Fiset Pellazge që përbënin Mbretërinë Ilire (3)

Semi HebibiShkruan: Semi Hebibi

Në shekujt e parë të mijëvjeçarit të fundit para erës sonë ishin formuar tanimë bashkësitë fisnore të Ilirisë dhe në përgjithësi ata kishin zënë vend në trojet e tyre historike.

Mbretëria Ilire

Ndër fiset më të hershme Pellazge që luajtën dhe një rol ku më shumë e ku më pak të rëndësishëm në ngjarjet historike të mëvonshme, për t’u përmendur janë: thesprotët, të cilët zinin ultësirën bregdetare që nga gjiri i Ambrakisë e deri tek lumi i Thiamit (Kalama), në veri të tyre vinin kaonët, vendbanimet e të cilëve arrinin deri tek malet e Llogarasë dhe gryka e lumit Drinos. Molosët banonin në pllajën pjellore të Janinës. Gjatë luginës së Vjosës në të majtë banonin amantët, ndërsa në të djathtë bylinët, kurse në rrjedhjen e sipërme të Vjosës banonin parauejtë. Në lindje të bylinëve shtrihej territori i atintanëve. Taulantët shtriheshin në zonën bregdetare nga Vjosa e deri tek lumi i Matit dhe në veri të tij, përgjatë brigjeve të Adriatikut të Mesëm, fisi i ardianëve. Në viset e Ballkanit Qendror dy ishin fiset më të mëdha dhe më të rëndësishme të Ilirisë: paionët në luginën e mesme të Vardarit, dhe dardanët që banonin në rrafshin e Kosovës, të cilët shtriheshin në veri në tokat midis degëve jugore e perëndimore të Moravës deri aty ku këto bashkohen për të formuar Moravën e Madhe.

Midis fiseve të hershme të Ballkanit Veriperëndimor ndër më të fuqishmit ishin liburnët, të cilët banonin në bregdet dhe në ishujt deri tek lumi Krka, në jug të tyre vinin dalmatët, kurse në viset e Bosnjës së brendshme, autariatët.

Përveç këtyre fiseve, në territorin e gjerë të Ilirisë do të shfaqen më vonë, në rrethana krejt të reja historike e politike, edhe një numër i madh bashkësish të tjera pellazge, midis të cilave edhe bashkësi të tilla që do të kenë një peshë të madhe në zhvillimin e ngjarjeve politike të shtetit Ilir, si enkelejtë, dasaretët etj. Përhapja e fiseve më të rëndësishme e të hershme Pellazge dëshmohet në burimet e autorëve antikë, të cilat në mjaft raste janë, megjithatë, të fragmentuara, madje dhe kontradiktore. Rrjedhimisht në përcaktimin e topografisë së fiseve pellazge në Iliri ka edhe raste të diskutueshme. Nga organizimi i pellazgëve të mbretërisë Ilire lanë të shkruar nga gjuha e tyre vëtëm rreth 1000 fjalë të cilat ishin emra njerëzish, lumenjsh, fisesh, kafshësh, etj.[1]

 

Aspekte Historike

Koha e pavarësisë politike prej 6.-10. shekull

Serbët mund të shiqojnë pas në një histori të gjatë. Para 1400 viteve, përafërsisht në gjysmën e parë të shekullit VI, si rjedhojë e shpërnguljeve të mëdha të popujve ata i lëshuan vendbanimet e tyre të hershme nordlich prej Karpateve ndërmjet Oder dhe Dnjepr dhe u lëshuan për në perëndim deri te afër Elbe’s dhe Saale dhe pjesërisht i kaluan ata më tutje. Në marjen e tokave të territorit të gjermanisë së mëvonshme, morën pjesë shumë fise sllave.ndër këto numërohen përafërsisht 20 nënfise të fisit sllav Serb, të cilët kanë hyrë në histori me shënimin Sllavët e Elbës. Prej mesit të shekullit IX. u përhap dhe u bashkërëndua fisi dhe grupa gjuhësore serbe në shumë fise dhe zona të pavarura. Për zonat serbe (regio Surbi), një lloj Lidhje Fisi apo Fisi i Madh, u numëronte një varg i plotë prej regjioneve të vogla.[2]

Ngulmime të fiseve sllave në shek. IX. ndërmjet Oder dhe Elbe

Përafërsisht prej shek. VIII filloi shkatërrimi i rendit gjentil. Organizimet në familje të mëdha u zavendësuan me bashkësitë fshatare, të cilat ishin të përbëra nga shumë familje të mëdha dhe në krye të tyre u vendoste Plaku i Fshatit. Më tepër fshatra formonin lagjen e Kalasë (civitas) sërbisht “zhupa”, me një Kala qendër dhe në krye të saj u vendoste udhëheqësi i saj, kurse “zhupani” ishte reprezentati kryesor. Në Kala qëndronte vetëm një fis me shumë lagje të saja, nga 30 të Milcenër dhe Luzicer. Në krye të [3] fisit ishte i vendosur Princi. Më të njohurit janë Princi Derëa, nga fisi Serbi (më i përmenduri më 631), Princi Semela nga fisi Glomaci- Dalemince (805), Cimuscolo, Princi i Colodici (839), dhe Miliduch, Mbreti i sërbëve (806). Këto ishin shtresa më e lart.[4]

Serbët arritën piedestalin më të lartë nacional dhe shpirtëror gjatë hapërimit të tyre në themelimin e Shoqërisë Shkencore “Mačica Serbska”, ku si shembull u morrën shoqëritë sllave që funksiononin veç në vendet (krahinat) tjera 1847 Bautzen që u themelua.

Revista e shoqërisë “Časopis Mačicy Serbskeje” paraqet ende sot një burim për shkencën, duke udhëhequr organizatën me publikime për jetën kulturore dhe koordinimin e punëve për zbulime shkencore.

Si dhe organizata të tjera serbe që kanë patur veprim të suksesshëm dhe në kohën e nacional –socializmit në shumë krahina të tjera.[5]