Filozofi
     dhe
letėrsi

__histori kombėtare, vėshtrime, debat__

Ballina

Letėrsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikė


Ballina / Art -Kulturė - TĖ PĖRKUJTOJMĖ VETERANIN E KĖNGĖS SHQIPE - QAMILI I VOGĖL

TĖ PĖRKUJTOJMĖ VETERANIN E KĖNGĖS SHQIPE - QAMILI I VOGĖL


QAMILI I VOGĖL ZĖ QĖ NUK SHUHET - MONOGRAFI NGA DEMIR KRASNIQI

Shkruan:Shaban Cakolli

Pavarėsisht situatave tė disfavorshme politike dhe ekonomike, kur pushtuesi po bėnte krejt ēka arrinte tė shėmtonte pėrmbajtjen kombėtare kulturore tė diturisė sonė, Qamili i vogėl po rezistonte me dinjitet, pėr tė ruajtur frymėn kombėtare tė kulturės sonė, pa pėrfillur pasojat qė mund tė binin mbi tė. Ai e deshi atdheun, kėngėn dhe diturinė kombėtare dhe nė moshėn e tij njomake krijoi, kompozoi dhe kėndoi shtatėdhjetė e tri kėngė motivesh tė ndryshme, suksesi i tė cilave mė pas i zgjoi ėndėrrėn e zjarrtė, pėr tė u bėrė kėngėtar i dashur i popullit, kėngėtar i qėndrueshėm i kohėrave. Ai pėrherė e mė shumė e pėrvetėsoi mjeshtrinė e kėtij arti tė dashur popullor dhe nga artėdashėsit e kombit u stolis me shumė epitete, si: Bilbili i Kosovės, Babai i kėngės shqipe, veteran dhe doajen i kėngės.

Epitete kėto qė kanė arritur pak personalitete tė kulturės dhe kėngės sonė kombėtare. 

Qamili i Vogėl u gjind gjithėhere nė stėrvitje, nuk pushoi sė vepruari, fitoi simpati te dashamirėt e artit, bashkoi rreth vetes grupe kėngėtarėsh e kėngėtare dhe u bė nismėtar i shumė shoqėrive kulturore, jo vetėm nė Kosovė, por edhe nė treva tjera shqiptare.

Nė situatėn jo tė favorshme politike, por edhe ekonomike nxori mbi tetėdhjetė audiokaseta, tridhjetė videokaseta dhe afro pesėqind kėngė tė veta me motive tė ndryshme. Atė botė Qamili i Vogėl para masave artėdashėse u bė i dashur dhe kėngėtar i pa zėvendėsueshėm. 

Qamili i Vogėl atė kohė ishte ndėr kėngėtarėt mė tė ngrohtė, qė artėdashėsit mė sė shumėti kanė vjelur nga shpirti i tij artistik. I lindur nė Gjakovė, Qamili i Vogėl, pjesėn mė tė madhe tė jetės e kaloi nė Prishtinė. Ai ka punuar nė" Rilindje" deri nė pension, kurse ka kontribuar dhe pasuruar TVP, tani RTK, ku ka lėnė shumė gjurmė nga veprimtaria e tij kulturore. źshtė pėr t'u habitur se si sot nuk janė nė gjendje sė paku njė herė nė vit ta pėrkujtojnė me njė emision kėtė personalitet tė madh tė kulturės sonė kombėtare! ! 

Kėngėtari popullor, Qamili, quhet i Vogėl, sepse qysh si fėmijė ka filluar tė kėndoj nėpėr dasma dhe tubime tė ndryshme. Prandaj sa herė qė shpėrthente hareja nė Gjakovė, tė pranishmit thonin:"Thirreni Qamilin e Vogėl tė kėndojė", gjė qė ishte normale, sepse ende ishte fėmijė.

Prandaj mbiemri i Vogėl ėshtė njė epitet i bukur qė ia ka dhuruar populli. Kėshtu falė pėrkėdheljes sė popullit "Qamili i Vogėl", kėngėtari i lavdishėm me zėrin e tij artistik qė ushtonte nė malin e Qabratit u bė i njohur nė mbarė Shqiperinė Etnike Ai u bė sinonim i kėngės popullore me melodinė e tij, prej tė cilit kėnduan shumė gjenerata,. Njė dhunti tjetėr e kėtij solisti tė mirėnjohur ėshtė se Qamili i Vogėl kurrė nuk kėndoi kėngė pėr qoftėlargun J. B. Tito, siē vepronin disa kėngėtarė, (ani me sharki e ēifteli dhe kostum kombėtar shqiptar), siē ishin vargjet "Marshall Tita n' kali t'bardhė". meithėse ai ishte shtatėgjatė dhe personalitet i madh. Ai ishte kultivues i kulturės sonė kombėtare, duke i shpallur tėrė jetėn e tij luftė tė pakompromis antivlerės, nga se donte njė kulturė kombėtare tė pasur dhe unike. A duhet tė lihet nė harresė ky personalitet i madh i kulturės sonė kombėtare?! Ndoshta tė hutuarit pas shundit dhe kiēit, mendojnė se kjo ikonė e kulturės sonė do tė mbulohet me pluhurin e harresės, por jo ne nuk do tė lejojmė pluhėrosjen mbi personalitetet madhėshtore tė historisė dhe kulturės sonė kombėtare. Vlerat mė tė themelta tė sė kaluarės qė kanė mbajtur gjallė popullin tonė janė: Historia, kultura dhe tradita kombėtare, tė cilat do t'i hulumtojmė, ndriēojmė dhe do i bėjmė tė njohur e tė dashur pėr ēdo dashamir tė kulturės dhe kombit. Ata qė e njohėn Qamilin e Vogėl si dhe e deshėn kulturėn kombėtare nuk do ta harrojnė kurrė kėtė veteran tė kėngės, por edhe ata qė nuk e njohėn do tė mėsojnė dhe do tė mbjellin simpati shpirtėrore pėr tė. Pse? Sepse ai u mor me karakteristikat simbolike tė kėngės, i kėndoi Rilindjes Kombėtare dhe figurave tė etapės sė saj, vlerave mė tė rezistueshme kombėtare, qė do tė nxitin kureshtjen e tė rinjėve tė e njohin verėn e tij, dedikuar sė kaluarės sonė historike. Veprimtaria e tij dedikuar shtigjeve tė historisė sonė kombėtare, ka vlerė reale-historike pėr tė kaluarėn tonė. Padyshim tani mbi 22vjet tė vdekjes sė tij, ka gjurmė se ai ka lėnė kėngė dhe krijimtari poetike, me tė cilat nuk ėshtė marrė asnjė studjues intelektual, pėr tė hedhur ndriēim mbi to, e qė mundėsitė mė tė mėdha pėr kėt dhe pėrkujtimin e figurės sė tij kanė pasur "Rilindja" ku a ipunoi dhe RTK, ku ai derdhi kontributin e tij. Nga ky borxh nuk mund tė lirohen as disa intelektual tė Gjakovės artėdashėse, nė gjirin e sė cilės lindi dhe hapėroi Qamili i Vogėl, tė cilės i kėndoi tėrė jetėn. Gjeneratat e tij dhe gjeneratat tona nė vazhdim, duhet tė jemi ballėlartė qė nga gjiri i popullit tonė doli ky personalitet qė e deshi atė dhe i kėndoi tėrė jetėn. Tė rinjtė tanė duhet tė njohin dhe kanė nevojė pėr tė njohur kėtė veprimtari tė kulturės sonė kombėtare dhe historike. Ata duhet tė e mėsojnė nė mėnyrė qė ta njohin, ta pėrkujtojnė me shėnime kulturore kalimtare dhe tė emėrojnė institucione kulturore me emrin e krijuesit popullor - Qamili i Vogėl. 
____________________ 

Ka pasur etnomuzikolog,tė quajtur miq tė tijė,njohės tė mirė tė tijė,njerėz qė kanė vjelur nga shpirti i tijė,qė u ka lėnė vepra tė begatshme,tė cilėt pas vdekjes sė bacės Qamil,treguan shpirtngushtėsinė e tyre dhe nuk u treguan tė gatshėm sė paku njėherė nė vit,tė pėrkujtojnė kėtė ikonė tė ēmuar tė kulturės sonė kombėtare!Po,kjo ikonė,ky veteran i kėngės shqipe nuk mund tė mbetej nė pluhurin e harresės si mendonin disa.A do tė donin disa qė nė njė farė mėnyre tė pėrvetsonin punėn e begatshme tė kėtij veterani tė madh,duke ia vjedhur autorsinė kėtij mjeshtri tė madh,duke i pėrdorur kėngėt e tijė si tė vetat,duke dalur kėshtu pa fije turpi autorė tė kėngėve,autorė tė rrejshėm tė teksteve dhe melodive tė tij,madje edhe bastardim i teksteve tė tijė,madje shumė nga kėngėtarėt inēizuan produkcionet e tyre,duke shtrembėruar realitetin, duke i regjistruar kėngėt qė i krijoj dhe komponoi baca Qamil,si kėngė pa autorė,tė shėnuara si popullore,duke ua shtrembėruar edhe melosin!!!Po,baca Qamil kishte edhe miq tė mirėfilltė,tė cilėt e donin,bashkėvepronin me te,qė duanin vlerat kombėtare,qė ēmuan dhe ruajtėn veprimtarinė e tijė.I tillė ishte Demir Krasniqi,njė kėngėtar e krijues i madh,qė diti tė krijoj e ruaj vepra,njė etnomuzikolog,njė kėngėtar i ēmuar.qė vet dha gjitha nga vetja pėr kulturėn e kombin,shoqėroj Qamilin nė kėngė e krijimtari,por edhe ia ruajti me kujtim e rrespekt,krijimtarinė e tijė tė frytshme muzikore.kėtij kėngėtari tė spikatur popullor.Duke pasur parasyshė miqėsinė e ngrohėt me bacėn Qamil,kontributin dhe veprat qė i ka lėnė nė dispozicion baca Qamil,rėndėsinė e shumėfishtė tė tyre pėr etnomuzikologjinė Kosovare dhe shqiptare nė tėrėsi,pėr tė njohur brezat e rinjė me punėn kulturore tė kėtij veterani tė madh,Demir Krasniqi i hyri njė pune aspak tė lehtė dhe me shumė pėrgjegjėsi,duke pasur shumė fakte pėr te si bashkėpunėtorė e mik,duke hulumtuar edhe shėnime tjera,hartoj njė monografi pėr bacėn Qamil,duke e titulluar ate"QAMILI I VOGĖL ZĖ QĖ NUK SHUHET".Kėtė monografi Demir Krasniqi e nisi pėr hartim nė baza vullnetare,nga vullneti dhe dėshira tė jep kontributin pėr ndriēimin e jetės dhe veprimtarisė sė Qamilit tė Vogėl.Kjo monografi shquhet ndėr monografitė mė tė mira qė ka mundur tė hartohet ndonjė nga monografitė te ne.Aty jipen burime tė pasura ,tė drejtuara nga rrespekti,malli dhe dashuria e madhe qė pati Demir Krasniqi ndaj kėngėtarit dhe krijuesit tė madh Qamili i Vogėl.Kjo monografi e vullnetit tė mirė ka bėrė qė brezat qė nuk e kan njohur bacen Qamil,tė e njohin hollesisht punėn e tij,tė ua ofrojnė atyre njė pasqyrė komplete rreth tij,tė ua rikujtoj dashamirėve tė artit qė veprat e tij tė mos harrohen,por edhe atyre qė luajnė me autorėsinė e tij tė heqin dorė nga ai veprim i shėmtuar.Demir Krasniqi,si muzicient dhe krijues i madh,si mik i baces Qamil,me kėtė monografi kapi dy ngjarėje tė mėdha.E para,monografia u botua nė shenjė rrespekti pėr njė pėrvjetor tė ndarėjes sė tij nga ne,si dhe njohėja e dashamirėve tė artit tonė me jetėn dhe veprimtarinė e bacės Qamil,kultivimi,dhe mbrojtėja e krijimtarisė sė tij.Tani ne kėtė punė tė madhe monografike tė Demir Krasniqit,edhe po deshėm nuk mund tė e pėrmbledhim nė njė vėshtrim tonin,por ka disa ēėshtje tė zbardhura,qė janė shumė tė rėndėsishme pėr ne dhe lexuesit tanė kudo qė janė.

E para,na e bėnė tė mundur tė njohim hollėsisht jetėn dhe veprat e tij.E cekėm mė lart nė shėnimin tonė,pėrse populli e quajti Qamil Muhaxherin-Qamili i Vogėl,tani po japim pėrse quhej Muhaxheri?Demir Krasniqi,mik dhe bashkepunetorė i baces Qamil ,na mėson:

Qamili i Vogėl,sipas rrethanash historike,me rastin e shpėrnguljeve tė mėdha tė shqiptarėve nga fshatrat e rrethit tė Jabllanicės,tė parėt e familjes sė tij ishin ardhur nė Gjakovė nga njė fshat i komunės sė Medvegjės,u ku tė gjithė ardhacakėt quheshin "Muhaxhir",

kėshtu mori mbiemrin edhe familja e baces Qamil.Kjo ėshtė njė e dhėnė shumė e ndritshme rreth figurės sė tij,nga qė deri mė tani shumėkush nga ne nuk e kemi ditur.

Qamili i Vogėl-Muhaxheri,u lind me 1923 nė nė familje bujqėsh,nė mahallėn e Gecės nė GjakovėNė kushte tė vėshtira kishte arritur arsimin elementar,pasi gjendja dhe kushtet atėbotė ishin tė tilla,ka qenė pjesmarrės i LNĒ,sė,ku mė vonė u kualifikua si punėtor grafik

nė shtypshkronjėn"NGB+Rilindja*Prishtinė,ku punoi deri nė pension.Autori i monografisė Demir Krasniqi,na njofton se:Talenti i rrallė i Qamilit,u vėrejt shumė heret kur ai ishte fėmijė.Ai kishte mjeshtri dhe zė karakteristik,kėshtu mjeshtri i madh,pedagogu i kėngės

popullore Ymer Riza,e mori nė mesin e vet nga fėmijėria dhe punoi me te cilin punoi gjatė tėrė jetės.Qė nga ajo kohė Qamili filloi tė le gjurmė nė kėngėn popullore dhe krijoi emėr kėngėtari i cili nėpėr kohė fitoi famė tė madhe.Tė flasim pėr veprėn dhe jetėn e bacit

Qamil.rrethanat dhe kushtet e vėshtira nė tė cilat ka vepruar,krijimtarinė e tij tė madhe me plot vepra e rrespekt,asesi nuk mund tė e pėrmbyllim nė vėshtrimin tonė,lexuesi duhet tė lexoj veprėn e Demir Krasniqit"QAMILI I VOGĖL ZĖ QĖ NUK SHUHET";ku do tė njeh gjėrėsisht jetėn dhe veprimtarinė e bacit Qamil.Para se tė hedhim edhe disa njohuri rreth baces Qamil,tė ju njohim pak me veprimtarinė e Demir Krasniqit.

Demir Krasniqi u lind mė datėn 10 Shkurt 1950, nė fshatin Tugjec tė Malėsisė sė Gollakut, komuna e Kamenicės, nga nėna Hysnije dhe babai Shefkiu .Rrjedh nga njė familje skajshmėrish e varfėr , por shumė bujare , mikpritėse dhe me bazamente tė forta kombėtare .

Shkollėn e plotė fillore e kreu nė vendlindje, kurse shkollimin dhe kualifikimin profesional muzikor i kreu nė Prishtinė.

Talenti i tij i rrallė muzikor dhe dashuria e madhe ndaj kėngės , u vėrejt qė nga ditėt e para tė fėmijėrisė sė tij, nė bankat shkollore, nė programet e ndryshme shkollore, ku gjithmonė dallohej me talentin dhe interpretimin e tij tė shkėlqyeshėm.

Mė 25 Maj 1964, nė Manifestimin ndėrkomunal tė Kamenicės “Mikrofoni ėshtė i juaji”, Demir Krasniqi i shoqėruar nėn pėrcjelljen e violinės nga arsimtari i tij, Rexhep Bunjaku, pėrfaqėsoi shkollėn fillore tė Tugjecit, me kėngėn “Hajredin pasha po na vjen Radikės”, me ē’ rast nga Juria profesioniste u nderua me Shpėrblimin e Parė, nė vlerė prej 5000 dinarėsh, qė atė kohė ishin sa dy paga e gjysmė tė njė mėsuesi .

Gjatė jetės sė tij, ka ushtruar kėto profesione:

Pedagog i kulturės muzikore me njė pėrvojė rreth dyzet vjeēare nė shumė shkolla fillore e tė mesme tė Kosovės, ku krahas punės edukativo – arsimore , nė tė gjitha shkollat ku ka punuar, ka themeluar edhe grupe e shoqėri tė ndryshme muzikore, si: SHKA “Shpresa e Malėsisė” nė fshatin Tugjec, tė Malėsisė sė Kamenicės, gjatė vitit shkollor 1970/71, Grupi muzikor i Shkollės Fillore “Zenel Hajdini” nė Prishtinė , mė 1974- 1977, SHKA “Kosova” nė Prishtinė, mė 1974, Grupi muzikor i Shkollės Fillore nė fshatin Llabjan, nė fshatin Slivovė, nė fshatin Novo Bėrdė dhe nė fshatin Viti tė Merecit, prej vitit 1977 deri mė 1980.

Ka qenė anėtarė i rregullt i AVI “ĒIFTELIA” tė Radio Prishtinės, nėn drejtimin artistik tė kompozitorit dhe etnomuzikologut Lorenc Antoni, prej vitit 1968 deri mė 1977. Anėtar dhe bashkėthemelues i Grupit folklorik “Vėllezėrit Krasniqi” nė Prishtinė, prej vitit 1965 deri mė 1980.

Nė Gjilan, ka themelua SHKA “DITURIA” pranė shkollave tė mesme tė qytetit nė fillim tė viteve tė 90-ta, pastaj themelues i Grupit muzikor “Xhevahiret e Gjilanit”, Grupi muzikor “Krasniqja” nė Gjilan, Grupi folklorik “Shahiria” nė Gjilan, Grupi muzikor i shkollės fillore “Selami Hallaēi “ nė Gjilan, Grupi muzikor “Marigona” i shkollės fillore “Musa Zajmi” nė Gjilan, Grupi muzikor i shkollės fillore “Thimi Mitko” nė Gjilan, Grupi muzikor “Tefta Tashko” i shkollės fillore “Abaz Ajeti” nė Gjilan etj. etj.

Kėngėtar dhe rapsod popullor, i cili duke filluar qė nga viti 1968, kur u pranua si kėngėtar i rregullt i Radio Prishtinės, ka dhėnė njė bagazh shumė tė madh incizimesh me qindra kėngė dhe albume tė ndryshme muzikore, duke filluar nga shiritat e celuloidit, disqeve tė gramafonit, audio kasetave, video kasetave, kompakt disqeve, DVD- ve etj.

Si kėngėtar dhe rapsod popullor, pėrveē mijėra dasmave e gazmendeve familjare gjithandej trojeve etnike shqiptare, pėrveē shumė koncerteve e festivaleve vendore, ka qenė katėr herė pėrfaqėsues i kėngės kosovare nė festivalet ndėrkombėtare si: Rivista e Folklorit Ballkanik nė Zagreb, Rivista e Folklorit Ballkanik nė Ohėr, Tubimet e Folklorit Ballkanik nė Beograd dhe nė Festivalin e Folklorit tė popujve evropian “Danubi i kaltėr” nė Novi Sad, ku ka kėndua nė duet me Nexhmije Pagarushėn , kėngėn “Ku po shkon moj Rrushja e lalės”, festival ky qė pėr herė tė parė u transmetua direkt pėrmes rrjetit televiziv evropian “Eurovizion”.

Nė Jubileun e 500 – vjetorit tė vdekjes sė heroit kombėtar legjendar Gjergj Kastrioti – Skėnderbeu , mė 1968 , ka incizua dhe publikua kėngėn “Kushtrimi i Skėnderbeut”.

Nė Jubileun e 100 – vjetorit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit , mė 1978 , ka krijua, kompozua , incizua dhe publikua kėngėn me titull : “Lidhja e Prizrenit”.

Mė 1996, ka qenė i vetmi pėrfaqėsues nga Kosova, nė Koncertin festiv mbarėkombėtar me karakter fetar nė Shkodėr.

Me rastin e Jubileut tė 100- vjetorit tė Kongresit tė Alfabetit, mė 15 Nėntor 2008, ka qenė i vetmi pėrfaqėsues – kantautor nga Kosova.

Me rastin e shpalljes sė Pavarėsisė sė Republikės sė Kosovės, ėshtė prezantuar si kantautor i kėngės:”Kosova – nuse me kurorė”.

Me rastin e 100 – vjetorit tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, para publikut gjilanas ėshtė prezantuar si kantautor i kėngės :”100 vjet tė Pavarėsisė”.

Kompozitor i mė se 2000 kėngėve dhe valleve nė frymėn e melosit tradicional popullor burimor. Kėnga e parė qė e ka kompozua , titullohej “Kėnga e vashės” dhe kėtė kėngė e ka incizua nė Radio Prishtinė nė duet me kėngėtaren Liliana Ēavolli.

Ka qenė pjesėmarrės disa herė me radhė nė Festivalin tradicional “Akordet e Kosovės” mė 1969,1970, 1974, 1976, 1980, 1988, 1995 etj. Nė Festivalin tradicional “Kosovarja kėndon” nė Ferizaj mė 1976, kėnga e tij kushtuar heroit tė popullit Zenel Hajdini, ėshtė shpėrblyer me Vendin e Parė tė Jurisė profesionale dhe me Vendin e parė tė Publikut.

Qė nga viti 1969 ka qenė anėtarė i Lidhjes sė Kompozitorėve tė Jugosllavisė (SAKOJ) nė Beograd , anėtar i Mbrojtjes sė tė Drejtave Muzikore tė Autorėve (ZAMP) dhe anėtar i Lidhjes sė Autorėve tė Muzikės Popullore (SANAM) nė Beograd .

Ėshtė autori i kėngės sė parė kushtuar UĒK-sė, me titull:”Rroftė Ushtria Ēlirimtare”, e botuar me tekst poetik dhe notal nė tė pėrditshmen “GAZETĖ E RE SHQIPTARE” nė Prishtinė, mė datėn 17 Nėntor 1998, faqe 16.

Ėshtė kantautor i himnit tė Televizionit tė pavarur “Festa” tė Kumanovės, himnit tė “Liberalėve”, “Himnit pėr Kosovėn”, “Marshi i UĒK-sė” dhe Himni i “Flakės sė Janarit” nė Gjilan.

Krijues poetik i mijėra poezive dhe vargjeve tė dedikuara pėr kėngė dhe rapsodi popullore.

Mbledhės i pasionuar i folklorit burimor muzikor shqiptar, i cili deri mė tani ka mbledhur, shėnuar dhe daktilografuar mbi 4000 kėngė tė llojeve tė ndryshme gjithandej trojeve etnike shqiptare. Pos kėsaj, ka botuar me qindra kėngė burimore nė “Folklorin muzikor shqiptar” Bleni 4,5,6 dhe 7 tė Lorenc Antonit.

Publicist i shumė studimeve etnomuzikologjike nėpėr shumė gazeta, revista dhe agjenci tė ndryshme tė internetit.

Ėshtė radio-gazetar dhe gazetar hulumtues i diplomuar, profesion ky qė e ka ushtruar nė shumė mediume publike elektronike dhe tė shkruara, e qė edhe sot punon palodhshėm nė kėto lėmi . Ndėr mediumet publike nė tė cilat ka punua si gazetar dhe moderator i shumė emisioneve, duhet pėrmendur : Radio “Viktoria” nė Gjilan, Televizioni i pavarur “Vali” nė Gjilan, gazeta “Bashkimi” nė Gjilan, Gazeta javore “Fokus” nė Prishtinė, gazeta javore “Perspektiva” nė Preshevė dhe veb faqja elektronike “Zemra Shqiptare” nė Londėr .

Pėr punėn dhe kontributin e tij, gjatė karrierės prej kėngėtari e krijuesi muzikor ėshtė nderuar me qindra mirėnjohje, pllaketa , e dekorata tjera.

Demir Krasniqit , pėr mbledhjen dhe publikimin e dy veprave muzikore tė kėngėtarit legjendar kosovarė Qamili i Vogėl – Muhaxhiri ( pas vdekjes sė tij) , Familja e kėtij kėngėtari tė pavdekshėm , ia dhuroi dy kompletet e gardėrobave kombėtare tė Qamilit tė Vogėl, dhurata kėto qė Demir Krasniqi i mbanė, i veshė dhe i ruan me krenarinė dhe respektin mė tė madh njerėzor .

Nė Qershor tė vitit 2010, pėrmes Shoqatės “Miqtė e Amerikės”, dy kėngėt autoriale tė Demir Krasniqit:”Faleminderit Amerikė” dhe “ Kėngė pėr Presidentin Bill Klinton”, i dorėzohen nė duar Presidentit historik tė SHBA-sė , z. Bill Klinton, i cili e falėnderon publikisht autorin dhe kėto dy kėngė janė tė parat nė historinė e folklorit muzikor shqiptarė, tė cilat hynė nė Muzeun e burrėshtetasve amerikanė , nė Shtėpinė e Bardhė tė Vashingtonit .

Nė Festivalin tradicional “Zėri i Alfabetit-2011” nė Manastir, Demir Krasniqi nderohet me njė mirėnjohje dhe me “Plaketėn e Kongresit tė Manastirit”.

Nė ēmimet e Dhjetorit tė vitit 2011, nėn moton:”Me mė tė mirėt”,organizuar nga Kuvendi Komunal dhe DKRS e Gjilanit, nderohet me mirėnjohje “PĖR KONTRIBUTIN SHUMĖVJEĒAR NĖ SFERĖN E ARTIT DHE TĖ KULTURĖS”.

Deri mė tash, ka publikuar kėto vepra autoriale:

“Mallėngjime e oshtima” – Prishtinė, 1993,

“Qamili i Vogėl – zė qė nuk shuhet”(monografi)-Prishtinė,1995,

“Gjakon Kosova” – Gjilan, 1998,

“Bejtė Pireva” – Gjilan, 2002,

“Zeqir Maroca” – Gjilan, 2002,

“Kėngė krismash lirie I” – Gjilan, 2003,

“Kėngė krismash lirie II” – Prishtinė, 2003,

“Familja Kurti nga Tugjeci “ (monografi) – Prishtinė, 2004,

“Shtojzovallet e Gollakut”, ETMMK – Prishtinė , 2005,

“Kushtrim lirie” – Gjilan, 2005,

“Liman Shahiqi – trimi i Gollakut” – Prishtinė ,2005,

“Kroi i kėngės “- Gjilan, 2006,

“Qamili i Vogėl – Kėngė pėrjetėsie” – Gjakovė, 2006,

“Valle popullore” – Gjilan, 2007 ,

“Kėngė dhe ilahi fetare” – Gjilan, 2007,

“Krenaria e Gollakut” – Gjilan, 2008 ,

“Diell lirie” – Gjilan, 2008 ,

“Lirika popullore e Gollakut” – Gjilan, 2008,

Gėzim Marku :”Intervistė me Demir Krasniqin”, botoi “Zemra Shqiptare” – Londėr , mė 2009 ,

“I pa epur” – Gjilan, 2010,

“Malli pėr Gollakun” – Gjilan, 2010,

“Djepi i kėngės” – Gjilan, 2011,

“Therje me vegsh “ – Gjilan , 2011.

“Amaneti” – Gjilan, 2011.

“Tinguj dhe ofshama” – Gjilan, 2012.

“Komentime dhe pėrkushtime” – Gjilan, 2012.

“ Kėnga ime” – Gjilan, 2012.

“ Sofra e kėngės ” – Gjilan, 2012.

Jeton i pa punė, pa kurrfarė tė ardhurash dhe krijon nė Gjilan.

Motoja e punės dhe krijimtarisė sė tij, ėshtė:

“Pėr emrin e Zotit,
Pėr nderin e kombit,
Pėr gjakun e dėshmorėve,
Pėr eshtrat e varreve”!

Demir Krasniqi,njohės i mirė i muzikės,kėngėtar i ėmbėl,mik i bacės Qamil,bashkėpunėtorė i tij,bacėn Qamil e quan:Qamili i Madh,Bilbili i Kosovės,Mbret i Kėngės,Baba i kėngės,Mėsues i kėngės,Ambasador
i kėngės,Shpirt i kėngės,Mjeshtėr i kėngės,Pioner i kėngės,Veteran i kėngės,Doajen i kėngės,etj.......Vet kėto emėrtime tregojnė se Qamili ishte njeri i madh,por jo vetėm kaq,tregojnė se edhe autori i monografisė

Demir Krasniqi,ėshtė njeri i madh,nga se njeh vlerėn e artit dhe mikut,pa njohėjen e tė cilave nuk mund tė ndihemi as vet se kemi vlerė.

Qamili i vogėl del si kėngėtari mė i spikatur i gjysmė shekulli kėnge.Nė fillim tė kėngės sė vet Qamili ka kėnduar kėngė me motiv nga jeta e tij personale,kėtė e ka shty frymėzimi i rinisė sė tij tė pėrmbushur
plot vuajtėje.Mė vonė me mjeshtri tė rrallė e ka kultivuar kėngėn burimore gjakovare,duke e pasuruar mė vonė me njė vistėr kėngėsh tė zgjedhura nga rrethi i Tiranės,Shkodrės,Elbasanit, Beratit,Korqės.

Nė moshėn e pjekurisė Qamili iu ėshtė rrekur edhe kėngės folklorikeqė i ka kėnduar me mjeshtri,qė ua ka ruajtur me shumė kujdes origjinalitetin.Qamili me sukses diti tė thurė dhe komponoj kėngė tė reja,me
motive qytetare e fshatare,tė cilat u mirėpritėn gjithmonė nga publiku.Ato kėndohen dhe dėgjohen me ėndje edhe sot e kėsaj dite kudo,nė ndejat shoqėrore,ahengje e gazmende popullore,koncerte e mediume
tjera publike e kulturore.Duhet cekur se veprat dhe kenget e Qamilit tė Vogėl,i kanė qėndruar dhe u qėndrojnė tė gjitha kohėrave,kanė tėrhequr dhe tėrheqin vemendjen dhe kėrshėrinė e lexuesit.

Kėngėt e tij:Vajtimi i Avdisė,Kėnga e Rexhės,Krisi Pushka,Dah Polloshka,Met Isufi,Te shtunen nga iēinija,Krisen Topat,Kadal dal,po vjen Pleqnia,ishin karakteristikė e veēantė e kėngėvetė tij tė cilat hynė
nė zemrėn e popullit.Qamili veq si krijues i kėngės dhe kompozitor,me vargjet e veta dhe figurat stilistike na bėnė pėrshtypjen e njė poeti tė rryer.Se ishte poet i mirė ka dėshmuar me shumė nga poezitė e veta,
por quditėrisht pesė vite para vdekjes e kishte shkruar epitafin pėr vdekjen,tė cilin e kishte ruajtur nė fshehtėsi tė titulluar"VJERSHA IME",e cila tani thuaj ėshtė shumė e njohur pėr gjithė ne,unė po i jap
vetėm njė strofė,qė lexuesi sapo tė e vėshtroi do i kujtohet:


VJERSHA IME


O,ju shokė,miqė dhe dashamirė

Kur t“kaloni ndonjėherė kėtu pari

K“theni e m“kqyrni ku jam i shtrirė,

Ndoshta pak ju hiqet malli!

Se kush ishte Qamili i Vogėl,kėtė na e thotė gjėrė e gjatė me disa analiza veq e veq,Demir Krasniqi,tė cilin e falemnderojmė pėr mundin e tij tė madh,qė bėri pėr tė ruajt kujtimin dhe pėr tė na njohur me vepren e tij.

Nga monografia mėsojmė se Qamili ishte njė krijues i begat muzikor,njė mik i ēmuar,njė atdhedashės qė shkruante dhe kėndonte pėr atdheun,ėndėrronte pėr lirinė shqiptare,nuk ishte materialist,gjithēka ēka inēizoj e botoj bėri me mjete tė veta materiale.Qamili i Vogėl ,kohėn kur shumė krijues muzikor,qė turreshin mbas porosive me pagesa tė majme,ai nuk kishte qėllim material,kishte synim nė mbrojtėjen e kulturės kombėtare,pasurimin e saj investoj tėrė jetėn potencialin e tij shpirtėror e material,,udhėtoj me shpenzime tė veta nga oda nė odė, nga fshati nė fshat, nga qyteti nė qytet,nga shkolla nė shkollė,nga koncerti nė koncert,nga njė shoqėri nė tjetrėn,nga njė shtet nė tjetrin nė ēdo mes ku kanė jetuar e punuar shqiptarėt,tė pėrhap,kultivoj dhe mbjell dashuri ndaj kėngės shqipe.Madje baca Qamil e kishte thėnė haptas:

NĖSE KĖNDON PĖR FYTYRĖ-NUK DO TĖ KESH PARA;NĖSE KĖNDON PĖR PARA -NUK DO TĖ KESH FYTYRĖ!Ēka tė shkruajmė mė parė pėr kėtė monografi tė pasur:Na mėson se Qamili si ambasador i kėngės ,qė i dha famė edhe

Radio Prishtinės,pas vdekjes fatkeqėsisht nuk u pėrkujtua as nga ata.Autori i monografisė na njeh:Qamilin e Vogėl,si kėngėtar popullor,si kompozitor i kėngės popullore,formimi i tij si krijues popullor, na jep:Analiza dhe pasqyrėn tabelare tė kėngėve tė Qamilit tė Vogėl,Ambitusi nė Kėngėt e Qamilit tė Vogėl,Veprat e tij muzikore,Qamili i Vogėl si Poet Laik,Popullor,Qamili i Vogėl-Amator i jetės kulturore dhe pedagog i kėngės popullore,Qamili i Vogėl si mbledhės i folklorit muzikor shqiptar,Qamili i Vogėl si producent i parė shqiptar nga Kosova,Qamili i Vogel,ambasador i kenges shqipe nė vende tjera....

Nė fund muzicienti dhe kėngėtari Demir Krasniqi,nė monografinė e Qamilit,jep edhe disa shkrime qė kanė shkruar tė tjerėt pėr Qamilin e vogėl,SI QAMILI I VOGĖL TEMĖ E KONGRESEVE FOLKLORIKE-Shefqet Pllana,

QAMILI I VOGĖL NĖ LIRIKĖN TONĖ QYTETARE-Rexhep Hoxha,SI DUKAT I VOGĖL-Maksut Shehu,KRIJUES E RRAPSOD I PALODHSHĖM-Vehap Shita,GJYSMĖ SHEKULLI KĖNGĖ-Sylejman Dėrmaku,U SHUA EDHE NJĖ YLL I KĖNGĖS"Fjala",

E HARRUAM SI SHPEJT QAMILIN E VOGĖL"Bujku"1993,I MADHI QAMIL I VOGĖL-EsatDujaka,BIE SHARKIA E YMER AGES;Poezi nga Esat Mekuli, dhe ne fund AUTO-EPITAF i Qamilit tė vogėl.

Tė shtjellojmė tani kėta tituj njė nga njė pėr lexuesin tonė,edhe pse duam,kjo duket e pa mundur,por secili qė lexon monografinė Qamili i Vogėl Zė qė nuk Shuhet,nga Demir Krasniqi,do tė njeh bukur jetėn dhe veprėn e Qamilit tė Vogėl.Do tė mėsojmė se Qamili i Vogėl,si njeri i menēur e i urtėr,si atdhedashės e kėngėtar me famė,u bė udhėrrėfyes i shumė kėngėtarėve dhe grupeve muzikore,qė lindėn pas tij nė Kosovė dhe viset shqiptare.Ai nė zemrat e artdashėsve u bė njė ēenie e shejtė e cila nėse lindė,lindė shumė rrallė te ne.Figura e tij ēmohej dhe do tė duhet tė ēmohet kurdoherė,si pėr kah miqėsia,urtėsia,atdhedashuria e kėnga,ai ishte qė qdonjėri nga ne ia kishte lakmi,ēdonjėri prej nesh veēmas kėngėtaret,ėndėrronin tė ishin njė Qamill,si ai.Andaj kėtė gjenerator burimi tė kėngėve sikur do tė ishte mirė ēdonjėri nga ne tė e pėrkujtojmė mė shpesh,tė e nderojmė,rrespektojmė e ēmojmė,punėn dhe veprėn e tij tė pashoq.Edhe njėherė falemnderojmė Demir Krasniqin,pėr monografinė e tij"Qamili i Vogėl zė qė nuk shuhet,mes tė cilės patėm mundėsi tė njohim mė mirė ambasadorin e kėngės shqipe Qamili i Vogėl.


 

 


 
Filozofi
         dhe letėrsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorėve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesėndi
Arsimimi Dashuria (II) Ėndėrrat Humori Mėdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fėmijėt Imagjinata Miqėsia Nga-fėmijėt Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorėt Vetitė
  Dituria Fjalėbutėsia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtėsia Frymėzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotėt   Paragjykimi Tė-pandara
      Lumturia      
____histori kombėtare, vėshtrime, debat, politikė, letra tė hapura____ © Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .