 |
Lapidar
i 15 dëshmorëve të kombit i
ngritur në Gorozhup |
Dje me 31 Maj 2013 ishte dita përkujtimore
e 14 vjetorit të rënies heroike të
15 dëshmorëve të kombit
shqiptar:Bafti Nexhip Haxhiu,Flurim
Rrahman Rushiti,Salih Halim
Zenuni,Astrit Hekuran Suli,Alirizan
Selman Selmani,Beran Muhamet
Gashi,Ejup Tafil Kosumi,Gani Hamdi
Saramati,Safet Zeqir Peci,Sali Islam
Saramati,Selver Bajram Maçkaj,Shpend
Sefer Berisha,Xhelal Behlul
Sopi,Abdurrahman Xhylbehar Gërdellaj,Zejnullah
Rrahim Zena.
E mendja më shkoi tek vitet e
luftës çlirimtare. Ishte 26 maji i
vitit 1999 në Gorozhup të Hasit në
përleshje me pushtuesit
serbo-malazez. Tym dhe flake në
Epopenë e Gorozhupit dhe kodrat e
malet e Pashtrikut kryelart. Brigada
128 e UÇK-së, kishte shtrirë
frontin dhe po sulmonte nga të
gjitha anët, forcat ushtarake
serbo-malazeze, në kufirin
shqiptaro-shqiptar gjatë
operacionit “SHIGJETA”,në
Pashtrik të organizuar nga Shtabi i
Përgjithshëm i UÇK-së. Lufta bëhej
e rreptë, betejë e përgjakshme me
të gjitha armatimet moderne që
kishte armiku, pushkë e mortaja
kishin luftëtarët e lirisë, por
ishin zemrat tona më të forta se
çeliku i tanksave e autoblindave të
armikut shovenist. Pushtuesit tërhiqeshin
të tmerruar në panik dhe gjuanin në
tërheqje me tërë arsenalin
luftarak që posedonin. Ju të
shtrenjtit dëshmorë të këtyer
betejave, luftuat me guxim e trimëri,
krenohemi me ju.Në token ku ju
flini përjetësisht, duhet të ketë
vetëm lule, ju ishit lule, ju ishit
vetë jeta e kësaj toke, ju jeni
vetë diell e dritë i kësaj toke
shqiptare. Ju qoftë i lehtë dheu i
Nënës Shqipëri!
Ne bashkëluftëtarët tuaj dje
patëm rastin të marrim shumë
letra përshëndetëse dhe
falemnderojmë thellë nga zemra qe
keni nderuar të rënët për
liri.Nga diaspora shqiptare nëpërmjet
Fadil Shytit kemi marrë një letër
përshëndetëse nga bashkëatdhetarët
tanë:
Xhemil Zeqiri, ish-i persekutuar
politik, Danimarkë
Ramadan Pllana, ish-i burgosur
politik, Zvicër,
Sylejman Qyqalla, ish i burgosur
politik, Gjermani,
Reshat Badallaj,ish i burgosur
politik, Gjermani,
Xhemajl Rudi, Zvicër,
Fadil Shyti, ish-i burgosur politik,
Suedi,
Beqir Elshani, Suedi,
Enver Hyseni, Suedi,
Simbad Marinari, Itali,
Nexhmedin Hajdari, Amerikë,
Azem Musliu, ish-ushtar i UÇK-së,
Kanada,
Nisret Ahmeti, Gjerrmani
Fehmi Dibrani, Gjermani,
Resa Prizreni, Zvicër.
Ndërsa letra tjetër përshëndetëse
na ka ardhur nga Shoqata Atdhetare
“GRYKA E LUMËS”,Nëpërmjet
kryetarit të kësaj Shoqate Reshat
Badallaj. Letra përshëndetëse këto
që janë arkivuar në arkivin e
brigades sonë dhe kur ta botojmë
librin monografik do të gjejnë
vend edhe këto letra për publikim
të mëtejshëm.
Të nderuar bashkëatdhetar dhe
bashkëatdhetare nga diaspora
shqiptare më lejoni të shpreh
falenderimet e mia të sinqerta,mirënjohjen
time personale dhe të ish-bashkëluftëtarëve
dhe familjeve të dëshmorëve për
emocionet e mëdha patriotike që përcollët
në këtë manifestim përkujtimor.Ju
nëpërmjet mesazheve përcollët përkushtimin
dhe dashurinë për atdheun,kështu
na dhuruat neve bashkëkombasve tuaj
në Kosovë e në mbarë hapsirat
shqiptare momente gëzimi e
krenarie.
Me anë të kësaj letre dua t,ju
njoftoj se dje në këtë manifestim
përkujtimor ishte një mot me erëra
të forta dhe kishte edhe riga
lokale shiu,megjithatë ne arritëm
ta mbajmë manefistimin përkujtimor,duke
ju kërkuar falje që nuk kemi
mundur të lexejmë poezit tuaja
tejet domëthënëse dhe me vlera të
larta artistiko letrare.Shpresoj se
po mirëkuptohemi në këtë drejtim
duke ju kërkuar sinqerisht falje.Njëkohësisht
ju ftoj që të vijoni me të njetin
përkushtim e devotshmëri për të
tejkaluar,vetvetën në çdo
performance atdhetare që jepni për
mbarshqiptarët atje larg atdheut.Në
këtë mënyrë ju nderoni heronjtë
dhe heroinat e kombit
shqiptar,nderoni vetën,nderoni
kombin shqiptar dhe përfaqësoni
atje kudo ndodheni denjësisht
atdheun e mbar shqiptarisë.
Një million falenderime nuk do të
mjaftojnë për të treguar se sa
shum çmojmë çdo gjë qe keni bërë
e po vazhdoni të bëni për
liri e bashkim kombëtar.
Me respekt! Nga ish- komandanti,
Ruzhdi Saramatish,nga
ish-komandantet,ish-ushtarët,familjaret
e dëshmorëve të Brigadës 128 të
UÇK-së.
RROFTË SHQIPËRIA E BASHKUAR!
LAVDI HERONJËVE DHE HEROINAVE TË
KOMBIT SHQIPTAR!
Prizren 1 Qershor 2013
|