Friedrich Nietzsche (1844-1900)

Nietzsche (Niçe) lindi në Rocken më 1844. Rridhte nga një familje pastorësh gjermanë por vet hoqi dorë nga kjo karierë dhe iu dha studimit të filologjisë dhe tregon interes të madh për Arthur Schopenhauer-in. Më vitin 1869, bëhet profesor i filozofisë pranë univerzitetit të Bazelit (Basel) por detyrohet, pas dhjetë vjet, (1879) të ndërpres punën për shkaqe shëndetsore. Brënda kësoj kohe, ai lidhet me Richard Wagnerin, miqësi të cilën e ndërpreu për çështje pikëparjesh të ndryshme mes vete.

Filozofia e tij është e bartur që nga fillimi nga pasioni pas saj aq shum sa që shpesh mendimit të tij i kanoset rreziku i humbjes dhe ngatërrimit në lëmsh. Filozofi që nuk stërngarkohet me sisteme dhe teori të pranuara gjer atherë. Parimet e filozofisë së tij janë entuziazmi i jetës dhe kritikon moralin e ideve krishtere të mëshirës dhe nështrimit. Për te, si që thot “morali skllav” i krishtenizmit e vëndon njeriun në pozitë të dorës së dytë dhe këtë e quan dhe e bën virtyt. Kjo krejt duhet zëvendësuar me moral tjetër të lartë, në zot të vetvetes.

Në veprën “Kështu fliste Zaratustra” (1883), Nietzsche thot se “Zoti ka vdekur” dhe mu këtu, fenë e konsideron si alibi para dobësisë dhe fatkeqsisë njerëzore. Hedh poshtë moralin kishtar si dhe vet Zotin për të cilin thot se ështe sajesë e zbuluar nga ana e njeriut për të mposhtur dhe detyruar njeriun të nënshtrohet. Dhe pasi Zoti është më i vdekur, njeriu i shtrembëruar dhe i çmendur, çlirohet nga të gjitha këta barrë e hyjni morale të pavlefshme. Njeriu që ka vrarë Zotin, konstaton Nietzsche, nuk ka arrijtur dhe nuk duhet të jetë i kënaqur kaq se ju shmang të gjitha pasojave dhe se ndryshoi krishtenizmin me humanizëm ose ateizëm.

Vepra e Nitzsche-s është betejë për të “mbrojtur” njeriun nga rreziku i dobësive dhe nihilizmit së kulturës perendimore të prodhuar nga krishtenizmi i cili shkatrron jetën duke dashur ta shpëtoj. Forca e pandërprerë për të tejkaluar pesimizmin dhe shëndrimin e njeriut në qenie të fortë duhet të jetë e jashtëzakonshme. Njeriu i çliruar nga çdo lloj skllavërije do të dijë pra të përfitoj dhe ta ruaj cilësinë e tij të lartë. Duke kaluar nëpër analiza të holla psikologjike, Nietzsche mund të konsiderohet si pararendës i Sigmund Freud-it.

Nga viti 1879, gjendja shëndetsore i dobësohet kështuqë nuk është në gjendje më të punoj. Jeton gjithëmonë në lëvizje në mes Italisë dhe vendlindjes. Qëndron në Alpe ku gjen inspirim për veprat e tij të fundit por më 1890, çmendet krejtësisht. Duket se pas vdekjes së tij, motra e vet bënë, disa ndryshime të veprave të tij, sidomos kur ajo mundohet të tregoj vëllaun e vet me ide të nacional-socializmit.

Vdiq në Weimar me 25 gusht të vitit 1900.

 

Disa citate nga Nietzsche:-

  • Rrëfimi.- E harrojmë gabimin kur i rrefehemi dikujt, zakonisht ai dikushi nuk e harron.

  • Nuk ka sa duhet dashuri e mirësi në botë që t’i lejomë vehtes ti harxhojmë pas qenieve të imagjinuara.

  • Ndëshkimi është bërë për të përmirsuar atë që ndëshkon./Filolet