GABIMET E QEVERIVE TONA (TË KOSOVËS)!

shkruan: Musli Shabani
GABIMET E QEVERIVE TONA (TË KOSOVËS)!
I.
Image associéePa dyshim që shumë vite më parë duhej që konform situatës dhe veprave të konsumuara penale ndërkombëtare nga ana e organeve shtetërore të Serbisë(të a.q. Unionit Serbi/Mali Zi) përmes kryerjes së këtyre veprave penale me peshë dhe natyrë ndërkombëtare në qindra dhe mijëra raste konkrete mbi civilët dhe popullatën civile të sankcionuar me Konventën ndërkombëtare mbi mbrojtjen e popullatës civile dhe pjesës tjetër jo të armatosur popullatë dhe civil veç e veç për secilin rast konkret dhe të ushtruar mbi çdo individ, pra duke vrarë e plagosur ose ushtrim i çdo forme të dhunës shtetëtore dhe jo shtetërore (paramilitare) mbi civilët e Kosovës gjatë periudhës Luftë (1998/1999), qeveritë e shkuara të Kosovës, por edhe kjo aktualja, më sakët Prokuroria Speciale e Kosovës, duhej që urgjentisht të ngrisin zyrtarisht:
1. PADI PENALE (SHTETËRORE) ndërkombëtare,
a) kundër Serbisë si shtet, kundër organeve të saja ushtarake dhe policore(MPB, MM), përfasësuesve përgjegjës direkt të tyre, me emër e mbiemër, si, t.z. ministrit përkatës(urdhërdhënës ligjor) të tijë dhe ekzekutorve konkret si njësitë operator në kryerjen dhe konsumimin direkt të veprës së caktuar penale ndërkombëtare, për secilin rast individual dhe kokektiv( vrasje, plagosje, forma të caktuara të ushtrimit të dhunës dhe persekutimit deri te format e ndjekjes dhe dëbimit të pjesës popullatë civile jashtë vendbanimit të tyre, madje edhe jashtë territorit të Kosovës) të ushtruara dhe kryera nga pjesëtarët ushtarak, policor ose individ dhe grupacione paraushtarake dhe parapolicore, si ato të njohurat bandat e Arkanit e tj.me nofka nga më të ndryshmet si, „tigrat e Arkanit“, ato të ultranacionalistit  serb Sheshel , e disa tjera që për organet dhe institucionet përkatëse të Kosovës tanimë janë të njohura dhe të evidentuara me siguri nëpër arhivat e tyre dhe tek shoqatat e dala pas lufte për mbrojtjen (e provave) dhe hulumtimin e krimeve serbo-malazeze mbi civilët e Kosovës gjatë Luftës Çlirimtare të sajë (1998-1999);
b) kundër secilit pjesëtarë veç e veç si përgjegjës direkt për secilën vepër të njohur dhe konsumuar penale(me peshë dhe natyrë ndërkombëtare penale) të ushtruar dhe kryer mbi personin e caktuar(me emër dhe mbiemër) si individ ose grup(që të gjithë radhitur me emra e mbiemra të caktuar në grup,të cilësuara si vrasje, plagosje ose dëbim kokektiv masiv ndaj pjesëtarit si një apo pjesëtarëve si më shumë se një pjesëtar i popullatës civile të paarmatosur, në vendin(lokalitetin)dhe kohën e caktuar të datës dhe muajit përkatës bashkë me dëshmitarët akoma të gjallë të ngjarjes dhe veprës konkrete penale ndërkombëtare.
2. PADI PRIVATE(në bazë të Akteve të organeve shtetërore, ligjëvënëse dhe ekzekutive,të Republikës së Kosovës,kuptohet, nëse çka u tha më sipër, nuk kan ushtruar institucionet përkatëse të ndjekjes (si Prokurori e ngritur nergut Speciale e Kosovës drejtuar Gjykatës ose Dhomave të Veçanta speciale vetëm për vepra penale ndërkombëtare të kryera në territorin e Kosovës) me Vendim Qeverie dhe të ngritur me Padi nga Organi i ndjekjes penale (PSK) deri sot, kujtoj se (për këto vepra penale, nuk ka parashkrim), aletrnativë tjetër e mbrojtjes së familjarve të pjesëtarëve të tyre si viktima të këtyre veprave penale si dhe mundësisë së gjykimit dhe dënimit të kryesve të tyre direkt e indirekt me urdhërdhënie,është mundësia e parashtrimit të:
a)  Padisë individuale penale (poashtu, ndërkombëtare) mbi secilin rast konkret me dëshmitar të caktuar akoma të gjallë të mbijetuar ose edhe dëshmitar tjerë të besueshëm për gadishmëri dëshmimi për secilin rast, poashtu individual konkret veç e veç; si dhe
b) padi për kompenzim dëmi individual-familjar me rastin e pësimit të dëmit material-pasuror, për secilin rast konkret si dhe dëmit jopasuror(imaterial) si shkallë të caktuar invaliditeti ose atijë psiko-fizik, përmes ushtrimit të dhunës fizike mbi pjesëtarin e caktuar civil dhe atë jocivil(ushtarak të formacionit UÇK, t.z. të zënë rob lufte), drejtuar që të dy llojët e padive, Gjykatës kompetente (speciale) në Hagë, dorëzuar zyrtarisht përmes mbrojtjes së caktuar juridike,pra përmes avokatit mbrojtjës të lëndës deri në përfundim të procedurës në tërësi, kuptohet në barrë të shpenzimeve procedurale të mbuluara nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
II.
Dhe jo rruga siq po bëjnë dhe tentativat e përsërituara të individëve ( si simulant „politiko-juridik e ligjvënës“) që tëhu e 20 vite  vërdallën jo rrugës ligjore, por asajë të njohur popullore „tut arushë me shoshë“(!) duke trumbetuar me ngutësi si ad hoc dhe me inat drejtë iniciativës revanshiste për „formësimin“ e Gjykatës Penale (Speciale-Ndërkombëtare) mbi krimet serbe në Kosovë, përderisa ajo sosh veç ekziston, si të a.q.Dhoma të Posaçme të GJS me seli në Hagë, edhepse mjaftë diskutabile, përsa i përketë vetë „formimit“ të sajë dhe të metave tjera jo vetëm proçedurale porse edhe përmbajtësore(esenca e „akuzave të mundëshme“ penale njënacionale, vetëm ndaj viktimës shqipëtare, e jo edhe ndaj vetë (organeve zyrtare serbe) si kryes të qindra veprave penale me peshë ndërkombëtare.
Kjo „rrugë“ as nuk ka shtegdalje, as nuk është dykahore, por paraqet „krismë pa zë“ si fundi letër e paefektshme dhe praktikë e parealizueshme, nga arësye e vetme se, nuk ka mbështetje dhe mbulesë „ndërkombëtare“  nga asnjë organizëm ndërkombëtar europian, PE, ose KE dhe as nga OKB(KS). Si e tillë kjo inciativë, mbetet vetëm inciativë dhe asgjë më tepër, përkundër interesit të mirëfillt, por logjika e shëndosh kurdohera na shpie te konkluzioni se edhe sikundër, as e a.q. Gjykatë(ad hoc) Speciale njënacionale e formësuar si Dhoma të Veçanta të Hagës sipas „porosive dhe direktivave“ serbiane ala Dick Marty-ane nga një „raport“ i njëanshëm dhe plotë të meta proceduralo-juridike penale(„speciale ndërkombëtare“) fundi do i vie po si fillimi, me fijasko, fluskë sapuni…! Në fund,kujtoi, vetëm shpenzimet milionëshe do të mbeten si kusuritje, nëse edhe pala shqipëtare(e dëmtuar në realitet, nuk vepron me padi të mirëfillta të përmendura më sipër) drejtuar mu asajë Gjykate Speciale, për të cilën vetëm se „janë derdhur milionat“ për „sigurim dëshmish“ supozojm të rrejshme, duke i ditur ato botërisht të njohura të palës serbe, por në mungesë padishë konkrete të viktimave, arrihet ku edhe ka shpierë „akuza serbe“  mbi luftën e drejtë dhe çlirimtare të Kosovës, në „çvlerësimin“ e sajë  deri në inkriminim të së drejtës universale për vetëmbrojtje dhe çlirim nacional, kujtoi?!
Nuk mundemi ne si palë(Kosovë shqipëtare) të i mbledhim gjitha provat dhe dëshmitë e bollshme të krimeve makabër serbe, dëshmi dhe fakte të shqyrtuara dhe të reja( dëshmi të cilat asokohe nuk janë prezentuar gjatë gjykimeve të kaluara ndaj konsumuesve të VP ndërkombëtare të ish udhëheqësve ushtarak-policor dhe politik si urdhërdhënës ligjor) të kryera ndaj palës sonë shqipëtare, ndaj pjesëtarëve të caktuar të popullatës civile dhe të pambrojtur, si: vrasje, plagosje, keqtrajtim njerzor, dëbim grupor dhe masiv jashtë vendbanimit të tyre, pa ofruar kurfarë mbrojtje obliguese ligjore ndaj këtyre( sjellje kjo vetëm ndaj komunitetit shqipëtar të Kosovës, sepse ndryshe ishte sjellja e pjesëtarëve të organeve serbe të asajë kohe ndaj komunitetit serb e malazez, këta të dytët, i kanë udhëzuar dhe transportuar me mjete ushtarako-policore dhe tjera private drejtë zonave „jashtëluftarake“ brenda Kosovës, në Veri dhe territorin e Serbisë nëpër kampe dhe objekte me kulme, e jo si popullatën shqipëtare në qiell të  dhe vetëm në mëshirën e Zotit Natyrë)! Kjo e dhënë paraqet lakuriqsinë e bollëshme si fakt dhe rrethanor relavant juridiko-penal ndërkombëtar që shkon drejtë konsuminit të plotë të veprës penale ndërkombëtare GJENOCID të parashikuar me Kodin Penal Ndërkombëtar, dhe aktet tjera, si Konventat ndërkombëtare mbi mbrojtjen e popullatës civile gjatë luftës dhe konflikteve tjera me përmasa  luftarake
(shih e lexo vetëm atë:  Konventën e Gjenevës(1951) mbi refugjatët,të hikurit nga zonat e luftës) shto këtu: dëbimin masiv të shqipëtarëve si etnitet i vetëm, njënacional, pra, çfarë cilësimi dhe atributi mund t‘i japësh tjetër, pos veprim gjenocidi, spastrim etnik i një territori dhe popullateje të banuar prej kohësh me ligje shtetëre dhe të njohur e pranuar ndërkombëtarisht në atë territor Kosove, shih për këtë, njësitë shtetrore: ish RSFJ, Serbi, Kosovë, OKB, dhe aktet valide juridiko-obliguese të të gjitha këtyre njësive, dhe fundja, vepro e apliko konform gjithë rrethanorve faktoekzistues dhe përshtat dhe apliko normën ligjore të konsumuar penale, gjyko e cakto(vë) sankcionin përkatës penal ndërkombëtar. Pikë… A ka drejtësi më të mirë se kështu?! Po kështu nuk është vepruar deri tani në gjykimet dhe rastet e proceduruara penale ndërkombëtare të kaluara të Hagës! Sigurisht edhe në mungesë të padive të mirëfillta penale ndërkombëtare nga pala viktimë shqipëtare e Kosovës, kujtoj se edhe Shqipëria zyrtare asokohe mund të ofronte ndihmë juridike-shtetërore në pregaditjen dhe paraqitjen e padive dhe akuzave penale me peshë ndërkombëtare, kurse Kosova, pas mvehtësisë së sajë si shtet(2008) gjithësesi e ka patur dhe e ka akoma këtë mundësi!…
Po si do të vepronte Serbia dhe Bashkësia ndërkombëtare po të ishte e kundërta e sjelljes dhe veprimit të këtillë, po të ishte në shqyrtim si viktimë komuniteti serb?!!!… Shpjegimi do të ishte, mendoi, i pashpjegueshëm(!!!) nëpër katër anët e rruzullit tokësor vetëm segmenti i dhunimeve dhe abuzimeve seksuale të kryera dhe ushtruara mbi femrat, psh.?!!!… do të merrte kahje në përbuzjen e „një kombi të tërë“! Pra, edhe Lufta dhe çdo konflikt ushtarak a tjetër ka moralin dhe artin e vetë( jo si nëpër filma, por ngjashëm po) dhe sjelljen e paraparë ligjore kombëtare e ndërkombëtare, e jo sjelljen dhe moralin denigrues e përbuzës deri në „shtazëri“ e të mbetet megjithatë pa dënim nga bashkësia, po nga Zoti sigurisht nuk do të shpëtoi njeri, kujtoi..