Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

 

 

 

 

 

Poezi/Prozë - CIKËL ME POEZI NGA GRESA PIRANA

CIKËL ME POEZI NGA GRESA PIRANA

Zgjodhi:

Shaban Cakolli

 

 

Gresa Pirana

MOS MENDO SE QË JAM FEMËR…..
(poezi)

Mos mendo se që jam femër forcë unë nuk kam
mos mendo se edhe e brisht unë jam,
mos mendo se shpirtit një kovë ujë unë për ty i’a dredh
mos mendo zemrës sime këngën e lumturisë unë i’a ndal
mos mendo,se pa ty unë vdekjen pranë kam,
se s’më je as yjësi e as Zot që jetës rrjedhën i’a ndalon

Nëse jam femër,të më duash përpiqu,
e jo si një djalli i vogël mbi mendjen të më hipësh
nëse jam femër,respektin ma ofro,
se për këmbë i lidhur do jesh kur shikimi im do të të vrasë

Mos mendo se që jam femër,luftëtare s’jam
shpatë fjalën kam,e dashurinë atë që ty
për muri të mbështetën kam,mos mendo se që jam femër,
nuk di të t’largohem,edhe nëse vuaj unë tërhiqem si valë deti
para një uragani që më pas vie dhe ty mes plehrash të lë.

 

MU AFRO MOJ ZANË
(poezi)

Le ti prekim retë,të ulemi mbi to
edhe nëse problem do kenë të na mbajnë ti mos u shqetëso
krahët e mi parashuta do jenë për ty

Mos ke frikë se një ditë të vetmuar rrugëve do jemi,
e di se shumë e kanë thënë,por unë jam unë,
jepi më beso s’i shikon sytë e mi që botën ta vizatojnë.

Epo edhe gjaku po të na rrjedhë nëpër kapilarë,
nuk më bën,në djall dua momentit t’ia marrë frymën….
më lejo moj vajzë e zemrës sime,
ndoshta edhe unë jam naiv ndoshta jemi të dy,por jemi të dy këtu
duke shkruar një moment,duke e përjetuar.

Moa mu drodh,mu afro moj zanë më lejo të të pëshpëris,se
edhe nëse një ditë ne të lënduar do jemi
të harruar s’do jemi,
pabesinë mos ma shfaq,edhe pas shumë kohësh kur kjo do na
ketë ngjarë eja,eja mu si tani dhe vritmë,
vritmë me puthjet që janë burim i asaj që vetëm shpirti di ta nxjerrë.

 

ME VENDIMIN TËND MBARUAM HISTORINË
(poezi)

S’e kuptoj pse i gjithë ky nervozizëm,i dashur
nuk dua ta mendoj se edhe ti njeri me maskë je,
konfuzitet më shkakton e gjitha kjo simfoni,
mos ndoshta kjo është edhe mënyra yte t’më thuash që……
më ti s’më do

Si dy të rritur të flasim,në më lulja yte s’jam
ma thuaj,unë dua që ta di,ta premtoj,
mërri s’do të mba.

Jepi më flit vetëm një herë pa e përplasur gotën tënde me alkool në tokë,
mi kushto ca minuta nga koha yte flori,flitmë,apo ke
frikë të më afrohesh mos e vë re buzëkuqin në këmishën tate
tani kuptoj atë tezën që vetëm përallat e thonë,se ata jetuan të
lumtur përgjithmonë vetem tek gënjeshtrat e bukura e gjen.

Në rregull po largohem,mjaft i tunde fulçitë,
harbute nuk jam,
por mos m’u kthe,vendim sipër firmën tënde ka
dhe ata ta shlyesh s’mundesh as edhe sikur ta fusësh
në një vaskë plotë me ujë.

 

PARAJSA YTE ËSHTË FERRI IM DASHURI
(poezi)

Ti mendoje se unë nuk e dija si ishte loja yte,
ti mendoje se unë vetëm kapërdija çfarë të pjellte mendja,
ti mendoje se unë veten e nënçmoj se
nuk kam virtyte,
por jo nuk isha unë budallaqe por……
vetëm të doja,

Ti më bëre të ndihem si lule e këputur në pranverë
akoma pa ngritur koken
si gjethe e vyshkur e vjeshtës e shkelur nën këmbët e tua
ti më bëre të ndihem e pavlerë,sepse vlerat
nuk mi dite…….,
ndërsa faji im ishte vetëm se të doja.

Dhe sot i kapërdisesh botës se je mbret i zemrave të huaja
që i mban të ndryra tek harremet e tua të vjetra
dje ish dikush tjetër,sot po vuaj unë
ndërsa nesër nën këmbet e tua
do të vijë tjetra,

Por një ditë do të vijë e unë nuk do të jem,
e njeri nuk do të mbetet ty dorën për ta shtrirë,
do mbetesh endacak i rrugëve të humbura
me sytë e verbuar duke kërkuar mëshirë.

Por nuk do ta kesh,për ty s’do të ketë ditë të mira
mund ti zotërosh njerëzit por dashuri s’do të kesh,
dije sot i dashur,ti humbës i gjitha jetëve
mes miliona njerëzish i vetmuar do t’jesh.

 

S’TË FAL
(poezi)

Mallkoj sot unë veten,që zemrës i besova dje
e që shpresën e pashë si ajo qershi kalavesh
që varur mbi dru më rri,mallkoj unë e mallkoj
se ti je qenie e mpirë e ngurtë që dashurinë
nuk e njef,ashpërsia e djallëzia miqtë e tu
janë se me ato bashkë u rrite ti,më gjason
në bletën ti moj pelerinë e zezë që momentin
e mirë ma ke si mjalta e për ndëshkimin e asaj
mirësie janë fjalët e tua që goja yte i nxjerr
njëlloj si bleta që thumbin e lëshon.

Mendoja,se ti vërtet do ndryshoje,por jo,ishte
vetëm një gabim që këmbëve mua m’u lidh
ndryshimi dhe ti jeni aq larg saqë fjalët atë
s’e thonë dot,s’të fal mjaft u nëpërkëmbe
si gjarpri tek sillet e që helmin në buzë mban,
s’të fal,edhe sikur dy male të ndara në dysh
gjeografisë ti shënonin një bashkim

 

ZGJODHI:SHABAN CAKOLLI

 

 


Filozofi
 
dhe
letërsi

 

histori
tradita
vështrime
debat

 


citate
intervista
letra hapura
botime reja

 

 
 

 
Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .