Fotografi e vjetër

Arif Molloqi:L’image contient peut-être : 1 personne, gros plan

E diela për poezi

fotografi e vjetër

në një fotografi të vjetër shoh
renditjen time më disa shokë
epo, aty secili ruan sekretet e veta

në fotografi, ah n´atë fotografi
çdo gjë përmbyset brenda syve
mundohem t´ua lexoj fundin e aventurës

u plakem nëpër dimra të ftohtë, o shokë
më kostume të vjetra copë –copë
nën tingujt e muzikës krejt ndryshe

dikush na tha se ishte aventurë
refuzimi i ynë ishte idhnak
kur nuk pranonim epoleta të huaja

vërtetë,
ç´do kujtojmë tani, o shokë
kur ta shikoni fotografinë e vjetër
e nëpër xhamat e tejdukshme
shihni borën e bardhë n´ kokë
që s´ka të sosur…