Fitorja e LVV dhe Albin Kurtit do ishte fitore për të gjithë shqiptarët

Fitorja e LVV dhe Albin Kurtit  do ishte fitore për të gjithë shqiptarët 

Nga Skënder Sadri KAPITI 

(Vazhdim  shkrimit të mëparshëm me titull “Amoraliteti dhe komploti hipokrit, juridik dhe politik kundër Abin Kurtit”

Brezi i ri, intelektualë, media, elita qytetare dhe shoqëria civile shqiptare: ndergjegjsohuni, veproni dhe merrni persiper ndyshimin , ndëshkimin e së keqes dhe te këqijave kombëtare, shoqërore, ekonomike dhe gjithfare të cilat shqiptarëve , Shqipërisë dhe Kosovës  u kanë ardhur nga politika dhe politikanët e korruptuar, të kriminalizuar dhe zullumqarë.

Brezi i ri, intelektualë, media, elita qytetare dhe shoqëria civile shqiptare aktivizohuni politikisht  për ta nxjerrë edhe Kosovën ,edhe Shqipërinë nga ky ngërc  dhe nga ky udhëkryq, sepse këtë shans ua jep demokracia.

Nëse nuk aktivizoheni politikisht atëhere veproni me votën tuaj; merrni pjesë në votimet e 14 Shkurtit 2021 në Kosovë dhe në ato të 25 Prillit 2021 në Shqipëri; shfrytëzojeni këtë shans të artë për ta ndëshkuar eliten e keqe politike e cila ju ka kapur edhe juve të rinjë, intelektualë, mediat dhe shoqërinë civile ashtu sikurse kjo elitë politike ka kapur shtetin, ligjin, demokracinë dhe shoqërinë në të dy shtetet shqiptare.

Ju rinia, intelektualët,mediat, shoqëria civile  në Kosovë peshojeni, vlerësojeni dhe votoni në kahun e duhur, votoni alternativën e duhur, votoni LVV dhe  Albin Kurtin  qe janë alternativa e ndryshimit, përmirësimit dhe e progresit.

Fitorja e Albinit, “Vetëvendosjes” dhe Vjosës janë fitore të antipolitikës kundër politikës së krimit,korrupsionit e tradhtisë; Fitorja e VV, Kurtit dhe Osmanit është fitore e demokracisë mbi jodemokracinë; është fitore e ligjit mbi antiligjin, është fitore e shtetit mbi antishtetin; fitorja e VV, Albinit e Vjosës është  fitore e patriotizmit mbi tradhtinë; është fitore e demokracisë, e ligjit,e  drejtësisë; është fitore e Republikës mbi politikën zullumqare dhe antikombëtare; është fitore mbi autokracinë, mbi nepotiko-klanizmin, është fitore kundër  korrupsionit e tradhtisë kombëtare. 

Demokracia është liri zgjedhjeje për të zgjedhur më të mirën dhe për të ndëshkuar të keqen politike në mënyrë paqësore, por të dinjitetshmë e  vizionare, dhe sot  te Albini e LVV gjënden  dinjiteti, vizioni, guximi dhe shpresa për ndyshimin, për dinjitetin, zhvillimin ,progresin, integrimin. Te LVV,  Albini dhe Vjosa janë sot shpresa e besimi, jane dhe shihen  vizioni dhe perspektiva e  kauzave te   imazhit e krenerarisw, reciprocitetit dhe e autoritetit te  shtetit ligjor, demokratik e kombëtar kundër nënshtrimit e mercenarizmit; kundër   korrupsionit e tradhtise, servilizmit, hipokrizisë, djallëzisë e mashtrimit politik  të cilët janë keqbërësit më të mëdhenj publik që e kanë dëmtuar rëndë Kosovën . Dhe   shkaktarët prej te cileve ka ardhur dhe ka precipituar kjo gjëndje e rëndë  janë elita e vjetër politike dhe politikanët e vjetër,është elita e keqe politike e cila duhet ndëshkuar me 14 Shkurt në Kosovë dhe më pastaj me 25 Prill edhe në Shqipëri. “Vazhdon…)