Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

 

 

 

 

 

Poezi/Prozë - KUJTIMET E FËMIJËRISË TANI PO RËNDOJNË MBI NE

KUJTIMET E FËMIJËRISË TANI PO RËNDOJNË MBI NE

Shkruan:

Shaban Cakolli

 

Shaban CAKOLLI

 

E kam* të vështirë të hedh në letër disa kujtime për kusheririn tim Bajramin, nga që ai më ka dashur dhe kam dashur, sa që nuk i gjej dot fjalët e përshtashme për të shprehur ndjenjat dhe respektin tonë për njëri tjetrin.

Që në fëmijërinë e hershme, kemi filluar lojërat e para madje shkonim e vinim te njëri-tjetri, ku edhe ngrohtësia familjare nuk na mungonte. Mund të them me plot gojën se ai ka qenë miku im kryesor nga fëmijëria,me të cilin na kanë lidhur lojërat e fëmijërisë, shkollimi, qysh nga strehimi në të njejtën banesë në shkollimin e mesëm,pasi kushtet në të cilat jetonim, transporti në mungesë,nuk mundeshim të udhëtonin në shtëpi, por banonim në një dhomë në Dardanë, Më pas u regjistruam në studime së bashku në të njejtin drejtim në Univerzitetin e Prishtinës, edhe pse kohët ishin të vështira,materialisht qëndronim jo mirë dhe nuk mund të banonim në konvikte,por banonim në të njejtën rrugë,unë te një nipash,kurse ai banonte tek i vëllai Sabiti,i cili atë kohë kishte standarte të mira.

Me Bajramin ishim bashkë thuaj një gjysmë jete, e mbaj mend gjithmonë një njeri të qeshur, të afërt dhe shumë të dashur me mua. Fjala e tij e ngrohtë më mbushte me besim dhe shpresë për të përballuar vështirësitë e jetës sonë. Në familjen e Bajramit unë kam qenë gjithmonë një pjesëtar i përhershëm i saj. Ai , si në fëmijëri, si në rini, ishte i shkathët,i zgjuar,korekt,i ngrohët në miqësi,i kalitur për të përballuar vështërsitë me cilat ballafaqoheshim, i pa përulur para vështërsive, madje mirrej shumë edhe me sportet, sidomos ishte i shquar në futboll dhe boks.

Mbaj mend se u gëzonte shumë kur u arrinim suksese në nota e gara, këtë nuk e harroj kurrë.Nga klasa e parë e shkollës fillore ishim së bashku në një bankë,kështu na pati thënë mësuesi ynë i parë Ejup Ahmeti:Ju jeni të pandashëm në ndeja dhe lojëra,andaj as në shkollë nuk do të u ndajmë!. Ashtu vazhduam edhe në shkollën e mesme në të njejtën bankë, dhe në studime uleshim bashkë. Bajrami ishte nxënës i shembullorë,nuk vinte në shkollë asnjëherë i pa pregaditur,e donin mësuesit dhe nxënësit e shkollës,ishte edhe mik besnik,si të rinjë na ka rënë të kacafyteshim me nxënës të tjerave shkolla, por na ka qëndrue gjithnjë në mbrojtëje.Ishte elegant në parqitje,veshje e sjellje,kjo më frymonte të mos ndahem prej tij,mësimet i ushtronim bashkarisht, lojërat e stërvitjet i bënim bashkarisht,na ndante vetëm një gjumë.E kujtoj sikur sot atë kohë të vështirë të jetës sonë: Jetonim në kushte shumë të vështira,por asnjë vështërsie nuk i jemi nënshtruar asnjëherë

(Bajram Cakolli 1958-2013)

Shkollën e plotë fillore nuk e kishim në fshatin tonë Krilevë,aty mësuam vetëm katër klasë,gjysmëm tjetër të shkollimit fillor e bënim në Strezofc,ku na duhej të udhëtonim këmbë nga katrëmbëdhjetë kilometra në dy drejtimet.Së paku dy orë na duheshin udhëtim këmbë deri te shkolla, nga shtëpia.Dimrit kur u nisnim në shkollë ishte terr,nuk shkonim pa njëri-tjetrin,e thërrisja,gjithnjë dilte i pregaditur në të thirruren e parë,ishim të rregullt pa asnjë mungesë,madje edhe ushqimin gjatë udhëtimeve e ndanim së bashku.

Në shkollën tanë në Krilevë nuk kishte mësues vendas,mësuesit vinin nga Komuna e Dardanës dhe Gjilanit, të udhëtonin ishte e pamundur,banonin në shkollën tonë,e cila ishte e ndarë në dy pjesë,njëra për mësonjëtore,tjetra për banesa mësuesish:Mësuesit që kanë punuar në shkollën tonë ishin edukator të mirë, mësuesi i parë i shkollës sonë ishte Ejup Ahmetaj nga Hogoshti i Dardanës,më pas erdhën Osman Krasniqi nga Dajkofci i Dardanës(vëllai i atdhetarit të shquar Metush Krasniqit), Habib Hasani nga Malisheva e Gjilanit, Skënder Kastrati nga Hogoshti,Ejup Hasani nga Gjilani, i cili ishte plot katër vite kujdestar i klasës sonë,kishte edhe shumë mësues tjerë të cilët për momentin nuk më kujtohen,deri te mësuesi më i ri i rrethit të Dardanës Kadrush Ajvazi. Ata mësues ,punëtorë e edukatorë të mirë kanë vuajtur shumë.Bukën ua sillnim unë dhe Bajrami nga një furrë buke e cila ishte në Strezofc,por mësuesit duhet të pritnin atë bukë deri ne ktheheshim nga mësimi,deri rreth orëve të mbrëmjes. Mua dhe Bajramin na donin shumë ata mësues,madje rrinim me ta deri në orët e vona të mbrëmjes,na këshillonin si të ishim të sjellshëm e të kujdeshëm,çka edhe sot ua di për nderë.

Ata kishin shumë cilësi të mira, që formonin karakterin e tyre. Këto i shprehnin nëpërmjet këshillave të vazhdueshme që na jepnin për t’u sjellë e mësuar mirë, për të qenë të ndershëm e të drejtë, të shoqërueshëm e miqësorë me njerëzit, por dhe për ta dashur e respektuar vendlindjen tonë.

Bajrami ishte familje e madhe, kishte shumë vëllezër, madje kushtet i kishim të vështira atëhere, kështu që qe detyruar të ndërprej për gjysmë studimet.Pasi ndërpreu studimet u martua dhe nisi jetën e tij,me djem e çupa,ku qe detyruar shumë të punoj për të përmbushur kërkesat familjare,për të shkolluar fëmijët.Ishte fat edhe të martuaren e kishte të arsimuar, kështu u bënë edukator të mirë të fëmijëve.Vendi ynë qe pushtuar nga sërbo-sllavët, ata nuk na lanë pa na varfëruar deri në skajshmëri,na dëbuan nga vendet e punës,atë kohë Bajrami pati punuar si teknik në Negotin,por që pushtuesi donte të na privonte nga çdo fushë e jetës.

Bajrami u gjend para shumë vështërsive,por kudo u tregua i gjendshëm dhe i shkathët,hapi një ndërmarje të vogël tregtare në fshat,me të cilën ndërtoj shtëpi të re në fshat,dhe po i shkollonte fëmijët. Ishte i zhdërvjellur,me vemendje dhe stërvitje studjonte punët të cilat mund të i sillnin përfitime,filloj më pas me profesionin e elektros,ku fitoi për lakmi,shkolloj fëmijët,ndërtoj shtëpi të bukur në Prishtinë,dhe nisi një jetesë të bukur e të qetë. Takoheshim tani përherë e më rrallë!Përse? Sepse pushtuesi sllav na i preu takimet,miqësitë,na varfëroi,na përndoq, burgosi, na i dha rrugët e mërgimit e nuk na lente bashkë.Kur kthehesha nga mërgimi,herë nuk ia dilnim të takoheshim fare,herë takoheshim rrallë.por kur takoheshim digjnim mallin,bisedonim gjatë, evakuonim kujtimet e së kaluarës.Vjet kur u ktheva për pushime nga mërgimi,në zemër më kaploj një lajm i hidhur,kur i propozova vëllait të i bëjmë një vizitë Bajramit,ai me gjysmë zëri më tha:Ti qofsh shëndosh,Bajrami na u është ndarë nga jeta!Kujtimet e rinisë si gurra më buronin nëpër kokë,të përcjellura me një varg lotësh,edhe pse nuk doja të lotoja,por syrit vetvetiu i rridhnin këto pika loti të dhimbjes! Po,si e pyeta,nuk kam dëgjuar se ishte ndonjëherë i sëmurë?! Paj i sëmurë mbase nuk ka qenë,por befasisht një sulm,dhe ja shkoi!Nuk kanë thënë kot të vjetrit:Jeta është sa hapë një derë e mbyllë një dritare.Deshëm apo nuk deshëm duhet pajtuar me këtë,miku mund të ndihmohet në çdo rast,po ja ka diçka ku nuk mund të ndihmohet,vdekja,diçka që nuk varet nga ne,dikush vdes sot, dikush nesër,asnjëri s´mund të i ikim.Për një shok të ngrohët të jetës do mundte njeriu të shkruaj gjatë,madje kujtimet që kemi përjetuar nuk do mund të i përmbylli edhe sikur të shkruaj libër, por diçka dhimbja më rëndoj krahërorin,dora më u shtang dhe disi nuk po mund më të kaloj as shkronjat në tastierë,mbase më vonë ndoshta do të përmbledh forcat të shkruaj më gjërësisht.

Si vëlla e mik fisnik, i urtër,i thjesht,i dashur,njeri me vlera njerëzore, ai është nda fizikisht nga ne,por kujtimet për te nuk do të më zbehen deri sa të jam gjallë.

*(Ky shkrim u vëndua në portalin Poezi e Prozë nga se është me vlera të narrativo-biografike)-Filolet.com

 

 


Filozofi
 
dhe
letërsi

 

histori
tradita
vështrime
debat

 


citate
intervista
letra hapura
botime reja

 

 
 

Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .