Azem
Shkreli,ishte njëri ndër poetët më të
mëdhenj,mendjehollë,i mençur,i cili
me veprën e tij prej mendimtari dhe
guximtari,e shkrou dhe gëdhendi emrin e
tij me shkronja të mëdha,jo përse
kishte vargjet
më të bukura,por ishte burrë edhe kur
fliste,fjalët e tij kishin peshë,ishte
burrë kur vjershëronte,ishte
guximtar kur gjakonte për lirinë,ishte
i mbushur me dashuri për kombin dhe letërsinë.
Azem
Shkreli ishte njësoj mik,sikur kur
rrije me te personalisht,sikur kur e
lexoje,ishte mësues,madje mësuesi më
i mirë i të gjithë atyre që duanin
dhe shkruanin letërsinë.Kohën kur u
nda fizikisht nga
ne,na ka shkëputur nga një copë
shpirti të gjithë neve dashamirëve
të fjalës së shkruar,familjes së tij
dhe të afërmëve.Ai ishte poeti i cili
gjakonte për lirinë,kohën kur u nda
nga ne e gjithë përpjekëja
e gjakimit të tij mbeti në gjysmë,thënë
më qartë kohën kur nisi frymimi i lirë
në atdheun tonë,Azem Shkreli u
ringjall,ne e përkujtojmë me mall,e
rrespektojmë këtë njeri të madh,të
guximshëm
e mendjehollë,duke e përkujtuar ai
mbetet në majë të letrave tona
shqipe,e lexojmë,e përkujtojmë dhe
jetësojmë veprën e tij brez pas
brezi.Shkrimet e tij filluar nga vitet
1960-1997,e kanë bërë
poet të rrallë,të veçantë andej dhe
këndej kufirit,njeri me sjellje
elegante,artitekt i vargut,mjeshtër i
veçantë,i dalluar nga mesazhi dhe
stili ndër të gjithë poetët shqiptarë.Azem
Shkreli,i njohur si
më i miri nga poetët,i përkthyar në
gjuhë të botës,ishte poet Europian,që
e deshën njerëz të mëdhenjë nga
bota,që lidhi ura miqësie me njerëz
nga Europa dhe bota,që njohu kulturën
tonë me botën.
Lidhja
e Shkrimtarëve Artistëve dhe
Krijuesve Shqiptar në
Gjermani,krenohet me këtë njeri të
madh,i cili i bëri emër kulturës sonë,ne
Azem Shkrelin e përkujtojmë në
shumë forma,në shumë tubime dhe
orë letrare,por përkujtimi më domethënës
është ai"TAKIMET TRADICIONALE
LETRARE AZEM SHKRELI NË MËRGATË",takime
këto garuese,ku përzgjidhen veprat më
të mira letrare,të cilat nominohen
me
çmimin letrar Azem Shkreli,bëhet përkujtimi
i jetës dhe veprës Shkreli,deklamohen
nga poetët poezi të zgjedhura për Azem Shkrelin,si dhe një varg
aktivitetesh tjera.
Kështu
dje në Shtëpinë e Kulturës në
Ennepetal të Gjermanisë LSHAKSH në
Gjermani,organizoj takimin tradicional
dhe madhështor"TAKIMI LETRAR AZEM
SHKRELI PËR MËRGATËN SHQIPTARE".

Ky
takim ishte vërtetë një takim ku, shkëlqeu
Arti, Nderimi për Kolosin e Letrave
tona Azem Shkreli, dashuria për ruajtje
të krenarisë...! Na nderuan shumë
pjesëmarrës (krijues) nga Finlanda
(Silvana Berki), nga
Zvicrra (Brahim Avdyli), nga Malisheva
(Shoqata Kulturore e Malishevës me disa
përfaqësues), nga Ferizaj (Qëndresa
Halili), anë e m´anë Gjermanisë deri
në 1000 km largësi, natyrisht përplot
dashuri për Artin,
Kulturen dhe Kombëtarizmin!
Takimin
e kanë udhëhequr Mentor Thaqi,Gonxhe
Letmi-Begisholli dhe Muhamet
Luma.
Takimi
filloj me një mjeshtëri përzgjedhëjesh,si
fillim me një këngë të bukur e të
dhimbshme"Kënga e
turpshme"Qava për tyArbëri,nga
poezia e të madhit Azem Shkreli
SONTE
Qava
për ty Arbëri
Arbëri
Nuk
më vjen turp
Pse
qava
Më
vjen turp pse s’munda
të
bëj tjetër
Nga
turpi qava.

Më
pas në skenë u paraqit kryetari i
LSHAKSH në Gjermani,z.Hasan
Qyqalla,me një poezi shumë domethënëse
të kolosit të madh Azem Shkrelit
Vargjet
që po japim tani,janë shkruar shumë
kohë më parë,por kuptimisht tingëllojnë
sikur të ishin shkruar në kohën tonë,në
prag të ngjarjeve të mëdha
historike,të cilat përfshinë Kosovën
në fund shekullin që
lam pas,e që ndërruan rrënjësisht
fatin e saj.Është fjala për një
vjershë të hershme të Azem Shkrelit,e
shkruar dyzet vjet më parë,e cila në
kontekstin e ri historik,vjen si një zë
i dalë nga varri,si një zotim solemn
e porosi sublime e gjithë atyre që
mbyllën sytë pa e parë dritën e
lirisë.Vjersha është botuar në përmbledhjen
e dytë të Azem Shkrelit"Engjujt e
rrugëve" më 1963 dhe quhet:
DITIRAMB

Kemi
me u zgjue edhe na të vdekunit
Në
dasmën e kuqe të kësaj toke.
Mos
na i harroni emnat,
Mos
na i harroni vorret.
Me
duert e thyeme tonat kemi me shkrue
Hymnin
e shekujve n´qiell.
E
do të kallen zamaret e gjakut,
Do
t´kallen tarabukat e gëzimit
Kemi
me u zgjue edhe na të vdekunit
Në
dasmën e kuqe të kësaj toke.
Mos
na i harroni vorret,
Mos
na i harroni emnat.......
Për
jetën dhe veprën e Azem
Shkrelit,foli Martin Çuni,njëri nga
veprimtarët e shquar të kombit
dhe letërsisë kombëtare,i cili
shtoi:Azem Shkrelin e kam njohur si njërin
nga poetët më të mëdhenj të
letërsisë shqipe,njërin nga
intelektualët me mprehtësi të jashtëzakonshme.Do
të ju them diçka krejt të pakët,nga
se të thuash ate që meriton figura e
tij,është e nevojshme shumë kohë dhe
ndoshta nuk
do mundeshim të e themi të tëren,vazhdoi
më tutje z.Martin Çuni.Ai më tutje
tha:Shkreli ishte i çiltër me njerëzit
e të gjitha moshave,ishte njeri me
preokupim të sinqertë për Kosovën
dhe fatin e njerëzve të saj. Ishte
njeri me integritet të fortë
intelektual,i cili mbeti ana më e
ndritshme e fjalës dhe guximit
intelektual,letrar e kombëtarë.
Një
videofilm disa minutësh,i ngarkuar me
një aktivitet të Azem Shkrelit me mërgimtarët,i
cili aq me dashamirësi dhe
intelektualitet u përgjigjej pyetjeve të
mërgimtarët,ishte pjesa më e rëndësishme
për
të pranishmit,të cilët e ndoqën me
vemendje të lartë dhe duartrokitëje.Pastaj
shumë poet deklamuan vargje për Azem
Shkrelin,si:Mentor Thaqi,Fran
Tanushi,Gonxhe Letmi Begisholli,
Marigona
Bellaina, Qëndresa
Halili, Silvana Berki, Seveme
Fetiqi,e shumë poet të tjerë.........
Në
pamundësi të japim të gjitha poezitë
të cilat u deklamuan në këtë
takim,unë zgjodha njëren e cila më ka
lënë mbresa
Xhaketa
e poetit,( Dedikuar poetit Azem Shkreli)
Xhaketën
tënde, ngjyer me gjak Kosove,
Në
një cep të odës e shikoj ulur pranë
oxhaku,
Ajo
xhaketë ngrohur ka, acaret e Rugovës,
Acaret
që koha thyente mërgimit,
Acaret
e cdo pragu.
Nuk
ishte bezja, as prerja e hijshme që e
dallonte,
Nuk
ishte as era e duhanit që mbarte nga mërzitë
në shekuj,
Ajo
xhaketë larë ujëvarave të Mirushës,
këndonte
Jetonte,
edhe e vdekur.
Ja,
Sot
ma ka lëshuar vëndin në krye të
oxhakut,
Po
kush i bën më bukur traditat se xhaket
e vjetër,
Në
tym të duhanit disa fjalë m`i hedh tek
pragu,
E
më kujton atë, fjalën e vjetër.
Fjalën
që kuptoi dhimbjen e tokës mëmë,
Fjalën
që u flijua për gjuhën e artë,
Fjalën
që njerkën kurrë se thirri nënë
E
fytyrën se ngjeu kurrë me baltë.
Ecën
shtëllungës i lodhur, odës së
heshtur
E
menduara, e vjetra xhaketë, shtegëtimit
pakthim,
Në
supet e lodhur, ëndërrën shqiptare ke
tretur,
Oh
këngë e pambaruar, e Atdheut t`im.
Silvana.
Berki
Më
pas juria profesionale nga:Lekë Preçi,Avni
Aliu nga mërgata,sidhe Arsim
Halili(në mungesë)nga Kosova lindore,të
cilët kishin punuar gjatë për të
vlersuar konkurentët,kishin ardhur në
përfundim për të zgjedhur
njëzëri tri veprat më të mira:Çmimi
i parë iu nda poetes Silvana Berki,me
vendbanim në Holandë,çmimi i dytë
Seveme Fetiqit,poetes me vendbanim në
Gjermani, kurse çmimi i tretë
shkrimtarit dhe poetit Brahim
Avdyli ,me venbanim në Zvicërr.Çmimet
i ndau i mirënjohuri Valon
Shkreli.Më pas vijoi pjesa tjetër
e takimit,ku këngë për Azem Shkrelin
kanë kënduar këngëtarët tanë të
mirënjohur Agim Gashi dhe Driton
Gashi.Një atmosferë të kënaqshme këtij
takimi i kanë dhënë nxënësit e
shkollës me mësim në gjuhën shqipe të
Fiersenit,të cilët mësuesi i tyre i
paepur Adem Shala,me punën e tij prej përkushtimi,i
ka bërë
këta nxënës me njohuri të fuqishme,të
cilët janë stërvitur me njohëje të
gjuhës e kulturës,historisë,traditës,nxënës
këta të cilët disa herë kanë zënë
vendin e parë në kuizin e diturisë,i
cili i përfaqësuar
|
|
nga
të gjitha shkollat,mbahet çdo vit në
Gjermani.Këta nxënës kanë kënaqur të
pranishmit me këngë,vallee recitale,të
zgjedhura ,të cilat një kohë të gjatë
janë përcjellur me duartrokitëje.
Në
pjesën e dytë të takimit janë
promovua librat"ËNDRRA SHETIT PA
MUA" e Martin Çunit,referuar nga
Dibran Demaku,"NË VALËT E
UNIVERSIT" e Avni Bellainës,referuar
nga unë(Sh.Cakolli),Ishulli im,e Fran
Tanushit, referuar
nga Hasan Qyqalla,"Buzëqeshje e
Trishtë" e Hasan Qyqallës,referuar
nga Avni Aliu.Pas promovimeve,për
veprimtari të dalluara u janë nda mirënjohëje
disa nga veprimtarët,mysafires nga
Ferizaji, Qëndresa
Halilit,për veprimtari të njohur
letrare,njëra ndër shkrimtaret dhe
poetet e dalluara,Shoqatës së Lidhjes
së Shkrimtarëve nga Malisheva;rrapsodit
dhe poetit Agim Gashit,etj...
Avdi
Fejza,një veprimtar i shquar kombëtar,humanist
i shquar,kryetar i Shoqatës
Atdhetare"Kosova" në Olsberg
të Gjermanisë,njeri i cili tani njëzetvite
ka nda ndihma humanitare në mbarë hapësirat
shqiptare, për
skamnorët,të burgosurit
politik,invalidët e luftës, shkollat
shqipe,fondin e Qeverisë dhe ate
"Vendlindja Thërret",e shumë
aktivitete tjera,ndau dy mirënjohëje:Njëren
për Martin Çunin,si veprimtar i njohur
kombëtar
dhe letrar,kurse një mirënjohëje tjetër
i ndau LSHAKSH, për aktivitet kulturor-kombëtar.
Ky takim përkujtimor
për kolosin e letrave shqipe Azem
Shkrelin, ka lënë mbresa tewk të
pranishmit, gjithësesi deri
në takimin e ardhshëm i cili është
tradicional dhe mbahet çdo vit.