Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

Ballina

Letërsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikë

 

 Art - Kulturë - GJURMË JETE - ODISE PASKALI

GJURMË JETE

ODISE PASKALI

Shkruan:
Shaban Cakolli
 


Shaban Cakolli

 

 
 

Artisti i shquar Odise Paskali i njohur si skulptori i Skënderbeut, Enver Hoxhës, Naim Frashërit, Stalinit, etj, dy muaj më pasi Shqipëria u pushtua nga Italia në prill vitin 1939, realizoi një vepër kushtuar Musolinit. Bëhej fjalë për një bust fillimisht në allçi e më vonë të derdhur në bronx në Romë. Sipas dy letrave, që mbajnë vulën e arkivit të shtetit busti është porositur nga Jakomoni, komandant i Përgjithshëm në Shqipëri. Kjo kohë e gjeti skulptorn në moshën 36 vjeç, në kulmin e krimtarisë së tij. Ai kishte relaizuar ndërkohë shumë monumente që ishin vendosur në të gjithë vendin. Skulpturat e tij I urituri, Skënderbeu(Kukës), Malësori, Flamurtari, Luftëtari Kombëtar tregonin për një talent të rrallë. Dhe nuk ishte e rastit Odise Paskali i lindur më 1903 në Përmet, kishte mbaruar gjimnazin në Torino të Italisë, e më pas ishte dplomuar në Fakultetin e Lëtërsisë dhe Filozofisë në vitet 1923-1927, po në Torino. Në librin me kujtime të shkruar prej tij botuar më 1986 nga ?SH.B. N.Frashëri? sigurisht nuk thuhet asnjë fjalë për bustin që ai i kishte bërë Duçes, edhe pse kjo gjë duhet të jetë ditur nga autoritetet e kohës.

Në vitin 1939 Odise Paskali ishte i vetmi skulptor shqiptar që mund ta bënte një vepër të tillë i formuar profesionalisht në Itali. Shumë artistë të kohës së tij në Itali por edhe në të gjithë botën kanë parë tek fashizmi një lëvizje të re, plot shpresa. Në fund të fundit mjshtri është mjeshtër, diktatorët kanë patur gjithnjë dobësi për artistët, ata ishin të vetmit që mund ta materializonin ?kokën? e tyre në art, si me thënë në përjetësi. Më pas këtij rasti Odise Paskali do të realizonte edhe buste të tjera diktatorësh atë të Enver Hoxhës dhe të Stalinit. Në rastin e skulptorit sidomos atij me talent takimi me diktatorin vjen një ditë e bëhet i pashmangshëm. Skulptori është i lidhur drejtperdrejt me figurën e tij, duhet ta bësh se nuk ka rrugë tjetër, çdo refuzim do të ishte, një kundërshtim i hapur i pushtetit dhe figurës së tij. Gjithsesi në rastin e Duçes, nuk dihet se a mundi skulptori t’ia dorëzonte personalisht punimin Musolinit, ku ky i fundit ishte ai që personifikonte vetë pushtuesin. Sigurisht ndjesitë e artistit duhet të kenë qenë shumë kontradiktore, pasi u ke bërë buste luftëtarëve çlirues të bësh bustin e një pushtuesi, jo pak të famshëm si Musolini. d he pikërisht, pra më 1939 skulptori Odhise Paskali realizon në bronz figurën e heroit tonë kombëtar Skënderbeut e pak më vonë po atë vit, realizon bustin e Duçes. Megjithë këto fakte Odise Pskali mbetet sigurisht një nga sklptorët më të mirë të epokës së tij.

Ka punuar diku më shumë se 600 skulptura.

Paskali ishte njeri krenar,plot dinjitet,me një vështrim prej shkabe,me një krenari njerëzore.E ngjezi rilindja kombëtare,kjo rilindje ishte një zjarr i madh të cilin paskali e mbajti ndezur,por jo vetëm ai,edhe shumë rilindas të tjerë.E formuan rilindasit Frashiot të cilët bënë Shqipërinë. Paskalin qysh të ri i ati e mori në Koblar, ku atje i mësoi vëllezërit Frashëriot dhe u frymëzua.

Koblarasit ishin mjeshtër muratorë.nga të cilët Paskali e gjeti frymëzimin për të u bërë skulptor.Paskali më 1938për herë të parë bëri skulpturën e dëshmorit kolonjarë me një shqiponjë sipri.Portreti i Skënderbeut ishte punuar edhe më parë,por asnjëherë si ai që e bëri Paskali.Paskali ishte gjuhëtarë por edhe skulptorë i shquar.Busti i Skënderbeut(1930) ishte bërë kryevepra e tij e njohur.

Ishin ndjenja,mendimi e kultura e gjërë që e bënë të njohur si skulptorë të shquar.Me Janaq Paçon e bënë shumë domethënëse figurën e viganit Skënderbe.Paskali ka bërë shumë skulptura :Si Çerçiz Topullit, Isa Boletinit,Kristoforidhit, De Radës,por kryevepër e tijë mund të quhet portreti i Skënderbeut.Si skulptorë dhe artist,ai mendonte punën që bënte,rrethanat dhe e vënte skulpturën si të gjallë,qoftë në natyrë apo shoqëri.

Në pjesën arbëreshe të Italisë gjejmë skulpturën e tijë për Seremben,De Radën,Skënderbeun,etj…Ai që njeh mirë këtë art,që din të dalloi mirë skulpturat,e gjenë De Radën ngritur në mendime,duke recituar poezitë e tij me një mall për Shqipërinë.

 


 


Filozofi
 
dhe
letërsi

 

histori
tradita
vështrime
debat

 


citate
intervista
letra hapura
botime reja

 

 
 

Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .