Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

 

 

 

 

 

Poezi/Prozë - POETI YNË ISMET JANUZAJ

POETI YNË ISMET JANUZAJ

Shkruan:

Shaban CAKOLLI

 


Shaban Cakolli

 

Ismet Januzaj u lind me 1963 në Uçë të Istogut në Dukagjin të Dardanisë (Kosovës). Studijoi gjeografi në UP, Në Prishtinë u muer me journalistikë (recensione për film, etj), ka bashkëpunue si freelance journalist me: “bota e re”, “Zëri”, “Rilindja”, “Fjala” etj. Inicoi dhe formoi klubin letrar "Pjetër Bogdani" në fak. e shkencave matematikore natyrore në UP dhe ishte kryetarë i parë...
 

***

GJURMËT E LEVIZJES

 

Ismet Januzaj

1.

Nëse është vrarë vdekja

a jemi të sigurtë se jeta jeton

Ajo që vdes

vdes që diçka tjetër t’ia zë vendin

shtrihet rrafsh e bëhet dysheme skene

Por ajo që vdes,

a vdes me vullnet, ashtu që diç tjetër

të vendoset mbi të

dhe të ushqehet nga substanca e vdekjes

 

2.

Kush e vret të gjallën

që të bëhet e vdekur

Çka e bën zeron në një-she

dhe një-shen në zero

pa u brengosur dhjetë-shja?

 

 

Zeroja qarkullon në orbitë rreth njëshes

si Hëna rreth Tokës

kur është përpara nuk ka domethënje,

kur del mbrapa e ndërton dhjetën,

por kur gjindet mbi dhe nën të

atëherë më mbyllë mua

në një copëzeroje

por njësha është ajo

që ma ka borxh një vallëzim

 

3

Nëse ne e vrasim vdekjen

a bëhemi vetë vdekje

A mund të quhemi më jetë?

 

Por është jeta ajo që e vret vdekjen

dhe vdekja ajo që krijon hapësirë për jetë

 

Vdekja mund të vritet;

shembulli është gati i freskët,

kur vdekja u vra

nga mrekulli të paparashikueshme:

Tomahawks nga largësi të mëdha,

pak para se shifrat të bëheshin: zero zero zero

 

 

Shumë nga masa e gjallë u vra

kur vdekja vriste.

A mund të ketë ndodhë që diçka nga krijesa e vdekjes

të jetë vdekur kur u vra vdekja?

 

4.

Ajo që është e përjetshme

është për të bredhur mbi të

dhe bredhë vetë përmes ndryshimit të formave

 

Unë jam një formë që lëvizi tjetërgjë

dhe që lëvizi veten,

dhe kur unë i bashkohem të përjetshmes

krejt çka mund të bëj është- të më lëvizë diçka tjetër

 

Ajo çka më preokupon tani është

se a jam unë vetvetja, që të mund ta varrosi

shkakun e vdekjes së dashurisë,

dhe a le mbrapa levizja ime

gjurmë që mund të përcillen.

 

 

GURËT E SË VËRTETËS

1.

Tani hapet goja e Universit

mbi kokën time për të më kafshuar

Galaktikat met ë gjitha llojet e trupave qiellor

varg e vijë

për ta përtypur kokën time të vockël

deri sa të e bluajnë në thërrime mençurie

 

Pastaj

Mbërthehen të gjitha qytetet jashtëtoksore

brenda përmes vrimave të hundës:

Një numër i madh i krijesave të ndryshme dhe zëra të padëgjuar më parë

të gjitha llojet e ngjyrave, jongjyrave dhe lloje të ndryshme të pluhurit,

vjedhës të horizonteve

Sundues anarkiakë

me të quditshmet, armata të padisiplinuara

me shpejtësi të madhe në vrap me masheta në duarë

 

2.

Nervat e mia bijnë poshtë

si flokë të sapo prerë në rënje të lirë

deri të fyti

mbështillen shtrëngueshëm

dhe ma ndalin frymëmarrjen

 

 

Çdo gjë mbytet në muzg

unë hidhem poshtë në thellësinë e territ

Unë zbres dhe

zbres

dhe e përshpëris pandalë

emrin e Tokës

 

3.

Befas zgjohem

Tani e kam të vërtetën për ty në maje të gjuhës

por së pari duhet të të shpërvjeli ty nga unë

si një dres të zhytësve

dhe do t’i pshtyj gurët e së vëtetës

në kokën tënde dinake

 

Ti nuk paguan për vlerat shpirtërore

por ua rrëmben dispozicionin e të tjerëve

Unë e di se ti e ke vjedhur së paku një lumturi fëmijërore

je larguar nga përgjegjësi të e shumë përkujdesjeve

Palaqo i vërtetë i fundit

ka ikur nga sheshi

për shkakun tënd

 

Ti nuk zhdukesh

si një anije e bardhë mbrapa horizontit

ti zhdukesh vetëm

si një hajn që vjedh peizazhin,

 

vallëzon mbi fytyrat

e kalorsëve të helmuar që janë duke vdekur, dhe e përtypë në vete

frymëmarrjen e tyre të fundit.

 

 

Nga përmbledhja e botuar drejtpërsëdrejt në norvegjishte:” Smilets rygg” (”Shpina e buzëqeshjes”). Oslo, shtator 2004.

Titulli i poezisë në origjinal: ” Sanhetens steiner

 

 

Ismet Januzaj

TË PREMTEN PASDITE

 

-Alo e dashur!

-Aloo!

-ç`ke ndërmend të bësh për “weekend”?

-Asgjë, asgjë të veçantë, në të vërtetë asgjë, po ti i dashur?

-Unë, asgjë, edhe unë gjithashtu asgjë, prit …

A e di çka … Eja tek unë të bëjmë asgjë së bashku, pra !

 

Oslo, 1994

(Nga “Peizazh i plagosur”, Rilindja 1999. Prishtinë)

 

 

NJË DETYRË E VËSHTIRË

(En vanskelig oppgave)

 

Një detyrë të vështirë

Ma ke dhënë, zoti im

Të gjej lumturinë në fatkeqësi

Të gjej bukuri në shemti

 

Të jam atje kur unë jam këtu

Të buzëqeshi si i lumtur, kur mbaj zi

Të bisedoj me ta edhe pse të gjithë janë gojëmbyllur

Të shoh qartë shumë larg edhe pse jam i verbër

Të ndihem i lirë i mbyllur në një lëkurë të huaj

Të mund të vallëzoj edhe pse më mungon trupi

 

Të jam i knaqur kur asgjë s’më jipet

Të kërkoj lëmoshë atë gjë që e kam me shumicë

Ta puthi atë në ballë kur ajo më tradhëton

Të bëhem se jam i ngopur kur jam i uritur

Të qëndroj i qetë para se të më vrasin

 

T’u jap komplimente atyre që më ofendojnë me muaj

Të ndihem si në vendlindje kur unë jam i huaj

 

(”En vanskelig oppgave” titulli i origjinalit nga ”Shpina e buzëqeshjes” , përmbledhje e shkruar drejt në norvegjishte, përktheu autori)

Foto: NJË DETYRË E VËSHTIRË

(En vanskelig oppgave)

 

Një detyrë të vështirë

Ma ke dhënë, zoti im

Të gjej lumturinë në fatkeqësi

Të gjej bukuri në shemti

 

Të jam atje kur unë jam këtu

Të buzëqeshi si i lumtur, kur mbaj zi

Të bisedoj me ta edhe pse të gjithë janë gojëmbyllur

Të shoh qartë shumë larg edhe pse jam i verbër

Të ndihem i lirë i mbyllur në një lëkurë të huaj

Të  mund të vallëzoj edhe pse  më mungon trupi

 

Të jam i knaqur kur asgjë s’më jipet

Të kërkoj lëmoshë atë gjë që e kam me shumicë

Ta puthi atë në ballë kur ajo më tradhëton

Të bëhem se jam i ngopur kur jam i uritur

Të qëndroj i qetë para se të më vrasin

 

T’u jap komplimente atyre që më ofendojnë me muaj

Të ndihem si në vendlindje kur unë jam i huaj

 

(”En vanskelig oppgave” titulli i origjinalit nga ”Shpina e buzëqeshjes” , përmbledhje e shkruar drejt në norvegjishte, përktheu autori)

 

 

NË SPORTELIN E STACIONIT TË UDHËTIMEVE

 

Do të udhëtoj për në vendin ku kam lënë gjysmën e vetvetes

Gjysma e shpirtit dhe gjuhës

dhe shumë lumturi më mungojnë kaherë

 

Dua një udhëtim nëpër kohë, një kërkim nëpër lashtësi

se moti më mungon gjysma e perandorisë

Me sy, me zë, me thonjë do gërmoj nën harresën e botës

derisa t’i zbuloj gurët e kufirit e kulmet e tempujve

për të kuptue se a mund të jam krenarë

kur e eksponoj profilin tim ilirian

e shpatën e kam në brez dhe s’më mungon zemërimi

 

Mbi kokë qielli i vrërët ku rrezet ishin më parë

unazën e mbaj në gji por mungon besnikëria e zanave të malit

penën e kam flakur në testaturë, atje ku mungon vlerësimi

 

Përreth më gogësijnë copra qelqi të thyer

me kuletë të zbrazët s’mund të blej mendë në tregun e zhurmës

derrat e të huajve në livadh të babëgjyshit

ujqit e mi humbin rrugën në pyellë

 

Në tempullin e të parit lutem për një hap jashtë hapsirës

për një orë të njëzetepestë

për ikje nga shtëpia e djegur me hirin e saj nënsqetull

deri në pikënisje të vrapoj dhe strehë sërish të ndërtoj

 

(Nga “Udhëtime”, botoi Galaktika )

 

 

NDARJE

(Prozë poetike)

 

Dhe zotin e kanë ndarë në copë e thërrime

për ta adhuruar pastaj secili copëzën e vet

 

dhe urryer copëzat tjera

Kështu e kanë humbur besimin dhe dashurinë

për Njeriun,

e të magjepsur rendin pas djallit dhe sherrit.

Diferencat e krijuara shkaktojnë divergjenca dhe

josinqeritet në dialogje e gjykime.

Natyrisht paragjykimet zënë vendin

më të rëndësishëm në ballë të hipnozës

së klasave të varfëra dhe të paditura.

Ato manipulohen shumë lehtë

nga predikimi për copëzën hyjnore

të ndarë nga tërësia e besimit.

Madje shpeshherë fjala mund të jetë

për vetëm një thërrime të copëzës apo edhe një

molekulë ose atom i vogël të besimit fetarë.

Kështu:

ndarja në mes të krijesave të ashtuquajtura njerëzore

nuk ka mbarim

 

(Nga “Peizazh i plagosur”, botoi “Rilindja Prishtinê

 

 


Filozofi
 
dhe
letërsi

 

histori
tradita
vështrime
debat

 


citate
intervista
letra hapura
botime reja

 

 
 

Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .