Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

Ballina

Letërsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikë

 

Art -Kulturë - MIRADIJE RAMIQI-EMËR I MADH I KULTURËS SONË

MIRADIJE RAMIQI-EMËR I MADH I KULTURËS SONË

Shkruan:

 

Shaban Cakolli


Shaban Cakolli

Një emër i madh i kulturës dhe letërsisë sonë, një ambasadore e vërtetë e kulturës sonë, e nominuar me çmime, e cila ekspozoi në shumë vende Europiane, prezantoj kulturën tonë kombëtare, si dhe e bëri urë lidhëse me kulturat europiane, një poete e moderuar e me famë, është kjo Miradije Ramiqi. Për te kam lexuar shumë, por me te u njoha në "ORËN LETRARE  TË PAVARËSISË"Në Koblenz të Gjermanisë,ku u binda për aftësitë e saja të pazëvendsueshme,si dhe miqësia me te si poete e  piktore më la mbresa.

Miradije Ramiqi lindi më 11.9.1953, në Pozheran të Vitisë, ku kreu filloren, kurse normalen në Ferizaj e Gjilan më 1972. 1974-1978 Akademinë e arteve (dega e pikturës), e kreu në klasë të prof. Rexhep Ferri dhe të prof. Muslim Mulliqi në Prishtinë.

Jeton në Prishtinë.

Miradije Ramiqi


Ekspozitat KOLEKTIVE:


2008 Galer. e Arteve “Flaka e Janarut” Gjilan

2007 Galer. Qendra e kultures, nentor Mitrovice

2007 Galer. Nacion.” Cifte Hamam”Ekspoz.Mbarekombetare-Ditet e kultures

shqiptare ne Maqedoni , nentor Shkup-Gostivar

2007 Muzeu i Kosoves- ” Rrugët e lirise ” SHAFK, mars Prishtinë

2007 Galeria e Arteve ” Flaka e Janarit ” Gjilan

2006 Galeria e Arteve te Kosovës, Ekspozita ”Çmimi Muslim Mulliqi-2006” Prishtinë

2006 Galeria ” Çifte Amam ”, ( nentor ) me rastin e vendosjes së Shtatores se Skënderbeut Shkup

2006 Galeria e Arteve e Kosoves, ” Salloni i nëntorit” Prishtinë

2006 Kolonia e artistëve ” Festina ” Therandë

2006 Muzeu i Kosovës, ”Dita e Prishtinës” ,qershorë Prishtinë

2006 Galeria e Arteve, "Flaka e Janarit" Gjilan

2005 Galeri d’Art Patenier, ekspozitë e artistëve shqiptarë, 9 deri 28 dhjetor Namyr - Belgjikë

2005 Galeria e Arteve e Kosovës "28 Nëntori - Festa e Flamurit", SHAFK Prishtinë

2005 Galeria Nacionale e Republikës së Maqedonisë, Ekspozita internacionale "Skënderbeu strateg e luftar", Çifte Amam - Shkup

2005 Galeria Arteve e Kosovës, Ekspozita Internacionale "Skënderbeu – strateg e luftëtar" - Prishtinë

2005 Akademia Europiane e Arteve 35o Sallon “Concours Internationa “ Bruksel

2005 Galeria "QAFA" e Ministrisë së Kulturës "Dita e Prishtinës" SHAFK – Prishtinë

2005 Ekspozita “Konkurs Internacional në 70-vjetorin e vdekjes së Aleksandër Mojsiu”, Llugano

2005 Muzeu i Kosovës "8 Mars" Prishtinë

2004 Galeri "ARSENAL", Universiteti Notre Dam de la Paix Namyr - Belgjikë

2004 Akademia Evropiane e Arteve 34o Sallon “Concours International” Bruksel

2004 Shtëpia e Kulturës, "Mitingu i Poezisë" Gjakovë

2004 Galeri "HIBIYA", Ekspozitë Internacionale për Paqe Japoni

2003 Shtëpia për aktivitete rinore "FESTARI" Therandë

2003 Shtëpia e Kulturës e qytetit të Shkodrës Shkodër

2003 Galeri "ARTITUDE", Ekspozitë Internacionale për Paqe Paris

2002 Galeri "CLAE" Luxemburg

2002 Galeria e Arteve të Kosovës, Ekspozita "Dita e Prishtinës" (SHAFK) Prishtinë

2002 Galeria e Arteve të Kosovës, Ekspozita "Portreti" Prishtinë

2002 Teatri Kombëtar, "Kohët e paharruara", Prishtinë

2001 Shtëpia Popullore në Ronneby Suedi

2001 Shtëpia e Kulturës në Hassleholm Suedi

2001 Shtëpia e Popullit në Alvesta, Ekspozitë e Artistëve nga Kosova - Suedi

2001 Galeri- kafe "KOHA", Qendra për Kultivimin e Artit Figurativ (QKAF) "Studio&Plejada", Prishtinë

2001 Galeri Pallati i Rinisë, Ekspozitë e Qershorit "Dita e Prishtinës", Prishtinë

2001 Teatri Kombëtar, "Për fëmijët bonjakë dhe invalidët e luftës" (Eksozitë shitëse) Prishtinë

2000 Galeri-kafe "KOHA", Pamor Art "DARDANËT" Prishtinë

2000 Teatri Kombëtarë "8 Mars" Prishtinë

1998 Galeri Pallati i Rinisë "Salloni i nëntorit" (SHAFK) Prishtinë

1992-2005 Ekspozita tradicionale "Flaka e Janarit" Gjilan

1998 Galeri "EUROPA"- Ekspozitë mbarëkombëtare Gostivarë - Maqedoni

1997 Galeri "Hani i dy Robertëve" - Salloni i Nëntorit" (SHAFK) Prishtine



ÇMIME PËR PIKTURË:


2006 Mirenjohje dhe Medalje të Argjendë në konkursin internacional të ” Sallonin e 36-të të Akademisë Evropiane të Arteve ” në Bruksel 2006

Çmimi blerës i galerisë ”Flaka e Janarit” , Gjilan

2005 Medalje të Argjendë kombëtare në konkursin internacional në ” Sallonin e 35-të të Akademisë Evropiane të Arteve" në Bruksel 2004 Mirënjohje dhe Medalje të Argjendë në konkursin internacional të "Sallonin e 34-të të Akademisë Evropiane të Arteve" në Bruksel Është anëtare e rregullt e:

Shoqatës së Artistëve Figurativë dhe Aplikativë të Kosovës Akademisë Evropiane të Arteve në Bruksel dhe eLidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (anëtare e Kryesisë)

Përveç veprimtarisë në krijimtarinë e kulturës figurative, qysh në moshë të re është marrë edhe me aktivitete dhe krijime të fushave të tjera. Që nga vitet ‘70 është prezente me shkrime poetike, tregime, ese etj. në periodikun tonë: në Fjala, Zëri i rinisë, Jeta e re, Sfinga, Lemba e Ulqinit etj., si dhe në të përditshmen prestigjioze, gazetën Rilindja. Po ashtu është e përfshirë edhe në antologji të shumta në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të huaja.

2007 Antologji e perkthyer ne gjuhen rumune Shpirt i përflakur, Bukuresht

2000 Boton vëllimin e tretë poetik Pëshpërim mbretërie, "Rozafa”,Prishtinë

1990 Boton vëllimin e dytë me poezi Shi në pasqyrë, “Rilindja”, Prishtinë

1981 Boton vëllimin e parë poetik Drithërimë ngjyrash, “Rilindja”, Prishtinë

Çmimet për poezi:

2007 Çmimi i tretë në ”Flakadan i Karadakut” LSHK në Viti

2006 Çmimi i tretë në ”Sofra Poetike” Ymer Elshani në Drenicë

2004 Çmimi i dytë në ” Flakadan i Karadakut ” LSHK, Viti

2001 Çmimi i tretë në "Ditët e Nënës Terezë" të SHSHK, Prishtinë

2000 Çmimi i parë në "Takimet e poeteshave" i SHSHK-së në Vushtrri

2000 Çmimi i parë i "Flakës së Janarit” – “Flaka e Lirisë" në Gjilan

Vushtrri:

1986 Çmimi i parë në "Takimet e poeteshave" i SHSHK-së në Vushtrri

Në dorëshkrim ka disa vëllime me krijime, që presin botimin.




MIRADIJE RAMIQI



Klithmë kohe


Në kufje zëri tingëllim

Në anën tjetër alo Evropë alo Amerikë

Në jetën tonë kufijtë nuk kanë rëndësi

Në zgjedhjen e numrave të shumtë

Zbusim dhembjen tonë të thellë


Në kufje të thëlle prekemi

Në një natë Ëmbëlsi e largët


Loti mbjell e shëron plagë

Dashuri pse rri aq larg

Dashuri pse ikën aq shpejt


Nyje malli lidh ditët-netët

Ëndërron përjetimet me ty

Në kthimin tënd Farë e fatit tonë

Mbjell dhembjen e bardhë


As shkrimet e këtyre vargjeve

Nuk e sherojnë dhembjen tonë

Nga malli për ty o shpirt i trazuar


Ëmbëlsi e largët Një natë të qetë

Thellë prekemi në kufje telefoni

Në anën tjetër zbusim dhembjen

Tingëllimë zëri

Alo Amerikë Alo Evropë

Alo, alo Kosovë Prishtinë Ulpianë Dardani

Alo Prishtinë Alo alo Kosovë

Thellë prekemi në dheun e shtrenjtë

Kosovë Alo …


Prishtinë, 2000



Etje


Derisa krijova portretin tënd

Loti i përzjeu ngjyrat


U shtjen gota


Lotin e dhembjes

Dashurinë e ngjyrës

I piu pëlhura


U thye gota


Derisa e hetoja praninë tënde

Ngjyrat i përzien loti

Ku mbeti portreti yt i gjorë


Vallë, ç’u bë me etjen



Uria artistike


Çdo njëzetekatër orë

Ndjejmë Uri

Hamë Gjuhë

Lëpijmë Buzë

Puthim Sy

Kafshojmë Veshë

Ngopemi Dashuri

Kështu

Pak nga pak

Ikim nga vetëvetja

Mbyllemi në kornizë

Pak fare pak

Bëjmë

Vetëvrasje artistike


Filozofi
Letërsi
Art

histori
tradita
vështrime
debat


citate
intervista
letra hapura
botime reja




 
Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .