Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

 

 

 

 

 

Portali - JU NJOHIM ME MJESHTRIN E PENËS; ARTIT DHE INFORMATIKËS-SABIR KRASNIQI

JU NJOHIM ME MJESHTRIN E PENËS; ARTIT DHE INFORMATIKËS-
SABIR KRASNIQI

Shkruan:

Shaban Cakolli

 


Shaban Cakolli

 

Biografia

     Sabir Krasniqi u lind më 17 janar 1966. Si opojar me rrënjë, por banues në qytetin e bukur, piktoresk e historik të Prizrenit.

     Shkollën fillore dhe atë të mesme i mbaroi në Prizren, ndërsa studimet e larta i regjistroi në Fakultetin Teknik në Prishtinë.

     Që i ri filloi të merret me mjeshtërinë e artit figurativ, sidomos me pikturë e më vonë filloi të studioj edhe fenomenet  parapsikologjike,  në veçanti hipnozën.

     Me vepra arti ka hapur ekspozita personale dhe kolektive nëpër disa
qendra të Kosovës.

     Në fillim të  viteve ’90 emigron në Zvicër,  ku jeton dhe vepron edhe sot e kësaj dite.

     Edhe në Zvicër është aktiv në lëmin e artit figurativ, përmes ekspozitave dhe si bashkëpunëtor i revistave të ndryshme. Gjithashtu ai vazhdon thellimin e njohurive parapsikologjike dhe, përmes kurseve të ndryshme, studion edhe lëmin e informatikës.

     Ka botuar punime të shumta nëpër gazeta dhe revista shqiptare, si: „Zëri i Rinisë“, „Sharri“, „Lulëkuqet e Marsit“, „Rilindja“, „Zëri i Kosovës“, „Republika“, „Ngucakeqi“, „Astra“ etj.

     Përveç aktiviteteve tjera ai merret edhe me shkrime. Deri më tani ka
shkruar këto libra:

-           „Parapsikologjia – shkencë që troket në dyert e të
sotmes“,
 Prizren, 1996

-           „Hipnoza  –  shkencë apo fiksion“, Prizren, 1998

-           „Windows 98  –  kurs për fillestarë“,  Kreuzlingen, 2000

-           „Marsi  –  planet i mistereve“, Kreuzlingen, 2006

-           „Memoare për Bijen“– Kreuzlingen, 2007,

si dhe galerinë digjitale me vepra arti (në CD-ROM), "Sakras Art Gallery",
Kreuzlingen, dhjetor 2007.

     Sabir Krasniqi është anëtarë i disa shoqatave dhe njëri ndër themeluesit e Shoqatës Informatike S&S si dhe Shoqatës Alternative-Shkencore “UNIVERSI”, shoqatë e parë shqiptare që zhvillon aktivitete në lëmin e parapsikologjisë në Perëndim.



        VEPRAT E AUTORIT



PARAPSIKOLOGJIA

Shkencë që troket në  dyert e të sotmes



Në këtë libër, ndër të tjera, mund të lexoni:

-         Për trurin, inteligjencën;

-         Për parapsikologjinë, respektivisht zhvillimin e saj të hovshëm
në kohën tonë;

-         Për gjumin dhe ëndrrat;

-         Për magjinë e zezë e të bardhë;

-         Për hajmalitë dhe talismanët;

-         Për hermetizmin dhe raportet e tij me njeriun bashkëkohorë;

-         Për bioenergjinë, telekinezën, telepatinë, forcën e mendimit; si  dhe shumë gjëra të tjera interesante, përgjigjet e të cilave i keni në brendi të këtij libri.

   Libri ka 136 faqe



HIPNOZA


Shkencë  apo   fiksion                             

Në këtë libër, ndër të tjera, mund të lexoni:

-       A është hipnoza degë shkencore apo vetëm një fiksion?

-       A mund të hipnotizohet dhe të hipnotizoj secili individ?

-       A është hipnoza metoda më efikase për shërimin e shumë sëmundjeve trupore e shpirtërore;

-       A e përdori UDB-ja hipnozën tek të burgosurit politikë shqiptarë?

-       A mund të bëhet me ndihmën e hipnozës, modifikimi i sjelljeve, kontrolli i trurit  etj?, si dhe  shumë tema të tjera interesante për lexuesin.

   Libri ka 224 faqe

Shkarko falas

 <http://www.sa-kra.ch/Downloads/Hipnoza.zip>
<http://www.sa-kra.ch/Downloads/Hipnoza.zip>


Në këtë libër, ndër të tjera, mund të lexoni:

-      Cilat janë pjesët përbërëse të kompjuterit?

-      Ç'janë hardvaret dhe ç'janë softvaret?

-      Si konfigurohen hardvaret dhe si instalohen softvaret;

-      Hapat e parë në sistemin operativ Windows 98;

-     Hierarkia kompjuterike dhe puna me dritare;

-      Multimedia dhe interneti;

-      Administrimi i kompjuterit nga disa përdorues;

si dhe  shumë tema të tjera interesante në lidhje me Windows 98.

   Libri ka 224 faqe(format A4)



MARSI

Planet i mistereve



Në këtë libër, ndër të tjera, mund të lexoni:

-         Pse planeti i Marsit identifikohet me luftën?

-         A ishte Marsi perëndi e grekëve apo e romakëve?

-         A ishte Marsi  edhe krye-Hyji i shqiptarëve?*

-         Të gjitha misionet fluturuese drejt  planetit të Marsit;*

-         A ka ujë në Mars?

-         A ka jetë në Mars?

-         Kur planifikohet dërgimin i ekspeditave njerëzore për në Mars?*

-         A mundë të gjallërohet Marsi përsëri?

si dhe shumë tema të tjera interesante që do zgjojnë kureshtjen e
lexuesit.

    Libri ka 250 faqe dhe përmban  një CD-ROM me fotografi
origjinale, skica si dhe animacione e sekuenca filmike të shumta


Shkarko falas:

<http://www.sa-kra.ch/Downloads/Hipnoza.zip>
<http://www.sa-kra.ch/Downloads/MARSI.zip>



MEMOARE PËR BIJEN



Përmbajtja e librit:

-     Dy fjalë nga zemra;

-     Fillimi i një jete të re;

-     Në pritje të fëmijës së parë;

-     Përfundimisht Zvicra;

-     Fisnikëria - veçori dalluese e Bijes

-     Gjithmonë në kërkim të shtigjeve për Kosovë;

-     Shkëlqimi i viteve të fundit;

-     Goditja e rëndë;

-     Nuk mund të besoj, se ti...

   Libri ka 190 faqe



SAKRAS ART GALLERY

Galeri artistike digjitale


Galeri digjitale me vepra arti (në CD-ROM).

piktura, vizatime, karikatura, skica dhe kombinime fotografish. Kushtet
paraprake për qasje në disk: Kompjuter me procesor 266 MHz e më tepër
Browser: IE 5x ose një rival tjetër Rezolucioni optimal: 1024 x 786 Pixel
Gjuha punuese: HTML (Hypertext Markup Language)*

 

 


Filozofi
 
dhe
letërsi

 

histori
tradita
vështrime
debat

 


citate
intervista
letra hapura
botime reja

 

 
 

Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .