Fitore që duhet të respektohet

Milazim Maraj

Fitore që duhet të respektohet

Në këtë situatë i shtrihet dora fituesit, pa pretenduar ikjen nga përgjegjësia që e patëm dhe e kemi më tutje.

LDK do të kontribuonte më mirë së çdo parti tjetër në Opozitë. Kjo parti ka nevojë të shërohet nga plagët qe mori në “Kuvendin e Karrigeve” dhe kuvendet tjera pas tij. Kjo parti nuk mundë të ngrihet më ata që e shtrinë.  LDK nuk ka humbur ndaj partive tjera në Kosovë.  Ajo humbi ndaj filozofisë së vet politike të instaluar nga Presidenti  Dr. Ibrahim Rugova. Kështu do të humbë sa herë që e lëshon këtë platformë.  Futja e përfitueseve  të ulët, në LDK është garantues i sigurt, i këtij rezultati të zgjedhjeve; njësoj sikur kanceri që garanton vdekjen. Gjatë, shumë gjatë kanë fol, VV për kapjen e shtetit nga PDK. Por  as kush nuk ka fol kurrë për kapjen e LDK nga njerëz që nuk ishin në platformë të kësaj partie, shumë patriotike, që u bë dhe ishte shpresë e popullit të Kosovës. Tani kjo është një fitore që duhet të kuptohet fitore e LDK. Kështu , vetëm kështu mundë të kthehet humbja ne fitore. Atë që nuk arritën ta thonë anëtaret e LDK në kuvendet e veta, e tha tani sovrani. Pra nuk mundë të fshiheni më gjatë, prapa shkronjave të arta L-D-K. Ç’kapja e LDK nga komunistet është fitorja e radhës që duhet të ndodhë brenda LDK-së. Gjenerata e re më plot kredi, intelektuale, profesionale dhe patriotike duhet të jetë këmbëngulëse,trime dhe shumë e vendosur që LDK-së t’ ia kthej demokracinë e kapur nga komunistet. LDK, nuk ishte partia e tenderëve, e kokëzimit më okupatoret tonë, të vjetër apo te rinj, por u bë.Kjo ishte partia e projekteve të mëdha kombëtare. Projekte të dizajnuar mirë nga ekspert dhe patriot të dëshmuar, për pavarësinë e Kosovës. Këtë e realizuam më shumë mund dhe sakrificë. LDK nuk e pa ndonjëherë anëtarësinë e saj si xhematë vetëm për të bërë amin, kjo po ndodhë tani. LDK respektonte mendimin ndryshe, e pranonte dhe e fuste në program kur ishte i mirë. LDK  e Dr. Ibrahim Rugovës nuk nxori aktivistet dhe anëtaret e vetë duke i tërhequr zvarrë nga kuvendi.  LDK po  vuan tani nga matrapazët politikë dhe financiar. Vuan nga njerëz jo profesional, pa ide dhe vizion të çarta. Vuan nga njerëz të sëmur dhe tërbuar për pushtet. LDK  me forcën e Demokracisë ka fituar edhe ndaj Serbisë, por jo kështu si tani. Në këtë luftë për pushtet me çdo kusht, partitë, që fituan zgjedhjet, janë më të perfeksionuara së LDK, por nuk janë fati i Kosovës. LDK-ja e pas “kuvendit të karrigeve” është fajtore për gjendjen e sotme në Kosovë. Për humbje të qëllimshme të zgjedhjeve pas “Kuvendit të Karrigeve” dhe për bashkëpjesëmarrje në pushtet. Kjo i bije bashkëpjesëmarrje në shkatërrimin e Kosovës. LDK do të ishte mirë që sa më shpejt të thërras kuvendin e jashtë zakonshëm. Të fillohet nga niveli aktivit për të formuar një sistem të ri, më njerëz të rijë, më frymë të re origjinale, demokratike dhe patriotike. Më të rijë që kanë vizion dhe që duanë të jetojnë të lirë , të qetë dhe të lumtur në mesin e njerëzve të lumtur. Nga se nuk ka lumturi në mesin e njerëzve fatkeq. Luftën e sajë për Kosovën LDK do të duhej ta fillon më një herë pas formimit të Qeverisë, Haradinaj, Veseli apo Kurti. Kjo  gjeneratë të re  do të çlironte Kosovën nga shumë probleme që i kishte si pasojë e luftës dhe ato që ia krijuan pas lufte. Vetëm një gjeneratë e re Demokratike, intelektuale dhe patriotike do ta bënte Kosovën shtet të pavarur demokratik dhe simpatik  ashtu si që thoshte Dr. Ibrahim Rugova. Ju uroj sukses, ju gjeneratë e re demokratike. Ju jeni shpresa e këtij populli që meriton Kosovën e lirë, të pavarur demokratike në BE dhe në miqësi të përhershme më SHBA.