FSHATI MË NJË REFUGJAT

Arif MOLLIQI

FSHATI MË NJË REFUGJAT

1. kapërcimi i kufirit

në udhëtimin që e mbaj në mend
dikujt edhe mund ti kujtohet
kur dhimbja e ngrinte zërin
duke ecur tinëzisht nëpër një mal të Çekisë
sytë ndjekin çdo çap timin në heshtje
mes vetëtimës së qiellit të tërbuar
natën e mirë i them shtëpisë pa dritare
i thyer i tjetërsuar
i përplasur mbi tokën e gurtë
kur e shtrëngonim fort njëri tjetrin
më duart e dridhura
e diçka e rëndë në mushkëri ushtonte
rrahje ndjej rrahje të shpejt të zëmrës
kohë s´kishim të dëgjonim melodinë e natyrës
mendoja se ia di përmendsh këngët
kohë s´kisha të rri ta prisja mëngjesin
që po vononte
të porta që më ka braktisur
askush nuk më dëgjon
bashkudhëtaret e mi i ka molisur nata
hëna e gozhduar nga një re e dendur
është më e zymtë se buzëqeshja ime
është feneri i fundit që fiket
dhe më thërret të dal n’ breg
të kaloj kufirin e dëshpërimit absolut
mbetur i tmerruar dhe s´mund të largohem
ç´është ky udhëtim i dehur
për të cilin më premtuan aq shumë
në veri atje në fund të botes
kur shtëpia më del përpara e më thërret
sa e ngushtë më bëhet këmisha në fyt
në shtigjet e panjohura të një mali
derisa ia besoj sekretet e mia
qiellit të hirtë që rrije mbi mua
afër krejt afër një grua e re
hahet me retë e stuhishme
përmes fletëve të reja të ahut
më lagështinë mëngjesore pastrojmë ballin
nga çanta që mbaj me vete
nxjerr ilaçet fshehtësish
më parë se të ndiej përqafimin e dhimbjes

2. pres radhën të fotografohem

pastaj e kam hedhur shtegun
më gjoksin që dridhej nga dihatja
në një vend të panjohur
jam një i huaj indiferent
që di vetëm të ecë përskaj rrugës
qetësinë e rrejshme mund ta rrënoj
më një këngë të heshtur:
“dita ka dal e, dielli s´ka le”
o, Zot më ruaj mendjen pëshpërit me vete
kam frikë se ëndrra jetën ma kopjon
duke mërguar udhës së Qumështit në orbite
çfarë zbehtësie imagjinuese
nga e cila pres ardhmëri pres një botë
korridoreve shkallëve e bodrumeve
në mes shumë dhomash eci
ma bëjnë foton time
më pamje nga e para e nga anash
mëzi e njohë vetën
në një kartë që ma varin në qafë
më sytë që më verbohen nga net pa gjumë
më ca numra serik të koduar si refugjatë
poshtë fotografisë kanë vënë një adresë
mëzi e lexoj më zërin e shterur
dhe nga mungesë e dashurisë
që shpreh gjurmët e dëshpërimit
por ai regjistrim në librat e refugjatit
nuk ishte vdekja e ime
dhe as që ishte plaga e trupit tim
por më tepër
zjarri i verbër përbrenda shpirtit
ishin kërkimet e mija sterile
drejtë një porte të mbyllur

3. e varur diku

letër fëmijëve u kam shkrua
edhe gruas
e di se ajo letër kurrë nuk u bie në dorë
vazhdoj zakonin të dërgoj letra sa herë
gjendemi larg
e di posta nuk punon është kohë lufte atje
me sa duket asgjë nuk ka ndryshuar
por e nisa letrën e radhës
nga dhoma ku kam kollen e keqe
kam ethe e zjarrmi
por do të dal breg liqenit
është e premte kalon postieri andej
përgjigje do pres
ulur mbi një guri të ftohtë
duke i dëgjuar valët dhe erërat
një ditar të jetës e lexoj derisa pres
askush nuk më njeh
shoh fqinjë me hundë të madhe fshehur
prapa perdeve
më shikojnë
jam i vetmi refugjatë në fshat
mua më duket se ata
mendimet e mia të çmendura dhe ëndrrat
nuk m´i shohin
njohja mund të jetë e dhimbshëm
pritjet në atë vend çdo ditë
u zgjojnë frikën e fjetur
për mua të vetmuarit e të panjohurit
vetëm për mua vetmitarit që lëviz më orar
nuk më njeh asnjë shtëpi në fshat
as pylli as fusha e as liqeni për rreth…

4. të Liqeni

të Liqeni i Schverinit
rastësisht e takova një grua të veshur
sipas stinës
është vapë vere
ajo mi tregon kofshët vagjinën ma tregon
ec breg liqenit duke recituar vargje të Getës
sa budalla që s´kuptoj asgjë
më vjen rrotull duke më pyetur
a jam ai refugjati i fshatit
i vetmi
të isha me i mençur do të ikja
kur ajo m´i hapi sytë e ngjalës
kur shëtit lart e poshtë pa u largua nga unë
kërkon për të gjetur vendin m´u shtrirë
në ishim vetëm në të dy
të flisnim për asgjë s´kishim qejf
prandaj rrinim të heshtur
më shikim nga kofshët e bardha
si barkat e ankoruara të peshkimit
kur ajo hidhet mbi liqen
unë e ruaj prej shumë ditë e net

po të vdes si refugjat i vetëm i fshatit
kush më qanë kush do të mbaj zi
që atë ditë para meje shkretinë
në lagunën e liqenit asnjë pulëbardhë s´rri…