Këngëtarja jonë nga Gjilani, Sirie Gagica
me zërin e saj margaritarë,të pa zëvendsueshëm, një zë magjik,
iu është përkushtuar muzikës popullore dhe ka dhënë
kontributin e saj për ruajtëjen dhe kultivimin e kulturës
kombëtare.
E
vetdijshme se duhet shumë punë, angazhim, disciplinë, ajo
nuk qe nga ata zëra të bukur, të cilët shuheshin mbrenda
pak kohe, por me punë e përkushtim, me rrespektim të skenës
e publikut, i mbeti besimtare dhe e pa lëkundur këngës së
traditës. Ai zë i ëmbël melankolik, njomak, i cili dikur
jehonte në rajonin e AnaMoravës, u bë zë i njohur në
hapësirat shqiptare dhe mërgatë, kudo ku ndodhen artdashësit
shqiptarë.Është bija që ruajti kulturën e trashëgimisë sonë,asnjë
çast nuk e infektoj me elemente të huaja, me shund e kiç,
por kultivoj një këngë të pastër shqipe. Artistët që dijnë
të vlerësojnë kulturën, vërejnë se ajo në këngën e saj ka
ruajtur kombëtaren, atdhe dashurinë si motiv qenësor, por ka
kultivuar edhe motive tjera të këngëve qoftë edhe të
dashurisë,i ka kultivuar dhe kanë mbetur nëpër kohë të
kërkuara dhe të sukseshme.
Bashkëpunimi me kompozitorët, teksti i
mirë i këngës,puna e saj me përkushtim i kanë dhënë shpirt
këngëve të saja,të cilat i kërkon shumë artdashësi ynë.
Padyshim këtë sukses e ka arritur edhe me mbështetje nga
prindërit dhe shoqëria,nga se kohën kur Sirie Gagica nisi
këngën,ishte kohë ku këngëtaret tona shiheshin me një sy
krejt ndryshe edhe para publikut tonë,e mos të flasim para
pushtetit të atëhershëm. Ajo punoj me përkushtim e maturi,nuk
nxitoj në sasi inçizimesh,nga se e rëndësishme ishte cilësia,ate
që e këndoj e bëri hit,i dha shpirt,e mbolli në zemrat e
artdashësve,dhe mbetet e dëshiruar kënga e saj tek shumë
adhurues.Ajo i dha një identitet këngës së saj,kudo ku ajo
këndoj,në dasma,koncerete apo festivale.Qëllimi i saj nuk
ishte përfitimi material,por shpirtërorja,këngën e këndoj
dhe e këndon me dashuri shpirtërore.
Ajo në këngë është vetvetja,asnjëherë nuk
është munduar të emitoj dike,ka stilin e vet të këngës dhe e
ruan me pedantëri.Kënga është burim i trashëgimisë,e cila
përcillet nëpër breza.Se a e ka trashëgimi këngën ajo,këtë
nuk e dij mirë, nuk kam njohuri,por këngës i paraprijnë edhe
dhunëtia, përkushtimi dhe pasioni.
Kënga dhe poezia janë të lidhura me
shpirtëroren,për të shprehur fuqimisht ate që ndjenë në
shpirt.Të dish të këndosh do të thotë të jesh e pasur me
ndjenja shpirtërore, të kesh mjeshtri në zë dhe interpretim,i
cili lëkund shpirtin e artdashësve, zgjon ndjenjat dhe
mendimet e tyre,bëhet mrekulli në shpirtin e artdashësit,
kënga mjeshtrore përcjell mesazhe të fuqishme,ngulitet në
zemrat e artdashësve dhe u qëndron kohërave.Treva e
AnoMoravës është një trevë me pasuri të pashterrshme
kulturoro-kombëtare,në gjirin e saj janë rritur artist të
sukseshëm të këngës,poezisë e artit,e në mes tyre ka ndezur
yllin e saj të ndritshëm edhe këngëtarja jonë Sirie Gagica.
Ajo vite me radhë ka dhënë kontributin e saj të artit të
kësaj fushe,e gjindur në koncerte e festivale,në organizime
kombëtare,shënime të ndryshme kulturore,dasma e ahengje,duke
demonstruar vlera të mirëfillta,të cilat kudo janë pritur
ngrohët në praninë e artdashësve ,i kanë qëndruar dhe do të
u qëndrojnë kohërave.Në muzikëka disa gjëra interesante,diçka
pëlqehet më shumë,diçka më pak,madje për këtë duhesh të kesh
vesh i cili di të vlersoj,të kesh njohuri në kulturë,të
kesh edhje ndjenja shpirtërore.
Dikush sot sikur muzikën e dëgjon me vesh
të shurdhër,e përzgjedh mes syrit,ku disa këngëtare në skenë
lakuriqësohen,kërcejnë pa kontrollë e ulurisin më tepër për
hirrë të interesave materiale,ka dëgjues që më shumë se
vlerën dhe kulturën don lakuriqësinë dhe ulurimën,qoftë ajo
e përzier me elemente turko-sllavo-greke,etj!!! Po Sirije
Gagica është një këngëtare vlerash,me një pedantëri e
rrespekt për skenën,publikun,me përzgjedhje vlerash të
pastërta shqipe,e cila nuk e qanë kokën për sasi ulurimash,as
për interesa materiale,por me krenari ruan dhe kultivon
begatinë kulturore, për çka jemi krenar edhe ne.Ajo ka
meritë të veçantë për të arriturat në fushën e artit,mbështetja
e publikut për te është dekorata më e madhe.Ajo është e
vlerësuar nga artdashësit e muzikës, për kultivim domethënës,artistik,fisnike
e kultivimit të trashëgimisë sonë kulturoro-kombëtare.Ne
ndjehemi krenar me sukseset e saja dhe i dëshirojmë shëndet
e të mbara në sukseset e mëtejme..