Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

Ballina

Letërsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikë

 

Art -Kulturë - Bie një çifteli …

Bie një çifteli …

 

 

Dan Kosumi


Përgati:
Shaban Cakolli

Bie një çifteli …

Në zemër t'Galabit,*

Në atë konak malësie,

Bie një çifteli,

Një lahutë bie.

 

Kafe e pjekur në prush,

Bukë,kripë  bujarie

Bie një çifteli,

Një lahutë bie

 

I zot i shtëpisë,

Mbështjell duhan kutie,

Bie një çifteli,

Një lahutë bie

 

Kuvendojnë urtësisht

Në log burrërie,

Bie një çifteli,

Një lahutë bie

 

Mbushë e shteron kupa,

Me gota rakie,

Bie një çifteli,

Një lahutë bie

 

Vashat sy zana

Me flokë gjer në ije

Bie një çifteli,

Një lahutë bie

 

Djemtë si sokolat

Me shtat selvie

Bie një çifteli,

Një lahutë bie

 

Kënga n'kupë të qiellit,

Legjendash trimërie,

Bie një çifteli,

Një lahutë bie

 

 

*Në lashtësi krahina që shtrihet në lindje të Prishtinës, Gollaku, quhej Galabri, dhe galabrët njiheshin si popullsi kalorësiake ilire-dardane. Tërmetet apokaliptike shkatërruan qytetërimin rrezatues që ishte zhvilluar këtu. Rreth njëzet qytete të cilat kishin dhe biblioteka, i kishte përpirë toka. Në mesin e këtyre edhe qytetin Aria, që në antikitetin e hershëm është quajtur edhe nëna e qyteteve , madje dhe qyteti i diellit. Në kërkim të këtij qyteti në fundshekullin e XIX ishte nisur edhe studiuesi i njohur gjerman Hahn. Qyteti i Diellit,ose Aria,  krahas Damastionit po ashtu qytet në Galabin e lashtë, është njëri nga misteret më të mëdha të civilizimit jo vetëm pellazg e dardan, por edhe botëror Këta, në kohëra gjysmë historike gjysmë mitike ishin popullëzuesit e Kalabrisë së sotme në Itali, prandaj nuk është e rastit që pas Vdekjes së krye heroit  Skënderbeut , pikërisht në Kalabri kaluan një numër i madh shqiptarësh në mesin e të cilëve edhe shumica e prijësve të luftës kundër pushtimit otoman. Emërtimi Gollak është përdorur nga sllavët, dhe më pas është përvetësuar edhe nga vendësit.

 

Per filolet,pregaditi:Shaban Cakolli


Filozofi
Letërsi
Art

histori
tradita
vështrime
debat


citate
intervista
letra hapura
botime reja




Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .