Sapo
mbarova së shfletuari tufen e
vjershave, këngëve rapsodike dhe
poezive të Agim Gashit, vënë nën
kornizen “ Epoka e Nderit “ dhe mu
dukë se flakërimi e kishte përfshirë
krejt librin e tij…
Aty shfaqen e
shkrepin zjarre të shumta:
përpjekjet e luftrat ; lindjet ,vuajtjet
dhe vdekjet ; tradhëtitë dhe
triumfet ;përmbysja dhe rilindja ….Dhe
emocjonet e forta që lindin heronjë
të fortë. Agim Gashi i do që të
gjitha bashkë në një libër, futur në
sharki…Dhe jashtë ..Nëpër sheshe,
rrugë e salla të mëdha të europes.
Edhe pse është e pamundur që ti
thotë gjithë grehinat e shpirtit të
tij të zjarrtë, ai do që të dëgjohet.
Eshtë zëri i tijë. Eshtë vetë ai:
AGIM GASHI
Diku thotë se
“ kanë marrë flakë këngët “..Dhe
kështu është’’. I tër libri është i
ndezur nga flakë reale heroizmi e
patriotizmi, që i kanë rrënjët në
eposin e lashtë shqiptar, në ata
thëngjijë të pashuar të ngjarjeve
dhe karaktereve heroike të së
djeshmes e të së sotmes dhe që u
bënë shëmbëlltyrat më të vyera për
kombin. Ndryshe nuk do të ndjehej
SHARKIA e këtij rapsodi zemërzjarrtë.
Rapsod ishte
edhe HOMERI. Baba i gjithë rapsodëve
të botes. Bazë e letërsisë gojore e
të shkruar. Po ai e shihte boten,
duke dëgjuar të tjerët. Siç thoshte
Shekspiri: shihte me “ sytë e
mendjes “. Ndersa Agim Gashi ka qenë
përherë në vorbullen e ngjarjeve të
mëdha të kombit ,jo thjesht soditës,
po njeri aktiv, personazh, autor dhe
interpretues njëherësh, trim i
çartur, shqiptar i kulluar e i
pakompromis, i gatshëm të vdes për
vend të vet e për ideale të larta,
duke mohuar edhe vetveten. Kemi të
bëjmë me një hero real, i cili u
torturua nga serbet barbarisht, që
të hajë kaseten e tijë “ Po na vjen
shkau në konak “, gjë që e çoi atë
në pragun e vdekjes. Dhe ja ku
shfaqet ky “ njeri jo i zakonshëm “
nëpër Kosovë, Gjermani e udhëve të
Europes, me çanten e varur pasqafe,
mbushur me kaseta të tjera edhe më
të bukura për Kosoven e tijë dhe për
Shqipërin mëmë, pa e ndarë prej
vedit sharkin e dashur, si të ishte
pushkë qemote…
 |
Agim Gashi:
"Me plisin a babait tim" |
“Se une rashe
me mbetë i gjallë” -thote ai diku,
duke shtuar më pastajë: “ O moj
Sharki, ti me më mungue mue, – E ti
za mos me më tradhëtue, -Si nji
kangë burri du me këndue…”
Po. Këto janë
kangë burrash.. Dhe ka të drejtë
miku im Ali Podrimja kur thotë se
..” kanga e tij na ndjek kudo dhe
gjithnjë…” Se, nëpër kangët e tij
është Kosova ,është shqiptari i
vërtetë, është vet ai,Agimi,që i jep
jetë vargut dhe sharkisë…
Eshtë një zë i
ngrohtë, vibronjës, emocjonal, që
depërton nëpër shpirtëra njerëzish e
i ngre ato peshë, i flakërin. Edhe
kur vargjet janë të zbehta, pa
forcën e duhur, ai di ti “ ngrer në
këmbë” me pathosin që i buron vetiu.
E megjithate,
or mik, kur vera është e mirë dhe e
fortë ska nevojë që ta mbushesh
goten aq shumë, sa të derdhet.
Ndaje, do ti
kisha dhene Sylejman Aliut nje pale
gershërë që të krasiste nga shtati i
pemes tuaj mjaft degëza që e prishin
shijën e mirë të “ verës “.
Mjaftonin
vargje të tilla lapidare, si te “
poema e dhimbjes “ : ”Kur kollitesh
nënë n´Kosove, -Atë kollë n´kurbet
unë ta ndi! “..Apo…, kur do me ia
puthë ( asajë ) rrudhat e ballit
“..Ose, kur thotë për trimat : “
vdekje tambël ban shqiptari..” për
të krijuar mendimin se sa largë
qëndron nga shtirrja dhe patetizmi
tradicional, aqë shum i dukshem
nëpër krijimet dhe interpretimet e
rapsodëve shqiptar.
Afer këtij
nocjoni qëndrojnë bukur e thjeshtë
katër poezi intime si; “ Unë me
lumin bisedojë ”, “Kur unë shkova në
kurbet “ , “ Lanë dhe qanë vasha
n´gur t´lumit “ dhe “O bilbil i
malit “ . Në këto vargje të shkruara
buzë lumit Rur në Gjermani mbetet
imazhi noljan i kurbetit, përcjellur
thjeshtë e me një dhëmbje të thellë,
gati të padukëshme. Këtu fshihet
edhe arti poetik dhe mbetet gjithmon
persiper “ ajka e qumështit “, si në
figurat e metaforat e rralla, të
cilat “ pikojnë” nëpër faqet e
librit si lotë margaritarësh….:
Pa koment :
“N´bark të
nanës gzohet fmija…”
“Burrat doren
kur e shtrijnë
Në çdo zemër
lule mbijnë”
“Të martova me
plumba n´balle”
“Në sy nanës
ju ngri loti”
“…..vorri
thrret….”
“……Ngryset
qielli….”
“……qahet toka
“
“Edhe Drini
rrjedhën ndal”
“…vajtojnë
zanat,,,”
Por,duhet
bërë,megjithatë një koment i
shkurtër kur vjen fjala për lirin që
fiton KOSOVA dhe poetit i duket se “
mbushen degët me qershia “
Nuk mund te
mbyllej me bukur ky liber i AGIM
GASHIT. : TEK E THJESHTA QENDRON
EDHE E BUKURA. |