Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

 

 

 

 

 

Poezi/Prozë - Cikël me Poezi nga Teuta Sadiku

Cikël me Poezi 

Nga Teuta Sadiku

 


Teuta Sadiku

 

Fluturim shqiponjash

Pushton me kraharor kështjellat tokësore dhe qiellore

Dielli i pudrosur sheh me njërin sy të bubunjosur

tjetrin të nxirrë sterrë nga rretë që shtyjnë njera -tjetrën

Fluturon në lartësi hapësirash , në thellësi kohrash,

përshkruan dimesionin e tretë të shpirtrave engjëj

prej momentit së lindjes me dy krena .

Mos u ngutni e bini në kurthe miopësh

një krenë është, po duken dy kur e sheh nga shumë këndvështrime

ështe i pashmangshme dyvëzhgimi përderisa egziston dhe  mendimi i dytë.

 

Fluturon dhe sheh nga lart dhe Lindjen dhe Perëndimin  e Diellit

folenë duan ta ndajnë në Jug dhe  Veri pas Ndarjen Lindje dhe Perëndim

thua se ajo ështe zgjidhja perfekte  e Krizës së sotme.

 

Vazhdon fluturimin nëpër shekuj

në shenjë kujtimi  lë nga një penë -pëndë

ta ngjyejmë jo me gjak po  në llavën e fjalës së shpirtit

të shkruhet  historia  nga e para

nga njeriu me simbolin e shpendit me dykrerë.

Botë e trazuar

Mirmëngjesi botë e trazuar.
Dritaret nga brenda të janë veshur me avull.
Kur sheh rezen e diellit lotët të shkojnë rrëke
Një lëmsh të mblidhet xhung në fytin e skuqur.
Për se vallë qan shpirti i plasaritur i të mjerëve
çkërkojnëTullumbat e Lulit të vocërr
me gojën e hapur gojën komplet.
Gavroshi mes plumbave për ku vallë rend
Me lëmoshë gruaja ulur rrugëve ushqen shpresat
Kuasimodo , Katedralen mbi kurris më nuk e ngre .
Dielli do të lindë,Tokës i kanë ardhë shtërzimet.
Në duart e kujt vallë do të bjerë fëmija
foshnjën kush, cila mami do ta presë?


Jetë

I pastër shkëlqimi i syve të tu të vërtetë
Poshtë rrjetës së qerpikëve një det i thellë
Një ngricë që therr ,fjala që më the
Dhe gjethet ranë të gjitha në dhe
E vërteta doli lakuriq në shesh.

 

Palcë dimri

Në damarrët e fryrë të dimrit të këtij viti

drejt rrugës së falimentimit të vendit

diku lexova: Pranvera Arabe, filloi

në një nga gazetat e nderura të thaheshin në diell

kapur me një kapsë nga të pakta  leshtë e kokës mbetur

prej epidemisë  Krizë që ka mbërthyer   Evropën plakushe.

Pranvera Arabe po lulëzon,

lexova më poshtë,dhe pashë fotot në gazetë.

shpirtra pa jetë përtokë ,

lumë gjaku i ngrirë rrugëve të Sirisë, në Egjypt.

zot ,mirë njerëzit ,

po dhe ti po ngatërron stinët ?!

U afrova , mora gazetën në dorë

Poshtë fotos që vinte  era gjak lexova:

Pranvera shpërthen me forcë nga gjoksi i acartë i dimrit.

 

Nata pa gojë

U mlodhëm tek vatra e ndezur,e imagjinuar

nëna i  hodhi një kopaçe të thatë zjarrit

fëmija qeshte e qante në ëndërr

hijet luanin me gjuhët e  flakëve  në mure

ku je , at~ dhe këtë natë nuk erdhe .

 

Qiell dimri në AKROPOL

Dita është e ftohtë ,pa diell

asgjë ska ndryshuar në ligjet e xhunglës

dhe unë prapë emigrante jam

e izoluar  me të tjerët në ishull .

 

Në Akropoli ka rënë epidemi

po mbyllen dyqane , teatri,magazitë

emigrantët të mbetur në fundjavë

mos o zot, se mos mbyllen dhe kufijtë.

 

komisioni europian po vjen me taborë

mes rënojash qytetërimi  si Homeri në lashtësi

perënditë në qiell shfryjnë me zemërim

rrëshqet qerrja e kohës mbi tragjedikomeditë.


ZGJODHI:SHABAN CAKOLLI

 

 


Filozofi
 
dhe
letërsi

 

histori
tradita
vështrime
debat

 


citate
intervista
letra hapura
botime reja

 

 
 

 
Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .