Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

Ballina

Letërsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikë

 

Poezi/Proze - ELEGJI PËR RRAPSODIN TAHIR DRENICA

ELEGJI PËR RRAPSODIN TAHIR DRENICA

Për Filolet: Shaban Cakolli
 


Filozofi
 
dhe
letërsi

Teksti dhe muzika : Demir Krasniqi
 

http://4.bp.blogspot.com/-bz6v9Y72Z4U/Ucgp2B_UWcI/AAAAAAAABCI/vcgllHBnBvI/s1600/u1_DemirKrasniqi.jpg



http://4.bp.blogspot.com/-c-3Kd97QsEM/UcgpMmAhW3I/AAAAAAAABCE/7A8vh7q17gQ/s1600/R-2852636-1304008475.jpeg

( NË FOTO:BAKI CEKA,DEMIR KRASNIQI,TAHIR DRENICA DHE SHAIP BERISHA)

ELEGJI PËR RRAPSODIN TAHIR DRENICA

Ndjeu Kosova e gjithë Shqipëria –

Na ka mbet jetim sharkia !

Qanë lahuta e qanë mezhnica –

Na ka vdekë Tahir Drenica !



Ditë e zezë , 22 Qershori –

Këtij rapsodi , jetën ia mori !

E ndau vdekja prej sharkisë ,

E ndau prej këngës e gjithë shoqërisë !



Bacë Tahiri , ai bylbyl mali –

Këngën shqipe kurrë s’e ndali !

Edhe n’ kohërat ma mizore –

Nuk e lëshoi sharkinë prej dore !



Herët këngës ia pat nisë ,

Qysh në moshën e rinisë .

Ndër të parët n’ Radio Prishtinë –

Zë e tel në këngë i shkrinë !



N’ gjitha trojet arbërore –

Ishte n’ dasmat popullore ...

N’ Danimarkë e në Bruksel –

Këndoi këngët me themel !



Ai , këndoi dhe n’ Amerikë –

Zemra e tij , nuk kishte frikë !

N’ festivalet ndërkombëtare –

Ambasador i këngës shqiptare !



Nga hambari i këngëve t’ veta –

La shumë disqe e kaseta ...

Shumë mirënjohje e dekorata –

Do t’ kujtohet ndër gjenerata !



Bacë Tahiri , ai burrë bujarë –

Ishte sofër për shumë këngëtarë !

Oda e tij , gjithmonë derëhapur –

Nga t’ gjithë brezat i përqafur !



Amanetin n’ vend ta qojmë –

Kurrë për ty , nuk do t’ vajtojmë !

Me këngë tua do t’ jetojmë ,

Pushim t’ qetë n’ amshim t’ urojmë !



Gjilan, e shtunë, më 22 Qershor 2013. 


h
istori
tradita
vështrime
debat

citate
intervista
letra hapura
botime reja


humor



 


 
Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .