Ahmet Zogu, ish-Mbret i shqiptarëve,
duket se e ka pasur idhullin e tij
Perandorin e famshëm të Francës
Napolon Bonaparti. Kjo vërtetohet vetëm
nga një fakt shumë domethënës, siç
ishte hartimi Kodit Civil të Mbretërisë
Shqiptare. Kodi Civil parashikonte ndër
të tjera, ndalimi i bashkëshortëve që
të parashikojnë në mënyrë të pacilësuar
që martesa e tyre të rregullohet sipas
zakoneve të vendit. Kodi Civil i
Mbretit Zog I, për herë të parë e
parashikonte “kontratën e martesore,
e cila duhej bërë me akt publik para
noterit, përpara celebrimit të martesës”.
Duke parë Kanunin e Lekë Dukagjinit,
shikon se, “gruaja nuk kishte asnjë të
drejtë, as mbi fëmijët e as mbi shtëpinë”.
Gjithashtu gruaja nuk gëzonte të
drejta trashëgimore mbi pasurinë e lënë
nga burri ose fëmijët. Ajo kishte të
drejtë të qëndronte në shtëpinë e
burrit të vdekur, ose të largohej,
duke marrë “trembëdhjetë okë groshë
dhe tre barrë kallamoq”. Kodi Civil i
Mbretërisë Shqipëtare, i cili hyri në
fuqi më 1 prill 1929 u hartua mbi bazën
e kodit më modern të asaj kohe, Kodit
Civil të Napoleonit, i cili ka ushtruar
ndikim të madh në shumë shtete të
tjera e sidomos tek Kodi Civil italian
dhe ai zvicerian. Kodi Civil i Mbretit
Zog I, pati rëndësi të madhe sepse për
herë të parë vendosi mbi baza ligjore
marrëdhëniet familjare, unike për të
gjithë Shqipërinë. Realisht në
praktikë ishte e vështirë të gjente
zbatim, sidomos kur ndikimi i rregullave
të kanuneve dhe normave fetare, si dhe
ruajtja për ndikimin e tyre për vite
me radhë ishte ishte tepër i fuqishëm.
Kanuni Lekë Dukagjinit, thotë se,
“gruaja nuk ka asnjë të drejtë, as
mbi fëmijët e as mbi shtëpinë gruaja
nuk gëzon të drejta trashëgimore mbi
pasurinë e lënë nga burri ose fëmijët”.
Gruaja kishte të drejtë të qëndronte
në shtëpinë e burrit edhe kur ai nuk
jetonte, ose të largohej, duke marrë
“trembëdhjetë okë groshë dhe tre
barrë kallamoq. Pra, gruaja kishte pak
ose aspak të drejta pasurore, por një
ndikim të madh në të drejtën
zakonore shqiptare, pati dhe Sheriati (e
drejta myslimane). Megjithatë, në fushën
e të drejtave pasurore gruas i njihej
autonomia që ajo gëzonte në
administrimin e pasurisë vetjake. Nga
praktika gjyqësore e Gjykatës së
Diktimit rezulton që “gruaja nuk
kishte të drejta pasurore mbi pasurinë
e përbashkët të vënë gjatë martesës,
ajo vetëm trashëgonte pjesë nga
pasuria e bashkëshortit pas vdekjes së
tij”. Deri në vitin 1929, veç disa
vendimeve të përfitimit nga trashëgimia
në praktikën gjyqësore të Gjykatës
së Diktimit, nuk ka asnjë rast që të
trajtojë probleme në lidhje me pasurinë
bashkëshortore pas zgjidhjes së martesës.
Me hyrjen në fuqi të Kodit Civil të
Mbretit Zog I, në vitin 1929 rregullimi
i marrëdhënieve pasurore mes bashkëshortëve
dhe marrëdhënieve të tjera familjare
bëhej mbi baza juridike dhe jo sipas
zakonit ose fesë. Kodi Civil pranoi
institutin e martesës laike, pasi ajo
lidhet në mënyrë solemne para nëpunësit
të gjendjes civile. Pavarësisht
miratimit të Kodit Civil, akoma një
pjesë vazhdonin të lidhnin martesën
pa celebruar martesë laike, mentalitet
i trashëguar prej shekujsh mbi martesën.
Kishte mjaft njerëz që nuk kuptonin që
martesa e lidhur sipas normave zakonore
nuk kishte asnjë vlerë juridike, dhe kështu
nuk gëzonte asnjë mbrojtje nga ligji.
Në Kodin Civil të Mbretërisë
Shqiptare parashikohet shprehimisht
ndalimi i bashkëshortëve që të
parashikojnë në mënyrë të pacilësuar
që martesa e tyre të rregullohet sipas
zakoneve të vendit. Kodi Civil i
Mbretit Zog I, për herë të parë e
parashikoi kontratën e martesës, e
cila duhej bërë me akt publik para
noterit, përpara celebrimit të martesës.
Sipas këtij Kodi, regjimi pasuror i
bashkëshortëve mund të rregullohej me
marrëveshje të palëve dhe me ligj. Mënyra
e rregullimit të pasurisë së bashkëshortëve
parashikohej në kontratën e martesës.
Palët kishin të drejtë të ndryshonin
rregullimin e pasurisë (pra regjimin
pasuror) në kontratën e martesës vetëm
para celebrimit të martesës dhe po në
të njëjtën formë, pra me akt publik.
Personat e tretë, të cilët nuk ishin
vënë në dijeni për ndryshimet në
kontratën e martesës, nuk mund të
prekeshin nga këto ndryshime.
Parashikimi në Kodin Civil i kontratës
së martesës përbënte një hap shumë
të rëndësishëm në marrëdhëniet
familjare në atë kohë, sidomos në
marrëdhëniet midis bashkëshortëve,
duke pasur parasysh pozitën shoqërore
të gruas. Por këto ndryshime nuk gjetën
një terren të përshatshëm, sepse nuk
u shoqëruan me ndryshimin e domosdoshëm
të mentalitetit të shoqërisë
shqiptare. Ky ishte një Kod modern, por
në një shoqëri patriarkale, gjë që
solli zbatimin e tij në raste të
rralla në fushën e marrëdhënieve
familjare.Ndarja e
pasurisë martesore në shoqërinë
shqiptare
Regjimet
martesore parë, në kontekstin
historik, fillimin e zhvillimit të tyre
e kanë me miratimin e Kodit Civil të
vitit 1929, i cili për herë të parë
vendosi një sistem unik për gjithë
Shqipërinë. Ky kod për pjesën e
regjimeve pasurore martesore mbështetej
në Kodin Civil të Napoleonit (Kodi i
Francës 1804) ku si karakteristikë
kryesore ishte pushteti i burrit ndaj
gruas për shkak të konservatorizmit të
shoqërisë së asaj kohe. Në periudhën
e diktaturës, dhe pikërisht në vitin
1981, në dispozitat e Kodit Civil dhe të
Kodit të Familjes, shtyrë edhe nga kërkesat
e reja moralo-humaniste për të
siguruar një solidaritet real midis
bashkëshortëve, u imponua regjimi
pasuror martesor ligjor dhe unik, ai i
bashkëpronësisë universale. Miratimi
i ligjit “Për Kthimin dhe Kompensimin
e pronave ish-pronarëve”, krijimi i
Sh.A. të ardhurat nga puna, bënë që
zbatimi i regjimit të bashkëpronësisë
ligjore të mos i përgjigjet këtij
zhvillimi. Në vitet e mbretërisë
bashkëpronësia, administrimi i pasurisë
vetëm nga burri, dhe ligji kishte
dispozita që diktonin pozicionin e
pabarabartë të gruas, dhe se burri
ishte kreu i familjes. Për bashkëpronësinë
midis bashkëshortëve, Kodi Civil i
Zogut I parashikonte vetëm bashkëpronësinë
mbi fitimet. Marrëveshja lidhur
parashikohet në kontratën e martesës
dhe fillon efektet e saj nga momenti i
celebrimit të martesës. Sipas Kodit
Civil nuk mund të bëjnë pjesë në
bashkëpronësi as aktivi dhe as pasivi
i tashëm i bashkëshortëve (në
momentin e lidhjes së martesës) dhe as
pasuria që u vjen atyre me trashëgim
gjatë kohës së ekzistencës së bashkëpronësisë
midis tyre. Në bashkëpronësi bën
pjesë vetëm gëzimi i pasurisë së
luajtshme ose të paluajtshme, të
tashme dhe të ardhme të bashkëshortëve.
Të gjitha fitimet që nxjerr burri dhe
gruaja së bashku ose secili prej tyre
veç e veç gjatë kohës që vazhdon
regjimi i bashkëpronësisë, qofshin këto
fitime të rrjedhura nga industria e përbashkët
ose nga ekonomia e tyre, janë të përbashkëta
dhe të ndashme, duke zbritur më parë
debitë që rëndojnë mbi bashkëpronësinë
e bashkëshortëve. Sipas Kodit Civil,
vetëm burrri mund të administrojë
sendet në bashkëpronësi, si dhe të
kryejë veprime lidhur me to, gjë që
tregon pabarazinë e plotë të burrit
me gruan në shoqërinë e kohës. Kodi
Civil i vitit 1929, ishte një hap i rëndësishëm
në zhvillimin e marrëdhënieve
juridike familjare të asaj kohe.
Sipas
gazetës prestigjioze shkak, ndërtimet
urbane që po ndërtohen
Huffington
Post: Amfiteatri i Durrësit në rrezik
Shtatë
nga 14 objektet më të rrezikuara në
Evropë pjesë e një plani shpëtimi
Gazeta
prestigjioze amerikane “Huffington
Post”, në një artikull të saj i
kushtoi vëmendje 14 objekteve kulturore
dhe historike në rrezik zhdukjeje në
Evropë. Në listën e cituar nga kjo
gazetë është edhe Amfiteatri i Durrësit.
Muajin e kaluar, shkruan “Huffington
Post”, organizata e ruajtjes së trashëgimisë
kulturore dhe historike “Europa
Nostra”, renditi një listë me 14
objekte të trashëgimisë kulturore në
rrezik në gjithë Evropën. Mes këtyre
objekteve janë kisha, zona arkeologjikë
dhe vendbanime të hershme.
“Huffington Post” shkruan se ky
amfiteatër me vlera të rralla
arkeologjike dhe kulturore, rrezikohet
seriozisht nga ndërtimet urbane në
Durrës, që kanë prekur një pjesë të
tij si dhe nga mungesa e vëmendjes. Më
16 qershor, shtatë nga 14 objektet më
të rrezikuara në Evropë do të përzgjidhen
për t’u bërë pjesë e një plani
shpëtimi që do t’i paraqitet
Organizmit të Ruajtjes së Trashëgimisë
Evropiane gjatë konferencës që do
mbahet në muajin dhjetor në Bruksel.
Amfiteatri i Durrësit, i zbuluar në
vitin 1966 është më i madhi dhe më i
rëndësishmi jo vetëm në Shqipëri,
por edhe në Ballkan. Ai është ndërtuar
në fillim të shekullit të parë të
erës sonë, gjatë sundimit të
perandorit romak, Trajan. Amfiteatri ka
formë eklipsi me diametër 136 metra
dhe lartësi 20 metra. Ka qenë qendër
e rëndësishme e organizimit të lojërave
olimpike romake dhe kapaciteti i tij përllogaritej
diku nga 15 deri në 20 mijë shikues.
E.N
- Fryma
|