Një pedagog i kulturës,krijues i këngës folklorike
dhe popullore,kompozitor,këngëtar i shquar e mbledhës i përkushtuar i folklorit,gazetar,
instrumentist dhe poet,është ky Demir Krasniqi,i
cili një jetë me përkushtim ia kushtoj kulturës
sonë kombëtare,këngës ,publicistikës dhe
poezisë.
Me këngën ka filluar në bankat shkollore
në fëmijëri,por famën e mori vitin 1968,kur atë
kohë nisi edicionin e parë në Radio Prishtinë
me këngën"Kuvendon Marta me gra",e cila nga dashamirët e artit mori jehonë të fuqishme,më pas
këngën dhe diskun e parë"Frynë Murlani me Stuhi",
që i kushtohej Gjergj Kastriotit në rastin e 500
vjetorit të vdekjes,këngë kjo që është adhuruar nga
gjithë artdashësit dhe u ka qëndruar të gjitha
kohërave.Demir Krasniqi ka edituar qindra albume që
nga disqet e gramafonit atë botë,audio dhe video
kasetave,e deri te disqet moderne që editohen
sot. Demir Krasniqi punën e kulturës e ka ushtruar
me shumë përkushtim dhe ka më së tepërmi këngë të
cilat vet i ka shkruar,komponuar dhe kënduar,
ka mbi katërmijë këngë të vetat dhe po aq të
mbledhura në hapësirën mbarë shqiptare.Të shkruash
për këtë krijues e këngëtar të madh,asesi nuk mund
të përmbyllesh me shkrime gazetash,madje edhe të shkruash për te edhe libra.Demir Krasniqi shquhet
si autor dhe kantautor i festivaleve tradicionale
"Akordet e Kosovës";"Kosovarja këndon";"Eshkë e
ndezur mbi Shkëlzen",e festivale tjera.....Veq
festivaleve vendore ka marrur pjesë edhe në ato
kombëtare dhe ndërkombëtare. Rrespektues me shumë
merita i skenës dhe artdashësve,ka marrur pjesë nëpër mijëra koncerte publike,dasma e festa nekënd trojeve shqiptare.Demir Krasniqi është
nderuar për punën e tij me shumë shpërblime,çmime,mirënjoheje
e falemnderime.Nga viti 1999 ka punuar
si gazetar dhe redaktor i kulturës në Radio Victoria
në Gjilan,në televizionin e pavarur"Vali" në Gjilan,i
rregullt në gazeta javore dhe portale
si Rokusi,Rajonipress.com,Zemrashqiptare.net,Info Pasqyra, Presheva jonë,
filolet.com, e
shumë të tjera.I moshuar afro 65 vjeçar,ai rinohet
me punë
ai nuk di për pushimin,ka punuar mësues në shkolla
fillore e të mesme në shumë vende të Kosovës, si
pedagog i kulturës muzikore. Demiri shkruan,
krijon, kompozon,ndihmon e afirmon talentet e ri të muzikës.Për ideologjinë e këngëve që ka krijuar dhe
kënduar para masës,
Demiri ka qenë i ndjekur
dhe dënuar nga regjimi sërb,madje shumë këngë ia
kanë zhdukur nga radiot dhe televizionet.Demir
Krasniqi ka botuar gjashtëmbëdhjetë libra dhe poaq i ka të pregaditura për botim, por gjendja
materiale në të cilën tani ai ka rënë nuk ia
mundëson më tepër të botoj,kurse Ministria e
Kulturës
nuk qajnë kokën sot për vlera,kështu donatorë të kulturës kombëtare sot ose nuk ka fare,ose nëse ka
të tillë,mund të i numërosh në gishta.
Njerëz të mirëfilltë të cilët njohin dhe duan të
njohin vlerat,te Demir Krasniqi gjejnë një bagazh
të begatshëm krijimtarie,sepse ai me një
dashuri,talent,punë të pa rreshtur,ka krijuar vlera
letrare,artistike e historike.Demir Krasniqi këndoi
gjitha llojet e këngëve folklorike dhe
popullore,gjitha motivet,por krijimtaria më e dashur, më
e fuqishme,më me shpirt,është ajo e rrapsodive
historiko-kombëtare,të cilat mjerisht
nuk i pati shkruar historia,këtë histori të
pashkruar ai e shkrou vet dhe e këndoj me shumë dhimbje,por
nga kjo dhimbje e madhe padyshim buronte
edhe krenaria edhe tek njerëzit e rëndomtë,por
liridashës e martir të cilët flijuan vetën për
mbrojtëjen e kombit dhe pragjeve të shtëpisë, të
cilët Demiri i ringjall me këngët e tij të
dhimbshme të cilave u jep shpirt.Demir Krasniqi
shkrou historinë kombëtare përmes këngës,poezisë
dhe
publicistikës.Duke shfletuar me vemendje librat e
tij,u ndalëm ngapak në vlerësimin e disave prej
tyre fillimisht tek libri"KUSHTRIM LIRIE"
KUSHTRIM LIRIE
Pjesa dërmuese e shkrimeve të këtij libri bënë fjalë
për fshatrat e Gollakut të ish-Kamenicës,të cilës
kohë më parë i dhanë toponimin"Dardanë"
Por quditërisht mbeti vetëm toponim,nga edhe sot po
e quajnë Kamenicë.Ky libër sado pak,është libri i
parë që u kushtohet këtyre fshatrave,libër
i nevojshëm nga se Gollaku kishte një histori të
lavdishme kombëtare,por lënë nën pluhurin e
harresës,nga se ato kohë Gollakut i mungonin pena
për të përshkruar këtë histori.Demir Krasniqi me
mundi por me forcë e vullnet,i fakton këto histori
të vuajtura të Gollakut,duke i stolisur
me nota e figura qoftë në poezi,qoftë në këngë,ku i
këndon me mjeshtri dhe stil,dhe si në poezi ashtu në
këngë i bënë të ngulitura në zemrat
e popullit liridashës.Nëpër tufë këngësh Demir Krasniqi
përshkruan historinë e lavdishme të banorëve të
Gollakut,të cilët çdo kohë i bënë rezi-
stencë dhunës së pushtuesëve.Me këso fytyrash të
ndritura heroike ishte mjaft e pasur edhe vendlindja
e tij Tugjeci,si dhe mbarë fshatrat e Gollakut, bijë e bija të së cilës u flijuan për këtë malësi,të
cilët me të bëmet e tyre stolisën historinë me
trimëri dhe krenari,për më të shenjëten,lirinë.
Këto tufë të pasura këngësh Demir Krasniqi i furë
me një besnikëri,dashuri dhe krenari,përmes figurës
së këtyre martirëve,të cilët vënë jetën
e tyre në peshojë e u flijuan nëpër shekuj,për të bërë Kosovën e lirë.Figura të shumëta
veprimtarësh,për të cilat liria ishte mbi të
gjitha,gjejmë
shumë në librin"KUSHTRIM LIRIE",prej të cilave po
shpalos disa nga to, si:Rabë e Ajete Pishtari, Hanife
Rushiti, Asllan Shahin Dushica,Xheladin
Zhuja, Mulla Idriz Gjilani,Hasan Ali Remniku,Alush
Hogoshti,Sylë Zarbinca,Muharrem Fejza,Lotë Vaku,Zijah
Shemsiu,Rexhep Mala, Metush Krasniqi,
Shyt Mareci,Kadri Zeka,Rexhep Mala,Rafet Isufi,Zeqir
Maroca, Halil Fejzullahu, Agim Ramadani, Muharrem
Shahiqi,e shumë figura tjera të ndritura të
Malësisë së Gollakut.....
Të shkruash për dashurinë
e tyre ndaj atdheut nuk do të mund të e pasqyrosh me
shkrime gazetash, por të gjithë ata që
duan të njohin në tërësi këto figura të atyre
strategëve,duhet lexuar në tërësi librin "KUSHTRIM
LIRIE".
GJAKON KOSOVA
Vitet kur po shkruhej kjo përmbledhje e këngëve nuk
ishin kohë këngësh,
ishin vite sfidash e tmerresh,dhëmbjesh e ofshamash,të
dalura nga zemrat e një
populli,i cili ishte nisur rrugës së qëndresës,kushtrimit,për
të i thënë vdekjes:
Ja ku jam për lirinë”Këtu më ke,sot dhe kur të duhem”.Nuk
është thën që moti rastësisht:”
Vaji i burrit është kënga”:Atë kohë autori i këtij
libri”GJAKON KOSOVA”,Demir Krasniqi,ishte i ngarkuar
me këto dhëmbje kohe,kohë kur pushtuesi i egër
barbar,para syve të botës së quajtur demokratike,po
i rrëmbente popullit liridashës shqiptar gjithçka
nga liria,edhe pse në këto katrahura e sfidime,populli
liridashës nuk po lëkundej nga qëndresa,por secili
prej tij mundohej të vënte nga një gurë në themelet
e kështjellës,qëndreses, arsimit,duke hapur shtigje
të reja nën breshëri plumbash,për të i dalur zot
Kosovës martire,duke
mbrojtur me gjak të gjitha vlerat që e
karakterizojnë shqiptarin si popull liridashës.
Ishte kohë kur pragjet shqiptare po mbroheshin me
gjak,ku gjaku po rridhte rrëke,në njerën anë
nga trimat e lirisë që po mbronin me armë trojet e
tyre duke luftuar pushtuesin barbar,
dhe në anën tjetër nga veprimet e ndyra tinëzare të
armikut qyqar,i cili në pamundësi të matej në beteja
me trimat,
masakronte njerëz të pambrojtur,fëmijë,gra dhe pleq,masakra
këto të papara ndonjëherë në historinë e njerëzimit.
Pra ishte kohë kur Kosova lahej në gjak,andaj autori
Krasniqi me të
drejtë e titulloi librin”GJAKON KOSOVA”.Përmbledhja
me rrapsodi”GJAKON KOSOVA”e Demir Krasniqit
padyshim është një vulë e kohës, një kronikë
dhëmbjesh,për ngjarëjet që rënduan mbi kurrizin
e popullit tonë,të cilin padrejtësisht pushtuesi e
kishte nëpërkëmbur,
dhe tani ky popull liridashës po detyrohej që me
gjak të mbroi pragun,shtëpinë,familjet dhe tokat
shqiptare.
Këto përmbledhje këngësh janë këngë të dhembjes dhe
krenarisë:Ja përse:
Këngë të dhembjes nga se autori në shpirtin e tij
ndjeu thell dhembjen mbi torturat, masakrimet, djegëjet
dhe përndjekëjet
që po ua bënte armiku popullit të tij,dhe me dhembje
proteston mes këngëve të shkruara,na jep
vargje që i ofrohen një poezie plot me vlera
artistike,e cila do të
mishërohet me ndjenjën dhe përjetimin,e cila do të
mbetet një histori
e kapshme që do u përcillet brezave,qoftë dëgjuesit
si këngë,qoftë lexuesit si vepër e begatëshme.
Këngë krenarie nga se theksi i veqantë i këngës
gjëthnjë bie mbi qëndresën dhe optimizmin
e një populli,i cili i rënë nën veprimet çnjerëzore
të pushtuesit,nuk po lëkundej asnjë çast
nga mbrojtëja e pragut, por flijonin me vendosmëri
për liri,dhe kjo vendosmëri tregonte se
fitorja bie në anën e tyre.Ishte kohë kur bota
demokratike ende po
qëndronte e luhatur ndaj Kosovës,kohë kur para syve
të kësaj bote,pushtuesi i egër serb
po ushtronte kasaphanë mbi shqiptarët,andaj Demiri
po protestonte me vargje kundër këtyre luhatëjeve,duke
i ftuar
botën demokratike për një vënje drejtësie,ku
shprehet:
“Unë jam biri i Nënë Terezës
Bijë shqiptare,nënë e botës,
unë me motra e vëllezër
Jam familje e Evropës”
Rrapsoditë e përmbledhëjes “GJAKON KOSOVA”,e autorit
Demir Krasniqi,
janë dhe do të mbesin dëshmi para botës,para brezave
tanë,për mizoritë që janë ushtruar mbi popullin tonë,të mbështjella
me tmerret më tragjike në histori.
Nota e tij e protestës mbi veprimet çnjerëzore që
ushtroi armiku mbi njerëz të pambrojtur, përmblidhet
kështu:
“Presin fëmijë,ata famëkeq
Pleq e plaka 90 vjeç
Therrin në bark shtatëzëna t´mbeta
Nxjerrin fëmiun me bajoneta”!
Autorit iu është dashur të fur rrapsodi të gjata,sepse
vetëm si të tilla autorit i jepnin mundësinë që në
formë kronolo-
gjike të paraqes ngjarëjet tragjike të vitit 1998.,të
shkaktuara nga një ushtri armike,që të
vetmin art kishte ushtrimin e krimit mbi një popull
liridashës.
Përmbledhja”GJAKON KOSOVA” përbanë njëzet rrapsodi,mbi
të cilat apostrofa është figurë
e pranishme,figurë e cila i bënë të fuqishme
kushtrimin dhe ndjenjën e një populli,e cila e gërshetuar me gradacionin
rritë ndjesinë dhe e bënë vargun,strofën,poezinë të
ndjeshme,të kapur, të dashur, dhe melodinë
që i ka dhënë autori mishërohet gjithësesi me
ndjenjen e lexuesit dhe dëgjuesit.
Demir Krasniqi edhe si krijues,kompozues,këngëtar me
mjeshtri përdor figurat si: epitetin, krahasimin, simbolin ,metaforen
ku me mjeshtri,ndjenjë dhe dhembshuri,mburrëje dhe
krenari,e bënë këtë
përmbledhëje të fuqishme e të mirëfilltë letrare,me
elemente të begatshme jo vetëm për të e lexuar,por
edhe për të e kompozuar
dhe kënduar.Si e tillë përmbledhëja”GJAKON KOSOVA”, merr
vulën e një përmbledhjeje të mirëfilltë
e cila do u qëndroj të gjitha kohërave.Lexuesi i
vemendshëm dhe dëgjuesi i mirëfilltë i kësaj
muzike të traditës historike,do të kenë në dorë një
libër të fuqishëm,si
dhe një reportuar këngësh të dhimbjes dhe krenarisë,që
është përplot mbushur begati e ndjenja
krenarie dhe dhembshurie,por i përmbyllur me plot
vlera.Përmbledhja me
rrapsodi”GJAKON KOSOVA” ishte dhe do te mbetet vulë
e kohës, një kronikë
dhembjesh për gjithë ngjarëjet që rënduan mbi
kurrizin e popullit tonë,
por edhe e veshur me krenari qendrese të popullit të
palëkundur që mbi
të gjitha synonte lirinë.
Tani lexuesi apo dëgjuesi nuk di cilën rrapsodi ta
vë në vendin e parë:
-Unë jam biri i nënë Terezës
-Masakra në Drenicë
-Ose vdekje,ose liri
-Gjaku tu bëftë dritë
-Rroftë Ushtria Çlirimtare…… nga se në të gjitha
gjenë kronikë dhembjesh,por edhe krenarie.
Jehuan këngët shqipëtare
Rroftë Ushtria Çlirimtare
Na i zgjidhë prangat e robërisë
Na i sjell rrezet e lirisë.
Po,Demiri nuk lë pa i vuar në thumb edhe tradhëtarët
e kombit,të cilët atë botë bashkëpunonin
me pushtuesin.
O ky tradhëtari kudo qoftë
Shumë kollaj është për ta njoftë
Mendje prishur-ftyra t´mjera,
Pleh i kalbur-ju vjen era
O,për komb t´vet-njeh kombe tjera!
Demir Krasniqi ka botuar 16 libra me këngë,por kohën
kur botoi”GJAKON
KOSOVA”, në Kosovë po lundronte gjak,atë botë ky
ishte libri i tretë
i Demir Krasniqit,por lexuesi që e lexon në tërësi
do të bindet se kemi të bëjmë me një libër të
historisë të vuajtur
kombëtare, plot vlera që do ju shërbejnë brezave./
"KRENARIA E GOLLAKUT"Demir Krasniqi-Gjilan 2008
Njëri ndër krijuesit tanë të shquar,poet,muzikolog,
publicist
është Demir Krasniqi,i cili me punën e tij të pa
epur hyri në zemrat dhe dashuritë shpirtërore në
mesin e çdo familjeje të sprovuar.Demir Krasniqi
shkrou mijëra këngë të gjitha motiveve,poezi dhe
histori kombëtare,nëpër kohë të vështira që i takuan
edhe gjeneratës së tij,kohë të cilat pushtuesi me
forcën e armëve, ndjekëjeve,vrasjeve dhe burgosëjeve,po
mundohej të vëj rrënjet e pushtimit mbi trungun
shqiptar të Dardanisë të dhuruar nga vet zoti,e të
trashëguar gjysh e stërgjyshër nga iliria.Demir Krasniqi
një këngëtar dhe krijues u frymëzua nga vegjëllia
për të dashur atdheun dhe njerëzit e tij,për atdheun
dhe popullin,këndoi e shkrou,gëzime dhe dhimbje,përkundraj
sakrificave e sfidave nuk u ndal asnjë qast,por
hodhi dritë mbi personazhet e historisë sonë
kombëtare.Demir Krasniqi,emër i njohur i penës dhe
këngës deri më tani shkrou gjashtëmbëdhjetë libra,por
ne zgjodhëm të flasim për librin"KRENARIA E GOLLAKUT"
libri i katrëmbëdhjetë i tij,i cili u botua me rastin
e shënimit të dyzetvjetorit të krijimtarisë së
tij.Pa hyrë më thell në analizën e këtij libri,desha
me pak fjalë të ju njoh me jetën e autorit:Shënime biografike për pedagogun, këngëtarin,
kompozitorin, poetin, mbledhësin e folklorit,
publicistin dhe gazetarin: DEMIR KRASNIQI
U lind më datën 10 Shkurt 1950, në fshatin Tugjec të
Malësisë së Gollakut, komuna e Kamenicës.
Gjatë jetës së tij, ka ushtruar këto profesione:
-Pedagog i kulturës muzikore me një përvojë rreth
dyzet vjeçare në shumë shkolla fillore e të mesme të
Kosovës.
-Këngëtar dhe rapsod popullor, i cili duke filluar
që nga viti 1968, si këngëtar i rregullt i Radio
Prishtinës, ka dhënë një bagazh shumë të madh
inçizimesh me qindra këngë dhe albume të ndryshme
muzikore, duke filluar nga shiritat e celuloidit,
disqeve të gramafonit, audio kasetave, video
kasetave, kompakt disqeve, DVD- ve etj.
Si këngëtar dhe rapsod popullor, përveç mijëra
dasmave e gëzimeve familjare gjithandej trojeve
etnike shqiptare, përveç shumë koncerteve e
festivaleve vendore, ka qenë katër herë përfaqësues
i këngës kosovare në festivalet ndërkombëtare.
Më 1996, ka qenë i vetmi përfaqësues nga Kosova, në
Koncertin festiv mbarëkombëtar me karakter fetar në
Shkodër.
Me rastin e Jubileut të 100- vjetorit të Kongresit
të Alfabetit, më 15 Nëntor 2008, ka qenë i vetmi
përfaqësues – kantautor nga Kosova.
-Kompozitor i më se 2000 këngëve dhe valleve në
frymën e melosit tradicional popullor burimor. Është
autori i këngës së parë kushtuar UÇK-së, me titull:”Rroftë
Ushtria Çlirimtare”, e botuar me tekst poetik dhe
notal në të përditshmen “GAZETË E RE SHQIPTARE” në
Prishtinë, më datën 17 Nëntor 1998, faqe 16.
-Krijues poetik i mijëra poezive dhe vargjeve të
dedikuara për këngë dhe rapsodi popullore.
-Mbledhës i pasionuar i folklorit burimor muzikor
shqiptar, i cili deri më tani ka mbledhur, shënuar
dhe daktilografuar mbi 4000 këngë të llojeve të
ndryshme gjithandej trojeve etnike shqiptare.
-Publicist i shumë studimeve etnomuzikologjike nëpër
shumë gazeta, revista dhe agjenci të ndryshme të
internetit.
-Është radio-gazetar dhe gazetar hulumtues i
diplomuar, profesion ky që e ka ushtruar në shumë
mediume publike elektronike dhe të shkruara, e që
edhe sot punon palodhshëm në këto lëmi .
Deri më tash, ka publikuar këto vepra autoriale:
1. “Mallëngjime e oshtima” – Prishtinë, 1993,
2. “Qamili i Vogël – zë që nuk shuhet”(monografi)-Prishtinë,1995,
3. “Gjakon Kosova” – Gjilan, 1998,
4. “Bejtë Pireva” – Gjilan, 2002,
5. “Zeqir Maroca” – Gjilan, 2002,
6. “Këngë krismash lirie I” – Gjilan, 2003,
7. “Këngë krismash lirie II” – Prishtinë, 2003,
8. “Familja Kurti nga Tugjeci “ (monografi) –
Prishtinë, 2004,
9. “Shtojzovallet e Gollakut”, ETMMK – Prishtinë ,
2005,
10. “Kushtrim lirie” – Gjilan, 2005,
11. “Liman Shahiqi – trimi i Gollakut” – Prishtinë
,2005,
12. “Kroi i këngës “- Gjilan, 2006,
13. “Qamili i Vogël – Këngë përjetësie” – Gjakovë,
2006,
14. “Krenaria e Gollakut” – Gjilan, 2008 dhe
15. “Diell lirie” – Gjilan, 2008.
Librin voluminoz
me titull:”LIRIKA POPULLORE E GOLLAKUT”, në të cilin
ka punua plot 40 vjet dhe që përbëhet prej 1216
këngëve popullore të mbledhura nëpër fshatra të
Malësisë së Gollakut, e ka të gatshëm për botim në
CD, por që askush deri më tash nuk ia ka zgjatë
dorën e ndihmave, për ta botuar këtë thesar kaq të
çmueshëm popullor?!
Jeton, punon dhe krijon në Gjilan.Si cekëm më lart
Demiri ka edhe po aq libra të pregaditura për botim,por
mundësia e tij materiale që ai ka sot,nuk e mundëson
të botoj më tej.
Motoja e punës dhe krijimtarisë së tij, është:
“Për emrin e Zotit,
Për nderin e kombit,
Për gjakun e dëshmorëve,
Për eshtrat e varreve”!
Po, madhështia e Demir Krasniqit, qëndron aty, se ai
vet i shkruan tekstet, vet ua kompozon melodinë dhe
vet i këndon për adhuruesit e muzikës shqipe!”...Tek
libri i tij"KRENARIA E GOLLAKUT" këngët të cilat
zënë vend në ciklin e parë të librit janë të
atdhedashurisë.Përse?Kohët e kohës kur u botuar
libri nuk ishin edhe të këngës,ishin kohë plagësh,kohë
kur kapërdinte flaka,kur çdo gjë ishte pezull,kur
pushtuesi po përdorte çdo mjet
për të gllabërua e zotuar tokat shqipe,duke u
përpjekur të humbiste qdo identitet shqiptar,kurse
trimat tanë të lirisë po bënin çmos për të mos i
lënë uzurpuesit asgjë nga e jona,nga toka,drita dhe
liria shqiptare.Demir Krasniqi nuk u ndal asnjë
çast,ai nuk donte të i linte asgjë harresës,ai
mblodhi gjurmë që u duhen gjeneratave të ardhshme,që
ata kanë për të kuptuar se rruga e lirisë nuk ishte
e lehtë për të cilën u desht shumë sakrificë e
mund.Edhe pse kënga "KUSHTRIMI I SKËNDER BEUT"i
prinë këtij libri si personaliteti më eminent i
kohës,Lidhja e Prizrenit,Kur Shkova në Manastir,Dasmën
e Flamurit,RROFTË USHTRIA ÇLIRIMTARE,janë këto
këngë,që autorin e kanë nxitur mes tyre të ua
shënojnëpavdeksinë atyre që dhanë jetën për
çlirimin e vendit në emrin e të cilëve ne sot
gëzojmë lirinë.Një cikël hynë edhe dëshmorët e
kombit prej të cilëve disa dëshmorë nga malësia e Gollakut
si Fatmir Ibishi,Rafet Isufi dhe Naser Ibrahimi,nga
se Gollaku në historinë e vet ka pasur shumë
vuajtëje por edhe figura të njohura qëndrese.Një nga
këngët e tij si këngë himn,shquajmë FLAKA E JANARIT
Flaka e Janarit-flakë e yjësisë,
Kushtrim i shqiptarit-thirrje e lirisë!
Flaka e Janarit erdhi në Gjilan-e,
Seç i shporri mjegullat-diell mbi
vatan-e,!
Jusufi,Bardhoshi,edhe Kadri Zeka,
Nuk i trembi plumbi,nuk i trembi vdekja
Bashkë me ta Zijahu,Rexhepi,Nuhiu,
Bora dhe acari-gjakun nuk ua ngriu!
Gollaku si trevë shqiptare kufizohet me Llapin, me
Rrafshin e Kosovës, me Anamoravën si dhe me
Karadakun. Përreth Gollakut janë 9 qytete (qyteza;
komuna) shqiptare, dhe vetëm Novobërda dhe Medvegja
janë brenda kësaj malësie.Pavarësisht që libri është
i titulluar Krenaria e Gollakut,vendi i lindjes
dhe rritjes së autorit,autori nuk ka lënë vend pa
shetitur në viset shqiptare,të cilat i deshi e u
shkrou me zemër ,i këndoi Vlorë,Krujë e Manastir,Preshevëe
Jabllanicë,Tivar e deri Triestë,ishte me popullin,me
këngën,gëzimin dhe dhimbjen e përbashkët,Tematika
tjetër e librit të Demir Krasniqit me zemërgjërësi
dhe çiltërsi kujton krijimtarinë e tij të pregatitur
me shokët prej të cilëve disa nuk janë më,e të cilët
i përkujton me vargje dhembshurie të nxjerrura nga
thellësia e shpirtit,dhembjen të cilën e hasim në
këngën"TRUP I VDEKUR-ZË I GJALLË"kushtuar
bashkëveprimtarit të tij me dhjetëra vite Shaip
Berishës.Veq tyre gjejmë tematikat sociale të
dhimbshme me të cilat është përballur një pjesë e
popullatës,si dhe plagën e shekullit të ri,plagën e
kurbetit që për shkaqe të njohura nëpër kohë
kërkon shërim,por shkaqet mbeten tëpa evituara ende,dhe
plaga dhemb,psh:
ZEMRA KA FUQI
Zemra ka fuqi t´coptohet
Dhe përsëri të bashkohet!
Kur familja ikë nëpër botë,
kur e kaplon malli i kotë!
Refreni:
Vaj,vaj,vaj aman,
Mu dogj shpirt e mu dogj xhan!
Vaj,vaj,vaj,vaj medet
Ç´më përvloi ky i ziu gurbet!
Dhe kot se kot këndon,
Dhe kot,së kot shpreson!
Si askush më mirë Demir Krasniqi këndon parodi të
cilat me mjeshtri i hodhi në vargje tek libri i tij"KRENARIA
E GOLLAKUT"disa prej tyre dalin poezi edukative si
psh"O DUHAN MORE DUSHMAN"
Kujtoj vitet kur u mahita
kujtoj ditët kur të ngjita
mu duk vetja se u rrita
me të ndezë ty,menzi prita.
Refreni
o,duhan more dushman
a po e din se qka po m´banë?
Më shkatrrove më qite vrerin,
m´prishe shëndetin,m´prishe zërin.....
Më tej gjejmë paroditë:Jam zotëri,Jam këngëtar;Jam
shkrimtar e jam poet,Liber Locja po vajton,parodi
këto të ngjeshura mirë me vlera poetike,që edhe kur
janë thumbuese janë të veshura fund e krye me
realitetin.
Libri"KRENARIA E GOLLAKUT" iDemir Krasniqit është
një libër i ngjeshur me vlera,i përbërë me dyzet
këngë,nisur me "Kushtrimin e Skënderbeut",e kënduar
në 500 vjetorin e vdekjes së kryeheroit kombëtar,këngë
me të cilen Demiri ka nisur karieren e vet,pastaj
përshkon dhimbjet e historisë kombëtare shqiptare
ënd e kënd trojeve shqiptare,qëndresën heroike
shqiptare e cila u përball me shekuj me pushtuesin,por
kurrë nuk u përul deri në realizimin e synimit
kombëtar që ishte liria e trojeve të tyre nga
pushtuesi,aty prek dhimbjet dhe krenarinë e
qëndresës,shtresat e ulëta sociale,jetimët,kurbetin
si plagë,rrëpatjet për dritën e diturisë që i gjejmë
në këngën
FESTA E LULEVE
Festa e luleve-festa e shkronjave,
Hidhet vallja e shqiponjave
Që nga Korça e Manastiri-
N´ballë iu prinë Pandeli Sotiri.
Po ashtu qëndresa heroike e trimave të lirisë,e
nxitë autorin të krijoj këngë,cilat veq dhimbjes i
japin burim shpirtëror,krenari,drejt një perspektive
të ndritur të atdheut,gjurmëve të pashlyara të
krenarisë tonë duke u thirrur në legjendat e kullës
së Jasharajve të cilën rrapsodi dhe poeti ynë Demir
Krasniqi e quan Meka shqiptare.Demiri kendon edhe
këngë të dhimbshme të pjesëve të trojeve tona të
coptuara në katrahurat serbe nisur nga ajo"MIRË SE U
GJEJË PLAVË E GUSI";KU MBETI PRESHEVA;MBAHU MEDVEGJË
etj....Demiri mund të shquhet edhe këngëtari i
guximshëm dhe poet i cili kohën kur veprimtarëve
tanë nuk guxonin të iu përmendeshin emrat,ai thuri
vargje për ta,i këndoi dhe i shpërndau në popull,vargje
që u bënë të ëmbla e të dashura për të gjithë
shqiptarët.Demiri pati fatin të hecën nëpër dhimbjet
që shkaktuan katrahurat serbe,por edhe priti fatin
të i buzëqesh e këndoi gëzimit të pavarësisë së
Kosovës,tinguj dhe vargje që u bënë të dashura për
gjithë popullatën.Libri i Demir Krasniqit "KRENARIA
E GOLLAKUT",është një libër domethënës i cili nuk
mund të përfundoi me një përshkrim kaq të shkurtër,ne
deshëm të njoftojmë lexuesin tonë me këtë rrugë të
krenarisë së Gollakut,por vetëm kur lexuesi të e
lexoi tërësisht mund të njoh punën e ndritur të
Demir Krasniqit në këtë libër ku me mjeshtri
artistike dhe plot vlera përshkruan ecëjen e
shoqërisë sonë nëpër katrahurën e egër serbe,sakrificat
dhe qëndresat për të dalur prej saj,rrugën e
mundimshme të mbrojtëjes së arsimit dhe kulturës
sonë kombëtare,historinë e mundimshme kombëtare të
veshur plot krenari e qëndresë,dhimbjen e
përndjekjeve shqiptare,plagën e kurbetit,si dhe horizontin
e ndritshëm të krenarisë kombëtare,pas daljes nga
hallkat e pushtimit serb.Lexuesit i urojmë një lexim
të këndëshëm të kësaj krenarie,kurse autorit shëndet
dhe suksese në jetë botimin e shumë librave tjerë
si dhe këngë gëzimi e krenarie kombëtare tërë jetën
e tij.
Libri "DIELL LIRIE " i Demir Krasniqit,është i ndarë
në gjashtë cikle apo kapituj,dhe cikli i parë nisë
me"Diell Lirie",mes të cilit shtegëton me shpiertin
e tij të ndezur dhe të plagosur nga padrejtësitë e
kohës,që ushtruan të tjerët në hapësirën tonë
kombëtare,duke lënë rrezet e diellit tanë nën
mburojën e pushtusëve,diell të cilin e meritonte
populli ynë liridashës,që natyra dhe krijuesi ia
kishte dhuruar,që të tjerët ua uzurpuan dhe u desh
të sakrifikojnë për rrezet e veta,rreze që mjerisht
me mallin e ngrohëjes së tyre,shumë liridashës
vdiqën pa i përjetuar ngrohëtësitë e tij.
Përkushtime historike,është titulluar cikli i dytë i
librit,ku pasqyrohet vepra e strategëve të shquar të
popullit,që në luftë kundër pushtusëve shkruan faqet
e historisë sonë me pushkë e pendë,guximin dhe
mençurinë e tyre i dhanë nderë atdheut e kombit dhe
vetës emrin liridashës shqiptarë.Heroi i këtij cikli
radhitet poeti dhe luftëtari e komandanti i shquar
çlirimtar Agim
Ramadani, Mustafë Salih Kelmendi,Sylë Zarbinca,Ramë
Avdyl Pozhorani, Kongresi i
Alfabetit, Prizreni djepi i kulturës,Bllaca e ferrit
kamp i tmerit,Trimat e Karadakut të Gjilanit etj.
Përjetime është kapitulli i tretë i këtij libri,ku
krijuesi Demir Krasniqi,përshkruan përjetimet e
fatet thuaj tragjike të popullit,
nxënësve të tij dhe përjetimeve të tyre në këto kohë
që ishin të pakohë.Krijuesi sjell në kujtesë
njerëzit e tij, atdheun,rrëpatjet në krijimtarinë e
tij,shpalosjen e historisë kombëtare mes këngës dhe
pendës në rrethana të jashtëzakonshme,dhembjet dhe
dashuria për nxënësit e tij të cilëve pushtuesi
deshi të ua rrëmbej dritën e diturisë,etj.........
Një cikël i dhimbshëm në shpirtin e krijuesit dhe
ate mbarëkombëtar është cikli"OFSHAMË KURBETI";ku
shpalos dhimbjet e të prekurve nga kjo ofshamë,mallin
zhuritës për atdheun e tyre që lëngonte i robëruar,dashuria
për njerëzit e vendit,por dhimbjet më së tepërmi
shpalosen te bota e brendshme e poetit,por i pa
mposhtur me një energji dhe revoltë,qëndron,bënë
ballë e i fton për kthim,në Atdheun e tyre që tani
buron rreze të fuqishme të diellit të lirisë.Ai i
fton në atdheun e tyre,ku qielli është tjetër,kaltërsia
tjetër ku dhe shqiponjat e pëllumbat fluturojnë më
lirë, pëllumba që dikur ishin të privuar nga kjo
simbolikë,të sulmuar nga shpendët grabitçar,të cilët
nuk trajtoheshin si pëllumba edhe në strehën
evropiane,e cila vonë ekuptoi se duhet të radhitet
në mbështetjen e dhembjes së tyre.Këtë dhimbje të
poetit e hasim te vargjet
"Kthehuni", "Loti i Nënës";"Foshnja kurbetçare","Rruga
e mbarë evlati im", "Oh sa mirë me kurbetçarë" etj.....Metaforat
e ftesave për kthim,tokë e ujitur nga lotët në
vargjet e krijuesit Krasniqi janë të qëlluar në
kontekstin semantik të vargjeve të tij,sepse
radhitja e vargjeve në këtë mënyrë është bërë më
ekspresive,me një mesazh tepër të qartë dhe
domethënës ,me një zgjidhje artistike të goditur
bukur artistikisht.
Cikli i fundit është përmbledhur me shkrime ku
autori bënë fjalë për të tjerët atdhetarë të shquar,intelektual,
të shquar në tradita patriotike dhe intelektuale,por
autori nuk la pa botuar me kujdesë pa ua hequr as
një shenjë pikësimi atyre që kanë shkruar për të.Të
përmbledhish tërë brendinë e këtij libri domethënës
mes një shkrimi të shkurtër është e pa mundur,botën
krijuese të autorit lexuesi do të e njeh më mirë kur
lexon librin e tij në tërësi,por duhet të jemi të
qartë në një realitet:Shkrimet e këtij vëllimi"DIELL
LIRIE" të Demir Krasniqit,marrin brumin e realitetit
konkret të shqiptarëve kudo që ata jetojnë,ky libër
është një tërësi e tij,një libër dinjitoz,që i jep
autorit vulën e një poeti që tashmë ka krijuar unin
grandioz të një krijuesi me famë.