Fjalor i fjalëve të rralla, të haruara apo të lëna pas dore

Fjalor-1Hape fjalorin

Është bë modë ndër na të « harojmë » gjuhën tonë shekullore dhe të marëm fjalë të huaja vetëm për dëshira meskine të mendjemadhësisë së turpshme. Nëpër titujtë e shtypit dhe mediave tjera, pa asnjë nevojë, nga katër fjalë të shkruara me gërma të trasha, tri janë të huaja.

Qëllimi i këtij fjalori është sadopak të ndihmoj të rijtë ta ruajnë të folurit e prindërve të tyre dhe kështu ta mbrojnë gjuhën tonë nga shpartallimi dhe nga ndikimi i modës dëshpruese të huazimit nga ata që kryesisht janë më të varfura nga shqipja.  Njëherit, ky fjalor do të ndihmoj në ruajtjen e fjalëve të vjetra, përdorimi i të cilave është rralluar nga shkaqe të ndryshme shoqërore (p.sh. zejet dhe veglat që nuk i hasim në përditëshmëri etj).

Që ky fjalor të jetë sa më i pasur dhe i vlefshëm, ftoj vizitorët e kësaj faqje dhe të gjithë dashamirët e ruajtjes së fjalës shqipe, të bashkëpunojnë, duke dërguar fjalë të haruara apo të lëna pas dore.