Lidhja
e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve shqiptarë në
Gjermani, daton nga 9 dhjetori i vitit 2006, kjo do të
thotë se edhe pak kohë përmbyllë tetë vjet veprimtari
të sukseshme.LSHAKSH në
Gjermani është një dritare e kulturës shqiptare në
vatrën e Europës dhe më gjërë. Gjermania dihet se është
njëra nga shtetet më të zhvilluara të Evropës, mike e shqiptarëve, jo vetëm tani kur po na ofron mbështetje
të fuqishme, por edhe si pas të dhënave të të vjetërve
tanë ishte gjithnjë mike tradicionale e shqiptarëve. Ky
vend i madh dhe i fuqishëm ka mbi tetëdhjetë milion
banorë gjerman dhe afro tetë milion të huaj ku më së
shumëti nga të huajit jetojnë turq,ku llogaritet se në
Gjermani jetojnë afro tre milion turq. Për shqiptarët që
jetojnë në Gjermani, nuk është punuar për statistikat e
tyre por sipas shënimeve gjysmëzyrtare në Gjermani
jetojnë afro 400.000 shqiptarë me statuse të ndryshme.
Shpërngulja e shqiptarëve është
qysh nga kohët e lashta dhe shkaqet e saj i njohim të
gjithë ne, më pas kësaj diaspore të lashtë iu bashkua
edhe një diasporë e re, e cila nuk kishte marrëveshje me
ne, por një marrëveshje Jugosllavi-Gjermani,e cila ishte
arrirë në vitin 1968, kohën kur Gjermania kishte shumë
nevojë për krah pune,kurse Jugosllavia për interesat e
veta dërgonte në Gjermani kontigjente të shqiptarëve për
krah pune, të cilët në vend të ndonjë organizimi kombëtar, duhej
të punonin punët më të rënda si:ndërtim rrugësh, shkrirejen
e metaleve nëpër furra,punë hekurudhash, etj... Dhuna
represive e Sërbisë mbi shqiptarët e viteve 90-ta, në
Gjermani shkarkoj një kontigjent tjetër të madh të
shqiptarëve, por kësaj radhe jo të krahut të punës, por
nga shtresat e intelektualëve, studentë, ushtarak, politikanë, të
cilët nuk pajtoheshin me politiken sllave e cila
udhëhiqej mbi shqiptarët, e të cilët nga përndjekjet e
pushtetit nuk kishin më vend në atdheun e
tyre.Kontigjenti tjetër i shqiptarëve këtu u vendosën në
dramën e madhe të ekzodit biblik të shqiptarëve në kohën
e Luftës së Kosovës.Sikur u largova pak nga tema, nuk
kisha qëllim të bëja një përshkrim historik,por të
gjithë këto kontigjente të shqiptarëve që u vendosën
këtu,ishte nevojë e madhe e organizimit të tyre
kombëtarë, arsimorë e kulturorë.Për këto organizime
është punuar vite të tëra, janë hulumtuar format cilat
mund të jenë më të sukseshme në organizimin e tyre.Ne
ishim të vetëdijshëm se shqiptarët nuk kishin interesin
e tyre të bënin jetë rrugësh të mërgimit si lustratorë, por
u duhej një formë organizimi e cila do të i organizonte
kombëtarisht, do të i arsimonte dhe integronte në
shoqërinë gjermane, e cila kishte hapur dyert miqësisht,për
të na pranuar e mbështetur në shoqërinë e vet.Qysh me
ardhëjen e shqiptarëve këtu u themeluan klube,shoqata,Qendra
Kulturore, Bashkësi Shqiptare në këta nënqiej të huaj,ku
shqiptarët u organizuan me qëllimin e vetëm, aktivizimin
e bashkëkombasëve nga trevat e ndryshme shqiptare, lidhmërinë
e ngushtë në mes tyre, bashkërenditjen e veprimtarive kulturore
e politike, në funksion të mbështetjes së aspiratave
shekullore shqiptare për liri e pavarësi.Kuptohet për
organizime të tilla të mërgatës gjithnjë nevojiten
njerëz intelektual, me përkushtim kombëtarë, të guximshëm,
që u bëjnë ballë sakrificave, që dijnë të marrin nisma
e akcione,që të gjitha shkojnë në interes së çështjes kombëtare.Të
tillë me zemër të madhe ishin Jusufi, Bardhoshi e Kadriu,
edhe pse kohën kur vepruan ata ishte shumë vështirë, klubet
e shoqatat tona përcilleshin nga agjentët sllav por ata
bënë krejt çka mundej të bëhet asaj kohe për atdheun e
kombin, sepse ishim të pregaditur për sakrifica. Viteve të
90-ta,organizimi i mërgimtarëve tanë në Gjermani ishte
më i lehtë, kuptohej se duhej dije, përkushtim e guxim por
format e organizimeve ishin më të mundshme. Dihet se në
kohën tonë në mërgim janë bërë organizime të fuqishme
në të gjitha ndihmat për atdheun, qoftë në fonde të
shkollave shqipe, të qeverisë, të ushtrisë, në protestime
kundër dhunës sërbe mbi shqiptarët, në tubime me
gjermanët për internacionalizimin e çështjes shqiptare, e
gjitha ndihmat për të cilat kishte nevojë atdheu e
skamnorët atje,pa lënë asnjëherë anash edhe organizimin
e kulturës me të rinjët tanë në mërgim. Pas luftës së
Kosovës, forma e organizimit tonë duhej të ndryshohej, më
nuk mjaftonte ai organizimi i klubeve dhe shoqatave, ku
qëllimi kryesor ishte derdhja e fondeve vetëm për
çlirimin e atdheut.Tani mërgatës sonë i duhej një
organizim pak më ndryshe, një organizim me të rinjët tanë
në mërgatë, të cilët pa fajin e tyre ishin detyruar të
bënin një jetë në vend të huaj,me gjuhë të huaj, shoqëri
të huaj,kulturë e traditë të huaj,Qëllimi kryesor i yni
ishte dhe mbetet shpëtimi i gjeneratave tona të mërguara, për
të mbajtur në zemrat e tyre ndezur zjarrin e
atdhedashurisë,për të ua mësue gjuhë,kulturë e traditë,histori
e gjeografi kombëtare, letërsi, për të i pregaditur ata
që një ditë po të kthehen të jetojnë në atdheun e tyre, të
ndihen të barabartë me moshatarët e tyre në
vendlindje.Ky duhet të jetë qëllimi thelbësor i mërgatës, përndryshe
nëse nuk mund të i shpëtojmë këta të rinjë nga
asimilimi,ne nuk kemi bërë asgjë,por kemi humbur
kombëtarisht.Kemi bërë njëzet vite punë për të i
bashkuar mërgimtarët, kemi hulumtuar gjitha format e
sukseshme të organizimit, duke provuar edhe me Bashkimin
e Intelektualëve Shqiptarë në Mërgim(BISHM) por përvoja
ka treguar se asnjë organizim i shqiptarëve pas luftës, nuk
ishte më i frytshëm se Lidhja e Shkrimtarëve Artistëve
dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani (LSHAKSH). Fillimisht
këtë nismë e kishte marrë veprimtari i shquar i kombit
dhe poeti Martin Çuni, emër ky i çmuar për mërgatën tonë, pas
të cilit veprimtarët do të vepronin me krenari,e në
këtë nismë themelimi kontributin e vet e kanë dhënë
mërgimtarët e shquar : Pal Sokoli, Liman Zogaj, Xhevat
Ukshini, Dibran Demaku, kishte edhe shumë të tjerë.Për
këtë themelim të LSHAKSH, u desh punë me mund, mjete
materiale,programe e statuse, regjistrime tek organet
gjermane, vështërsi këto që i tejkaluam me përkushtim.
Dihet në këtë nismë na vinin edhe
hileqarë me qëllime të marrin model nga organizimet tona,e
më pas të shkëputeshin nga ne,për të nisur një model të
tillë vet me një pjesë të mërgatës.dihej se këta
hilegjinjë hilet e veta i nisën me qëllime postesh e
emrash,madje themeluan nisma të tilla organizimesh duke
i nda mërgimtarët por mërgimtarët i kuptuan shumë shpejt dhe
ata nismëtarë dolën të pasukseshëm.Kjo tregon haptas se
ne kemi punuar njëzet vite për të i bashkuar mërgimtarët, kurse
ata që mundohen tani të i përqajnë, lere që nuk do të
kenë sukses, gjithë atyre që kanë provuar dhe provojnë të
përqajnë ua kemi shtjerrur maskat dhe kanë mbetur me
moral të zymtë para mërgatës sonë. LSHAKSH në Gjermani ka
qëllim të shejtë e fisnik, ajo është angazhuar dhe
angazhohet të i tuboj rreth vetës në një sofër të
përbashkët shkrimtarë, poet, artist, krijues të të gjitha
zhanreve, përfshirë këtu këngëtarë, aktorë, gazetarë, ku
secili të ketë mundësinë të jep kontributin e vet në
afirmimin e krijimtarisë së vet, si dhe prezantimin e tij
para sofrës së madhe të Europës. Ne e kemi ndier këtë
përgjegjësi dhe nevojë për prezantimin e denjë të
kulturës sonë e cila do të jetë urë lidhëse me atdheun
dhe popujt europian, në mesin e të cilëve jetojmë.
Qëllimi ynë kurrë nuk ka qenë të afirmojmë vetëveten, disa
nga ne kemi filluar heret me krijimtari, neve na njohin
për aq sa kemi bërë, as nuk kemi nevojë të afirmohemi dhe
sa kemi bërë ne këtë do e tregon koha, qëllimi ynë
kryesor ka qenë puna me gjeneratat e reja, shpëtimi i tyre nga asimilimi, afirmimi i tyre i cili është shumë i
rëndësishëm dhe krahun më të fortë e kemi pasur dhe e
kemi Shkollat shqipe në mërgim, me të cilat kemi
bashkëpunuar e bashkëpunojmë, për ruajtëjen e identitetit
të fëmijëve tanë që jetojnë në mërgim.Kush nga mërgata
nuk angazhohet për këtë qëllim, duhet të kuptoj se nuk
ka bërë dhe as nuk do të mund të bëjnë asgjë për
mërgatën. Natyrisht hapi ynë në fillim shihej si hap i
vogël, përdike edhe i pamundur, por ky hap shënoi kthesa
të mëdha në zgjerimin e punës me rininë tonë në mërgatë
dhe zgjërimin e kulturës sonë kombëtare.
Organizimi i orëve tona letrare, të
cilat rreth vetës tubonin krijuesit e rinjë, dashamirët e fjalës së shkruar, recitatorët, këngëtarët e valltarët e rinjë, kishte peshë kombëtare.Në mesin tonë
veç krijuesve të njohur u tubuan edhe krijues të rinjë,u
botuan e promovuan qindra tituj të rinjë.Në vlugun e
aktiviteteve duhet të cekim disa më domethënëse të cilat
shtojnë krenarinë tonë si: Njëqindvjetori i Lindjes së
Nënë Terezës, Manifestimi i ores letrare tradicionale dhe
garuese në mërgatë" Azem Shkreli", i cili nga ne
organizohet çdo vit. Dihet mirë se ne kishim Qeveri në
ekzil, kemi qeveri në atdhe,por në kohën më të nevojshme
për të na mbështetur, po as tani nuk na kanë mbështetur,kurse
Azem Shkreli, Ali Podrimja, Ismajl Kadare, ishin ata që
gjenin kohë, na mbështetnin, na jipnin kurajo dhe për ne
ishin dhe mbeten ambasador të kulturës sonë
kombëtare.Orë të tilla tradicionale kemi organizuar që
nga çlirimi i Kosovës, shënim ky që quhet "Ora letrare e
pavarësisë": Lidhja e Shkrimtarëve, Artistëve dhe
Krijuesve Shqiptarë, ka punuar dhe punon në kushte të
vështira, pa ndonjë qendër organizimi, për të cilën nuk u
kujtua askush të na shtrijë dorën e ndihmës, kur dihet
mirëfilli se gjitha kombet që jetojnë në Gjermani, kanë
qendrat e veta kulturore, pos nesh. Ne veprojmë me një
fond të antarsisë, pa qendër organizimi, duke u organizuar
e paguar lokalitete për organizim nëpër tërë hapësirën e
madhe gjermane, ku dikuj nga ne i bie të udhëtoj deri në
shtatqind kilometra për një organizim. Qëllimi ynë nuk ka
qenë, as nuk do të jetë kurrë material, po qëllim i pastër
kombëtarë.Lidhje shkrimtarësh të këtij lloji nuk kishte
në diasporat tona më parë,por organizimet tona morën
jehonë në mbarë dheun, ku më pas u formuan lidhje me të
njejtin emërtim edhe në Suedi dhe Norvegji.Lidhja jonë
në fillim ka dalur edhe me revistën letrare "MUZA" por në pamundësi materiale të mëtejme për të e nxjerrë në
letër, ne e nxjerrim në formë elektronike "Muzen" si dhe
LSHAKSH, të cilat janë letrarisht të begatshme. Kohë më
parë u themelua edhe një lidhje e krijuesve shqiptarë,e
cila doli nga gjiri i LSHAKSH, por që u emërtua Lidhja e
Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë (LKSHM) e cila ndoshta nuk
është dashur të emërtohej kështu,por iniciativa ishte e
tillë dhe ne e përkrahëm.Po them nuk është dashur të
emërtohej kështu,nga se ajo doli nga gjiri i LSHAKSH, të
cilët poashtu veprojnë në mërgatë, por forma e emërtimit ishte pregaditur dhe ne e miratuam.Kjo LKSHM;ende
është në themelim e sipër, nuk ka marrë deri tani ndonjë
aktivitet, një gjë e dijmë sigurisht.
Në Austri, Zvicërr, Norvegji e Suedi, ka
talent të shquar të kulturës, ata vendimin për të
themeluar këtë nismë e morën në Gjermani, nga LSHAKSH, por
një gjë dihet. Ata mund të bëjnë njëherë në vit ndonjë
takim të përbashkët me ne,por është e qartë se
organizimet kryesore do të i zhvillojnë në vendet e tyre
ku janë të strehuar, me mërgimtarët e vet. Nisma të tilla
ne i kemi përkrahur gjithnjë, ne jemi të interesuar që
mërgimtarët tanë kudo në botë të organizohen, madje kemi
përkrahur haptas që edhe në Gjermaninë e madhe kudo ku
ka mundësi të themelohen nëndegë të LSHAKSH, ne do i mbështesim dhe do jemi prezent në mesin e tyre.Kohën e
fundit po dalin zëra që kanë qëllim përqarëjen e
mërgimtarëve duke i dalluar ata të këtij lloji
organizimi, tjerët të llojit tjetër të organizimit! Këtë
të drejtë fillimisht nuk e ka askush nga mërgimtarët
tonë, nuk i lejon morali dhe as kombi, madje nuk i lejojmë
ne të cilët kemi punuar me dekada për të i bashkuar, dhe
cili të tentoj të i përqajë do të mbetet ftyrëngrysur
sikur ata që tentonin më parë.Ne kemi përcjellur edhe po
përcjellim organizime të mjediseve tjera, të cilët me
mish e shpirt përpiqen të i ngrisin vetës emra, turren e qirren para kamerave, gazetarëve, deklamojnë poezi,ndajnë
mirënjohëje, këndojnë e vallëzojnë si në dasma, ashtu
sikur të ishin në mesin e atdheut të vet, po e keqja te
ta është se të gjithë janë të moshuar dhe në mesin e
tyre nuk të zë syri asnjë të ri të mërguar. Kjo i bie
ashtu si kanë thënë një thënje të vjetrit "Kërrabë për
vete, ose kokën gjog e mendjen zog".
LSHAKSH në Gjermani nuk turret pas
tubimeve e ahengjeve, pijeve, mezeve e vallezimeve, nuk
ndjek kamerat e gazetarët, ajo ka qëllimin e shejtë
fisnik e kombëtarë, ruajtëjen dhe pasurimin e kulturës
kombëtare, artit e traditës, bashkëpunimin me rininë e
mërguar dhe shpëtimin e tyre nga asimilimi, pregaditjen
e tyre për kthim në atdhe, me një eksperiencë për të
cilën ka nevojë vet atdheu ynë.