Gazeta “KOSOVA SOT”- “Zëri i lirisë” dhe “roja e demokracisë”

Gazeta “KOSOVA SOT”- “Zëri i lirisë” dhe “roja e demokracisë”

Nga Skënder Sadri KAPITI

Historia njerëzore ëshë luftë dhe përpjekje e pandërprerë për lirinë. Liria kombëtare, fjala dhe mendimi i lirë, liria politike , liria ekonomike dhe te drejtat kombetare, qytetare , shteterore dhe njerëzore vijne dhe sigurohen në një shtetkomb të lirë dhe demokratik.Përparimit  dhe emancipimit të lirisë i ka paraprirë gfjithmonë liria e shkruar , pra liria e penës. Moderniteti demokratik nuk do të kishte arritur sot deri këtu pa lirinë e shtypit, të shkrimit, botimit dhe përhapjes të lirisë  që sot quhet liria e medias . Gazeta gjithkombëtare “KOSOVA SOT”që me lindjen e saj ajo kishte misionin në shërbim të lirisë dhe çlirimit kombëtar të Kosovës;  kundërvënies së guximshme të saj kundër makinerisë propagantistike mediatike të regjimit serb; kundër makinerisë kriminale , vrastare dhe genocidiste të  shtetit kriminal serb  të Millosheviçit. Dhe si hakmarrje e verbër  kundër këtij misioni kombëtar dhe çlirimtar që pati dhe luajti në ato kohë të vështira  Gazeta “KOSOVA SOT”, pikërisht dhe ditën kur NATO filloi bombardimet mbi Serbinë , ditën kur filloi pashmangshmërisht çlirimi i Kosovës me 24 Mars 1999 u dogj , u shkatërrua dhe u rrënua edhe shtypshkronja e Gazetës “KOSOVA SOT”. Edhe pas  çlirimi të Kosovës , prej 20 vitesh “KOSOVA SOT” vazhdon rolin dhe misionin e saj si  tribunë e së të vertetave dhe të dretësisë në mbrojtje të lirisë,  të dinjitetit njerëzor e kombëtar në përballje të guximshme me padrejtësitë, krimin, korrupsinoin dhe me vjedhjet, mashtrinmet e manipulimet e politikës dhe të pushtetit, të politikanëve e të pushtetarëve;kundër pafytyrësisë , papërgjegjshmërisë dhe pandershmërisë së tyre; kundër zullumeve dhe tradhëtive të zullumqarëve; kundër mashtruesve dhe keqbërësve publik dhe tradhëtarëve të shtetit e të shoqërisë. Pra, GAZETA “KOSOVA SOT” është në antitezë të thellë dhe kundër të të gjitha të këqijave demokratike, kundër krimit të organizuar, atij ordiner, atij të vjedhjeve të pasurive kombëtare e të qytetarëve, kundër krimit të korrupsionit. Pra, që do të thotë se “KOSOVA SOT” është dhe luan rolin e ligjit moral  edhe si “roje e demokracisë” dhe të vlerave kombëtare e demokratike kundër pseudodemokracisë dhe patriotizmit të rrejshëm, kundër korrupsionit e tradhëtisë të cilat po e mbajnë peng shtetin, demokracinë, drejtësinë dhe integrimin; kundër shkaktarëve prej të cilëve populli po vuan padrejtësie, papunësie, varfërie dhe që detyrohet që ta marrë rrugët e eksodit dhe azilit.