Lam Shahiqi

N’ atë kufi – n’ malësi t’
Gollakut,
N’ maje t’ Kikës – te Kroi i
Lakut ,
Po lufton , ai Lam Shahiqi –
Një ushtri , ai ma kërdisi !...
Lufton Lami, ai trim i rrallë ,
Si skifter , ai sogjetar ...
Me njësinë e vet kreshnike –
Mbrojnë kufijtë Shqipërisë
Etnike !
Lam Shahiqi , ai komandant ,
Fort ia theu armikut dhamtë ...
Iu priu forcave vullnetare –
Për bashkim t’ tokave shqiptare
!
Larg po ndihej pushka e Lamit –
N’ Velegllavë e n’ fushë t’
Gjilanit ...
Jo veç n’ Kikë , por n’ mbarë
Gollakun –
S’ mundi kush t’ia merr bajrakun
!...
Lufton trimi i Gollakut ,
Mbi Poliçkë , te Kroi i Lakut ,
Kishte hipë në një qershi –
Një ushtrie po i rri karshi !...
Zjarr po i jepte mitralozit –
Drejt Marocës e Leskocit !...
Shkrepë rafalët porsi farë –
Pesëdhjetë shkije i la të vrarë
...
Nga mortaja e armikut –
U godit trupi i kreshnikut !
Ra nga degët e qershisë –
Mbet legjendë e Shqipërisë !
Demir Krasniqi :”Këngë krismash
lirie 2” – Gjilan, 2003, faqe
151.
Për filolet,zgjodhi:Shaban
Cakolli |