Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

Ballina

Letërsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikë

 

Poezi/Prozë - POETI YNË ENXHËLL KOLIQI

POETI YNË ENXHËLL KOLIQI

(Cikël Poetik)

 


Filozofi
 
dhe
letërsi

ZGJODHI DHE PREGADITI:SHABAN CAKOLLI


Enxhëll Koliqi

MES GËNJESHTRASH



Me shumë vështirësi

Por

Veshur me petka bese

Praruar me rreze shprese

Gjithnjë e më të forta

Mbesin e rriten

Të vërtetat tona të dashurisë

Garlate
(Lecco), 28 nëntor 2009 



SHPREHI DASHURIE



Shprehitë tona

Të bartura

Gjeneratë pas gjenerate

Shekull pas shekulli

Mbi krahët e fortë

Të traditave tona

Janë

Dhe do të jenë gjithmonë

Shprehi bese

Thirrje shprese

Vendime dashurie

Pasuri njerëzie

Garlate
(Lecco), 28 nëntor 2009 



ME ZËRIN E PROFETËVE



Thirren shekujt

Dhe epokat

Të vishen

Dhe të ecin

Vetëm

Në binarët e dashurisë

Garlate
(Lecco), 28 nëntor 2009 



NE DY BASHKË



Jemi të pandashëm

Të fortë

Dhe të parët

Në çdo lëvizje dhe në çdo organizim

Dashurie

...

Me plot të drejtë

Ne dy bashkë

Nga kjo botë e bekuar

Jemi shpallur

Pagëzorë të shekullit të dashurisë

Garlate
(Lecco), 28 nëntor 2009 



EDHE NË VENDIN TIM



Shumë gjëra të çuditshme

Ndodhin

Dhe zhvillohen

Deri në absurd

Ndërmjet intereseve

Dhe për interese

Pa kurrfarë interesi

...

Mirë thotë populli:

“O Zot 

Jep mend

Aty ku nu ka”

!!!

Garlate
(Lecco), 28 nëntor 2009 



ME DRAPËRIN E SHERRIT



Mjerisht

Brënda kombit tim

Ende ka shpirtëra të shitur

...

Kurrë s’kanë kuptuar

Për kënd çojnë ujë në mulli

Kujt i shërbejnë

As pse veprojnë

...

Të gjorët

Me drapërin komunist

Presin grurin

N’arat kombëtare

...

Stimulojnë dështime

Dhe pjellin shumë sherre

Si të mpirë

Pa mëshirë

Me ironi

Shumë rrezikshëm

Deri në tragjedi

Garlate
(Lecco), 28 nëntor 2009 



NDËRMJET SFIDAVE



Me ligje diplomacie

Fshihemi e strukemi

Në heshtje

...

Për të shpëtuar kokën

Për të rimarrë tokën

...

Presim fshirje t’mëkateve

Me mrekullitë e fateve

Garlate (Lecco),
28 nëntor 2009 



FITIMTARË?!



Ata andej

Kurrë pa luftuar

Asnjë pikë gjak pa e derdhur

Janë shpallur fitimtarë

Dhe kanë marrë troje e pushtet

...

Tash kemi rrezik potencial

Të na shkatërrojnë ose të na shesin

...

Le t’i denoncojmë!

Le t’i largojmë!

Garlate (Lecco),
28 nëntor 2009 



REALITET DHE BESË



Në tokën time

Shekull pas shekulli

Edhe sot

Ka pasur

Dhe ka

Realitet shumë të hidhur

Varfëri

Vështirësi

Deri në mjerim

Por së fundi

Po dalim të shpëtuar

Dhe fitimtarë

Mu për faktin që

Besa kurrë nuk ka munguar!

Lecco,
28 nëntor 2009 



SHIKIM I DREJTËPËRDREJTË



Unë 

Shqiptari

I biri i Ilirit Historik

Në fëmijëri

Dhe në rini

Kam parë shpesh mjerimin

Edhe vdekjen me sy

...

Sot shoh realitet të ri

Dhe ecjen e sigurtë

Drejt origjinales Iliri

Lecco,
28 nëntor 2009 



REALITET DHE DASHURI



Në Dardaninë time

Në shumë shekuj

Ka dominuar 
realitet shtypjeje

Dhe mjerimi

Por kemi mbijetuar

Jemi çliruar

Dhe do të lulëzojmë

Edhe pas amshimit

Sepse

Nga kjo toke ka lindur

Dhe është rritur

Shumë dashuri!

Lecco,
28 nëntor 2009 



UNË PO PRES



Duke vuajtur

Në shpirt

Për largësinë gjeografike

Të mbretëreshës sime

Po e pres ditën e lume

Për t’u bashkuar

Dhe për t’i shërbyer dashurisë

Deri në amshim

Lecco,
28 nëntor 2009 



PËR TA KUPTUAR JETËN



Fuqishëm thërrasim

E bërtasim

Njerëzinë mbarë ftojmë

Sipas traditave tona të lashta

Solidaritetin ta përqafojmë

Besën e dashurinë t’i zbatojmë

Njerëzinë ta nderojmë

E ta çmojmë

Gjithmonë

Jetën mirë e drejt

Ta kuptojmë

Lecco,
28 nëntor 2009 



NË KËMBË



Megjithë furtunat e mëdha

Nëpër vite e nëpër shekuj

Nuk jemi rrëzuar ne

-

Kemi mbetur gjallë

Dhe të fortë

Vertikalisht

Në këmbë!

Lecco,
28 nëntor 2009 



PËR TA SHIJUAR JETËN



Nëse nuk e keni ditur

Tash vraponi

Futuni brënda

Dyert e dashurisë hapur na presin

...

Ëndërrbardhat praktikisht t’i provojmë

Shpirtin ta ëmbëlsojmë

Jetën ta shijojmë

...

Të mos vonojmë

Shpejt e shpejt

Na thërret dashuria

Lecco,
28 nëntor 2009 



PARA SE TË SHKOJ



Ndalem edhe një herë

Pak mjalt kërkoj

Nga ëndërrbardha e dashurisë

Një të bukur këngë dëgjoj

Edhe një këngë e këndoj ...

Lecco,
28 nëntor 2009 



PËR TA JETUAR DASHURINË



Në këtë shekull të bukur

Dhe shumë domethënës për historinë

Me mbretëreshën e bukur

Jo vetëm për të thënë

Por haptas dhe bujshëm

E kemi pushtuar të bekuarin fron

Për ta provuar publikisht

Dhe për ta jetuar dashurinë

Lecco,
28 nëntor 2009 



MBASI TË NISEMI



Do të çlirohemi

Dhe

Pa pritur

Që të na lusin

Këndojmë

E vallëzojmë

...

Lecco,
28 nëntor 2009 



PO E PROVOJMË



Jetën

Dhe dashurinë

Që Zoti vetë

Na i ka dhuruar

Këtu në fron

Po i provojmë

Me të gjitha

Mrekullitë e bekuara

Lecco,
28 nëntor 2009 



PROFESIONALISHT



Si detyrat tjera

Dhe përgjejgësitë

Këtu në fron

Edhe dashurinë

E përmbushim

Profesionalisht

Lecco,
28 nëntor 2009 



DUKE U DRIDHUR



Ajo ëndërra e shekullit të kaluar

Veç tjerash edhe një fije frike na e ka lënë

Prandaj jo rrallë na shohin

Edhe duke u dridhur

-

Shumë shpejt

Do të jemi të trimëruar

Dhe të fortë!

Lecco,
28 nëntor 2009 



VETËM PËR T’U DUKUR



Ata andej

Nuk kanë ardhur

Për të kryer ndoj punë

Por janë aty

Vetëm për të qenë

Vetëm për t’u dukur

...

Lecco,
28 nëntor 2009 



ERHDËN TRIMAT



Mbi pesë shekuj

Jemi shtypur

Me metodat 

Më barbare

Kemi duruar shumë

Dhe kemi mbijetuar

Me tërë origjinalitetin

Dhe solidaritetin

Kombëtar

-

Sot erdhën trimat

Dom Nikoll Kaçorri

Luigji e Pandeliu

Isa Boletini

Me kosovarët tjerë

Plaku i urtë

Ismail Qemali

Ia mori Marigonës

Flamurin

Dhe e ngriti lartë

Në Vlorën Krenare

U mvetësua Shqipëria

Deri në amshim

Lecco,
28 nëntor 2009 



ME SHPËRBLESA DASHURIE



Për të gjithë hapat tanë

Në të shenjtin mision të dashurisë

Mua dhe mbretëreshën e mrekullive

Zoti vetë na ka shpërblyer

Në të bekuarat dhe të amshuarat

Akte...

Lecco,
28 nëntor 2009 



KËNDO QIELLI IM



Shekujt e gjakut kanë perënduar

Dhe nuk do të lindin më kurrë në Shqipërinë time

...

Sot është Ditë e Madhe

Dhe po nisim serinë e kremteve

Për lirinë dhe njerëzinë

Për zhvillimin dhe prosperitetin

Për integrimet kombëtare e ndërkombëtare

Me vlera të barazisë

O qielli im këndo dhe kremto 

Shumë rreze na lësho 

Nga dielli dhe nga yjtë

Të na e vezullojnë kremten

Lecco,
28 nëntor 2009 



FJALA E NDERIT



Në traditat e mia kombëtare

Dhe të dashurisë

Është vendim

I pashlyeshëm

Vulë shpirti ...

Është jetë!

Lecco,
28 nëntor 2009 



MERREMI VESH



Me anijen kozmike të dashurisë

Do t’i prekim të gjithë trupat qiellorë

Planetet e yjtë

Merremi vesh mirë

Me mbretëreshën e mrekullive

Gjithkund vendosism

Nga një flamur bese e dashurie

Lecco,
28 nëntor 2009 



NË MES TË ZEMRËS



Ka shpërthyer sot

Një gëzim i madh

Një ndjenjë

Një besë

Për identitetin

Dhe për traditat fisnike

Kombëtare

Dhe të dashurisë

Lecco,
28 nëntor 2009 



BRITMA DASHURIE



Është shekulli ynë

Zemër

Ka ardhur koha

Ta ngrisim zërin

Dhe të veprojmë

Konkretisht e praktikisht

Duhet të dëfrehemi

Dhe ta tregojmë vetin stabil

E të vlefshëm

Për dashurinë

Për njerëzinë...

Garlate (Lecco),
28 nëntor 2009 



DUA TË TA DËGJOJ ZËRIN



O mbretëresha e mrekullive

Fol

Jepi idetë dhe mendimet tua

Për këtë mision dashurie

Dua të të dëgjoj

Kah t’ia nisim

E kah të shkojmë ?!

Garlate (Lecco),
28 nëntor 2009 



NËN ETHET E DASHURISË



Mund edhe të habitemi

Edhe të gabojmë

Ta shohim botën në tjera ngjyra

T’i ndërrojmë shumë fytyra

...

Nisim shumë gjëra dhe akcione

E s’i mbarojmë të gjitha

Ndalemi e s’dijmë pse jemi ndalur

Nisemi e s’dijmë ku jemi duke shkuar

...

Garlate (Lecco),
28 nëntor 2009 



E SHOH ZOTIN



Në mrekullinë e gjallë

Në jetën time të re

Në fuqinë e dashurisë

Brënda betimit

...

Gjithkund dhe përherë është me mua!


Garlate (Lecco), 28 nëntor 2009 



ZGJODHI DHE PREGADITI:SHABAN CAKOLLI


h
istori
tradita
vështrime
debat

citate
intervista
letra hapura
botime reja


humor



Shpërndaje:

 
Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .