FJALA dëshmoj së punon për popull dhe jo interesa përsonale

Krusha – Kelmendi: FJALA dëshmoj së punon për popull dhe jo interesa përsonale

Populli ynë i dashur kaluan 18 vite të pasluftës partitë e ndryshme në pushtet me premtime të shumta kinse do të bejnë ndryshime e do të ndërtojnë vendin tonë.

Që të gjithë disa me koalicione, disa vet mezi e që edhe ajo ju dështoje disa herë mashtruan qytetarët mashtruan votuesit që ia besuan votën duke iu premtuar zhvillim ekonomik, uljen e varfërisë në vend rritjen e mundësisë për punësim, arsimim të mirëfilltë, rimëkëmbje të shëndetësisë e shumë premtime tjera. Në realitet ata veq se u pasuruan krijuan pasuri vetanake gjithmonë në kurriz të popullit.

Valle deri kur do të vetëdijesohemi nga gabimet e mëparshme duke i votuar njerëzit e gabueshëm të cilët keqpërdoren postet e tyre duke mos pasur fije të ndërgjegjës. Mos të harrojmë së Dr.Gëzim Kelmendi ishte i pari që ngriti zërin në Parlamentin e Republikës së Kosovës reagoi në lidhje me Demarkacionin ku në atë kohë të tjerët hasen në vesh të shurdher.
Ne shpresojmë se Partia FJALA do të punojë me qellim të ruajtjës, edukimit dhe arsimimit të rinisë së Kosovës duke e ditur së të rinjtë tanë janë shtylla kryesore për ndertimin e një të ardhme më të shëndoshë.

Jo të gjithë njerëzit kanë mundësinë e punësimit në pozita aty ku dëshirojnë andaj tu japim mundësinë sidomos të rinjvë të vetëpunësohen me përpjekje të ndryshme të biznesit e të çrrënjosim nga mendjet e tyre ikjen nga Kosova.

Sa i përket shëndetësisë së Kosovës është për të ardhur keq nga gjendja momentale e pacientëve të cilët në shumicën e rasteve kërkojnë ndihmë jashtë shtetit sepse është e pamundur shërimi në vend e realisht na premtuan me vite që do të ndryshojnë sistemin e udhëheqjes në sektorin e shëndetësisë në Kosovë ndërsa ndodh e kundërta.

Pra, FJALA parti serioze mendon për popullin dhe jo për interesa përsonale andaj këtë shpresojmë ta arrijmë me shpresë në Zotin pastaj me punën tonë dhe përkrahjen tuaj.

Me respekt
Eneida Krusha Kelmendi
Ekonomiste
Kandidate për Deputete në Kuvendin e Kosovës nga Partia FJALA