

Motra , vëllezër , shokë e miq –

Në kufi pret në Stançiq !

Refreni:

            Tash , gjithë festat e Kosovës ,

Sa herë ne, do t’i festojmë –

Rrugën e re drejt Kumanovës ,

Ne, përherë do ta kujtojmë !

Me gëzim do ta kujtojmë –

Ditën e inaugurimit !

N’ histori do t’ a  shënojmë –

Si ditë feste të bashkimit !

 

Mirë se vini motra e vëllazëri –

N’ këngë e n’ gaz kemi me u shkri !

Sa krenarë është Karadaku –

N’ Kumanovë ju pret konaku !

Refreni:

            Tash , gjithë festat e Kosovës …etj.

 

Ju pret buka , ju pret sofra –

Mirë se vini vëllezër e motra !

N’ Kumanovë vijmë shkurt e trup –

Ma nuk sillemi nëpër Shkup !

Refreni:

            Tash , gjithë festat e Kosovës  …etj.

 

Sytë na kënaqen nëpër këto treva –

Ma nuk sillemi kah Presheva !

Ma nuk sillemi kah Bujanoci –

Biem shkurt kah Bellanoci !

Refreni:

            Tash , gjithë festat e Kosovës  …etj.

 

Grykës s’ Karadakut , ngjitemi kah Zhegra –

N’ kopshte të merakut , nuk lamë bimë të egra !

Kalojmë në Pidiç dhe nëpër Shurdhan –

Në kufi n’ Stançiq , biem për Sllupçan !

Refreni:

            Tash , gjithë festat e Kosovës  …etj.

 

Nëpër fshatra t’ Kumanovës –

Do t’ pushojmë n’ Komunë t’ Likovës !

Atje poshtë ku është Opaja –

Na pret kënga e sevdaja !

Refreni:

            Tash , gjithë festat e Kosovës  …etj.

 

N’ Karadak , n’ malësinë kreshnike –

Vizitojmë fshatrat etnike ,

Me banorë vendorë shqiptarë ,

Që na presin me faqe t’ bardhë !

Refreni:

            Tash , gjithë festat e Kosovës  …etj.

 

Kumanovë , n’ gëzim e hare –

E gëzofsh rrugën e re !

Që të lidhë me ardhmërinë –

T’ përqafon me lumturinë !

Refreni:

            Tash , gjithë festat e Kosovës  …etj.

 

28 Nëntorin , sa herë që festojmë –

Rrugën Kumanovës gjithmonë ia urojmë !

Rrugët drejt Kumanovës kudo që të shkojnë –

Kumanovën me Kosovën gjithmonë i bashkojnë !

Refreni:

            Tash , gjithë festat e Kosovës  …etj.

 

Gjilan, më 28.11.2019.         Demir KRASNIQI