Nė jetėn
e shumėvuajtur e tė pėrmallur na duhej fjala, fjala e shkruar,
fjala e thėnė pėr jetėn tonė kėtu nė mėrgim dhe
vendlindjen. Ēdo rropatje nė jetėn tonė tė mėrgimtarit ishte dhe
ėshtė e lidhur me jetėn e vendlindjes, frymėmarrjen e saj pėr tė
dalė nga gjendja e rėndė qė ishte. Dhe kjo, nuk ėshtė e lehtė, as
dje e as sot.
Mėrgimtarėt
patriot vepruan nė tė gjitha format nė ndihmė vendlindjes. Edhe me
fjalėn e shkruar, informuese, krijuese e kritike, dashuri mbjellėse,
gjithmonė nė shėrbim tė njeriut tonė tė thjeshtė e punėtor nga i
cili buruan tė gjitha arritjet nė vorbullėn e tragjikes sonė qė lamė
pas. Njėra nga lulet qė shkėlqeu rreze shqiptare pa dyshim
ishte revista pėr fėmijėt nė diasporė me emrin aq simbolit
Doruntina. Ajo ishte pjesė e nxėnėsit, jetės sė tij nė
ambientin ku asimilimi troket ēdo minutė. Ishte pjesė e jetės sė
muratorit, kuzhinierit dhe gjithė familjes shqiptare. Doruntina ishte
njė dokument i veprimtarive kulturore nė shkollat ku mėsohet shqip.
Dhe, mė shumė se dokument, ishte porosi pėr dashurinė ndaj atdheut,
kombit e jetės. Ishte porosi ndaj njerėzores dhe pėrballimin e atyre
qė sfidojnė atė. Ishte pjesė edukative e orės mėsimore, ishte
abetare e tė gjitha klasave. Ishte transmetuese e fjalės sė
Rilindėsve tė ndritur, e shkencės, e dashurisė e respektit ndaj botės
pėr rreth. Aty gjeje fjalėt e Naimit, Veqilharxhit, Kristoforidhit,
Jeronim De Radės, Elena Gjikės e patriotėve tjerė , tė atyre
qė gjakun e dhuruan pėr bojė shkrimi tė shkronjave shqipe. Andaj ato
janė tė shenjta pėr ēdo shqiptar. Edhe Doruntina me mesazhet e saj
madhore pėrmes pendėve tė ndritura tė kombit dje e sot. Aty zunė
fill krijimet e para tė filizave tė rinj qė tani janė penda tė
njohura edhe jashtė rrethit kombėtar. Ajo ishte dritarja e parė e
hapur drejt universit njerėzor, kuptimit tė jetės ashtu siē ėshtė
e bukur dhe tekanjoze qė vazhdimisht mbėltohet.
Doruntina
lindi si njė dritė e nevojshme qė theu errėsirėn nė hapėsirat
e jetės sė mundimshme tė mėrgimtarit halleshumė. Aty ku
asimilimi ėshtė pėrditshmėri qė prekė veēan tė rinjtė tanė,
tė cilėt ushqehen nga duart e plasaritura e tė njomura nga
djersa e punės sė mundimshme vetėm e vetėm qė fėmija tė ketė jetė
me dinjitet tė cilėn nuk pati mundėsi ta krijoj nė vendin e
lindjes.
Shpresa
shekullore pėr liri u bė realitet me luftėn heroike tė vajzave
e djemve tanė syshqiponjė. Ata kthyen dinjitetin dhe i dhanė
kuptim jetės sonė. Doruntina ishte gjithmonė me shkrimin e saj nė
ballė tė porosive madhore, Dashuria pėr Atdheun, mbi tė gjitha,
kryefjala e fjalėve. Doruntinės i duhej dora e vėllait qė
amanetin ta bėj realitet nė rrugėtimin pas shtatė bjeshkės ku
njeriu ynė u gjend. Ajo mbeti e izoluar si pasojė e huqeve
tona naive e fanatike. Jo, thanė disa zyrtarė tė Kohės sė Vonuar,
ne na duhet njė revistė pėr diasporėn, pa e pėrfillur rrugėn e
gjatė e tė vėshtirė qė kishte bėrė Doruntina. Vitet rrodhėn qe
nga Berni i dymijė e tretės, kur u kėrkua revistė pėr fėmijėt
jashtė atdheut. Por, nuk doli gjė, Doruntina e vazhdoi me sukses rrugėtimin
nga amaneti pėr vatrėn e pragun e saj tė shenjtė. Pushtetarėt
e rinj nuk u treguan krejt tė sinqertė me Doruntinėn e as me
lexuesit e saj, mėrgimtarėt e vegjėl. Tė ushqyer nga Gota e Kuqe e dėshirojnė
verdiktin edhe mbi Doruntinėn, ta sjellin atė nė pragun e vatrės,
por jo pėr ēmallje por pėr orėn e diktimit nga tregimi i vjetėr.
Ata, harruan se tregimi i vjetėr nuk diktohet nė kohėn e re, kohė tė
cilėn ata nuk kanė hap ta prekin.
Botuesi
i Doruntinės, veprimtari e shkrimtari i mirėnjohur Ragip Rama nuk u
dorėzua. Edhe ska pėrse, derisa e kultivoi Doruntinė me krenarin e
vėllait pėr fjalėn amanet edhe atėherė kur ishte shumė vėshtirė.
Kur fėmijėt lexonin nė ankthin e kthimit apo jo tė babait nė shtėpi.
Atėherė kur Doruntina ishte abetare e vetme nė diasporėn e shumėvuajtur.
Ministria e Diasporės nuk e pa rrugėn e saj, ajo do njė Doruntinė
tjetėr, nė dorėn e saj, ani pse pas shtatė bjeshkėve larg nga frymėmarrja
e mėrgimtarit. Ska rėndėsi kjo, ne do i shkruajmė tregimet nga
zyra e re dhe karrigia e nxehtė e ministrisė pėr nxėnėsin e diasporės,
pėr babin e nėnėn duar ēarė e shpirt thyer. Ne e paguajmė dhe ne
do e shkruajmė, thanė zyrtarėt e rinj dhe vrapuan redaktor e kronist
pas shtatė bjeshkės larg Doruntinės, larg lexuesit mall shumė.
Ja, kėta janė shpresa e progresit tonė pėr nesėr, shpresa e atyre qė
dhanė ēdo gjė pėr lirinė e shumėpritur. Shpresa e mbytjes sė natės
sė kuqe qė la gjurmė e vrragė gjithkund, mjerisht edhe nė
mentalitetin dhe qėndrimin e Patriotėve tė Bardhė.
zgjodhi:Shaban Cakolli
|
|