Nuk ka dyshim se kėnga e popullit ka luajtur dhe luan ende njė rol tė
rėndėsishėm nė etapa tė caktuara...
Ėshtė ky nėntori i shejtė,i cili po pėrmbyllė njė shekull
veprimtarie,ku populli ynė liridashės bėri luftėra tė mundimshme e tė
pandėrprera,me shumė viktima e flijime,pėr tė rifituar lirinė e humbur,tė cilėn pushtuesit e etur pėr tė gllabėruar
Shqipėrinė, me ndihmėn e Fuqive tė Mėdha,ia dilnin tė na mbanin
tė pushtuar..Kėto luftėra tė pandėrprera heroike shqiptare,ia dolėn tė kurorzojnė njė gjysmė
fitorje me 1912.
Kjo ėshtė njė fitore e shejtė pėr shqiptarėt,nga se ata e dijnė
se po deshėm tė jetojmė tė lirė,tė pavarur,pa tė huajin mbi kokė,kjo
rrugė e mundimshme duhet tė vazhdojnė edhe mė tej.
Saherė duam tė njohim kėtė realitet,duhet tė shpalosim ngapak
historinė,aty do tė njohim ngjarėjet e mėdha tė historisė sonė tė
pėrgjakshme.Megjithatė ishim nė njė kohė tė ligė,tė ndrydhur pėrtokė
nga njė armik i ndyrė,i cili na diktonte nė ēdo porė tė jetės,na diktonte edhe nė shkrimin e historisė
kombėtare! Njė
armik sllav i cili kishte filluar tė kalbej nė mėlqi nga tė bėmat ēnjerėzore,po mundohej tė gjente
shėrimin, me propagandėn
e bashkėjetesės,vėllazėrim -bashkimit,mes tė cilave na kufizonte ēdo hap,na ndiqte,vriste dhe burgoste,me pretekstin
se po shembnim vėllazėrim-bashkimin.
Brenda kėtij shekulli,nga gjiri i popullit tonė dolėn strateg tė
shquar tė cilėt me luftėn e menēurinė e tyre,i dhanė nderė Shqipėrisė
dhe madhėshtuan emrin shqiptar.Megjithatė, nė ato rrethana, pasqyrimi i
kėtyre strategėve nė histori ishte vonuar,madje tė rrallė ishin
historianėt tanė tė cilėt kishin guximin tė i pasqyronin. Shumė mė
herėt para historisė, pasqyrimi i kėtyre strategėve ėshtė bėrė pėrmes kėngės, ku nėpėr gurra kėngėsh
u pėrjetėsuan Gjergj Kastrioti,Ismajl Qemali,Luigj Gurakuqi,Isa Boletini,Azem
e Shotė Galica, Bajram Curri, Mulla Idriz Gjilani, Shyt Mareci,I driz
Seferi, Ramiz Cėrrnica, Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Agim Ramadani, e
shumė tė tjerė........Rrapsodėt tanė nuk ua falėn kėngėt,por
gjetėn prova tė mėdha pėr kėta prijės tė famshėm,tė cilėt
nuk ndryshonin nga tė tjerėt,qė lindėn nga i njejti gji i
popullit,jetonin dhe frymonin me popullin, por famėn, pavdeksinė ua dha
dashuria pėr atdheun,kombin dhe lirinė.Kėngėtarėt tanė njė kohė
nuk ishin tė shkolluar,nuk dinin tė shkruanin e kompononin tekste kėngėsh,po
kishin dashuri pėr atdhe e komb,i nxirrnin me zgjuarėsi kėto vargje,i kėndonin
pandėrpre pėr tė mos i harruar,apo i merrnin nga populli,por qė i kėndonin
me shpirt dhe i ngulisnin nė zemrat e brezave.Sido qė ishte kėto figura
nė kėngė tė kėtyre cikleve heroike me njė brendi tė dhimbshme,
ndjenja mallėngjim, karakteri i tyre i theksuar mbetet epiko-lirik,motiv
i cili ėshtė shumė i kėrkuar dhe jeton nė popull.
Shumė rrapsod tanė e kanė bėrė me mjeshtri pėrjetėsimin e heronjėve
nė kėngė.Viteve tė njėzeta,rrapsod tė pashkolluar,duke u krenuar me
heroizmin e trimave tanė,nxorėn nga shpirti i tyre kėngė tė cilat kanė
jetuar dhe do tė jetojnė nėpėr shekuj.Nė vitin 1913, njė delegacion
shqiptar i kryesuar nga Ismajl Qemajli dhe Isė Boletini shkuan nė
Londėr pėr tė protestuar kundėr Fuqive tė Mėdha qė coptonin
Shqipėrinė.
Sa bukur i kanė kėnduar rrapsod pas rrapsodi,trimėrisė sė
tyre,ku Isa Boletinin nuk kishte Ministri qė ia dilte tė ia heq
armėt nga brezi.Kėnga ėshtė kėnduar:
Nė Atė Lima, shkrepave tė Shqipėrisė, ku Isa Boletini i kundėrshton
kėshtu Lordit anglez:
Kemi ardhur ne kėtu me halle
pse na i ndani tokat Shqiptare?
Se Shqipėria,ėshtė ai dhe
ku ka lindė trimi Skėnderbe
le tė e dijnė ēdokush nė botė
Komb mė tė vjetėr se ne,ska nė Evropė..
Pėr njė qėndresė tė tillė,ėshtė kėnduar edhe kėnga:Ministrit
nė Londėr shkuan e i thanė, ku Lordi duke ndier vetin krenar,se kinse
ishte i pari nė Evropė,i cili paska arritur tė ia heq armėt Isės,merr
kėtė pėrgjigjeje nga Isa:
Sa pėr rregulla i zbatova
njėren arme e dorėzova,
por kėtė tjetrėn,prej brezi se nxora
Mos besofsh po ta tregoj
te shtatė plumba i mbanė nė gojė
Ismajl Qemajli vet mu ma dhuroj
Isa Begu si vetėtima
nxor koburen me dy brina
Lordi plak,u shtang nė vend
ulu i thotė shqiptar,tė bėjmė kuvend.
Rrapsodėt tanė edhe pse nuk ishin tė shkolluar atė kohė,me
dashurinė e tyre shpirtėrore u kanė kėnduar,i kanė jetėsuar dhe
ngulitur nė histori dhe zemėr tė popullit.
Tė tillė ishin rrapsodėt Riza Bllaca,Salih Krasniqi,Sefė
Mleqani,Dėrvish Shaqa,qė me shumė dashuri i jetėsuan mes kėngėve
qindra strateg tė popullit tanė. Mė vonė pėr fat tė mirė,erdhi
koha kur rinia jonė mori hapa nė arsim, i mėsuan gjėrat mė
drejt dhe mė pėr sė afėrmi,u shkruan vet dhe komponuan kėngė,i futėn
nė poezi,kėngė e histori.Kėto kėngė janė kėnduar nga kėngėtar tė
njohur si:
Demir Krasniqi,Rifat Berisha,Bajrush Doda,Ilir Shaqiri, Kastriot Tusha,
Sali Mani, Shaqir Cėrvadiku, Violetė Kukaj, Manjolla Nallbani, Arif
Vladi, Shkurte Fejza, Shyhrete Behluli, Dava Gjergji etj.,,,,,,,
Pėr atė qė jemi ne dėshmitarė,kohėn kur nga gjiri i popullit
lindi UĒK-ja, janė kėnduar gurra tė pashterrshme kėngėsh si pėr
Adem Jasharin,Zahir Pajazitin,Fehmi e Xhevė LLadrofcin,Agim Ramadanin e
shumė tė tjerė,kurse mė tė rralla ishin kėngėt pėr tė rėnėt e
viteve tė dyzeta.
Demir
Krasniqi ėshtė njėri ndėr kėngėtarėt mė tė paepur,i cili nė
krijimtarinė e tij ka mė se katėrmijė kėngė tė vetat dhe po aq tė
mbledhura nga hapėsira shqiptare,ku pjesa mė e madhe iu ėshtė kushtuar
strategėve tanė.
Nuk ka dyshim se kėnga e popullit ka luajtur dhe luan ende njė rol tė
rėndėsishėm nė etapa tė caktuara tė historisė sė kombeve, si nė
forcimin e vetėdijes patriotike ashtu edhe nė mobilizimin e masave
tė gjėra pėr tu bėrė ballė rreziqeve dhe katastrofave, Demiri dha
tėrė tė munduren nga vetja, duke i vėnė dėshmorėt nė qendėr tė
krijimeve tė veta, si kėngėtarė u kujdes qė theksi kryesor tė vihet
mbi idenė patriotike si dhe mbi aspiratat shekullore tė popullit
shqiptar ndaj lirisė, pavarėsisė dhe bashkimit kombėtar.
Mesazhi i kėngėve tė kėtij cikli edhe njė herė prekte nė ndėrgjegjen
e kombit tė ndarė me dhunė:Demir Krasniqi,ka bėrė dhe po bėnė njė
punė tė madhe,punė jo materialiste por kombėtare,pėr tė ndritur
historinė kombėtare mes shkrimeve dhe kėngėve, duke hedhur dritė mbi
figurat kombėtare, pėr bijėt e shqipeve tė vendosur nė kėrkesat
e tyre pėr liri e bashkim.Figura e strategut jetėsohet vetėm kur tė
portretizohet drejt,ky jetėsim mes kėngės.,kėrkon mund, kujdes,
vullnet, mjete materiale, intelegjenė, tė cilat Demiri i posedon,nuk ka
kursyar as mund,as djersė,as para,kur nė pyetje ishte kombi. Nė
krijimtarinė e tij pesėdhjetė vjeēare,nuk ka kursye asgjė nga
vetja pėr tė hedhur dritė reale,mbi figurat mė tė ndritshme tė
kombit,tė cilat u shkrinė pėr diēka tė lartė,tė shenjėt,tė
domosdoshme qė koha na e shtronte dhe kėrkonte prej nesh.
Ai kėto figura i ka jetėsuar nė kėngė,poezi,libra nga tė cilat ka
shkruar mbi njėzet,por qė edhe dhjetėra tė tilla nuk e kanė parė
dritėn e botimit,nga se Demiri nuk ka mė mjete materiale pėr tė
derdhur mbi to,kurse pėr fat tė keq tė rrallė janė sponzorėt qė
ofrojnė mjete pėr libra!Demir Krasniqi ka njė reportuar tė gjėrė kėngėsh,kushtuar
figurave tona kombėtare, Ramiz Cėrnicės, Mulla Idriz Gjilanit, Idriz
Seferit, Isa Boletinit, Afrim Zhitisė e Fahri Fazliut, Shyt Marecit e
Kadri Zekės, Agim Ramadanit, Fazli Grajēefcit, e shumė figurave tė
shquara kombėtare,ku figurėn e tyre e ngritė ēiltėr,drejt,pa
hiperbolizime, duke kėnduar veprat e tyre,frymėzon brezat, i njofton ata
me qėllimin e veprimtarėve tanė,tė cilėt nė futjen nė luftė
pėr ēlirim, ishin pėrcaktuar pėr liri ja vdekje, se nė log tė
mejdanit nuk kishin vend frazat e thata, por veprat konkrete.
Demir Krasniqi,me kėngėt e tijė pėr veprimtarėt kombėtarė,
ndritė figurėn e tyre,qėllimin e tyre tė shejtė,tė cilėt rrugėn e
lirisė kombėtare nuk e kishin nisur rastėsisht,se armėt qė i kishin
ngritur mbi supe,nuk do ua ulnin tytėn e tyre,deri sa rrugėn e lirisė
kombėtare tė e qojnė nė vend,duke paguar ate me ēmimin e gjakut,por
duke bėrė publik edhe amanetin e tyre pėr tė vazhduar rrugėn e lirisė.Si
tė tilla tė ndėrtuara. kėngėt kombėtare tė Demir Krasniqit,janė
histori nė vete,frymėzim brezash,tė dashura pėr tė i dėgjuar dhe
nektar nėpėr breza.Kėtė muaj tė shejtė tė nėntorit,nga veprimtarė,
krijues, kėngėtar, poet, shkrimtar, historian, po organizohen tubime tė
nduarduarshme pėr nderė tė 100 vjetorit tė Pavarėsisė sė
Shqipėrisė,ku po kujtohen e nderohen figura tė ndritura tė
kombit,ndėr tė cilat edhe Ramiz Cėrnica e Shyt Mareci, figura kėto
qė deri mė tani janė pėrmendur fare pak,apo nuk kanė guxuar tė pėrmenden
fare.Pasi kėto ditė do tė nderohet edhe figura e tribunit Shyt Mareci,pėr
tė cilėn publikisht po flitet pėr herė tė parė,e ku mendohet se edhe
nuk janė dhėnė ndriēime tė mjaftueshme pėr te,ne pėr lexuesit po
sjellim njė kėngė pėr Shyt Marecin,ku Demir Krasniqi
pėrshkruan ndritshėm figurėn e tij.
Demir Krasniqi - Kenge Per Shyt Marevcin
-
SHYT MARECI
(BISLIM ZEQIRI )
Shyt Mareci , ni trim si zana ,
Djalė pėr pushkė e kish lind nana .
Me Ymerin e Azizit
Krah ju banė Mulla Idrizit .
Prej Zhegoci e der' n' Zajēec ,
Prej Tėrpeze e nė Tugjec ,
N' Hajkobillė e n' Dabishec ,
Prej Mareci e n' Gjyrishec...
Gjoksat plot me rrethatore ,
Strajcat plot me bomba dore ,
N' istikame e nė llogore
Anė e mbanė n' Kosovė Lindore...
Hije u kishin pushkėt krahut
Si dy yje tė sabahut,
Nė bunkerė bajshin konak ,
Pushkėn kishin si jastak...
N' gjitha fshatrat nė Gollak -
Pėr t' i mbrojt kufijtė me gjak !
Pėr t' i mbrojt tue luftue ,
Tokat tona me i ēlirue !
Kanė dhanė besė, janė besatue
Kurrė tė gjallė , mos me u dorėzue !
Me i dalė hasmit n' mejdan pėr ballė
Mos me i ra nė dorė pėr t' gjallė !
Me u dalė zot, maleve kreshnike
Me i dalė zot, Shqipnisė etnike !
N' ato male , nėpėr Gollak
Shumė kanė nxjerrė kėta trima hak !
Kanė nxjerrė hak, veē pėr shqiptarė ,
Pėr do burra trima t' parė !...
Shyt Mareci, shumė luftonte ,
Por tradhtarėt , nuk i donte !
Kush iu bante argat shkaut ,
Kush ia thente krahun vėllaut...!
Be nė Zotin, kishte ba :
"Ai qė bahet krah me shka,
E nuk din as Zot qė ka,
Vend pėr s' gjalli s' do t' i la
S'e lėshoj t' gjallė, kurrė, pa e vra !
Do ta vras , si me e vra qenin
Ta pastroj prej tyne, vendin !"...
Shumė familje nėpėr Gollak
I dhanė bukė, i banė konak .
Shyti, ishte trim i paqė,
Njeri t' gjallė nuk merrte n' qafė !
Gjithmonė , shokėve ju ka kallxue
Kur kam dalė n' mal me luftue ,
Njiherė Zotit, ju kam betue-
Kurrė i gjallė, mos me u dorėzue !
-Do t' luftoj, sa t' mė bajnė shneti,
Tej t' ė mjet i mramė fysheki,
Nja dy bomba i ruej pėr veti,
Kur t' ėm vjen dita e kiametit
Kėto dy bomba ia zbrazi vetit !
Nė Hajnoc, OZNA e Serbisė
Kish "stranicėn" e milicisė ;
Bashkėpunėtorė kanė rekrutue ,
Shumė me pare i kanė pague!...
Shumėve , poste iu kanė premtue
Me kėqyrė , Shyti , ku asht strehue ,
Me e nxanė t' gjallė , me e arrestue ,
Ose n' kurthė me e likuidue !...
Bashkėpunėtorėt , nė gjah janė lėshue
Me e gjetė Shytin, ku asht strehue !
Edhe n' rreth , gjahtarėt e shtinė ,
E njoftuen milicinė:
"Banju gati, t' ia rrethojmė shpinė
N' shpi t' Rexhė Vrapcės, ish n' Meshinė!"
Mė 8 Shkurt, dyzet e shtatė ,
E rrethojnė Shytin e ngratė .
E rrethojnė OZNA me milici ,
Bashkė me ta, shkuen shumė hafi...
Prej Hajnocit, po shkojnė n' Meshinė
Rexhė Sinanit, ia rrethojnė shpinė:
"Dil, bre Shyt, n' dash me u dorėzue ,
Se i gjallė, s' mundesh me pshtue !"
T' madhe, Shyti, ju ka ngėrmue:
"O, tradhtarė, koki mashtrue,
Kėta gjahtarė, ju kanė tradhtue,
Qysh me kohė, s' ju kanė kallxue -
Shyti, i gjallė, s' ka me u dorėzue!
N' fyshek t' fundit, pėr pa u kallė
Nuk dorėzohet , Shyti, i gjallė !"
Luftė e rreptė kishte fillue ,
S' po mujnė , Shytin, me e zaptue !
Si vetimė e ēau rrethimin
Dhe u nis me e gjetė shpėtimin !...
N' luftė me OZNĖN, dhamė pėr dhamė
E kish marrė nji plagė tė randė ,
Trupi , Shytit, ju kish ligshtue ,
Nuk ka mujtė ma ndej me shkue !
Zhdirgjej Shyti, teposhtė nji shpatit
Ndėr shtėpi t' Shaban Gubacit...
Mu ndėr Bri tė Kurtoviqe
Nė livadh asht ungjė "kambkryqe"...
S' mund t' i bante plagės ballė ,
As s' dorėzohej , dot, i gjallė !
Nxori dy bomba prej nji xhepi
Qė i ruente gjithmonė pėr veti !...
Kėto dy bomba i ka kurdisė
Ra me bark, mbi to, pėrmbys ;
Bombat, shpejt i aktivizoi
Aty, vetin e likuidoi !...
Turren OZNA, si kasapė
Pėr hakmarrje, t' kėrkojnė jatakė !
Kush i bani , Shytit, konak
Ia kanė mėsy pėr me marrė hak ?!
Rexhė Sinanit, nė Meshinė
Menjiherė ia rrethojnė shpinė !
E vranė Rexhėn, n' derė t' oborrit
Veē pse i jepte bukė , dėshmorit ?!...
"Te Ymer Aziz Tugjeci
Shumė ka nejtė, ai Shyt Mareci !
Te Ymeri, tash do t' shkojmė
Edhe atė, ta pushkatojmė !
E ka majtė Shytin, me bukė t' vet
Tė dy bashkė , t' i ēojmė "n' xhenet!"...
Shkojnė, Ymerin, e kanė thirrė
N' derė t' oborrit e kanė lidhė !
Para syve t' robėve t' vet
E kanė lidhė me tė dy djemtė !...
Me Ramizin e Hajrullahin
Babė e djemė, teposhtė po i marrin !
Po i ēojnė para, nėpėr Dibok :
"Asht mėrzitė me t' pa nji shok!...
Asht mėrzitė , nji shok i yti
Qatje poshtė, asht tuj t' pritė Shyti !
Ish mėrzitė, pėr ty, me t' pa
Na erdh keq , prej tij, me t' nda !...
Nė livadh, Shyti, po t' pret
Bashkė me ty, me shkue n' xhenet !"...
Kaluen lumin, pėrpjetė po ngjiten
Muharrem Vrapcės, po i aviten ...
N' Shtab tė OZNĖS, te Muharrem Vrapca
Pak ma parė, ku kish ndodhė vrasja !...
Ku e vranė Rexhėn, tė mjerin
Aty, tash , po e ēojnė Ymerin !
Komandanti, ai barbar
Po i kėrkon dy "vullnetarė" !
Dy milicė, ju kanė lajmėrue
Komandanti i ka urdhėnue :
"Merrne Ymerin, para me e ēue ,
Drejt te Shyti, keni me e ēue ,
Krye pėr krye me i bashkue
Dhe n' atė vend me e pushkatue !"
Qysh ju tha qashtu vepruen
Dhe Ymerin e pushkatuen !
Para djemve , ia morėn shpirtin ,
Veē pse e mbajti n' konak, Shytin !
Nip e dajė, i vranė nė borė
N' histori, mbetėn dėshmorė !
Xhelatxhinjtė , po bisedojnė:
"Komandantėt, nuk na besojnė !
Do t' na kapin neve pėr fyti
Ku kanė mbetė Ymeri e Shyti?!"...
Njeni u tha:"Nuk keni faj,
Pėr kėtė punė, ia bajmė kollaj ,
Po e ngarkojmė , Shytin, nė saj,
Drejt n' Hajnoc, kemi me e ēue ,
Komandantat me na besue ,
Shkije e shkina, kanė me u gėzua !
Shkije e shkina, do t' flejnė rehat
S' e shohin n' andrra, Shytin, pėr ēdo natė !"...
*****
OZNA Serbisht: Odsek za narodnu odbranu = Seksioni pėr mbrojtje
popullore.
Hafi- turqisht = Spiun, tradhtarė .
Demir KRASNIQI
I gjallė dhe nderuar pėr jetė e mot kujtimi pėr Shyt(Vakofci)Mareci.
|