Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

Ballina

Letërsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikë

 

Portal - Kulturë/Art

NJË VËSHTRIM MBI LIBRIN „BASHKË NË DASHURI DHE ATDHETARI“ TË
POETËS VILHELME VRANARI HAXHIRAJ

Përgatiti: Ramiz DËRMAKU

 
 
KUR MUNGON LIRIA NË POPULL MBRETRON SKAMJA E VARFËRIJA.
   
Këto ditë me ra  në dorë libri i poetes, Yilhelme  Vranari Haxhiraj, kushtuar jetës dhe veprimtarisë së bujshme të familjes Ajvazi, titulluar “ Bashkë në dashuri dhe atdhetari“. Libëri  i poetes z. Vilhelme Vranari Haxhiraj, kushtuar familjes AURELIA dhe AJVAZ VOKËS, është  një libër që del në dritë në Bukureshtin e ambasadorit të shqiptarëve , Baki Ymerit e në bashkëpunim me Bashkësinë Kulturore Amanda Edit të Shqiptarëve të Rumanisë. Atdhedashuria,zjarri e malli për tokën e Shipkovicës së Tetovës të braktisur është dhimbja e malli ndaj vendlindjes që e përjellin atdhetarin Ajvaz Voka.  Atdhetari Ajvaz Voka, rrjedhë nga një familje e varfur shqiptare por e djegur për Lirinë dhe çështjen kombëtare shqipëtare. Që nga lindja e deri në vdekje ky atdhetarë me të gjitha forcat e tij mendore, intelektuale, shpirtërore e  atdhetare iu përkushtua zgjidhjes së drejtë të çështjes sonë kombëtare, Siq edhe cekëm më lartë edhe atdhetari Ajvaz Voka, për shkakë të gjenjdes së vështirë materiale, dhe urrejtjes së kishte ndaj armiqëve të cilët e kishin ndarë e coptuar pa dëshirën e tyre popullin shqipëtarë , i ri mori rrugën e kurbetit. Autorja e librit Vilhelme Vranari Haxhiraj, ne mënyrë të thuktë dhe me tërë madheshtinë shpirtrore e artistike ka paraqitur dashurinë ndaj atdheut. Qysh kur atdhetari Ajvaz Vokaj ishte fëmijë i kujtoheshin këngët atdhetare e patriotike që ja këndonte gjyshja e tij, ngase gjëja më e vlefshme e jetës për veprimtarin Ajvaz Voka ishte  Liria (shkruan autorja), e ajo ishte e prangosur me zingjirë e robërisë.
Ëndërra për ta parë e përjetuar Lirinë, atë për të cilën nëpër dekada u anatemuan patriotet më të flakët të kombit janë subjekti që e përcjellë veprimtarinë atdhetare e patriotike të Ajvaz Vokës. Ky libër del në dritë në Bukuresht,në bashkëpunim me Bashkësinë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë Krijimi i poezisë dhe artit përgjithësisht kushtëzohen ,nxiten dhe Atdhetari Ajvaz Voka, bartë në supe dy barra të rëna; mallin dhe hallin e atdheut dhe pllakosëjen e rëndë të mërgimit. Ajvaz Voka, filloi shumë heret ta urrej regjimin në fjalë ,kohët kur për një fjalë goje hekte të zitë e ullirit tërë familja. Pushtuesi ushtronte dhunë shpirtërore, shkatërrim gjaku,gjenocid,masakër,shpërbërëje e njeriut,kombit,përpjekëje pushtuesish të na humbin tradita,doke e zakone,shkatërrim arti,kulture,letërsie,mbjellje padituriee shumë poshtrime që na i solli pushtuesi,janë tema qenësore të trajtimit nga veprimtari Ajvaz Voka,të nxjerrura nga dhembja e thellësisë së shpirtit. Edhe Ajvaz Voka, si shumë veprimtarë kanë lindur,janë rritur nën pushtetin e eskadronëve të ushtrisë e policisë sllave, maqedone, malaziase etj, por me pushkë,penë e mençuri,aftësi organizative,vendosmëri,shëmbëlltyrë e përkushtim nuk pushuan aktivitetin e tyre për çlirim nga fara e egër pushtuese.Ishin këto kohë të vështira kur duhej të farkoheshe të bëheshe veprimtarë kombëtarë,krijues,poet.Të mereshe gjatë atyre viteve me çështje kombëtare duheshe të kaloje nëpër thepa plot gjemba,të hulumtoje,rrugëtoje,kërkoje formulime të ndryshme që nxjerrin e shprehin gjendëjen tënde shpirtërore,pikëpamjet ndaj jetës,ndaj botës qoftë përballë gëzimeve të përjetuara, qoftë përballë sfidave të kohës. Veprimtari Ajvaz Voka,Kjo rrugë e mallkuar, kjo ikje me lotë në sy drejt mërgimit nuk do të ndalet kurrë.., sepse ne shqipëtarët nuk jemi unik kur bisedohet apo edhe vendoset çështja kombëtare. Këtë e ka dëshmuar koha, gjatë historisë. Shqiptarët sikur i ka nemur edhe perendia, sepse gjenerata te tëra po marrin këtë rrugë të vështirë të thepisur, dhe po ia mësyejnë drejtë shtrigës Europë. Ajo që e shtyri atdhetarin Ajvaz Voka të merrë rrugën e kurbetit drejtë Rumanisë-Bukureshtit, ishte se gjatë atyre viteve, në Rumani pikërishtë në Bukuresht, vepronin fytyra të njohura dhe koka të afta pra intelektualë të denjë. Pasë sakrificave te shumta që përjetoi gjatë rrugës z. Ajvaz Voka, akoma pa u stabilizuar do t’i bashkangjitet disa bashkëvendasve të tij, të cilët duke i parë përpjekjet e tij për ti ndihmuar internacionalizimit të çështjes sonë kombëtare, do ti gjejnë punë. Atdhetari Ajvaz Voka, me punën qe bënte krijoi kushte më të mira dhe ishte i pa ndashëm në aksionet që organizoheshin për çështje kombëtare. Ajvaz Voka shumë shpejtë do ta mësojë gjuhën rumune, dhe ne këtë mënyrë do ti informonte romunët me gjendjen e vështirë ne të cilën po kalonte populli shqipëtarë. Atdhetari e nacionalisti Ajvaz Voka, pos punës së tij të rregullt, vuri kontakte të drejtpërdrejtë me komunitetin shqiptar të Rumanisë. Falë dashurisë së tij të madhe, guximit dhe vendosmërisë ky do ti bashkohet grupit të atdhetarëve dhe aty do ta jepë kontributin e tij.Sa më thellë që hyjmë në sakrificat nepër tue cilat kaloi Ajvaz Voka, aqë më tepër do  të mishërohemi me përjetimet e vështira të z. Ajvaz Voka.
mos u bëj poet nëse s’mund të lindesh
me secilin varg,të lindesh me secilën fjalë…
mos u bëj poet nese s’mund të vdesësh
për secilin varg ,të vdesësh për secilën fjalë…
(azem shkreli)  BASHKË  NË  DASHURI  DHE  ATDHETARI“   TË
TË   POETËS   VILHELME   VRANARI  HAXHIRAJ
 “,është libër i prushit të madh të zemrës, ku jipet mesazh i fuqishëm mes të cilave subjekti pastron shpirtin ,zhveshë fytyrat e shëmtuara në shoqëri,përmbysë zhgënjimet,zgjon ëndërrat,nxenë të imagjinuarën shpresat e shpirtit dhe njerëzve për rreth e qe i sjellë lexuesit vlera të mirëfillta poetike.
Duke shetitur me kënaqesin e shpirtit në fillim ndeshemi me poezinë . Ku poetja përmes metaforave bën një kushtrimin sikur në kohën e Skënderbeut duke apeluar se ka ardhur koha e artë.
Ti qendisim malet
Me ushtar lirie
Nuk jetohët me
Nen tutelë sllavërie.
Fryt i gjallerisë shpirtrore qe ushqen muzën e vargut nuk harron pa ja sjellë lexuesit të mirëfilltë ngjarjet e Pranverës së Madhe të 11 e 26 Marsit dhe të 2 Prillit të vitit 1981 e që mes tjerash nga thellësin e shpirtit burojnë vargjet lexuesit të mirëfilltë ngjarjet e Pranverës së Madhe të 11 e 26 Marsit dhe të 2 Prillit të vitit 1981 e që mes tjerash nga thellësin e shpirtit burojnë vargjet;
Këtu gërshetohet ideja etike,moralja me bukurin e mendjes dhe me mprehtësin e shpirtit e qe janë një kushtrim rinie.. Andaj me plotë të drejtë edhe poetja  shprehët kështu;
Ajo zemër e dorë katile
Qe shou jetra në Untergrupebach
Ngjalli urrejtjën nacionale
Kurrë në Kosovë s-jetojmë me nën shka.
Libri ngerthën ne vete ngjarje kombtare dhe tema patriotike andaj poezia kushtuar Legjendës të Kosovës Prekazit dhe Jasharajve sa është poezi patriotike por me një porosi të disciplinimit dhe të vetëdijësimit ne ruajtjen e traditës kombtare
Në Prekaz engjëjt ilir
Jetën ja dhuruan Atdheut
Nje Baladë blumë shqiptarie
Kreshnikët shëndrrisin si Ylber.
Vilhelme Vranari  vazhdon shtegtimin e saj me figurat me markante të UÇK-së duke ju kushtuar vargje e Epitafe lavdie gjithë atyre me të cilët zhvilloi aktivitet e bëri jetë e ata u sakrifikuan për Lirinë e Kosovës. Këtu poetja, shpreh mllefin e pa kontrolluar sepse poetet janë engjuj vargjesh qe kursejnë mallkimin por…….dhembja ishte e madhe…..
Dhe gati në fund ,poetja Vilhelme Vranari  në fund nuk i  shpëton pa e prekur shpirtinë e zjarrët te Nenës,prej nga edhe fillon jeta andaj mes tjerash titërrojnë vargjet e bukura;
Ka një butësi zëri e fytyra
Rrudhat si shtretër lumenjësh të shtjerrur
Nga gropat e syve buron drita
Nëna ime Enciklopedi e vjetër.
Kështu pra e tërë kjo përmbledhje poetike e patriotike është e stolisur me mjete të dendura poetike si epiteti,metafora krahasimi sinekdota etj,zëri i pa shtjerrur i    VILHELME   VRANARI  HAXHIRAJ, thotë shpirti i poetës rrin ne një arterje gjaku dhe se tradicionalja e përcjellë poetën .Shpresojm se Vilhelme Vranari, nuk do të ndalët me kaq duke u përpjekur që talentin ta thelloi me mjete shprehëse e tematikë me të përgjithësuar përmës një pune vetëmohuese. Poeten e mban në jetë fuqia e poezisë dhe mjeshtria e latimit të vargjeve si përfundim ka një porosi,ai e benë një thirrje që mos ta harrojmë të djeshmëne hidhur mos ti harrojmë gjithë ata që u sakrifikuan për lirinë e Kosovës ta respektojmë ta çmojmë ta duam njeri tjetrin dhe ta ndërtojmë ardhmerin mbi themelet e shëndosha e jo mbi fatkeqsin e të tjerëve në mënyrë që armiqët shekullor e tjerët të na ken zili dhe lakmi.
Punuar me 28.09.2014

K
ulturë

Filozofi
 
dhe
letërsi

histori
tradita
vështrime
debat

citate
intervista
letra hapura
botime reja
 
 

 
 
 

Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .