Gabriela Mistral (1889-1957)

Nobelistët-Gabriela MistralGabriela Mistral lindi më 1889 në Vicuña në veri të Kilit, lugina e Elqui-t. Babai i saj u largua shpejt nga familja duke e lënë atë në moshën tre vjeçare. Kjo rëndoi shum gjendjen ekonomike, por ajo ndoqi shkollimin edhepse me shum ndërpreje. Kreu edhe gjimnazin e ulët dhe filloi të fiton pak si ndihmës mësuese kur kishte veztëm katërmbëdhjetë vjet. Më 1929 i vdes e ëma , Petronila Alcayaga, e Gabriela ia kushton librin e parë të saj me titullin Tala (1938). Më 1904, boton me pseudonime të ndryshme në gazetën lokale El Coquimbo de La Serena, poemat e saja si “Ensoñaciones”, “Carta Íntima” et “Junto al Mar”.

Më 1906, punon si mësuese dhe takon Romeo Ueta-n, punëtor i hekurudhës i cili vetëvritet më 1909. Kjo gjë e goditi thelle Gabrielën e cila në veprën e saj e vëndoi të tërën në soditjet mbi jetën dhe vdekjen. Jeta e saj do të jetë mandej shum e pasuruar me miq e mikesha me të cilat mbajti një letërkëmbim tejet të gjallë.

Sukseset e para më të dalluara erdhën më 1914 kur fitoi çmimin Juegos Florales avec me përmbledhjen Sonetos de la Muerte (Soneta e vdekjes). Nga këtu mer pseudonimin Gabriele Mistral që në të vërtetë është një kompozicion i emrave të dy poetëve të saj të preferuar Gabriele D’Annunzio dhe Frédéric Mistral.

Gjatë vitit 1922 morri një thirrje nga Ministria Meksikane për Edukim, me qëllim që të vë në këmbë një sistem bibliotekash shkollore në kuadër të politikës së rë për edukim. Në të njëjtin vit, publikoi përbledhjen Desolación që e bëri autoren të famshme ndërkombtarisht. Vitin vijues botoi Lecturas para Mujeras (Lektyrë për femra), në prozë dhe poezi ku ngrinte larte ëmërinë dhe edukimin e fëmive.

Posa u këthye në vendlindje, morri titullin akademik dhe profesore e spanjollishtes në Universitetin i Kilit dhe në të njëjtën kohë botoi në Madrid me tregime Ternura. Vitin vijues fillo vizitën e vëndeve të Amerikës Latine : Brazil, Uruguaj e Argjentinë : u këthye në kili dhe hoqi dorë nga detyra e profesoreshës. Nga 1925 gjer më 1934 jetoi kryesisht në Evropë ; gjegjësisht në Francë e Itali. Në Spanjë u njoh me nobelistin e ardhshëm, bashkatdhetarin e vet Pablo Nerudën.

Më 1938 publikoi Në Buenos Aires me ndihmën e mikut të kafmotshëm Victoria Ocampo përmbledhjen me poema Tala. Të ardhurat nga ky libër ia kushtoi jetimëve të luftës qytetare spanjolle.

Më 1943 pëjetoi vetëvrasjen e nipit të vet shtatëmbëdhjetë vjaçar e kjo dhimbje e madhe do të jetë tema e veprës së fundit botuar për së gjalli (1957) nën titullin Lagar. Pas vdekjes, mikesha e saj Doris Dana do të boton më 1967 përmbledhjen Poema de Chile.

Gabriela Mistral, çmimin Nobel për Letërsi e morri më 1945 e kjo njëherit është nobelistja e parë latino-amerikane.

Gabriela kishte shëndet të dobët e e ngarkuar me udhëtime të shumta, vdiq në Hempstead në shtetin e New York-ut nga një kancer më 10 kallnuer 1957.

Veprimtaria (Titujt në spanjollisht) :

  • Sonetos de la Muerte (1914)
  • Desolación (1922)
  • Lecturas para Mujeres (1923)
  • Ternura (1924)
  • Nubes Blancas y Breve Descripción de Chile (1934)
  • Tala (1938)
  • Antología (1941)
  • Lagar (1954)
  • Recados Contando a Chile (1957)
  • Poema de Chile (1967, botim pas vdekjes)

    Reis Mirdita