Të
shkruash diçka për piktorin Agim
Staka, në radhë të parë duhet të
zbulosh fjalën e tij. E dhemi këtë,
sepse mendimi e fjala te ky njeri
artistë dhe duarartë, është pakëz e
vështirë ngaqë ai s’do shumë lëvdata.
Por, ai t’i zbulon ngadalë të
fshehtat e profesionit që i burojnë
nga shpirti. Hyn në bisedë me të,
dhe pasi e ngacmon me pyetje rreth
profesionit të tij si piktor,të
shpalos me modesti vlerat artistike
që ka punuar ndër vite. Ai është
njeri i thjeshtë,fjalëpak dhe i
dashur me njerëzit. Kur e pyet se,
çfarë pune ke në dorë, ai të
përgjigjet thjeshtë:’’Epo, ja ashtu
si gjithë të tjerët!...’’ Ai ka një
jetë të tërë mbi telajo e penel, apo
daltë mbi telajo e drurin që i jep
jetë nga dora e tij si artist. Agimi
ka një intuitë të veçantë edhe në
punimin e hekurit. Në qytetin e
Durrësit ka kryerë liceun artistic
‘’Mujo Ulqinaku’’ në degën e
pikturës. Mbas mbarimit të liceut,
Agim Staka ka punuar në disa
ndërrmarje në profesionin e tij.
 |
Agim Staka, pikturë me
veshje sportive Gjermane. |
Nga vitin 1972 – 1997
ushtron profesionin e piktorit, i
cili ka punuar në disa ndërrmarje e
instutucione të ndryshme shetërore.
Nga viti 1998-2004 ushtron
profesionin e piktorit në Portin
Detar të durrësit. Dhe mga mesi i
vitit 2005-2007 në Qëndrën Kulturore
të Fëmijëve të qytetit Durrës (Skenograf).
Agimi me penelin në dorë, ka
pikturuar edhe portrete të vajzave e
djemëve aksionistë të hekurudhës
Elbasan-Përrenjas në vitin 1972. Sot
piktori Agim Staka ushtron
profesionin e piktori në gjendje të
lirë. Shtëpinë e ka kthyerë në
galeri pune. Ai punon me mjeshtëri
stemat e klubeve sportive evropiane,
të cilat i punon me gëdhendje (Rimeso
me hekur të nxehtë) ,kjo diçka e
rrallë që gjendet te artistët
piktorë. Por edhe kolazh Aplikacion(Pikturë,
grafika) të Romës e Durrësit. Për
këtë piktor të ‘’Heshtur’’ kanë
shkruar edhe gazeta të ndryshme
si:’’Shekulli’’,’’Metropol’’,’’Telegraf’’,
‘’Bulevard’’ gazeta e qytetit të
durrësit etj. Por janë dhënë edhe
emisione të ndryshme televizive.
Televizori Shqiptar ka realizuar një
emision në vitin 1996. Emision në
radio Tirana nga Adi Krasta, viti
1993. Një emission të tillë ka
transmentuar edhe UFO Tv. Për këtë
artistë duarartë duhet shumë për të
thënë. Megjithatë, le të ‘’flasin’’
punët e tija që janë me të vërtetë
një stil i veçntë arti.
 |
Mozaik, punuar me
gëdhendje në dru |
|
 |
Liverpool nga Agim Staka |
Durrës,23 2014. |