Fjala e invalidit ka lindur nga gjaku i dëshmorëve të atdheut

Histori

Na Xhevahir Cirongu

Fjala e invalidit ka lindur nga gjaku i dëshmorëve të atdheut

Në kuadrin e festave të 28 – 29 nëntorit , më datën 15 .11.2017 , kryesia e
Shoqatës së Invalidëve të LANÇ (dega Durrës) zhviloi mbledhjen e saj të radhës
për mbarvajtjen e punëve që do zhvillohen në kuadrin e festave të nëntorit , por
edhe në vijim të veprimtarive që do zhvilljë kjo organizatë atdhetare e kulturore
për edukimin e brezave me frymën e atdhedashurisë. Në këtë takim pune, u
lexua edhe apeli që bën Konferenca e VII e Shoqatës Kombëtare të invalidëve të
LANÇ të Popullit Shqiptar, e cila zhvilloi punimet e saj më 29 shtator të këtij viti në
Tiranë. Pjesmarrësit e kryesisë u njohën me objektivat e miratuara për periudhën
2017- 2021. Aty u theksua se, në frymën e këtyre objektivave të punojmë të gjithë
së bashku për të realizuar detyrat e vendosura nga konferenca Kombëtare të
invalidëve të LANÇ. Në këtë takim pune merrte pjesë edhe Tafil Lame,
sekretar i përgjithshëm të shoqatës së invalidëve të LANÇ. Me interes u
ndoq fjala e kryetares së shoqatës së invalidëve të Durrësit znj. Vera
Bajraktari. Po kështu, edhe z. Luan Muça nga Shijaku, Dake Tusha, Nekie
Roshi, Zaim Dragoj etj. Në fund të këtij takim, z. Zaim Dragoj u nderua me
çertifikatën ‘’Militant i Shquar’’ nga Shoqata e Invalidëve LANÇ të Popullit
Shqiptar.

Nga ky takim, u vendosën disa detyra që do i realizojë në të ardhmen
organizata e shoqatës ( dega Durrës) për të mbrojtur lavdinë e gjakut të
derdhur për çlirimin e Atdheut.
Lavdi invalidëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Popullit
Shqiptar!

Sekuenca fotografike, takim – pune : 15 nëntor- Durrës 2017.

Foto nga Xhevahir Cirongu

Durrës më 16 Nëntor 2017