Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

Ballina

Letërsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikë

 

Poezi/Proze - JU NJOHIM ME POETEN HASIJE SELISHTA-KRYEZIU

JU NJOHIM ME POETEN HASIJE SELISHTA-KRYEZIU

Shkruan: Shaban Cakolli
 


Filozofi
 
dhe
letërsi

http://1.bp.blogspot.com/-tqn0HisnirU/UcipNHpmGFI/AAAAAAAABCY/Dx_uNMuRUf0/s1600/hasije.jpgHasije Selishta Kryeziu

U lind më13 prill1960 në Dardanë , ish Kamenicë Kosovë. Studimet e larta i kreu në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Juridik. Sot është juriste në Prishtinë, por është e pasionuar ndaj poezisë. Një zë me të ardhme në fushën e poezisë.

Veprat

1. “Edhe nëpër varre këndova”2. “Kur vdes në mes të largësive” 3. “Mbishkrim në lëkurë”e dhjetëra vëllime tjera.Është një poete e mirënjohur,e cila është nominuar disahere meçmime letrare.



Mbishkrim



Mbishkrimi në lëkurë

gjakun pi pak nga pak,

thërmijë në duart e të tjerëve.

Kam frikë jetën…

Ma shuajnë kristalet e shuara.



Kur jam e huaj



Sa të largëta janë

Mimozat e mia,

druaj nën qiellin e huaj.

Në hapësirëne madhe druaj

për heshtjen e gëzimeve

dhe hidhërimeve që nuk i shoh.

Ndjenjë e padukshme në mua,

Mëngjesi dhe Mbrëmja

më përqafojnë si duart e vdekura.



Gjëmbim i egër



Në çdo pëllëmbë ajri ndryshon

dëndësitë derdhen në hapësirë,

shpërndahen si përbindsha

në kufomat e shtrira.

Një kurorë e thurur

prej trupit të njeriut

gjëmbohët egërsisht.



Balerina



Koha ecën dhe shkon,

Balerina në udhëtim,

Në urat e thyera,

ndërron stacionet.

Ëndrra në fushë,

trokitje e një thëllëze.



Rikthimi



Hapat vibruan

Në kohën e zënë peng,

sprapsen kujtimet,

vitet bredhin nëpër asht.

Në grimën e një puhie

përtyp kohën,

më përdhunë tkurret,

rrëmih që të rikthej vetdijen.


h
istori
tradita
vështrime
debat

citate
intervista
letra hapura
botime reja


humor



 


 
Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .