Askush nuk i di sekretet e zemrës,por ato i zbulon bota
shpirtërore e njeriut,arti është shpirti i njerëzimit,fisnikëria
e kombit,mes të cilit artistët e mirëfilltë shpalosin botën
shpirtërore përmes cilit do art,qoftë artit letrar,muzikor,pikturës,skulpturës
apo cilitdo art tjetër.Kur artisti jep një art të mirëfilltë,kur
shpalos botën e mirëfilltë para popullit,populli dashurohet në
veprën e tij shpirtërore dhe i falë madhështinë artistit të
mirëfilltë.Kësaj radhe po shkruajmë për artin e këngës,artin
muzikor i cili është i pandarë nga arti letrar,nga se një poezi
e bukur,krijon një këngë të bukur dhe një krijues i mirëfilltë
fiton madhështinë e artdashësve.
Kënga është gjinia më e thjeshte e muzikës vokale. Kënga bashkon
poezinë me muzikën në një të vetme,Vlera e këngës tek popujti ka
mbajtur kujtesën e përbashkët të një shoqërie. Kjo rëndësi e
këngës natyrisht që ka filluar të bie me arsimimin e shoqërive
dhe ka marrë gjithnjë e më tepër anën argëtuese. Dukuria e
përshkrimit të ngjarjeve nëpërmjet këngëve ende është e
pranishme tek popujt pa të drejtë arsimimi sipas vullnetit të
tyre.
Shoqëritë e kulturuara, të kulturuara në aspektin e artit dhe jo
të zhvilluara ekonomikisht si eshte shoqeria jonë, e kultivojnë
edhe më tej traditën e të parëve në moton "çka thotë zemra nuk
mund të shprehet me letër".Kur flasim për këngën,flasim për
këngën e mirëfilltë kombëtare,pavarësisht zhanreve cilit do
zhanër qoftë,të jetë vlerë e mirëfilltë,e nxjerrur nga një
krijues i mirëfilltë,i cili pasuron vlerën i jep frymë asaj dhe
e ngulitë në zemrën e popullit,ky është thesari,kjo është
begatia e madhe e kulturës sonë kombëtare e cila ka jetuar me
shekuj dhe ka mbajtur gjallë frymën tanë.Sot në shoqërinë tonë
veçmas në artin muzikor kemi vlera dhe antivlera,kemi krijues të
mirëfilltë dhe tëashtu quajtur krijues,të cilët për pak interesa
materiale në kulturën tonë futin viruse,antivlera,shund e kiç,tëhuajësim
të veprave të huaja me të cilat infektojnë kulturën tanë,hajni
publike,veshëje lakuriqësie,kërcime marramendëse,si dhe
vlerësime jo mes trurit,po aty ku do syri.Pavarësisht se këto
antivlera kanë marrur hov e nam,artin dhe vlerat e mirëfillta i
ruan koha,si dhe koha do të i sjell në vendin e merituar.
Muzika Popullore Shqiptare, përbën një ndër pasuritë më të
çmuara të vendit.Në shoqërinë shqiptare muzika është art që
lindi me njerëzimin,me te janë marrur njerëz me dashuri
shpirtërore për artin,ata i nxiste të shpalosnin mes këngës ate
çka u thoshte brendia e shpirtit.Në kohët e vjetra kur arsimimi
ishte vetëm si nisje,talentët tanë të artit kishin aftësi të
mësonin përmendësh ndoshta edhe pa njohur shkrim leximin,por ate
që mësonin nuk e harronin madje e këndonin përzemërsisht në
grupe shoqërore,manifestime,dasma e ahengje,në oda.Arti muzikor
ishte begati shpirtërore e popullit,i dashur për njerëzimin,madje
ku këndohej kishte diciplinë të madhe,këngëtari dëgjohej me
vemendëje mjaft të lartë,kur i këndohej qoftë gëzimit,qoftë
vuajtëjeve historike të kombit.Kënga jonë ka pasur artist të
mëdhenj të cilëte kanë kultivuar shpirtërisht këtë art të së
bukurës,ata kanë mbetur emra të dashur e ngulitur në zemrat e
artdashësve,si Sefë Gashi-Mleqani,Rizah Bllaca,Salih e Feriz
Krasniqi,Dervish Shaqa,Demush Neziri,Tahir Drenica e shumë të
tjerë...Vetëm vitet e shtatëdhjeta në këtë art të bukur nisën
zhvillime rrënjësore,filloj arsimimi i të rinjëve në masë,ku
edhe artit të muzikës iu dha një studim rrënjësor,ku filloj të
pasurohet kultura muzikore,të shkruhen vepra,tekste,të këndohet
me nota,të kompozohet.Malësia e Gollakut në gjirin e vet kishte
lindur një njeri të artit e kulturës,i cili do të zbulohej
ngadal,i cili kishte lindur në një familje këngëtarësh,ngadal
po trashëgonte mjeshtrinë e tyre,i cili duke u rritur në mes
tyre,me ndihmën e tyre nisi arsimimin,lexoj historinë kombëtare,e
shprehu ate me artin e këngës,por me një art më të moderuar,duke
u shquar si poet i mirë,poezinë e tij e ktheu në këngë,i dha
frymë e shpirt,e komponoi me nota dhe e bëri art burimor të
shpirtit,i cili u bë art i dashur për njerëzimin.Ishte ky Demir
Krasniqi:
"Zëri i ëmbël, i ngrohët,", "shpresë e Këngës Shqiptare", "dashuri
që po rritej me ëndërren e Këngës Shqiptare", "Ylli në qiellin
e këngës që vërtitet i vetëm në Galaktikën e Këngës së malësisë
së Gollakut", "Gjigant i skenës Skenës Shqiptare",i cili po
rritej me dashuri shpirtërore për artin e që duke u rritur me
këngën u bë simbol tashmë të kthyer në legjendë. U zbulua
rastësisht në moshë të re në fshatin Tugjec në bankat e
shkollës fillore me një zë të jashtëzakonshëm. Me zërin e tij
mahnitës,po fillonte me iniciativën e mësuesit të shkollës,i
cili po vinte me një violinë në shkoll1ën e Tugjecit.Kjo violinë
e mësuesit Rexhep Bunjaku,u bë dashuri shpirtërore për Demirin
e vogël atëhere e të papërsëritshëm për më shumë se 40 vjet
krijoi personalitetin e vet prej artisti duke hyrë në zemrën e
çdo shqiptari brenda e jashtë atdheut. Këngët e tij në vite
mbeten popullore dhe të preferuara edhe sot nga publiku. "Zëri
i Jashtëzakonshëm" që mbushte me energji skenat shqiptare duke u
bërë idhulli i shumë brezave. Demir Krasniqii dhuroi publikut
shqiptar si edhe Historisë së Muzikës Shqiptare zërin e tij të
artë. Demir Krasniqi ka marrë pjesë në shumë festivale të
muzikës në Radio dhe më vonë në Radiotelevizion që prej
organizimit të parë të tyre, duke fituar plot çmime , një
rekord i paarritur deri më tani.

Dermir Krasniqi ka lindur më 10 Shkurt 1950 në fshatin Tygjec të
Dardanës në Kosovë. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes,
ndërsa shkollimin e mesëm-drejtimin muzikor e keru në Prishtinë.
Bazat e para nga kultura muzikore i mori nga mësuesi Rexhep
Bunjaku, që kur ishte nxënës i shkollës fillore. Në klasën e
gjashtë ai zuri vendin e parë në manifestimin rajonal “Mikrofoni
është i Juaji”.
Punoi si mësimdhënës i kulturës muzikore në shumë shkolla të
Kosovës, profesion të cilin edhe tash e ushtron. Këngës dhe
folklorit deri më sot nuk i është ndarë asnjëherë.
Në opusin e tij krijues, ka më se 4000 këngë e valle origjinale,
të thurura, të kompozuara dhe të incizuara nëpër disqe gramafoni,
audiokaseta, videokaseta, CD e DVD. Është mbledhës i folklorit
burimor muzikor dhe deri më tash ka grumbulluar mbi 4000 këngë
të ndryshme, disa prej të cilave i ka të publikuara, e, që janë
deshifruar nga etnomuzikologu Lorenc Antoni në blenet IV, V, VI
dhe VII të “Bleni muzikor shqiptar”.
Demir Krasniqi merret edhe me gazetari. Punon dhe jeton në
Gjilan.
Demir Krasniqi, ka botuar edhe këto vepra
Mallëngjima e ushtima, Prishtinë, 1993
Qamili i vogël-zë që nuk shuhet (monografi), Prishtinë, 1995
Gjakon Kosova, Gjilan 1998
Bejtë Pireva, Gjilan 2002
Zeqir Maroca,Gjilan 2002
Këngë krismash lirie I, Gjilan, 2003
Këngë krismash lirie II, Prishtinë, 2003
Familja Kurti nga Tygjeci (monografi), Prishtinë 2004
Shtojzovallet e Gollakut, ETMM i Kosovës, Prishtinë, 2005
Kushtrim lirie, SH.B. “Kurora”, Gjilan 2005
Liman Shahiqi-trimi i Gollakut, Prishtinë, 2005
Kroi i këngës-Gjilan, 2006
Qamili i Vogël: Këngë përjetësie (mblodhi, redaktoi dhe
deshifroi me nota Demir Krasniqi), Nëntor 2006
Krenaria e Gollakut ( Me rastin e 40-vjetorit të karrierës dhe
krijimtarisë muzikore) - Gjilan, 2008
Diell Lirie, Gjilan, 2008
Demir Krasniqi deri më tani ka të shkruara tridhjetë libra ,dhjetëra
prej tyre në pamundësi materiale edhe sot pritin shpresën për
të i botuar dhe për të rënë në duert e lexuesit

Malësinë e Gollakut, për nga peizazhet, malet, thyerjet ,
lartësitë e pyjeve dhe regjioni hynë në rangun e
bukurive të natyrës me pamje mahnitëse. Edhe përkundër
rrethanave të pafavorshme për të jetuar atje, braktisja e
banorëve e ka bërë të veten nga e cila shumë vendbanime janë
shpopullzuar pas furtunave dhe përndjekjeve të vazhdueshme nga
pushtuesit sllav në shekujt e fundit. Ajo anë ,
fatkeqësisht u harruar edhe nga pushtet e ma vonshme po
edhe të këtyre aktuale!
Malësia e Gollakut – krahinë kjo që shtrihet në pjesën
verilindore të Republikës së Kosovës , shënon vijën kufitare me
shtetin e Serbisë fqinje . Territori gjeografik i kësaj Malësie
, administrohet nga këto komuna: Prishtina, Podujeva, Novobërda,
Kamenica, Bujanoci, Vraja dhe Medvegja .
Që nga mbirjet e para të popullit autokton shqiptarë mbi këto
troje etnike , kjo Malësi ka shërbyer nëpër shekuj si beden i
gjallë , në mbrojtje të kësaj popullate nga luftërat, sulmuesit
dhe armiqtë e shumtë, që pareshtur iu vërsulen këtyre anëve me
popullate ma bujare , me një popullatë ma besnike e sinqertë
dhe trime .Armiqtë përmes të cilave synonin grabitjen e tokave
shqiptare , plaçkitjet dhe masakrat e përgjakshme mbi këtë
popullatë të pafajshme dhe të pambrojtur gjithë herë kanë pësuar
humbje! Malësorët e Gollakut , qëndruan dhe rezistuan me
stoicizëm të pa parë në histori , por kurrë nuk ia kthyen
shpinën kësaj Malësie legjendare dhe heroike. Ata jetuan dhe
mbijetuan nën kushtet më të rënda për ekzistencë, por asnjëherë
nuk u zhgënjyen dhe nuk u gjunjëzuan para okupatorëve ,
plaçkitësve, grabitqarëve dhe kasapëve të etur për thithje të
gjakut shqiptarë!
Në këtë krahinë kanë lindur , janë rritur dhe kanë vepruar shumë
talent , krijues,interpretë , humoristë , instrumentistë
popullor , të cilët në amfiteatrin popullor të odave ,
gazmendeve , ahengjeve dhe tubimeve të ndryshme popullore , kanë
shënuar deri në piedestal artin e krijuar nga shpirti i popullit
, i cili në historinë e kulturës sonë kombëtare do të jetë një
thesar i çmuar për shumë breza që do të vijnë në vazhdimësi.
Këto vlera të deritashme , folklori burimor popullor, si njëra
nga veçoritë e kulturës shqiptare , është zhvilluar dhe ruajtur
në mënyrën më
origjinale .Këto vlera i rezistuan kohës nga lashtësia ,
duke i qëndruar besnik traditës sonë kulturore të trashëguar
nëpër shekuj , me një kthjelltësi të qiellit artistik të pastër
,pa ndikime nga folklori dhe kultura e importuar apo edhe te
imponuara nga pushtuesit!. Fitorja dhe sakrificat e luftës së
Kosovës, të robëruar ndër shekuj, që i solli lirinë popullit
shqiptar të shtypur ka hapur dimensione të reja dhe të shumta
në krijimtarinë artistike në përgjithësi, por edhe në të gjitha
llojet e artit e të muzikës në veçanti në tërë Kosovën, po edhe
në këtë rajon . Përmes këngës së lirisë ,të kënduar për
çlirimin, për dëshmorët, për pavarësinë dhe për zhvillimin e
përgjithshëm shoqëror të Kosovës.
Sot frymojnë ma të lirë shqiptarët në gjitha trojet tona,
kanë bërë një promovim progresiv dhe nxitës në rritjen dhe
kultivimin e të gjitha zhanreve të muzikës. Pas trysnisë
shekullore është manifestuar me këngë e valle, afirmim solo
këngëtaresh dhe grupeve të ndryshme të këngës folklorike apo
rapsodike,pa i lënë anash këngët popullore nga e cila u mësuar
historia gjatë të gjitha kohërave . Ne saje të këtyre
zhanreve dhe të muzikës folklorike një mbrëmje vizituam
pedagogun muzikor, këngëtarin ,rapsodin popullor, kompozitorin
e këngëve dhe valleve në frymën e melosit popullor burimor ,krijuesin
poetik të vargjeve të këngës popullore dhe rapsodike të madhin
zotin Demir Krasniqin.
- Demir Krasniqi shquhet në shumë aktivitete mbledhësin e folklorit
burimor muzikor shqiptar, publicistin e shumë studimeve
etnomuzikologjike, gazetarin hulumtues, mësuesin me vlera
jashtë kornizave të Kosovës artistin e merituar Demir
Krasniqin, një krijues me reputacion dhe me ndikim në kulturën
e artit muzikor në rrafshin kombëtar. Ky këngëtarë është një
krijues i kalibrit në mesin e këngëtarëve ma të mëdhenj që
njeh Kosova dhe ma gjerë, posaçërisht me përkushtim punoj
për trevat e Gollakut.
"BUKA E GOLLAKUT" citojmë këngën e thurur nga autori :
Më ka rritur nëna
Në djepin me kashtë ,
Ajo më ka mësua
Vendin tim me e dashtë !
Më ka rritur nëna
Me qumësht të kajmakut ,
Prandaj këngët e mia
Ia këndova Gollakut !
Më ka rritur nëna
Me bukë t’ kallamoqës ,
Prandaj këngët e mia
Ia këndova Kosovës !
Këngëtari i mirënjohur,Demir Krasniqi në repertorin e këngëve
të tij të kënduara me frymë atdhetare, historike, këngë të
trimërisë, këngë të dashurisë dhe këngë me motive të tjera i
këndoj i frymëzuar nga familja e tij. Në familjen e tyre
kënga ishte trashëgimi, me çka e përcolli edhe këngëtari i
madh Demir Krasniqi.
Demir Krasniqi, u lind më datën 10 Shkurt 1950, nga nëna – Hysa
dhe babai – Shefkiu, në fshatin Tugjec, të Malësisë së Gollakut
të Dardanisë ish Kamenicës në Kosovë, nga një familje
patriotësh që në zemër kishin atdheun por edhe këngën e kishin
traditë sepse kishin kënduar stërgjysh e gjysh.
Fshati Tugjec fshati i lindjes se Demir Krasniqit , që aty i
morri këmbët e para të këngës dhe artit muzikor. Demiri e
donë dhe nuk i hiqet mendja kurrë nga vendlindja dhe e mban gjithnjë
në zemër.
Citojmë vargje për fshatin e tij:
"Ç’më ka rënë një mall".
Ç’më ka rënë një mall i shkretë
zemrën nuk ma lë të qetë
vendi im kur mu kujtua
lotët më rridhnin sikur krua
vajmedet...
Babai i Demirit pasion kishte dijen dhe kulturën dhe dha çdo
gjë nga vetja për t'i shkolluar fëmijët. Kohën kur pushteti
Rankoviqian ushtronte dhunë të hekurt mbi shqiptarët me qëllim
të zhdukjes fizike dhe kulturore të shqiptarëve ,veç përndjekjes
dhe burgosjes së tyre,po organizonte aksionin për grumbullimin e
armëve të shqiptarëve,ku qëllim ishte të nxisin shpërnguljen e
shqiptarëve të zgjedhur,kurse çka nuk ishte e mundur të
shpërnguleshin , i bënin të pa aftë me rrahje e tortura. Ishin
kohë të vështira,kohë kur Kosova përpëlitej me shpirtin ndër
dhëmb nga okupimi serbo-sllav por në veçanti Malësia e Gollakut.
Po ashtu, vend meritor në historinë e kësaj Malësie, pa dyshim
zënë edhe kënga kushtuar varjes në litar të viktimës Behlul
Klaiqi, nga Tugjeci, i cili në mungesë të pushkës, e vari vetën
gjatë" Aksionit për grumbullimin e armëve" , nga ana e
Aleksandar Rankoviqit. Ngjarja ndodhi në Tugjec, në muajin
Janar të vitit 1956.
Varja e Behlul Klaiqit , ishte bërë shkas i asaj kohe për t'u
ndaluar "Aksioni i mbledhjes se armëve në mbarë Kosovën". Pra,
Behlul Klaiqi është kurbani i mbarë Kosovës, për të cilin
shoqëria jonë sot e asaj dite nuk ka bërë asgjë në përkujtim të
veprës së tij heroike!Atë kohë Demiri kishte vetëm gjashtë vjet,
nga e cila memoria e tij i përmblodhi një urrejtje ndaj
pushtuesit me terrorin që ushtronte kundër popullit tonë.
Një vit më pas Demiri do të filloj shkollimin fillor,një fëmijë
që të vjetrit thonë, se ishte fëmijë elegant dhe simpatik me një
bukuri të rrallë plotë shkëlqim dhe vrull . Pas mbarimit të
shkollës në vendlindje,ai ndoqi shkollimin në shkollën e
muzikës në Prishtinë,ku më pas studioi për gazetari. Pas
mbarimit të shkollimit u kthye disa vite të kontribuoj në
vendlindje duke punuar si mësues. Se shpejti kultura e tij
ishte e nevojshme për kryeqytetin në shkolla të Prishtinës.
Ishte ndër shkollarët thuaj të parë në Malësinë e Gollakut,një i
ri shkëlqente në çdo aktivitet. Si i ri në moshën fëmijërore e
nisi këngën dhe zëri i tij i ëmbël si një zë bilbili,pushtoj
zemrat e artdashësve kudo qe ishte prezent .
Bazat e para nga kultura muzikore i mori nga mësuesi Rexhep
Bunjaku , kur ishte nxënës i shkollës fillore. Në klasën e
gjashtë ai zuri vendin e parë në manifestimin rajonal “Mikrofoni
është i Juaji”. Demir Krasniqi me këngën ka filluar si fëmijë në
bankat shkollore,por famën e mori viteve 68-ta.
-Në Radio Prishtinë atë botë filloi këngën e parë”Kuvendon Marta
me gra” e cila mori jehonë të fuqishme,pastaj bëri diskun e parë”Fryn
murrlani me stuhi”,kushtuar 500 vjetorit të vdekjes së”Gjergj
Kastriotit"dhe nga këtu nuk u ndal asnjë çast se vepruari . Ka
edituar disa qindra albume që nga disqet e gramafonit,audio dhe
video kaseta,kompakt disqe etj. Një pedagog i kulturës sonë
muzikore,krijues i këngës popullore,kompozitor, këngëtar i
muzikës të zhanreve popullore,mbledhës i folklorit,instrumentist
me një bagazh te madh , ky është Demir Krasniqi. Ai është edhe
gazetar dhe poet,po edhe humorist,nga se shkruan parodi
humoristike -satirike. Demir Krasniqi ka mbi 2000 këngë të vetat
,i kompozoi dhe këndoi,rreth 4000 këngë të mbledhura nga goja e
popullit në hapësirën mbarë shqiptare.
Që nga rinia e hershme, Demiri është marrë herë pas here edhe me
gazetari, në moshën 51 vjeçare diplomon në Radio Gazetari në
Univerzitetin e Gazetarisë Norvegjeze dhe në Gazetari Hulumtuese
në Univerzitetin e Gazetarisë Kanadeze.
Si gazetar – publicist, ka botuar shumë shkrime e studime në
shumë revista, gazeta ditore, në radio stacione dhe në
televizione lokale, ku krahas gazetarisë, ka ushtruar me sukses
edhe modelimin e shumë emisioneve kulturore e politike publike
me vlera artistike .
Të shkruash për Demir Krisniqin,këtë krijues të madh dhe të
paepur është një privilegj në vete ,me çka nuk do mundesh të
përfundosh me një shkrim gazetash,reportazh apo broshurë, pa qenë
ndonjë libër goxha voluminoz. Demir Krasniqi dallohet si autor
i shumë festivaleve tradicionale. Këngët e tij të ndryshme me
motive më të moderuara qofshin ato të dashurisë,kurbetit,e
veçmas ato përmes së cilave shpalos historinë kombëtare. Është
këngëtar thuaj nga të parët që kishte zënë vend në Radio
Televizorin e Prishtinës me këngë të cilat i kishte krijuar dhe
kompozuar vet. Kishte bashkëpunëtor të ngushtë Lorenc Antonin
dhe disa kompozitor tjerë. Demir Krasniqi është ndër këngëtarët
më bashkëkohor të kohërave që këndonte muzikën popullore dhe atë
folklorike. Këngët rapsodike qe i ideoj edhe vet nëpër odat
dhe publikun shqiptarë. Kënga e tij pasqyrojnë historinë
kombëtare qe mbeti si frymëzim të brezi i ri, si të duhet atdheu
dhe urrehet pushtuesi. Këto këngë i këndonte me një mjeshtri
të veçantë,këngë këto që fillimisht kërkonin guxim të
këndoheshin nga se ai këndonte duke luftuar , gjykuar dhe
injoruar hapur okupatorin sllav dhe disa bashkëpunëtor të tyre
shqipfolës qe ishin si vegël e tyre . Këngë të tilla nuk guxonte
të këndonte gjithkush,sepse ai ishte përgatitur për sakrifica
gjatë historisë në familje dhe rajon. Ai nëpërmjet këngës hidhte
në thumb dhe i kundërvihej regjimit pushtues Rankoviqian. Nuk ka
ngjarje historike, luftëtarë, as veprimtarë nga fshatrat e
Malësisë së Gollakut, Medvegjës, Preshevës, Karadakut, që të mos
ketë hy në vargjet e këngëve të zotit Demir Krasniqit !
Në mesin e shumë tragjedive të përgjakshme të kësaj Malësie, pa
dyshim duhet përmendur vrasjen e të riut Xhemajl Ramiz Tahirit
nga Hajkobilla, të cilin në vend të "lepurit" e vrau për pikë të
qejfit çetniku Aleksandar Stojanoviq nga Hajnovci i Kamenicës,
këngë kjo për të cilën më 1967, Gjykata për Kundërvajtje në
Kamenicë, e dënoj me 1 muaj burg këngëtarin Demir Krasniqi.
Këngën e Masakrës së Prapashticës që u vranë mbi 1000, veta për
24 orë, këngës së Dabishecit fqinjë kushtuar Luftës se dytë
botërore qe ne saje të dinakërisë serbe mbeten të vrarë me
qindra serb po edhe me dhjetëra gjerman!!! Ngjarja më
emblematike është ajo e luftëtarit Bislim Zeqiri , alias SHYT
MARECI ,Këngë për Nazim Gafurrit etj. Për Drazha Mihajloviq dhe
Aleksandër Rankoviq, këngën e aksionit të grumbullimit të
armëve interpretues i këngës qe fillonte kështu:
Vjeshtë e shkurtë dimër i gjatë!
Vjeshtë e shkurtë dimër i gjatë
ishte viti 56
n´këmbë janë que udbat me hajkë
po i mundojnë shqiptarët e ngratë
tan për arme i kanë kap
u lypnin pushkë e automat
si e pat ,e si se pat
tan po i rrihnin me dajak
shtritë po i lan nëpër sokak brinjët e tyre u piknin gjak".
Këto gjëra populli nuk kishin guxim të flisnin,lëre më të i
këndonin. Demir Krasniqi qëndroj i pa epur në punën e tij,ai
këndoi dhe incizoj shumë albume,qindra pllaka gramafonit,audio
dhe video kaseta,Cd…
Ai këndoj me shumë grupe me këngë për trojeve shqiptare me një
qëllim fisnik për të kënaqur adhuruesit e tij. Ai u shpërblua me
shumë çmime ,medalje dhe mirënjohje,krijoi dhe kompozoi këngë të
vetat,mblodhi këngë nga mbarë trojet shqiptare,shkroi qindra
artikuj gazetash dhe botoi 33 libra - vepra autoriale me këngë e
krijimtari origjinale. Ai tani ka përmbushur dyzetvjetorin e
krijimtarisë dhe këngës së tij. Në skenë u tregua artist i
merituar i popullit,në këngë përmbushi kërkesat e popullit ne
melodinë e origjinale. Ai ka shkruar qindra parodi përmes të
cilave ngritë zërin kundër antivlerës,kundër shundit dhe kiçit,kundër
barbarizmave mbi këngën tonë të begatshme. Në dasma, ahengje,
koncerte, studio gjithnjë. Një ndër motivet e dhimbshme që ka
kënduar ishin edhe këngët e kurbetit me çka ju sjell edhe një
këngë kushtuar kësaj teme qe ishte si preokupim i tij i
përhershëm përmbaj tja:
"Këngë kurbeti nga Demir Krasniqi "
Dy tri ditë para Shëngjergjit
Mora rrugën e kurbetit
kur jam dal prej time shtëpi
kam lënë shokë kam lan vëllazëri
unë kur shkova në kurbet
s´kam ndej shumë nja 12 vjet
zemra e shkreta tym po më qet
oj dynja-dynjaja e shkretë
larg na humbe,na ke tretë
tri ditë ymër krejt kiamet
dëgjoni shokë e ju vëllazëri
çka ish ndeja ndër jabanxhi
kush s'po dojke me të pa me sy
dasëm bënin luanin këndonin
sytë e mijë veç lotojshin
kur më rajke malli i shtëpisë
dilshna i rasha për trup çarshisë
më besoni more vëllazëri
dielli nxente, s´pajsha me sy.
Demir Krasniqi veç festivaleve muzikore vendore,ishte
pjesëmarrës edhe në festivalet kombëtare dhe ndërkombëtare,ndër
të cilat vend meritor historik zënë Festivali tradicional "Akordet
e Kosovës", ku ka marrë pjesë disa herë si kantautor, "!Revista
e Folklorit Burimor në Gllogovc" (Drenas), Festivali tradicional
"Kosovarja këndon" , ku edhe ka fituar dy shpërblimet e
Disa herë ka qenë përfaqësues i Kosovës, në disa festivale
ndërkombëtare të folklorit, ndër të cilat duhet përmendur : "Festivali
Ballkanik i Folklorit në Ohër", "Festivali Ballkanik i Folklorit
në Beograd", "Festivali Ballkanik i Folklorit në Zagreb", dhe "Festivali
Evropian i Folklorit "Danubi i kaltër" në Novi Sad , ka këndua
në duet bashkë me Nexhmije Pagarushën, bilbilin e këngës
shqiptare nga të gjitha kohërat! Ata u paraqitën me këngën:"Ku
po shkon moj Rrushja e Lalës" dhe ky Festival për herë të parë
është transmetuar drejtpërsëdrejti në mbarë Evropën, përmes
rrjetit"EUROVIZION!"
Këna " Fryn Murrlani në stuhi"
Prezantim i këngës përmes Yotubes" Fryn Murrlani në stuhi" e
cila kënga pasqyron frymëzimin brilant të këtij krijuesi të
madh , që vet teksti tregon ma së miri në bazën themelore të shtetit
shqiptar Skënderbeun. E ngrit si figurë të madhe qe përmes
kësaj kënge lenë mbresa të mëdha si në melos , artikulim,
tingull muzikal me të cilin ushqen shpirtin e dëgjuesit
me çka është një këngë e rrallë në truallin shqiptar me përplot,
porosi , trimëri dhe mitizëm! personazhi të etikës
kombëtare!
Në vitin 2008, ka qenë i vetmi përfaqësues nga Kosova, në
Festivalin "Zëri i Alfabetit" në Manastir, me rastin e "Jubileut
të 100 vjetorit të Kongresit të Alfabetit shqiptar "nga të cilat
ju ndanë shumë medalje.
Shpërblimi dhe mirënjohja më kulmore në karrierën që pati si j
krijues dhe këngëtar, pa dyshim është "FALENDERIMI" që i erdhi
nga Presidenti historik i SHBA-së - z. BILL KLINTON, përmes
Shoqatës Shqiptaro - amerikane "Miqtë e Amerikës", për faktin se
i këndoj 2 këngë falënderimi për Amerikën dhe Bill Klintonin,
për shpëtimin që ia kanë bërë Kosovës më 1999! Kënga e parë
mbanë titullin:"FALEMINDERIT AMERIKË", kurse kënga e dytë, mbanë
titullin:"FALEMINDERIT ZOTI BILL KLINTON" Pra, këto dy këngë i
janë dorëzuar në duar z. Bill Klinton të incizuara në CD dhe të
botuara në librin e autorit Demir Krasniqi .
Njëherit, këto dy këngë janë këngët e para shqiptare , të cilat
jehojnë dhe ruhen në muzeun e "Shtëpisë së Bardhë në Vashington"
thekson zoti Demir Krasniqi !
Demir Krasniqi i këndoi të gjitha llojet e këngës folklorike dhe
popullore të gjitha motiveve,por krijimtaria më e dashur,më
shpirtërore,më e fuqishme e tij,që shquhet si kryevepër,është
ajo e rapsodive historike kombëtare,të cilat nuk i pati shkruar
historia ,për shumë shkaqe,por këtë histori të pashkruar e
faktoj,e shkrou vet Demiri ,e këndoj dhe e përjetoj me dhembje
të madhe,por nga kjo dhembje padyshim buronte krenaria e
njerëzve edhe pse të rëndomtë,por liridashës,martir,që flijuan
vetën për mbrojtjen e kombit,nderit dhe pragjeve të shtëpisë.
Demir Krasniqi e shkroi historinë kombëtare,e shpalosi përmes
këngës,me shumë metafora ,personazhe, figuracione dhe me
fryme emocionale me heroizmin dhe lavdi në mbarë trojeve
shqiptare.
Demir Krasniqi me mund,forcë dhe vullnet i fakton këto histori
të vuajtura të Gollakut,dhe i stolisi me nota dhe figura,i
këndon me mjeshtri dhe stil këngëtari .Nëpër këto tufë këngësh
Demir Krasniqi përshkruan historinë e lavdishme të trimave të
Gollakut,të cilët gjithnjë në të gjitha kohët i bënë rezistencë
dhunës pushtuese serbe dhe më gjerë!
Me figura të tilla të ndritshme ishte mjaft e pasur edhe
vendlindja e tij Tugjeci,si dhe mbarë fshatrat e Gollakut qe
përfshinin Zajqecin ,Hajkobillen ,Dabishecin ,Prapashticen,Kremenaten
,Gregjenikun ,Gllogovicën etj. I nderoj i rriti dhe i
përkujtoj trimat e kësaj malësie heroike,bij e bija të cilës u
flijuan dhe me të bëmet e tyre stolisen historinë me trimëri dhe
krenari,për më të shtrenjtën “Lirinë” që ua uzurponin pushtuesit.
Si pedagog i kulturës muzikore,ka punuar në shumë shkolla
fillore dhe të mesme të Kosovës shkruan,krijon, kompozon si dhe
ndihmon dhe afirmon talentet e ri të muzikës. Është gazetar i
rregullt i javores”FOKUSI”, gazetar dhe redaktor i kulturës në”RADIO
VIKTORIA FM” në Gjilan,në Televizionin e pavarur”VALI”-Gjilan,po
edhe hasim shkrimet e tija në shumë faqe shqiptare në net dhe
forume. Demiri ka një bagazh krijimtarie të vlefshme,i cili me
dashuri,talent dhe punë të pa reshtur,krijon vlera letrare,artistike
dhe historike. Si rapsod Krasniqi gjatë zhvillimeve historike
të këngëve epike, është bërë edhe modelues i formave melodike
dhe poetike të ruajtës me kujdes të traditës së këndimit në familjen
shqiptare, me të cilën morri epitetin e një rapsodi në shkallë
kombëtare!
Demir Krasniqi plotë vrull vullnet dhe me entuziazëm e ruan
dashurinë ndaj këngës!
-Falë meritës se tij dhe shumë këngëtareve tjerë kemi ruajtur
deri sot këngë popullore shqiptare epike të ciklit të luftërave
, mbi kreshnikët , balada mitike të moçme shqiptare me këngë
historike që nga periudha mesjetare deri në këngët e dëshmoreve
për çlirimin dhe pavarësisë e Kosovës, Shqipërisë dhe trojeve
tjera.
Rapsodi Demir Krasniqi , është rapsodi i gjallë i kombit ,
është interpretues i shkathët i këngës epike legjendare që ka krijuar
mënyrën origjinale . Demiri në botën e tij paraqet invencion të
fuqishëm artistik përmes dhembjes , mallëngjimi dhe fatit
tragjik të personazheve të këngës mbi te kaluarën e kombit
tonë!
Virtyti ,qëndresa, trimëria, besa dhe burrëria gjenden në interpretimin
e këngës së tij .duke i gërshetuar vlerat e historisë të
kënduar nga ai, na mbetet qe ta quajmë legjendë dhe hero të
këngës dhe folklorit Shqiptar. Duke analizuar tërësinë e
këngëve të kënduara nga rapsodi i kombit Demir Krasniqi mund të
radhitet edhe ne mesin e rapsodëve të kombit në Shqipërinë natyrale
qe pretendon edhe vet përmes këngës së tij në bashkimin kombëtar...
Themelues i grupeve dhe ansambleve muzikore!
Demir Krasniqi, krahas punës së palodhshme pedagogjike –
arsimore, nëpër shumë shkolla fillore dhe të mesme të vendit, ku
ka punuar, njëkohësisht ka themeluar shumë grupe artistike
muzikore në kuadër të shkollave. Ai ka themelua edhe një numër
të madh grupesh e ansamblesh muzikore me amatorë entuziast ,
gjithandej ku ka punua e jetua, me qëllim që të kultivohet kënga,
vallja dhe instrumentet tona të muzikës tradicionale kombëtare.
Gjatë këtyre 40 vjetëve të karrierës së tij muzikore, Demir
Krasniqi ka themelua edhe këto grupe e ansamble muzikore:
-Grupi muzikor folklorik “Vëllezërit Krasniqi” në Prishtinë,
-Grupi muzikor folklorik “Vëllazëria” në Prishtinë,
-Ansambli Vokalo – Instrumental “Çiftelia” pranë Radio
Prishtinës, në bashkëpunim me kompozitorin dhe etnomuzikologun e
shquar – Lorenc Antoni.
-Shoqëria Kulturo – Artistike “Kosova” në Prishtinë,
- Grupi muzikor i këngëve dhe valleve popullore “Zenel Hajdini”
në Prishtinë,
-Shoqëria Kulturo – Artistike “Shpresa e Malësisë” në Tugjec,
-Bashkëthemelues i Shoqërisë Kulturo – Artistike “Idriz Seferi”
në Zhegër,
-Bashkëthemelues i Shoqërisë Kulturo- Artistike “Bajram Shabani”
në Kumanovë,
-Themelues i Ansamblit Folklorik “Shahiria” në Gjilan,
-Themelues i Grupit muzikor “Xhevahirët” në Gjilan,
-Themelues i Shoqërisë Kulturo – Artistike “Dituria” të
shkollave të mesme të Gjilanit,
-Themelues i Ansamblit Muzikor “Krasniqja” në Gjilan,
-Themelues i Grupit të burrave “Qamili i Vogël” pranë Shkollës
Fillore “Abaz Ajeti” në Gjilan
-Themelues i grupeve muzikore të shkollave fillore të Gjilanit:”Thimi
Mitko”, “Marigona”, “Selami Hallaqi” dhe “Tefta Tashko”…etj. etj.
-Ai i ruante me një kërshëri dengje ,dengje fotot , cd,medaljet
dhe mirënjohjet e ndryshme nga të cilat mahnitet njeriu . Kërkohet
të përkrahet sot nga institucionet dhe ministria e Kulturës nga
e cila duhet ti epet haku dhe te vlerësohet si njeri dhe
artist i merituar duke shpallur si njeriu ma me vlera ne
fokusin e kulturës shqiptare!
Ne saje të vlerësimit tonë të lartshënuar sjellim edhe një këngë
për këngët e vjetra, ja si e thur tekstin duke e ruajtur
me kërshëri vlerën e këtyre këngëve rrëfen dhe thotë zoti
Demiri duke rikujtuar po dhe duke na kënduar atë natë të
paharrueshme që na solli një kënaqësi me mikpritjen e tij ,
me tradita dhe zakonet e Gollakut.
"Kur Dëgjoj Këngët e vjetra", citojmë ma poshtë:
Lotët më rrjedhin deri të mjekra !
Kujtoj kohët dhe kënaqësitë ,
Kur n' rini me to jam rritë .
Refren:
Ah , moj këngë , moj këngë shqiptare
Je e ëmbël dhe krenare
Me ty këndohet bukuria
Mbarë Atdheu e dashuria
Kur dëgjoj këngët e traditës
I kujtoj vitet e rritës !
Kujtoj faqet e historisë
Dhe legjendat e trimërisë
Kur dëgjoj këngët e sharkisë
Kujtoj odat e burrërisë
Kujtoj sofrat e bujarisë
Dhe ahengjet e shoqërisë
Këngët e vjetra flakë më kallin
Se me to e shuaj mallin
Këngët e vjetra zgjojnë mallëngjimet
Se me to i ruaj kujtimet
Këngët e vjetra kurrë nuk vdesin
Nëpër shekuj ato mbesin
Këngët e vjetra janë të arta
Ato rrojnë ndër gjenerata
Gjilan 2012
Demir Krasniqi shkruan për Nene Terezën këto vargje i
shkruan :
“Unë jam biri i Nënë Terezës
Bijë shqiptare,nënë e botës,
unë me motra e vëllezër
Jam familje e Evropës”
Krijuesi përmes përmbledhjes “GJAKON KOSOVA”, e ka fuqizuar dhe
pasqyruar tamam terrorin serb në luftën e fundit në Kosovë ,
me çka do të mbesin dëshmi para botës,para brezave tanë,për
mizoritë që janë ushtruar mbi popullin tonë, tmerret më
tragjike në histori. Nota e tij e protestës mbi veprimet
çnjerëzore që ushtroi armiku mbi njerëz të pambrojtur,përmblidh
këto vargje:
“Presin fëmijë,ata famëkeq
Pleq e plaka 90 vjeç
Therin në bark shtatzëna t´mbeta
Nxjerrin fëmiun me bajoneta”!
Demir Krasniqi edhe si krijues,kompozues,këngëtar me mjeshtri
përdor figurat si:epitetin,krahasimin,simbolin,metaforën ku me
mjeshtri,ndjenjë dhe dhembshuri,mburrje dhe krenari,e bënë këtë
përmbledhje të fuqishme e të mirëfilltë letrare,me elemente të
larmishme ne fushën e krijimtarisë së tij nga e cila vargut
të tij i jap nuanca artistike shumë ngjyrëshe.Demir Krasniqi
është veprimtar kombëtar,poeti madh,këngëtar i shquar,etnomuzikolog,gazetar,mbi
të gjitha i lidhur shumë me vendlindjen,me fshatin e lindjes
Tugjec,të cilin e deshi dhe e don me gjithë qenien.Ai jetoj e
punoj në vendlindje fillimisht e pastaj