Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

 

 

 

 

 

 Art - Kulturë - Përkujtojmë këngëtaren e artisten e popullit Vaçe Zelën.

Përkujtojmë këngëtaren e artisten e popullit Vaçe Zelën

Shkruan:

Ramiz Dërmaku

 

Vaçe Zela

 

Vaçe, i këndoi këngët, të cilat dikur njerëzit nuk guxonin as të mendonin?.. ,
Vaçe ZELA,  e kishte krijuar identitetin e vet në muzikën tonë popullore.


 

- Vaçe Zela, e lindur më 7 prill të vitit 1939, një vajzë nga Lushnja, që u bë artistja e popullit, nuk e kishte menduar se të kënduarit e këngës shqipe do ta përfshinin në librin e 500 personaliteteve me më shumë influencë në botë, e vetmja shqiptare që mori këtë çmim nga Instituti i Biografive në Amerikë.Visar Zhiti do e quante zërin e Vaçes, një pjesë të lirisë së munguar. Do të këndonte që e vogël në aktivitetet e ndryshme që organizoheshin në qytetin e saj, ku u zbulua si talent për të qenë pas kësaj pjesë integrale e të gjitha festivaleve të muzikës në radio dhe më vonë në radio- televizion, që prej organizimit të parë të tyre në vitin 1962 dhe deri në vitin 1981, kur u largua nga skena si fituese e çmimit të parë.
                    Vaçe dha një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit, në të cilin ka interpretuar shumë këngë, pjesë e muzikës së filmave. Për yllin e muzikës shqiptare do të vinin njëri-pas tjetrit çmime të shumta. Këngët "Çelu si mimoza", "Djaloshi dhe shiu", "E dua vendin tim", "Ëndrra ime", "Lemza", "Nënave shqiptare", "O diell i ri", "Sot mbusha 20 vjet", "Të lumtur të dua" e shumë të tjera do të mbeteshin në fondin e artë. Ndërsa çmimet që do të shkonin për këngëtaren janë të panumërta. "Artiste e Merituar" në '73-in, "Artiste e Popullit" në '77-ën, "Mjeshtre e madhe e punës", "Qytetare nderi e Lushnjes", po në qytetin e lindjes.Kinoteatrit iu vu emri i saj dhe u ngrit një bust, presidenti Alfred Moisiu i akordoi "Nderi i Kombit", ndërsa u shpall edhe "Qytetare Nderi e Qarkut të Fierit. Të vlerësosh vlerat e njerëzve me vlera është një detyrim moral njerëzor dhe funksional .Kjo është njëherazi një vlerësim dhe mirënjohje dje, sot dhe gjithëmonë do të jetë . Faleminderit z.Vaçaja ZELA . Ky është një model që duhet të nxisë dhe të tjerët. Këngëtarja jonë e mirënjohur Vaçja ZELA,  e kishte krijuar identitetin e vet në muzikën tonë popullore. Është bërë (dhe do të jetë) këngëtare me eksperiencë dhe kishte ( e do të ketë gjithëmon ) adhurues të shumtë. Talenti i saj është dëshmuar shumë herë në festivale, koncerte apo prezentime të tjera, dhe inçizimet e saj , qofshin në ;audio, video , Cd, radio apo televizion, dëshmojnë se me të vërtetë VAÇJA, e ka dhunti të lindur këngën . Talenti i saj është dëshmuar gjatë (mbi ) mbi 40 – vite (mendimi im personal), sa ajo është në skenë. Vaçja, i këndoi këngët, të cilat dikur njerëzit nuk guxonin as të mendonin?.. , i kënddoi ;flamurit, atdheut, heroizmit, patriotizmit, çështjes kombëtare, kombit e Kosovës, etj. Këngët e deritanishme përmbledhin në vete një dashuri të madhe ndaj atdheut, kombit, historisë, traditave, dhe shprehin përkushtimin e saj serioz ndaj këngës . Ne koh të gjatë kemi bërë orvatje personale për të vu kontakt me këtë këngëtare të madhe shqipëtare por nuk ia arritëm dot, sepse vdekja ishte më afër se sa ne. Pra ditë më pare vdiq këngëtarja  e madhe e kombit Vaçe Zela, (2014). Prandaj në shenjë respekti e nderi që ruaj për te vendosëm që përmes “Gazetës kombëtare“Bota Sot“ ti shprehim ngushllime familjes  së saj.., shokëve, miqëve, adhuruesëve të saj  Vaçja jonë e madhe , çdo herë dhe në çdo kohë edhe përkundër gjendjes së vështirë që mbretëronte gjatë viteve të kaluara në Shqipëri, gjithëmon ishte e dashur, e qeshur , e urtë, simpatike, e magjepëse , për dëgjuesin.

Ajo me zërin i saj tonik “shpërthente“
 kodra e male dhe
zëri i sajë jehonte
kudo në trojet etnike shqipëtare.
 Kjo këngëtare e madhe shqipëtare, i këndoi; Atdheut, Flamurit, dashurisë ndaj vendlindjes, trimërisë dhe guximit, besës dhe gjykoi ashpër trathtinë. Më kujtohet sikur sot, kur xhaxhai im ( i ndjeri) Hafizi, kishte blerë një radio të markës “Portorozh“, e madhe .., shumë e madhe .., dhe kur ne e lëshonim ajo zinte- apo themi mund të dëgjoje Radio Tiranën, Radio Kukësin, etj. I kujtoj me mallë dhe nastalogji këngët e saj të pa harruara,“ Valësi i Lumturisë“,“Natën Vonë“,“Mesnatë“,“Nënave Shqipëtare“,“Nuk e fshehim dashurinë“,etj. Sipas informatave që ruajë nga e kaluara,Vaçja, ka filluar të këndoj shumë e re, aty nga masha 9 apo 10- vjeçare. Në moshën 23 – vjeçare, Vaçja fitoi çmimin e parë me këngën “Fëmija i parë“ . Nga viti 1962 deri më 1980 , fitoi shumë herë çmimin e Festivalit të Këngës në Radio dhe Televizionin shqiptar. Disa herë mori çmimin“ Nderi i Kombit“,“Artiste e Merituar“,“Artiste e Popullit““Mjeshtre e Madhe e Punës“,“Qytetare Nderi e Lushnjës“.., etj . Në vitin 1997- 1998, në Britani të Madhe- KEMBRIXHI , fitoi“ Mikrofoni i Artë“,nga Kosova( Ministria e Kulturës) Mori çmimin“Çmimi i Karierës“ . Ajo tani sipas të gjitha informacioneve të fundit jeton dhe vepron në Zvicër-pikërisht në qytetin BAZEL. Edhe ne përmes këtyre vargjeve i dëshirojmë shëndet të mirë, jetë të gjatë dhe të lumturë, njiherit edhe këthim sa më të shpejtë në vendlindje. Shpresoj se përmes këtyre vargjeve ne do t‘ia përcjellim edhe me mija e mija urime të bashkëatdhetarëve tanë si nga trojet etnike gjithashtu edhe nga diaspora.
Që në vitet e rinisë sime, ashtu si për intelektualët e tjerë dhe mijëra e mijëra shqiptarë, e mbaj mend e  kujtoj, se ishte dhe do tue mbeteni Ylli i pashuar dhe dritëplotë i këngës dhe artit shqiptar.
Jam i bindur se zëri dhe shpirti juaj i ndjeshëm, është prekur aq shume gjatë jetës, sa dhe ua ka kufizuar, sadopak në vitet e fundit, gjendjen tuaj shendetësore. Por jam i sigurtë, se ju keni qenë dhe jeni një Shqiponjë, gjithnjë në fluturim dhe e paepur, e cila i mposhti tue gjitha ato dhimbje, me guxim,  keni për të mbetur përherë e re, në mendjet dhe zemrat e të gjithë atyre shqiptarëve, që e kanë përjetuar e dëgjuar zërin tuaj brilant dhe këngën tuaj aq frymëzuese për jetën.

Unë me zemrën dhe familjen time, ju shprehu ngushllimet për nënën, motrën, mbesen, këngëtaren, artisten e popullit, kombit  yllin e muzikës popullore shqiptare, Vaço Zelën.
Gazetari Ramiz Dërmaku, me familje nga qyteza Wengarten – 9 02. 2014-  Gjermani:
 

 


 


Filozofi
 
dhe
letërsi

 

histori
tradita
vështrime
debat

 


citate
intervista
letra hapura
botime reja

 

 
 

Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .