Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

 

 

 

 

 

Poezi/Prozë <1 - 2 - 3> - ME YJET FOLA PËR TY

ME YJET FOLA PËR TY

Shkruan:

Reshat Badallaj

 


R. Badallaj

 

ME YJET FOLA PËR TY
Nata binte mbuluar bjeshkëve

Ecja unë rënduar drejt vdekjes
përtej malit pritnin çetnikët e Drazhës*
me tyta armësh deri në qiell...
Barrë në shpinë rëndonte ideali
Në gjoks simboli i Jugut më psherëntinte.
Ecja me zjarr në gji,
Teksa frynte ashpër...era e Veriut

Me krisma pushkësh mbuluan qiellin gjakbërësit...shqiponja, simboli i
flamurit më lindi nën kraharor...
"Vetem ketë mos ma vritni"- ju luta qiellit, le të vdes unë për të, e ajo
le t'mi lidh plagët. Me këmishën ngjyrë kafe si sytë e saj...t'më fshij
gjakun..."

Dhe zëri i saj të oshëtijë:
"Më keni vrarë yllin, shpresën, trimin..."!
Jo, mos! Lotët lajnë plagët,
qan ajo, qan koha, rënkon shpirti...

Papritmas, shpendi i zi...lëshoi këngën e moçme të vajit në natën e
trishtë.
Zëri i saj brenda meje në heshtje rrëfente.
Ylli i pergjigjet!
"Varri im këtu në bjeshkë
le të pushojë në lendinën me lulet e verës, shqiponja do të fluturojë si
hije mbi të,
bilbilat do të këndojnë këngën e tyre...
Zanat do të vajtojnë rininë e saj!
Vrasësi i simbolit tim, i luleve të pranverës, do lëngojë rrugëve të
pafundme...
pa komb, pa fe...,
i humbur e pa Atdhe..."

Reshat Badallaj

 

 


Filozofi
 
dhe
letërsi

 

histori
tradita
vështrime
debat

 


citate
intervista
letra hapura
botime reja

 

 
 

Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .