Filozofi
 
 dhe letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

 

 

 

.....

 

 

Portal - DEMIR  KRASNIQI-Kënga e tij është pasuri e përgjithshme kombëtare

DEMIR  KRASNIQI-Kënga e tij është pasuri e përgjithshme kombëtare

Shkruan:Shaban CAKOLLI
 

Filozofi
 
dhe
letërsi

Demir Krasniqi ky krijues i madh,botues i 15 veprave,këngët e tij lirike i ka përfshi mes krijimeve poetike,që simbolizojnë ndjenjat e dashurisë ndaj atdheut,mallin dhe dhembjen për fatin e individit,herë-herë dhembjen kolektive.Demiri krijoi dhe këndoj me kujdesë këngën historike,duke shquar në te rolin patriotik.Ka një shtrirje të gjërë në traditën poetike,me figuracion shumë të pasur poetik.Njeri i arsimuar,që shpërndau dituri në shumë shkolla të Kosovës,pos arsimit edhe kënga dhe guximi dhe sinqeriteti janë pjesë e pandashme e jetës së tij.Në krijimtarinë e tij nuk ngelet anash asnjë pëllëmbë toke,as krahine shqiptare ,sidomos figurat më eminente të historisë tonë kombëtare.Në të kanë zënë vend më shumë se 800 emra të patriotëve shqiptarë,pa lënë anash edhe vepren e zezë të kriminelëve dhe tradhëtarëve të kombit.Ka trajtuar tema të dhimbshme të historisë së Llapit dhe Gollakut,Drenicës e Dukagjinit,Karadakut,Kosovës Lindore,e në veqanti lëvizjes së NDSH-së,kohën kur për te nuk guxohej të flitej as në odat tona popullore.Po përmendim disa personazhe të krijimtarisë së tij:Nazim Gafurrin,Shyt Marefcin,Ajet dhe Vesel Kosovicës,Asllan Ajetit,Zymer Bekë Dodes,Behlul Klaiqit,Bejtë Pirevës,HajdarBajram Tugjecit,Lam Breznices,Fejzë Ibrahimit,Sylë Zarbincës,Shefqet Bylykbashit,Mustafë Salih Kelmendit,Hasan Ali Remnikut,Mustafë Hetë Kokes,Mulla Idriz Gjilanit,Ramë Halit Gjyryshecit,Zeqir Maroces,Hysen Zhujes,etj...........................

Po kështu Demir Krasniqi shpalos dhimbshëm mes këngës masakrat si ajo e Prapashticës,Gosponices,etj...


DEMIR KRASNIQI

 

Duke i kënduar dhimbshëm dhe me fakte konkrete ai shpalos historinë e vuajtëjes kombëtare më saktë se atë që shkruan historianët tonë.Mbi një kasaphanë të paparë nga asnjë pushtues tjetër,e shohim te pushtuesi i egër sllav mbi shqiptarët,për të cilen flet kënga në vijim:


Ngoni shokë ngoni vllazni

po ja u knoj nji kangë n´sharki

nuk ashtë kangë kjo për dashuri

as nuk ashtë kangë për mahi

kjo ashtë kangë për histori

që ka ndodhë te ne n´Malsi

nuk ashtë prrallë as ndonji trillim

por ashtë ngjarje me plot trishtim

që dej tash ka mbetë anonim

se shumëkush nuk pat guxim

të vërteten ta qes në shesh

por ashtë rue prej veshi n´vesh

si kanë ditë me i tregue t´vetit

nëpër oda njani-tjetrit

për terrorin e Serbisë

kasaphanen në Prapashticë.......

 

Ishte ai janar i zi i vitit 1921,ku pushtuesi përdori tër egërsinëe tij mbi shqiptarët,ku fshatrat e Gollakut u dogjën e u terrorizuan nga ekspeditat eushtrisë serbe,të udhëhequra nga koloneli xhelat Radovan Radoviq,i cili kishte për krah të fortë komandantin e xhandarmarisë Bozhidar Paunoviq,i njohur si Bozhidar Ballofci.Fushata e terrorizimit filloi në fshatrat e Llapit,Lupç,Majac,Lluzhan,Batllavë,Sharban,e gjetiu prej kah fushata mori përmasat në Gollak duke përfshi Koliqin,Keqekollën dhe Prapashticën.Kënga por edhe historia flasin për prerejen e imamit të Keqekollës me familje,atij burri të shquar të arsimuar e guximtar,i cili ishte shkolluar në Prishtinë dhe Shkup,dhe punësuar si hoxhë në Prapashticë dhe Keqekollë.Ky hoxha Mulla Ademi,ishte Adem Emërllahu,burrë i njohur me famë në ato rrethe,i lindur me 1850 në Prapashticë.Pushteti ushtarak serbo-malazez Kosoven e kthej në një poligon ku provoheshin zjarri,pushka,thika dhe trimnia sllave,mbi pleq,femije dhe njerez te pambrojtur.Fshatrat Keqekollë dhe Prapashticë kishin pësuar keq,ishin tubuar në një vend të gjitha moshat dhe mbi ta ishte bërë masakër,ku një komision i kishte gjetur të varrosur nga shtatë vetë në një varr!Shifrat flasin per 1020 të vrarë aty,dhe aksioni kishte qëllimin të vazhdoi në fshatrat Nishevc,Brainë,Orllan,Kalaticë ,Ballaban.Akcionin ua ndërpreu patrioti i madh Nazim Gafurri,i cili shiti tërë pasurinë,tuboj ndihma,botoj gazeta rreth ngjarjes dhe internacionalizoj para botes problemin shqiptar,ku krajli u detyrua nga fuqitë e mëdha të ndërprej akcionin.Por Radoviqi nuk la pa ju hakmarrur Nazmi Gafurrit,gjeti tradhetar shqipfoles qe e vranë patriotin tonë kombëtar për pak të holla!

Këngëtari e mallkon atë bishë të ndyrë që shpien mbi vëllëzer dhe vazhdon këngën

Atij i thonë Hasan Mërkoja

i humbtë fara iu thaftë goja

Qashtu bani Hasan Beteri

zbrazi plumba prej revolveri

veq per hater te Lubo Holcerit

Historia është e gjatë dhe e dhimbshme,ajo vazhdon por ne po ndalemi këtu:Pra kengetari ynë Demir Krasniqi shpalosi fakte historike,rreth masakrimeve që po ushtronte pushtuesi mbi ne.Ai nxori fakte aq te sakta të cilat edhe sot nuk i ka aq të dekumentuara asnjë historian,por edhe i këndoi dhimbshëm dhe i nguliti në zemrat e popullit.

 

DEMIR KRASNIQI-KËNGË PËR MASAKRËN E PRAPASHTICËS


O, ngoni shokë, ngoni vllazni,

Po ju knoj ni kangë n’ sharki,

Nuk asht kangë për dashuni,

Nuk asht kangë, kjo, për mahi !

Kjo asht kangë për histori,

Që ka ndodhë te na n’ Malësi !

Nuk asht përrallë kjo, as trillim,

Por asht ngjarje plot trishtim,

Që der’ tash mbet anonim,

Se shumë kush nuk pat guxim,

Të vërtetën ta qes në shesh,

Por asht ruejt prej veshi n’ vesh,

Qysh kanë ditë me tregue t’ vjetrit –

Nëpër oda njani – tjetrit,

Për terrorin e Sërbisë ,

Kasaphanën në Prapashticë !


Hej, kështu tregojnë njerëzit e gjallë –

Më 11 të muajit Janar ,

Mu në vitin Njizet e Nji ,

Ish kanë çue n’ kamë ni yrrfi !...

Kjo yrrfija e Serbisë –

Mori urdhrin pre Qeverisë ,

T’ formojë çeta terroriste ,

T’ gjithë çetnikë me bajoneta ,

Prejnë shqiptarë në troje t’ veta !

Prejnë me qinda e me mi ,

Gra, pleq, burra dhe fëmi’ !...


Hej, kështu çetnikët kanë ba n’ Drenicë -

Ja kanë mësy për n’ Prapashticë!

Duert përvjelun si kasap –

Kanë mësy maleve n’ Llap e Gollak;

Shakovicë, Lluga e Halabak,

Shkojnë si ujqit llavë e llavë ,

N’ Lluzhan, Majanc e Batllavë,

T’ parët e tyne i kanë tubue,

Shumë zullumet jav kanë vnue !...


Hej, se n’ Koliq, ata kur janë dalë –

Aty i vranë disa Kopranë!

I kanë vra te Zharalitë –

Mësynë me dalë në Prapashticë!

N’ Keqekollë , ata kur po hinë –

Radoviqi, para ju prinë!

Radoviqi , ma i madhi anmik –

Kolonel – ishte mbi çetnikë !

Ai, këtë plojë vetë e udhëhoqi

Me Stojanin Selkiqin prej Domaroci !

Shumë çetnikë patën mas veti –

Danailin nga Boleci.

Nga Bushinca, ishte Dejani ,

Nikollë Slivova e Dushan Sfillani !...


Hej, n’ Keqekollë, kur paskan ra ,

Radoviqi , mësue i ka –

Mulla Ademi, asht shpi me za,

Burrë ma i zoti, n’ Gollak nuk ka,

Na ma s’ pari çatij dojmë mej ra ,

Do t’ ja presim robët e fëminë,

Do ta lidhim, t’ ja djegim shpië!...


Hej, Radoviqi, i pari ju prinë –

Mulla Ademit, në shpi po i bien !

Radoviqi, ai kolonel –

Mish e shpirt ishte kriminel!

Porsi ujku po i thërret në derë –

Mulla Adem, a po del ni herë?!

Po del hoxha, me ta po flet,

-Mulla Adem, a na kallxo drejt,

Ti , sa robë i kie krejt?

Mulla Ademi, burrë i vërtetë,

-Kolonel, po t’ kallxoj drejt,

Tremdhet’ robë, unë, i kam krejt!...

S’ e kanë lanë , mirë, mej krye fjaltë –

E kanë lidhë me ‘i kanop t’ gatë ,

Jashtë ja nxorën fëmijët dhe gratë!

Radoviqi, me dorë të vet –

Tremdhetë robë, qaty ia vret ,

Rend poj vret , n’ zjarr po ja djeg !

Ja dogj robët , ja bani hi –

Atëherë hoxhën n’ prag e ka shtri !

E rrëxoi hoxhën, n’ prag të shpisë –

Ja shkurtoi kryet me sakicë !...


Hej, kanë marrë rrugën përpjetë ni malit,

Xhanaria me ushtarë të krajlit,

Paskan dalë në Prapashticë ,

Me çue n’ vend urdhrin e Serbisë !

Bajnë maskër, bajnë kërdi –

Prej dy vjeçe tej n’ gjasht’dhet’ e dy...

Krejt kta meshkuj poj tubojnë,

Tanve vendet po jav caktojnë,

Grupe – grupe, mahallë – mahallë,

Krejt poj qesin në ni livadh!...

Me mahallë, qysh ishin kanë –

Keqekollën n’ ni vend poj lanë,

Çorrovit e Spahiovit,

Çelovit e Sinanovit,

Miftarovit në njanën anë,

Prapashticën n’ tjetrën anë,

Mahallën e Cubit – njizet e nandë...

Krejt poj lidhin me shoka t’ veta,

Tash po vjen tue ju sosë jeta!...


Hej, atëherë gati pushkët poj bajnë,

Veç po presin me ju dhanë komandë!

Erdh komanda e shenja e parë –

Veç tri pushkëve me ju dhanë zjarrë !

Shenja e dytë, qashtu po thotë –

Me komandë, me e dhezë ni top!

Kur ka ardhë kjo shenja e tretë –

Qinda pushkë me ‘i flakë janë dhezë!

Ju shkoi gjama deri n’ re –

Shumë e mashkujt u shtrinë për dhe!...

Bien për dhe, shqiptarët e shkretë, 

Krejt janë vra njimijë e njizet!...


Hej, luftën hiq nuk e kanë ndalë,

Hecte gjaku valë – valë,

Krejt xhenazet mbetën n’ livadh!...

Nëpër shpia atëherë ju kanë ra,

Shpijat flakë jav paskan kallë,

Robë e fëmijë krejt poj kallin n’ zjarrë,

Nuse e çika t’ reja i kanë marrë!

I kanë çue ato n’ Serbi –

I kanë martue me zor me shki’!...

I kanë nda këto femna t’ shkreta

Për gjithmonë prej trojeve t’ veta !

I kanë nda prej gjakut t’ vet –

Zoti e di, qysh kanë dhanë jetë ?!...


Hej, luftë e madhe ish kanë marue,

Ka ecë gjaku sikur prure!

Se këto malet e kësaj ane,

Nuk mbajnë mend këso kasaphane!

Borë e madhe kish pas ranue,

Nuk ka mujt kush kah me lue!

N’ atë furtunë, disa kanë pshtue,

Sylë Hetemi e Arif Govori,

Veli Salihi e Emin Govori...

N’ atë borë t’ madhe, n’ atë kjamet –

Ish kanë metë ni fëmijë nën djep,

I kish pshtue, ai, nanës s’ vet –

N’ borë përmbys tri ditë e netë,

Aty ish vra nana e shkretë!

Ia vrajnë nanën, qati sabie-

Ia prejnë veshin, djalit, me singi!

Mas tri dite, aj, gjallë ish kanë –

Selim Govori, atij i kanë thanë!...


Hej, pushkatua krejt kur i kanë –

Kanë marrë rrugën, janë ra n’ Orllan,

Të gjithë meshkujt tubue i kanë,

Nishec, Brainë edhe Orllan,

Kalaticë dhe Ballban,

Këtë masakër me e vazhdue,

Kasaphane me marue!...


Hej, Zoti i Madh, kur don me t’ ndihmue –

Prej zullumit për me t’ pshtue,

Sa me metë dikush për farë,

Paska ndie ni djalë shqiptar ,

E lumja nana, ka e kish pasë djalë!

Trim mbi trima, ai burrë – burri,

Emni i tij – Nazim Gafurri !

Patriot e demokrat,

Që punonte ditë e natë,

Veç për popullin kosovarë,

Për të drejta, për shqiptarë!

Ai, këtë punë vesh e kish marrë –

Se po i digjen vllaznit në zjarrë!...


Hej, në Prishtinë, ai rrinte me shpi –

Shiti tokë e pasuni,

Shet dyqane, hane e mulli,

Pare t’ madhe kishte tubue,

N’ çarrshaf t’ grave, tebdil ish marue,

Shpejt e shpejt në Shkup ka shkue !

Nazim trimi, ai burrë bujar,

Shpejt po i gjejka do gazetarë,

Shumë e paret jav paska dhanë,

Jav tregon ngjarjen taman,

Si po lahet toka me gjak ,

N’ shumë katunde n’ Llap e n’ Gollak,

Për me i shkrue n’ gazetën “HAK”!

Përmes lidhjeve të telegrafit –

Thërret ministrat e Beligratit!

Shumë do shokë i ka bashkue –

Po i lajmëron Kombet e Bashkueme,

Për Serbinë, çka ka punue!...

Krejt Evropa, poj lexojnë gazetat,

Për këto krime të vërteta!

T’ gjitha kombet kokan bashkue –

Komisionin e kanë formue,

Me eksperta ndërkombëtarë,

Për mej çue në vend të ngjarjes!

Kështu Evropa, banë intervenimin –

N’ vend të ngjarjes me e pa krimin,

Ku Serbia , banë planifikimin,

Mbarë shqiptarëve me u ba farimin!...


Hej, Nazim trimi e bani ndriçimin –

Për me i sjellë pop’llit shpëtimin!

Ai i qiti në shesh të dritës,

Jo veç krimet e Prapashticës,

Por mbarë ngjarjet dhe të Dumnicës!...

-Janë therrë njerëzit në vatra t’ veta,

Mizorisht, me bajoneta,

Burra t’ rritun, gratë e fëmija,

T’ gjallë janë djegë nëpër shtëpia !...


Hej, krejt Evropa, gazetat poj knojnë,

Syve t’ vet nuk po u besojnë!

Tu i lexue e tu’ u trishtue –

Krajli i Serbisë, çka ka punue?!...

Komisioni – ekspert me shkollë –

Drejt po shkojnë në Keqekollë!

N’ mahallë t’ Spahive , kur janë dalë –

Nga shtatë vetë në ni vorr poj gjajnë!

N’ Prapashticë, kur paskan shkue –

Gjajnë xhenaze t’ djegne, t’ shkrumueme!...

Komisioni kokan trishtue,

Se çfarë krimesh kokan marue!

Çka kanë shkrue – krejt janë vërtetue!

Komisioni ishin betue –

S’ kishim mujt kurrë na me besue,

Se kështu Krajli, mundet me punue,

Gjithë këta njerëz n’ zjarrë mej shkrumue?!...

Mejherë Krajlin e kanë urdhnue –

T’ gjitha krimet mej ndalue !


Hej, Krajli i Serbisë, shumë koka idhnue

Për këtë plan që i ka dështue!

Tel Zhupanit, n’ Prishtinë i ka çue –

Kush asht ai, n’ gazetë qi ka shkrue,

N’ krejt Evropat na ka marrue,

Planet tona, na i ka shkatrrue?!

-Ai – thanë – asht ni burrë prej burri,

E ka emnin Nazim Gafurri !


Hej, kqyre Krajli, çka ka marue ,

Shumë do pare i paska çue,

Njerëz me pare me i pague –

Nazim Gafurrin me likuidue !

Ky Zhupani, n’ kamë na u çue,

Dy xhandar i ka shtrëngue,

Këtë Nazimin, me e likuidue !...

Me e vra birin e demokracisë,

Atë bamirës të gjithë njerëzisë !

I biri i shkaut – Zhivko Kundraxhisë,

N’ Urë t’ Vellushës, ishte kurdisë.

N’ Urë t’ Vellushës, ishte dalë në pritë –

Don Nazimin, ta qëlloj me thikë!

Vjen Nazimi, me dy xhandarë –

N’ te u hodh kjo thika e parë!

Fërfëlloi thika për rreth koke –

Ja hoq fesin , ia qiti për toke!

Fërfëlloi edhe thika e dytë –

Për rrajë t’ veshit ia ka ngjitë!

Plagë të randa i ka shkaktue –

Krimineli shpejt u largue!...

N’ shpi të motrës – djalin e kanë çue,

Iu lidh plaga dhe u shërue!...


Hej, këta agjentët i kanë fry sytë –

Për me i ba atentat të dytë!

Simbas planeve të Serbisë –

Me ni vrasës profesionist !


Hej, vrasësi i dytë, ishte shqiptar,

Hem xhandar edhe tradhtar.

Kriminel – Adem Misini,

N’ kafehane i maskuem hyni,

Hoq revolën, ai tradhtar –

N’ gjoks t’ Nazimit, i dha zjarrë!

Zbrazi plumba mbi gjoks t’ Nazmis,

Veç për hatër t’ krejt Serbisë!

Por , Nazimi kish mbetë i gjallë,

E muerën shokët, e çuen n’ spital!

Në spital, në Mitrovicë –

Veç me e pshtue prej xhandarisë !


Hej, n’ kirurgji – shërohej djali,

Nën kujdes t’ doktor Shamfanjit.

Ky doktor humanitar –

Për shërim, djalin e ka marrë.

Xhandaria i kish premtue –

Nëse mundesh me e helmue,

Ni veturë kemi me ta dhurue!

Ni veturë e ni milion dinarë –

Veç na e hjek këtë trim shqiptarë!

Por Shamfanji – doktor human,

Këtë punë t’ poshtër, ai, nuk e banë!


Hej, e muer djalin, e ka operue –

Plumbi i zi, mushkritë ia kish shpue!

Iu kish ndalë plumbi n’ krahnor –

Kur ka shkrepë, ai vrasës mizor!...

Me mjeshtri e operoi

Dhe Nazimin e shpëtoi!

Por shpirtzi kish prap ndër ne,

Se doktori ish kanë jevre,

Munafiku nazifashist ,

Spiunoi mjekun humanist

Dhe e vranë gjermanët nazist!...


Hej, prapë anmiku nuk rrin i qetë –

S’ donë me e lanë Nazimin n’ këtë jetë,

Ia bajnë gati vrasësin e tretë !

Me Shtatë Maj, në ora dhjetë ,

Mu në vitin Njizet e Tetë,

Prapë e gjetën ni tradhtar,

Që e mbante emnin shqiptar,

I maskuem, ai, ishte xhandar,

Për tradhti kish ba përvoja,

Atij i thoshin :Hasan Mërkoja,

Ju thaftë dora, ju thaftë goja ,

I huptë fara, i huptë vorri!

N’ kafehane, revolen e nxori-

Zbrazi plumba n’ gjoks t’ atij burri,

N’ demokratin – Nazim Gafurri !

Shtiu n’ bamirësin humanitar,

N’ patriotin tonë kombëtar!...

Kështu punoi Hasan beteri –

Zbrazi plumba prej revolverit,

Veç për hatër të Lube Hollcerit !

Seleniqi dhe Lube Hollceri –

Zbrazën plumba prej manxerri!

Kriminelët me armë në dorë –

Tre xhelatë atentatorë!...


Hej, por ai trim – Nazim Gafurri,

Mirë qëndronte me zemër guri!

Para bishave të Zhupanit –

Shtrëngon plagët e s’e lëshon zanin!

Para bishave, ai, nuk dorëzohej,

Para shokëve, ai, nuk ligështohej!

Para vdekjes la porosinë :

“Ju , më vratë këtu n’ errësinë ,

Për ta vra demokracinë,

Për t’ ia zanë diellin – lirisë,

Për t’ ia ba qejfin Serbisë!

Por, kur trupi n’ vorr t’ m’ pushojë –

Demokracia do të fitojë!

Nuk do t’ ketë vrasës e tradhtarë –

Sa do t’ ketë trima e luftëtarë!

S’ do t’ ketë plumba, as xhandari –

Për t’ vra rrugën për liri !

Se Kosova, kurrë nuk shfaroset ,

Do t’ jetojë, e do t’ përsoset!

Le ta dijnë, pra, mirë xhelatët –

Hej, do t’ ketë lindje, hej, ma shumë se vrasjet !




 

 
 
Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .