Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

Ballina

Letërsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikë

 

 Poezi/Prozë 1 - 2 - 3 - 4

Cikël poetik nga përmbledhja

"Shtigjeve të heshtjes"

 

Miradie Zymberi-Avdullahi
shënime biografike


Shtigjeve të heshtjes

U shoqëruam bashkë nga e imja fëmijëri
Shëtitëm gjithë botën pa fjalë
Të ndrydha në letër të hollë të mbylla në zemër
Po ti e ëmbla ime nuk u ankove se të lash pa emër

Qëndrove në errësirë pa parë dritë me sy
Se na kishin vjedhur diellin mua dhe ty
Në gjunjë të bie falje të kërkoj se s'kisha mundësi
Të sjellë pak rreze as të të ndez qiri


Deshën të të zhdukin barbarët ti e fortë qëndrove
Deshën të të heshtin ti dhe e mbyllur zërin s'e shterrove
Shtigjeve me heshtjen së bashku ndër vite rrugëtuam
Të ndrydhura të ngrira por nga njëra-tjetra s'u larguam

Poezia ime të mbajta në shpirt me kujtime
Ishe ligjërimi i heshtur i zemrës time
Me vite të tëra gjithkund më ndoqe pas
Këtu në mërgim për ty gjeta një laps

Grilat e hapur i kishim për të dal në liri
Çelësin e prangave ta përdorim na mungonte guximi
U trimëruam të fuqishme u ngritëm bashkë
Heshtjes i dhamë fund tash pa të shtegtojmë kah agimi

Sot bëj festë në të madhin nëntor
Për herë të parë t'largova nga vetja ime t'përcolla me dashuri
Drejtë shtypëshkronjës t'bëhesh nuse me kurorë
Të kthehesh prapë tek unë e artë në fletë libri

E lumtur do të jem atë ditë
Kur ti më në fund do të shohësh pak dritë
Errësirës e heshtjes i dhe fund e imja poezi
Krahëhapur në kthim të pres të ledhatoj me dashuri




Nëna shqiptare


Më preu rrugën djalli
Nuk munda të shtegtoj
Sot nuk ndalem dot
Jetës 'i këndoj

Isha gurrë derdhesha lumë
Shëndërrohesha në ujëvarë
Sërish jam rrugë pafund
Hapin kush s'mund t'ma ndalë

E pamposhtur -plotë fuqi
Si mal i lartë shkëmbgur
Do të bëhem përjetësi
Si Shqiponjë në Flamur

Më lindi nëna Shqiptare
Mirësinë ma mësoi
Të ruaj nderin të jem krenare
Ballëlartë të qëndroj.





Si shqiponjë majmaleve

( I kushtohet heroit të rënë në luftë për çlirimin e Kosovës,
Trimit të Kapitit, Florim Rushitit)

Në shekuj mbet kreshniku
Kapiti këtë trim e rriti
I pa mposhtur në beteja
Hero Florim Rushiti

I urtë për vëllezër e shok
U bë shqipe mali trimi
Në luftë kundër pushtuesit
U nis kur doli kushtrimi

Si shqiponjë majmaleve
Me pushkë e me flamur
Kapiti e Medvegja e halleve
Nuk e harrojnë kurrë

Në vargan të viganëve
Kingj e njohu altari
U dha barot e plumb tiranëve
Si hero Adem Jashari


Lum Medvegja e lum Kapiti
Ty o Kingj që të rriti
Me trimëri armikun luftove
Për Liri gjakun dhurove





HASHIM HAJDINI

Armiku krime bëri
Deshi të na shfarojë
Një gjë ai se priti
Tha: S'ka kush t'i mbrojë

Çka mendove or shkja
Se Medvegja trima s'ka
Hashim Hajdini shqipe mali
Mori pushkën në krah

Zakon e ka shqiptari
Pret mikun me bujari
Por nëse ia robron vendin
E ndjek me trimëri


Si Baca Adem qëndrove
Hashim trim shqiptar
Vdekja nuk të mposhti
Jeton në lapidar




Atdheu na fton

Kam lapsin në dorë

Më vërtitet një frymëzim
Të shkruaj vargje malli

Apo të bëj kujtim

Atje ku linda dhe u rrita

Tani dua të rri
Ka nisur tufani të fryj

Me erë borë e shi

Fjalët s'më vijnë sonte

Nuk i gjej dot rimat
Po mundohem kot

Të shkruaj për trimat

Mendja më është tretur

Nuk di pse vallë
Humbëm nëpër botë

Dhe jam shumë me mall

Të shkojmë në Kosovë

Atje të bëjmë gjallëri
Të jetojmë t'bashkuar

Me Nënën Shqipëri





Trimat dhe flamuri

Shtat i kuq i larë në gjak
Janë bijtë që ranë u ngritën n'altar
Marigona shqipes n'qëndismë i dha hak
Kur valo në Vlorë simboli Kombëtar

Atje u mblodhën shqipet
Të shpallin Pavarësinë
Ismail Qemali me trimat
Ringjallën Shqipërinë

Të bashkuar rreth Flamurit
Më të fortë se çeliku
Jemi shkëmb i Arbërit
Nuk na thyen armiku

Trojet e ndara në copa
Do t'i bashkojmë të bejmë fuqi
Të bindet gjithë Evropa
Të mos bëjë më padrejtësi

Jemi të gjithë Shqiptarë
Flamur me shkabë në mes
Fusha e kuqe është gjaku
i trimave që kurrë s'vdes



Vetëm për ty


A jam fajtore pse të dua

Më vret i trishtimit çdo çast

çdo mëngjes pres e zgjuar

çdo natë emrin ta thërras

Vetëm ty të desha në këtë jetë

Vetëm ty të shikjonë sytë,e mi

Në qiell emrin ta shkruaj mbi re

Vetëm për ty akoma marrë frymë

Të dhuroj buzëqeshje vetëm ty

Faqe të lagura treten një ditë

Pa ty ditët nuk bëjnë dritë

Pa ty unë nuk shëndritë





Nuk dua të lëndoj

Pranvera me blerim,
Lulet lulëzojnë
Një shpresë e një premtim
Në qiell fluturojnë

Fjalët i bartë era
Shkresat i djeg flaka
Ditët bërë të zeza
Netët shumë të gjata

Në fytyrë dua të shoh
Buzëqeshjen magjike
Në sytë e tu gëzime
Ti s'më deshe as për mike

Vazhdo pa vese
Më nuk të trazoj
Se ti je rrezeshprese
Nuk dua të lëndoj

Unë të dua shumë
Dua të më besosh
Me këtë jetë lumë
Gjithkah të blerosh




Dëshprimi


Brigjeve të detit
M'shetisin mendimet
Seç' m'u këput shpresa
Mbaruan dhe ëndërrimet

Kaltërsinë e qiellit
Errësira e përpiu
Lulja në kopsht
U tha e nuk mbiu

Si do t'më zbardh agimi
Dritë më s'vjen për mua
Ndalet dhe burimi
Larg te ai krua

Me pranverën më ike,
Nuk e shoh gjelberimin
S'më deshe as për mike
Më fale dëshpërimin





Larg jemi tretë

Larg në gurbet jemi tretë
Ku shpirti qetësi s'mund të ketë
Ku të shikojnë me mëri
Ku s'të din për njeri

Ku hëna rreze nuk lëshon
As dielli nuk bën dritë
Oh sa shumë më mungon
Vendi im ku jam rrit

Rrugët me shoqe ku shëtitja
Ku e gjeta dashurinë
Ku për brenga kurrë nuk dita
Ku e pata lumturinë

Më prit më prit vendi im
Më pritni dhe ju shoqëri
Do të kthehem nga mërgimi
Me ju bashk të rri





Sonte

Sonte ua hap portën ëndrrave
Ato këtë natë si dorëzoj
As dhimbjes e ndjenjave
Në krahëror errësirës s'ia lëshoj

Sonte do marr me buzët e mia
Frymëmarrjen tënde si erën e pranverës
Të fundosem mes yjesh nga dashuria
Pa asnjë fjalë veç me përkëdheljen e hijes

Sonte do të zhytem mes krahëve të tu
Do të ledhatoj petalet e dashurisë
Të ëndërroj se të kam pranë këtu
Ti burimi im i lumturisë

Sonte të dua pranë meje
Kambana e natës fundin të lajmërojë
Mes përkëdheljesh t' i shkrijmë ëndrrat
Derisa aurora e agut ditën e re të fillojë





Dikur



Çdo ditë ngapak mundohem
Me laps të shkarravis
Ndjenjat seç më zgjohen
Për ditët e rinisë

Pa brenga kur shëtisja
Rrugëve në vendin tim
Për ardhmërinë kur flisja
Çfarë kisha qëllim

Shpirtin kam të bardhë si borë
Por nuk ndiej ftohtësi
Kam zemrën plotë dashuri e mbaj në dorë
Të jetojmë të pandarë deri n' përjetësi





Medvegjë krenare

Medvegjë për ty kam shumë dashuri
Dorën time mbi gjoks e qes
Në zemër më sjellë kënaqësi
Të mbaj ty në kujtesë

Si të mundem të të rrëfej
Për ty kam shumë mall
nuk të humba kurrë ty
S'vdes dhe njëherë tek ti pa ardh

Medvegjë me ty në zemër jetoj
Si dikur dhe tash në kujtim
Të ruaj të lirë të mendoj
Do të vi tek ti me nxitim

Çdo ditë e lodhur nga puna vi
Kam mall të jem në kullën e vjetër
Oshaj dhimbshëm mendoj atë bukuri
Lodhjen e zëvendëson një ndjenjë tjetër

Qëndro Medvegjë e fortë krenare
Djem e bija përshëndetje të dërgojnë
Do të kthehen tek ti me këngë e valle
Aty në shesh lirinë tënde të festojnë







Thërret Lugina

Jam Lugina, 

Sërbisë i çoj fjalë

Mos u afro me më prek në Lapidar

Mos më lëndo plagët e janarit

Se i kam dhembje e krenari

Në damar kam gjak të shqiptarit

E të djeg të bëj shkrumb e hi

Fjala ime udhëto qiellit të shqiptarisë

Mos të më lënë në mëshirën e sllavisë

Nuk e lëshoj djepin ku u përkunda

Pa ia mbush armikut ballin plumba

E të flijohem për këtë vatan

Si dëshmorët jetën që kanë dhënë

Se në krahërorët tanë

E trimave na rrah zemra

Që sot n’lapidar me shkronja ari

U janë gdhendur emrat

Në këtë tokë ku u është derdhur gjaku

Veq lulëkuqe mbijnë pranë çdo pragu

17.01.2013


KOHË E SHQELMUAR





Sikur të kishte

pak çaste të rastësisë

së bashku me kohën

të i këndonim,lumturisë

një ditë apo natë

së paku,një baladë

po,koha nuk ndalet

ikën,pa pyetur

për hallet

kohë e netëve me yje

fryje hallin,fryje

ikë dhe shtegëton

plot iluzion

hijet e jetës

me ëndrra i mbulon

kohë e marrë djalli

hijeshon pëlhura

me shkëlqim ngjyrë ari

botë e çmendur,

merr kthesa

ofron mijëra shpresa

e prej këtij ofrimit

hedh në dyshemet e injorimit

mendje e zemër

në lojën e vallëzimit

një hap,

pastaj i dyti

nga tundjet shpirti

të vjen te fyti

ngushëllim i jetës

si shami valvitë

në këtë lojë

vdekja,jetën e gëlltitë.

Filozofi
 
dhe
letërsi

 

histori
tradita
vështrime
debat

citate
intervista
letra hapura
botime reja




Shpërndaje:

Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .