Flokët e borës
Poezi
Xhevahir Cirongu
Flokët e borës
Si një i marrë vrapova nëpër stinët
Dhe në ditët e tyre mbi to shkela,
E lash pas stinën e pranverës
Tek shkallët e dimrit aty ngela.
Është stinë e dimrit me bardhësi
Me re ngarkuar, të përgjumura,
I thash asaj largohu nga pemët
Do rri dhe pak, më tha nën zë.
Gulçojnë ngarkuar flokët e borës
Sipër degëve me hala të pishës,
Atje fëmijët tretin buzqeshjet, gëzimet
Bashkë me lodrat që zhurmojnë
Dhe… padashur shkrijnë akujt rrugës.
Kristalet e borës, sërishtë seç ranë
Të bardhin tapet në tokë shtruanë;
Nga qielli sërishtë milona përshëndetje
Flokët e borës me fëmijët përqafuarë.
Durrës, 16 dhjetor 2017