Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

 

 

 

 

 

Poezi/Prozë - POEZIA E NISUR NGA FRYMËZIMI

POEZIA E NISUR NGA FRYMËZIMI

Shkruan:

Shaban CAKOLLI

 


Shaban Cakolli

 

Ky është njeri i dhënë pas letrave tona, poet i madh,njeri i ëndërrave të mëdha, njeri i frymëzimeve, në frymëzimet tij hapet shpirti i tij krijues brenda të cilit diçka ndizet,vërshon dhe përcjell porosi. Neki  Lulaj i cili në rrugëtimin poetik hedh hapa të sigurt,hapëron me kohën, i duhet gjithnjë pranë një fletë dhe një laps duke mbledhur e përpunuar vargje ashtu sikur bleta kur mbledh nektarin. Neki Lulaj punon pa nxitim ashtu si ai ka vizion, vargut i jep shkëlqim, estetikë,v lerë, kuptim, cilësi, kur sheh se është krijuar sasia dhe cilësia e vargut të ngritur bukur në art troket në dyer të shtëpive botuese.Nekiu ka botuar përmbledhje poetike,antologji poetike si dhe ka njohuri e shkathësi në publicistikë.

 

Me  Nekiun jemi njohur më së afërmi në LSHAKSH në Gjermani,na njohu  fjala e bukur e artit,librat,kultura kombëtare,një njeri i vyeshum,i pa epur në punë i cili është edhe nënkryetar i LSHAKSH në Gjermani.Poezia është rruga e fshehtësisë së çdo gjëje,vetëm hulumtuesit si Neki Lulaj zbulojnë këtë rrugë të fshehtësisë,madje e përmbushin me vlera shpirtërore të artit të cilat qëndrojnë si zë i kohës.Lulaj vargëron për figurat e ndritura dhe veprat madhore të kombit,vargëron për shqetësimet që koha u shkaktoj njerëzve,mes këtyre të thënave mes vargjeve shpreh guximin,hapë botën shpirtërore duke shkruar kështu historinë e atdheut,biografinë e jetës së vet,mallin dhe dashurinë për vendlindjen dhe njerëzit e saj,vargjet e të cilit sjellin optimizëm për një të ardhme më të mirë,të ndritur,të lumtur për shqiptarët gjithandej dhe njerëzit në përgjithësi.

 

Mjetet shprehëse në vargun e tij janë të pasura me një figuracion stilistik,,me shije dhe kulturë gjuhësore.Si trope në vargjet e tija janë simbolet,metaforat,krahasimet,mjete këto të cilat vargjeve u sigurojnë vlera të njëmenda artistike dhe estetike.Kur lexojmë Neki  Lulajn në çdo varg të tij hasim zërin e kohës dhe një art mjaft premtues.

 

Po ju japim për lexuesit tuaj një cikël të përzgjedhur poetik ,nga poeti ynë Neki Lulaj



 

 


 

AJO/

 

Baronesha në të njejtën kohë puthë dy burra/

E ata ia shtrijnë dorën e akullt njëri-tjetrit/

Zhavorr e gurë në shpirtë mes rrugëve e mbi trotuar/

N’tokën tonë me shekuj jetohet si në geto hijenash të huaja/

 

Gënjështarët e shekullit gjakatarët dhelpërakë i përkëdhelin/

E neve na krehin e ngrehin me duart e ariut heshtak/

Në tokën tonë sheshe e ndërtesa janë qëndisur me afishe/

Por dhe me flamuj kriminelësh nga shteti i huaj ardhëcak/

 

Ajo mbronë drejtësinë genjështrën e ankesën e të fortit

E ne të viktimizuarit jemi  xhama të thyer mbi sokak

Kaldrëmeve të jetës që të mbijetojmë në tokën tonë

Me shekuj e mbjellë me eshtra të gjallësh e ujitur me lotë e gjak

 

Kancelaritë e Europës dinake i fshehin krimet gjenocidiane

E ngjallin shtrigën që ka ngordhë kaherë për të bërë verem

Që ta zbrazë më kot legjenin e llumit të shpirtit satanik

Mbi ne që jemi autoktonë në tokën tonë dem babadem

 

 

ERA

 

Era fërshëllen mbi parmakët e vjetra të dritares

E unë hesht me Migjenin e heshtur që sodis vetminë

Me tymin e duhanit dhe dritën e zbehtë të kandilit

Shoh borëbardhën mbi akull mbi supe një farkim të hollë

Duke ikur pyllit të vjetër për ta shuar etjen e gjetur qetësinë

 

Fjeta në shtratin e Mbretëreshës së Akullit të mpirë

Fjolla të kristalta të dëborës m’u shkrinë mbi fytyrë

Eca gjatë pa pushuar mbi pasqyrën e akullit të ngrirë

Thinjat e flokëve mbi kokën time po ma kujtojnë rininë

Era shpërndau fluska bore krijoi një mesazh dimri të thyer

 

 

NJE JETË MBI TROTUAR

 

Asnjë varg sonte nuk ma ofroi mua dashurinë…

Vargjet m’thanë në heshtje: Ne ikëm se jemi trupa pa varre

Toka e Bogdanit ku i ka eshtrat që i mbetën mbi trotuare

Të parët mbëltuan prush me vravashka nën lapidare

Kodoshët e Stambollit me ne patën bërë hajgare…

Sa pëllëmbë trupi ngelën pa plagë bjeshka ime

Sa fërkem toke mbetën pa na u vaditë në gjakë e lot e vajë

Sa palë tespihë u këputën në vagëllimat e mëngjesit

E po shumë të gjatë e patëm heshtjen e vagëlluar

Zinxhirët e robërisë ia këputëm vetëvetes duke i besuar

 

 

DRITARE PREJ LETRE

 

Në dhomën time

Parmakët e dritareve janë prej verri

Të qepura me gazeta të vjetra

Ca të tjera me thasë letre

Jam në osmozë

I gjatë sa një konop jete

Ma do shtati një shtrat prej druri

E për jastëk një gurë vendlindjeje

Do fier e do kashtë me kleka prej bjeshke

Ortek stuhie jam në tokën time

 

Parmakët thashë janë dru verri

Që kurrë nuk i kalbë lagështia

Mes plasave të murit të lashtë

Gojëhapurit e huaj fishkëllejnë

Avulli nga dihatja e kolla s’del jashtë

Jam në osmozë

I gjatë sa një konop jete

Por të ftohtit hynë brenda moj trime

Se nga letra janë dritaret e mia

Ortek dëbore jam në tokën time

 

 

KOMBI

 

Kombi është foshnjë që pinë qumësht në gjirin e Nënës

Kombi është dritë hije e Horizontit hieroglif i shkruar në ballin e Babës

Kombi është është trup i përforcuar me tabane durimi nga ilirianët

Kombi është  gurë mulliri që sillet meteor i pashuar në Atdheun tonë

Kombi është bukë misri me shtatë kore e pjekur nën saç mbi çerep

 

Kombi me dëshmorë e heronj është krenaria ku buron liria vetë

Kombi është hartë antike e gavruar në pushkën e gjyshit testament

Kombi është gjaku im që nuk falet as dje as sot e as përjetë

Kombi është qerpiku i shqiponjës që i shton bukurinë Atdheut

Kombi është syri i rrallë i bukurisë që të lind e të bën mbret

 

Kombi është trup i ritur mes furtunave e thikave të kohës sime

Kombi është trung lisi me degë e gjemba dhe pipa që riten mbi lumë

Kombi është gjaku djersa malli sakrifica puna ndera e dashuria ime

Për komb e Atdhe jap gjakun dhe jetën e çdo gjë tjetër i lumi unë

 

 

GJYMTËT

 

Pas syve të territ të gjymtët çirreshin

Gërmonin në thellësi deri te burimi i lotit

Kodoshët me lëkurë njeriu e pamje ariu

Mbi pasqyrën e shpirtit e luginave të ballit

Djersa vërshonte mbi ngushticën e Otrantit

 

Muret e ballit plot vija e stome dhe presa

Vërshonin djersët e mundimit si prrockat në vjeshtë

Gurë mbi gjoks e kurora dafinash mbi krahë

Qeshnin të gjymtët e zgërdheheshin kodoshët

Të farmakosurit e egër të mundurit nga ndjenjat pa arësye

 

Shtigjeve të gardhiqeve çirrem si oshënar

Nga këtu e thërras dritën që ta pushtojë terrin

Të na shkrijë këtë akull të vuajtjeve e tmerrin

E ta sjellin gëzimin ngazëllimin këngën e verën

 

(Vushtrri, prill 1981)

 

JULIA GJIKA

 

PER TE LENE NJE EMER

 

Fushat jane dritaret e pranveres

Fushat jane shume me teper

se kopshtet me trendafila te veres.

Fushat jane mbrekullia e botes

lulezimi ne shekuj i duarve njerezore.

Era, qe kreh floket e fushave te blerta

dhe shperthen bocen e bardhe te pambukut

shetit e vallzon me grunjerat e verdha,

e lire, ne liri te vertete, ne liri pa hile fushave.

Fushat mbajne koken lart nga drita

Fjongot e diellit mbeshtjellin endrrat.

Per te lene nje emer Njeriu e filloi nga fushat

e ndoqi Paqja dhe Bolleku.

Me pare kishte zgjedhur Faren

qe te kendonin fushat

dhe te mos I turperonte korrja.

Per te lene nje emer

Njeriu sfidoi castin ironik

per te mos I zene syri njeres te zemeruar.

Qe grinden me leckat e trupit

per te mos ndeshur fytyra te pikelluara,

prinder qe heqin te zite e ullirit nga bijte.

Njeriu vizaton me ngjyra pikante tablone e jetes

e jep rendesi estetikes, e kerkon koha.

Njeriu i zgjedhur , sidoqofte,

per te lene nje emer

ka perpara luften vdekjeprurese

Te te mbeshtjelle Flamuri i Kombit s’eshte e lehte

Pas fush betejash si ne Vaterlo.

 

 


Filozofi
 
dhe
letërsi

 

histori
tradita
vështrime
debat

 


citate
intervista
letra hapura
botime reja

 

 
 

Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .