George Bernard Shaw (1856-1950)

George Bernard ShawGeorge Bernard Shaw lindi më 26.07. 1856 në Dublin në një familje të fisnikërisë protestante dhe morri një kulturë të gjërë letrare dhe muzikore. Në moshën njëzet vjeçare, shkoi te nëna e tij në Londër, e cila jetonte e ndarë nga burri alkoolik,George filloi të interesohet për ekonomi politike dhe socializëm. Zbuloi  Marksin dhe u pajis me ide të tija. Përveç angazhimit të tij si aktivist politik, ai u bë kritik i artit dhe muzikës, mandej i dramës si dhe autor i shumë eseve.

Pas një përpjekje të madhe për të botuar pesë romanet e tij si fillestar të cilët nuk bënë aspak bujë, George Bernard Shaw duke filluar nga 1892 iu rrek teatrit dhe shkroi mbi se pesëdhjetë pjesë. Zhvilloi një stil karakteristik me humor, ku edhe arriti të njihet si mjeshtër i padiskutueshëm i teatrit anglez. Në veprat e tij të hershme të angazhuara shum në jetën shoqërore por jo aq të luajtura, Shaw shqyrtonte keqtrajtimet e kohës së tij. Vepra që i dha hov në botën letrare qe pjesa « Heroi dhe Soldieri » (The Hero and the Soldier (1894) që u vu në sqenë më 1894 në SHBA. Me këtë, fillon fama e tij ndërkombëtare.

Në këtë kohë, ai frekuanton « Fabian Society » ku takohet me Charlotte Payne Townshend me të cilën martohet më 1898. I prekur nga sëmundja dhe ngarkesa e punës së pandërprerë ai zvoglont pak aktivitetin politik. Martesa dhe sukseset e shtynë që të ndërpres gjithashtu edhe me jetën e bohemit që bënte por nuk ndërpreu aktivitetin e tij për çështjet sociale. Filloi ti jepet plotësisht veprimtarisë letrare duke shkruar pjesë në të cilat i tallë konformizmat shoqërore. Me talent të rrallë, me famë të madhe ndërkombëtare dhe me punë të palodhshme ai arrin të bëhet laureat i Çmimit Nobël për Letërsi më vitin 1925. Më 1939 i ndahet « Oscar » për sqenarin e adaptuar për kinema të « Pygmalion », nderim të cilin nuk e çmonte gati aspak ; statuetën e përdorte si shul për mbylljen e dyerëve të shtëpisë.

Aktiv gjer në ditët fundit të jetës, vdiq në moshën 94 vjeçare më 2. 11. 1950 në Ayot Saint Lawrence.

 

Veprat më të njohura :

Romane

  • Immaturity
  • Cashel Byron’s Profession
  • An Unsocial Socialist
  • The Irrational Knot
  • Love Among the Artists

 

Dramë

  • Mrs. Warren’s Profession (1893)
  • The Hero and the Soldier (1894)
  • Candida (1894)
  • The Man of Destiny (1896)
  • The Devil’s Disciple (1896)
  • Caesar and Cleopatra (1898)
  • Man and Superman (1903)
  • Pygmalion (1912)
  • Heartbreak House (1919)
  • Back to Methuselah (1920)
  • Saint Joan (1923)
  • Saint Joan (1924, 1939)
  • The Apple Cart (1929)
  • Too True To Be Good (1931)
  • In Good King Charles’s Golden Days (1939)
  • Shakes versus Shav (1949)

 

Ese

  • Quintessence of Ibsenism (1891)
  • The Perfect Wagnerite, Commentary on the Ring (1898)
  • Maxims for Revolutionists (1903)
  • Preface to Major Barbara (1905)
  • How to Write a Popular Play (1909)
  • Treatise on Parents and Children (1910)
  • Common Sense about the War (1914)
  • The Intelligent Woman’s Guide to Socialism and Capitalism (1928)
  • Dictators – Let Us Have More of Them (1938)

 

Nathalie de Moulignac
Përktheu: Filolet