Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

Ballina

Letërsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikë

 

Art -Kulturë - ATY KU KËNGA DHE POEZIA JETOJNË TË PANDARA

ATY KU KËNGA DHE POEZIA JETOJNË TË PANDARA

Shkruan:

 

Shaban Cakolli


Shaban Cakolli

Kënga dhe poezia janë të pandara, ato janë thesaret e shprehëjes shpirtërore,të cilat burimin e kanë nga shpirti, pasurojnë botën shpirtërore, dhe nguliten në zemrat e artdashësve dhe atdhedashurisë. Një poezi e mirë e bënë një këngë të mirë,burimin e ka nga poeti,madje këngëtari  e  i jep frymë dhe shpirt, me mjeshtrinë e vet kujdeset për poezinë,i jep melos dhe e bënë të dashur për popullin:E gjitha kjo kërkon dhunëti dhe punë me përkushtim.Ka raste kur dikush ka dhunti dhe  dëshirë  shpirtërore, të jetë përnjëherish poet e muzikolog,që kujdeset për poezinë dhe këngën bashkarisht.Ai e ka botën shpirtërore të pregaditur për të i vënë në jetë bashkarisht poezinë dhe këngën,zgjedh tematikën,tekstin,komponimin,melosin,përshtatjen melodike,d he nga njerëz të tillë dalin kryevepra të fuqishme.I tillë është poeti ,këngëtari, publicisti, muzikologu e mësuesi  Demir  Krasniqi, i cili një jetë të tërë ia përkushtoj krijimtarisë letrare,muzikore dhe arsimit.Muzikën e ka trashëguar në fëmijëri nga familja, pastaj e ka pasurue dhe kultivuar me një mjeshtri të pashoqe,këngën e nisi nga fëmijëria, më pas u stërvit në krijimtarinë letrare,sidomos në ate poetike,ku ka mbi tridhjetë përmbledhje poetike,ka mbi katërmijë këngë të veta dhe po aq të mbledhura nga populli. Në Radio Prishtinë atë botë filloi këngën e parë ”Kuvendon Marta me gra” e cila mori jehonë të fuqishme,pastaj bëri diskun e parë ”Fryn murrlani me stuhi”, kushtuar 500 vjetorit të vdekjes së”Gjergj Kastriotit"dhe nga këtu nuk u ndal asnjë çast se vepruari . Ka edituar disa qindra albume që nga disqet e gramafonit,audio dhe video kaseta,kompakt disqe etj. Një pedagog i kulturës sonë muzikore, krijues i këngës popullore,kompozitor, këngëtar i muzikës të zhanreve popullore, mbledhës i folklorit,instrumentist me  një bagazh te madh , ky është Demir Krasniqi. Ai është edhe gazetar dhe poet,po edhe humorist,nga se shkruan parodi humoristike -satirike. Demir Krasniqi ka mbi 4000këngë të vetat ,i kompozoi dhe këndoi,rreth 4000 këngë të mbledhura nga goja e popullit në hapësirën mbarë shqiptare.Ka kënduar për të pasuruar kulturën tonë kombëtare,për të kënaqur dëshirat e popullit,për të mbrojtur kulturën,e fare për interesin material.

 

Për  Demir Krasniqin kemi shkruar shkrime jo rrallë,do të shkruajmë,por veprimtaria e tij nuk mund të përmbyllet me pak shkrime.Ka kënduar në skena e festivale,ku i ka rrespektuar me rrespektin më të madh,ka kënduar në oda,dasma e ahengje,kudo ku  e ka ftuar populli,u ka kënduar gjitha meloseve,këngë dasmash,këngë lirike-legjendare,të dashurisë,i guximshëm edhe për satira,për të prekur  me thumb në gjërat e pa hieshme në shoqërinë tonë

 

Këngët e dasmës janë mjaft të larmishme dhe u këndojnë bukurisë së çiftit. Bashkë me to këndohen edhe këngë të tjera dashurie, trimërie etj. Këngët e dashurisë kanë lirikë të pasur e të bukur erotike. i këndohet dashurisë së dlirë e të sinqertë ,të cilat më kanë mbetur në kujtesë nga ajo kohë,kur  Demiri ishte i ri,por me  shpirt e maturi i këndonte nëpër dasma.
 

Kujtoj kur i këndonteEposin i kreshnikëve , një epos legjendar i përbërë nga këngë të ndryshme epike, . Ky epos, që përbën te një pjesë të rëndësishme të epikës legjendare shqiptare në përgjithësi, kryesisht  në këto këngë sillte mesazhin e rezistencën në emër të lirisë, të së drejtës e të dinjitetit, si dhe për vlerat e larta njerëzore,  Është mjaft e thellë bindja e malësoreve se ”. Këto këngë janë kënduar tradicionalisht e janë dëgjuar me kënaqësi e nderim të veçante në kuvendet e gjera popullore, në dasma e festa të tjera apo pranë oxhakut të kullave karakteristike malësore ,të cilat askush nga rrethet tona të malësisë së Gollakut, nuk i ka kënduar më me guxim,me përkushtim, dhimbje, se Demir  Krasniqi.

 

Demir Krasniqi ndryshe nga këta rrapsod ishte vet krijues, interpretues, poet, muzikolog, mësimëdhenes muzike,e me një fjalë kishte dhunti dhe prirëje, eksperiencë, për të hartuar  vet tekstin,komponimin,përshtatjen melodike, tematiken,pastaj edhe për të plotësuar ate që historia la anash.Pra dhuntia, talenti,eksperienca puna e tij e pa epur,e bënë të shquar nga shumë këngëtar tjerë,i cili kendoj më bukur sa më nuk bëhet,po dhe hyri në zemrën e çdo artisti.

 

Nuk mjafton vetëm kjo që ne po themi,ai kishte edhe karakteristika që i duhen një këngëtari, si psh: Të jesh këngëtar , rapsod , apo artist popullor është një nder dhe privilegj shumë i madh njerëzor . Por, rrugëtimi jetësor i një artisti popullor, sidomos i këngëtarit dhe rapsodit popullor nëpër krihet e këngës popullore nuk është aspak i lehtë. Ky profesion ka përgjegjësi të madhe morale dhe profesionale, andaj ata që i rrekën këtij profesioni duhet t’i përkushtohen me tërë qenien e vet njerëzore për ta kryer me nderë dhe me vlerë, ashtu siç e kërkon kënga , traditat dhe zakonet tona popullore. Të jesh këngëtar, apo rapsod popullor do të thotë të jesh ambasador i vërtetë i vlerave të kulturës kombëtare, bartës besnik i traditave muzikore prej një brezi në një brez, prej një rrethi në një rreth, prej një krahine në një krahinë deri tek prezantimet e karakterit kombëtarë dhe mbarëkombëtarë .

 

Të gjitha këto karakteristika i gëzonte Demir Krasniqi,dhe shtegu i tij ishte hapur andaj edhe bëri shumë në kultivimin dhe mbrojtëjen e kulturës sonë kombëtare Dasma jonë kombëtare.Qëllimi im nuk ishte të shkruaja  ndonjë shkrim që kapë në tërësi atë krijimtarinë e lartësuar të Demir  Krasniqit,për këtë duhet punë e mund,duhet përkushtim  e gatishmëri,të shkruhen edhe libra. Qëllimi im ishte që lexuesëve tanë të u ofroj disa nga poezitë,këngët dhe paroditë,të cilave këtyre ditëve muzikologu ynë i shquar ju ka dhënë dritë.


 

   DASMA KOMBËTARE

 

E kem nisë një dasmë të madhe –

Marrim nusen si sorkadhe ! 

Defet tona lye me bojna –

Marrim nuse me shqiponja !

 

Hajde dalim këndojmë me def –

E kem nisë dasmën për qejf !

Iu biem defeve me çampare –

Kem nisë dasmën mbarëkombëtare !
 

Sa me gëzim këngën fillova –

Na vijnë n’ dasmë nga mbarë Kosova !

Vijnë Drenica e Rugova ,

Na vijnë Llapi e Gjakova ...
 

Vijnë Gollaku e Karadaku –

Hijeshi mbushet konaku !

Lartë në qiell valon bajraku –

Jem bashkua vëllezër t’ një gjaku !
 

Jem bashkua motra e vëllazëri –

Valon shqipja kuq e zi !

Jem bashkua miku me mik –

S’ ka ç’ na banë asnjë armik ! 
 

S’ pushon kënga e dyzeni –

Na vijnë miqtë prej Prizreni !

Bien daullja e dajreja –

Na vijnë miq e shokë nga Peja !
 

Bien surlja e mezhnica – 

Na vijnë miq nga Mitrovica !

S’ na ndalë veriu , as murrlani –

Na vijnë miq nga Gjilani !
 

S’ pushon uti e mandolina –

Na vijnë miq nga Prishtina !

Hijeshi asht mbushë saraji –

Na vijnë miqtë nga Ferizaji !
 

Hajde dalim te kapixhiku –

Na vijnë miqtë nga Kaçaniku !

Hedhin valle nuse e bija –

Na vijnë miqtë nga Vushtrria !

 

S’ pushon gajdja e klarineti –

Na vijnë vëllezërit nga kurbeti !

Dasma jonë ka shumë lezet ,

Ka mikpritje e muhabet !
 

Fort janë gëzua baba e nana –

Na vijnë vëllezërit nga Tirana !

Gëzim të madh vëllezër e motra –

Na vijnë miq , dasmorë nga Shkodra !
 

Gëzim të madh kanë tezja e daja –

Na vinë n’ dasmë , miq nga Kavaja !

Sa me gëzim po bien tupani –

Na vijnë vëllezërit nga Elbasani !
 

Hedhin valle shokë e shoqe –

Na vijnë n’ dasmë vëllezërit prej Korçe !

Këndoni motra , ju lumtë dora –

Na vijnë n’ dasmë miq nga Vlora !
 

S’ pushon kënga dhe kitara –

Na vijnë vëllezërit nga Himara !

Këndoni vëllezër me sharkia –

Na vijnë miq nga Çamëria !
 

Këndoni halla e këndoni teze –

Na vijnë vëllezërit prej Preveze !

Po bien saze e violina –

Na vijnë vëllezërit nga Janina !
 

Rrush të bardhë e leblebia –

Na vijnë vëllezërit nga Gucia !

Plot tepsia me bakllava –

Na vinë n’ dasmë vëllezërit nga Plava !
 

Hajde dalim luajmë te blini – 

Na vijnë vëllezërit nga Ulqini !

Shpija jonë si piramida –

Na vijnë vëllezërit nga Ilirida !
 

Po bien defi e darabuki –

Po na vijnë vëllezërit nga Shkupi !

N’ krye t’ valles po prinë Xheva –

Na vijnë vëllezërit nga Presheva !
 

Mish t’ fërguar nda prej koci –

Na vijnë vëllezërit nga Bujanoci !

Lartë po e ngritë flamurin Regja –

Na vijnë vëllezërit nga Medvegja !
 

Bijë e bija u martofshin –

Djem e çika mbarë u shtofshin !

Pushkët e gëzimit le t’ kërcasin –

Armiqtë tanë le të pëlcasin !


 


 

Tugjarët e këngëtarëve (Parodi)


 

O, lum po banë populli shqiptarë – 

Na kanë dalë një grup tugjarë 

, Bëjnë biznese me këngëtarë ,

 Me rapsodë e me valltarë !...

 

O, prej se doli interneti –

Për albume krisi kiameti !

Po sa këngët të incizohen –

N’ internet do t’ publikohen !
 

O, thërrasin grupe muzikore –

Veç me i qitë n’ televizore !

Matrapazët organizatorë –

Vet koreografë , vet regjisorë !...
 

O, për me i qitë n’ televizore –

Po iu marrin pare mbas dore !

Po ju marrin pare ryshfet –

N’ daç me mbërri popullaritet !
 

O, n’ daç me i bë vetit reklamë –

T’ thërrasin n’ dasma n’ katër anë !

Kush jep pare ma shumë peshqesh –

N’ televizor do t’ del ma shpesh !
 

O, veteranët kanë mbet mbas derës –

S’i sheh kurrë syri i kamerës !

Për me dalë me t’ pa dikush –

Duhet dhanë pare me grusht !
 

O, kem hapë boll televizione – 

Për biznes, korrupsione !...

Kem kamera me bollak –

Xhirojmë spote për merak !
 

O, s’ ka rëndësi sa di me këndua ,

Por, sa di për të pozua !

Kënga jonë ma nuk dëgjohet ,

Por, ajo në trup shikohet !
 

O, s’ ka rëndësi si këndohen këngët ,

Rëndësi ka , si duken këmbët ?!

S’ ka rëndësi se çfarë muzike ,

Por, si duket pamja fizike ?!
 

O, s’ ka rëndësi se çfarë janë notat ,

Rëndësi ka si duken gjoksat ?!

S’ ka rëndësi se çfarë është teksti ,

Rëndësi ka të dukesh seksi !
 

O, valltarët ua presin mizat –

Mos t’ua prekin këngëtareve kërthizat !

E kur t’ nisin me u djersitë –

Valltarët rrinë duke i flladitë !
 

O, n’ manifestimet tradicionale ,

Në koncerte e festivale ,

Matrapazët iu bëjnë çare –

Për shpërblime nuk japin pare !
 

O, me juritë bëjnë konsultime –

Si t’i bindin me mashtrime ?!

N’ vend t’ parave për shpërblime –

U japin letra për kujtime !
 

“O, nëse pare do t’ fitoni –

Menjëherë do t’i harxhoni !

Do t’iu japim mirënjohje n’ fleta –

Që t’i ruani sa t’ jetë jeta !”


 

Gjilan, më 12.12.2013.


 



 

MANASTIR – MEKA E SHQIPTARËVE

Teksti dhe muzika : Demir Krasniqi

 

Manastir ,  fole shqiponjash ,

Legjendar dhe djep i shkronjash !

Ti , na bëre me alfabet –

Nuk na le analfabet !

 

T’ faleminderit Manastir ,

Dritë e kombit xhevahir !

Iu dhe shkronjave rrugë të mbarë ,

Dritë e jetë kombit shqiptarë !

 

Gjithë kah flitet bukë e kripë –

Flasim shqip e shkruajmë shqip !

Kem të shenjtën Abetare –

Shkronja t’ arta n’ gjuhë shqiptare !

 

Manastir – Meka e shqiptarëve ,

Lavdi veprës së prijatarëve !

Lavdi trojeve të Kastriotit ,

Që gëzojnë këtë gjuhë të Zotit !

 

Gjilan, më 06. 12. 2013.


 

 

 

KEM NJË HIMN DHE   NJË FLAMUR

 

Le e rritë jam në Tugjec –

Nuk e dua Himnin memec !

Unë jam gjak i Bajram Currit –

E dua Himnin :”Rreth Flamurit”!

 

Nuk e dua atë Flamur ,

Që i yni s’ ka qenë kurrë !

Dua Flamurin me shqiponja ,

Që e qëndisi Marigona !

 

Dua shqiponjën  dy krenare –

Të  valojë n’ trojet shqiptare !

Dua Flamurin e Skënderbeut –

Të  valëvitët mbarë Atdheut !

 

S’ dua Flamur të imponuar ,

S’ dua t’ rrojmë ma të copëtuar !

Jem një komb – popull shqiptarë ,

Duam   bashkimin  mbarëkombëtarë !

 

Pranë Flamurit me imponim –

Kurrë për jetë nuk jap betim !

Pranë Himnit me imponim –

Kurrë për jetë nuk bëjë nderim !

 

Do të  shkrihem , të fashitëm  –

Himnit t’ huaj  n’ këmbë nuk i ngritëm !

Rrënjës sime nuk i  shkulëm –

Himnit t’ huaj nuk i përkulëm !

 

Duam   Flamurin që e kem hak ,

Që për te është derdhë shumë gjak !

Për Flamur e për Atdhe –

Shumë e djemtë kanë hëngër dhe !

 

Jem një komb me një Atdhe ,

Nuk na ndanë parti , as fe !

Kem një Himn dhe një Flamur –

S’ mundet kush të na i merr kurrë !

 

Gjilan, më 10.12.2013.


 


 

 

 

MALL E KEMI PAS

 

Shqipëri ,  moj nëna ime –

Ma dëgjo këtë këngën time ,

Do t’i  sjell disa kujtime ,

Qysh  jem rritë si zogj  jetime !

 

Mall kem pas me thirr oj nanë –

Thoshin : “Po thirrni Tiranë !”

N’ mall për nënën kur jem shkri –

Thoshin : “U shkritë për Shqipëri !”

 

Mall kem pas  për muhabete  –

T’ bisedojmë lirshëm mes vete  !

Në çdo hap n’ shtëpi e n’ punë –

Na përcillte nga ‘i  spiunë !

 

Bujqit n’ arë kur kanë lëvrua –

Kijet n’ zgjedhë  ua kanë vëzhgua !

Kush e kish një t’ kuq , një t’ zi –

Përfundonte n’ milici !

 

Mall kanë pas  vajzat e Malësisë –

T’ bëjnë qëndisje e  çejz t’ nusërisë !

Me qilimat kuq e zi –

Përfundonin n’ milici !

 

Mall kem pas me ndejë n’ konak –

Fshihnim radiot nën jastak !

Mos t’ dëgjohen në sokak –

Se na rrahin , na bëjnë sakat !

 

Mall kem pas n’ dasma me këndua –

Spiunët tinëz na ka xhirua !

Ende dasma pa përfundua –

T’ gjitha n’ UDB-e i kanë dorëzua !

 

Mall kem pas njëherë të  kënaqëm –

Duke  dëgjua Dervish Shaqën !

Se spiunët si therë kaçe –

Ishin bërë si thera vëllaçe !

 

Mall kem pas  n’ ndeje e  gazmend –

Njëherë  Shkodrën me e përmend !

Jo as Vlorën, as Elbasanin ,

Se  spiunët  na bënin namin !

Kujtoj vendin , kujtoj sofrën –

Kur në këngë përmenda Shkodrën ,

Kur shqipfolësit e mafive –

M’ morën n’ bisedë informative !...

 

Mall kem pas n’ vite  t’ rinisë –

T’ lexojmë  “Lahutën e Malcisë “!

Të mësojmë  kush qe Gjergj Fishta –

Duke na ngjitë  UDB-ashët  bishta !

 

Sot, Shqipëri , moj nëna ime –

Kanë kalua këto përjetime !

T’ gjithë shqiptarët jem unik –

S’ na përçanë asnjë armik !

 

Kaluan erëra dhe stuhi –

Nuk ka ma mes nesh kufi !

T’ bashkojmë zemrat t’ forta si gurë –

Nën një Himn , nën një Flamurë !

 



 

LYPSARËT E VOTAVE (Parodi )

 

Një muaj ditë, sa  zgjatë  fushata –

Po na mbetet n’ fyt kafshata !

Nuk na lanë lypsarët rehat –

Kërkojnë vota ditë e natë !

 

-Aman , vëllezër ,  bëni  rahmet ,

Votën tuaj ,  n’ kuti ma qet !

Jam i sëmurë e jam n’ siklet –

S’ kam shërim ,  pa hipë n’ pushtet !

 

-Sëmundja ime ,  është kronike –

S’ ka ilaç , pa hipë n’ karrige !

Seç jam tharë e seç jam shterë –

Jam sëmurë rëndë për karrierë !

 

-Trupi im ,  s’ bëhet  rehat ,

Nuk mund t’ bëjë as gjumë në shtrat !

M’ është ngarkuar koka bagazhe –

Ditë e natë  shkruaj  mesazhe !...

 

Telefonat veç cingërojnë –

Nga çdo anë ,  vota kërkojnë :

“Kush m’ voton për Kryetar –

E çoftë Zoti , n’ rrugë të mbarë !

 

-Kush për mua , n’ kuti votoftë –

Jarabbi , Zoti i ndihmoftë !

-Kush për mua , votën e qet –

E qoftë Zoti , në xhenet !”...

 

Dal me shokë me e pi ndo ‘i  gotë –

Shumë lypsarë më kërkojnë votë :

“Aman, vëlla , n’ daç me pa dritë –

Votën , mua me ma qitë !”

 

Në lokale e n’ trotuare –

Mbushë lypsarë edhe lypsare !

Disa lypin para për bukë ,

Disa ,  vota për kolltukë !...

 



 

JAM KRASNIQAS, JAM KRENARË

Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir KRASNIQI

 

Moj Krasniqe , moj legjendare ,

Je e bukur , o, trevë shqiptare .

Je kreshnike e madhështore ,

Tokë e shenjtë , o , has arbërore .

 

Krejt shkëlqim , dritë e bukuri ,

Një bjeshkë plot , o, me mrekulli .

Zoti t’ fali , kaq mirë të rriti ,

Kush t’ ka njohtë , o, nderin ta diti .

 

Ajër e ujë , o, t’ pastër si loti ,

Si n’ kohë t’ reja , o, si që moti .

Shtëpitë plotë , o, me sofra t’ bukës ,

Djemtë e tu , o, t’ fjalës e t’ pushkës .

 

Ka Krasniqja themele t’ gurit ,

Ka shumë nipa , o, t’ Bajram Currit !

Prej n’ Qafë Agri e mbas Kollatës ,

Krenarisht , o, mblidhen rreth Bacës .

 

Unë Demiri , bir i Tugjecit ,

Si stërnip , o, i Kurt Kolmekshit ,

Atje i kam , o, vëllezër e t’ parë ,

Jam Krasniqas , o, jam krenarë!

 

Gjilan, më 02.11.2013.


Filozofi
Letërsi
Art

histori
tradita
vështrime
debat


citate
intervista
letra hapura
botime reja




Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .