Filozofi
     dhe
letėrsi

__histori kombėtare, vėshtrime, debat__

Ballina

Letėrsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikė

 

Shkimtarė bashkėkohorė shqiptarė

 

Majlinda Rama, vlerė e re e letėrsisė shqipe
(Jetėshkrim dhe analizė e veprimtarisė poetike)
 
Shkruan:
Rami Laēi
 

 

 

 

Majlinda Bedri Rama (Nana) lindi me 27.05.1980 nė Tepelenė. Shkollimin fillor dhe tė mesėm i kreu nė  qytetin e lindjes. Nė vitin 1998 -2002 vijoj studimet nė degėn Gjuhė dhe Letėrsi shqipe pranė universtitetit “Eqerem Cabej “ nė Gjirokastėr. Aktualisht jeton nė Fier.

Prej disa vitesh ka punuar si administratore nė shėrbimin social, mė pas pėr pak kohė si mėsuese kurse prej vitit 2004 punon nė media vizive dhe tė shkruara. 

Nė vitin vitin 2004 botoi librin i parė me poezi : MERRMA LOTIN PENG kurse nė vitin 2006 del libri i saj i dytė poetik HĖNĖ E QIELLIT TIM dhe "...por gjyqi vazhdon..." (prozė, 2006). Kėtė vit (2014) botoi romanin shumė tė suksesshėm - „Perandorėt“.


Vėshtrim mbi veprimtarinė poetike tė Majlinda Ramės

Me paraqitjen e Majlinda Ramės nė sqenėn letrare, poezia shqipe u pasurua me lirika tė njė identiteti tė ri nė tė shprehurit e tė rradhitjes sė emocioneve e tabllove nė to. Lexuesi shpesh i mėsuar tė kėrkoj hapėsirėn e ndjenjave, kėtu gjenė zakonisht togje  nga tri fjalė tė farkuara nė njė gjendje tė thellė pėrjetimi qė nuk toleron mė pėrshkrim tjetėr anėsor a plotėsues. Ky, ta quaj mentilatitet i tė shprehurit tė pėrjetimeve tė shpirtit, bėnė qė nė fillim lexuesi tė formoj idenė se Majlinda Rama shkruan poezi deridiku elitare tė dedikuara njė klase lexuesish, por me ngadalėsimin e ritmit tė tė lexuarit qė vjen nga ajo se kėto poezi e detyrojnė disi lexuesin tė « merret » me to, ai mishėrohet me kėtė formė magjike tė pasqyrimit tė ritmikės sė shpirtit dhe pėrfundon duke u thelluar e analizuar nė thellėsitė mė tė mėdha, mėsheftėsitė e shpirtit tė shprehura nė mėnyrė lakonike por me njė simbolikė tė bukur e tė pashoqe. Nuk mund tė them se nuk ka aspak elitizėm por konstatimi im shkon drejt faktit se poezia elitare sillet ftoftė me lexuesit e profileve tė ndryshme dhe pėrkon vetėm me njė rreth tė caktuar potenciali tė vogėl adhuruesish tė poezishė. Njė ndėr poezitė qė ngritet nė rangun elitar ėshtė « Ndajnate » , por edhe kėtu lexuesi – adhurues i poezisė, nuk ka nevojė pėr tė gjurmuar kritika e komente, se ai pa to shijon, ndjen dhe kupton forcėn e simboleve dhe antitezės nė dy vargje (si venduza oktapodėsh,/ indogjenė tė pangjyrė) qė flasin me magji joshėse. Oktapodėt, kėta tinzarė tė cilėt kėrkojnė tė dėmtojnė tinzėrisht e pandėrpre nga njėra anė e indogjenėt  (tė pangjyrė) qė janė sintezė e prodhuar nė brendi e pa ndihmė nga jashtė, ndėrtojnė kėtė (nė shembullin tonė) figurė stilistike tė jashtėzakonshme tė poezisė – antitezėn qė pėrmenda pak mė lartė.

Nė poezinė Prindėrve tė mi,  ndihet njė arsyetim, pendim e kėrkim falje prej prindėrve. Aty kėndohet pėr dashurinė e madhe ndaj tyre por nė njė moment, njeriu vė re se ndoshta nuk ka mundur t’i jep prindit aq sa do tė kishte dashur tani tė kishte bėrė pėr ta. Aftėsia pėr tė kuptuar prindin akoma pa u bė vet prind ėshtė pak sa e cunguar dhe ndėrron e kupton vlerėn e saktė nga momenti kurr lindin fėmijėt. Kjo ndjenjė qėndron diku thellė nė zėmrėn e poeteshės andaj edhe vargjet e mrekullueshme e me gjėrėsi tė shpirtit human ju drejtohet prinėrve tė vet:
…Jam bėrė nėnė.
E dini?
...

…
Tani ju kuptoj…
Dashuri nėnė!
Dhimbje prindi!


Realiteti i kėsajė poezije ėshtė prezent qė nga vargu i parė dhe njė topo-vėshtrim i shkurtėr tregon kulmin, gjiun familjar – shtėpijėn e prindėrve, shtėpinė e fėminisė dhe tė mbresave tė para tė jetės aty.

Njė ndėr poezitė qė personalisht e kam mė pėr zemre ėshtė Spitali. Janė tė paharueshme brenga, friga, vuajtja e prindėrve pėr fėmijėn. Lexojmė storje nga mė tė prekshmet qė i pėrkasin marrėdhėnieve shpirtėrore prind – fėmijė dhe gati gjithėnjė ata janė gėrshetim ndjenjash mė tė thukta humane. Poetė, piktorė, artistė tė profileve tė ndryshme ngritėn monumente shpirtėrore nė lėmitė pėrkatėse. Bėj kėtė digresion tė vogėl qė mė lehtė ta kem tė kuptoj dhe tė shpalos fuqinė e dashurisė  amėrore qė e gjejmė nė kėtė vjershė.

Krahasimi vet kalon nėpėr njė kukull… Pak gjė, do tė themi… Por duke lexuar vjershėn e pėrmendur mė lartė, njė dridhje e paspjegueshme kaplon shpirtin… Simbolikė qė kalon nėpėr kukullėn si krahasim nga realja e jetės e zbėrthehet nė lotė tė lexuesit:

…
teksa djalit i kėrkojnė
edhe venat mė tė holla…
Dikur i bėja qindra injektime
kukullės sime…

Penduar jam sot.

Vend tė posaēėm nė poezinė e Ramės zėnė figurat mitologjike me tė cilat ajo krijon vargun e saj karakteristik tė cunguar nga foljet, nė vend tė tyre flet simbolika si element narrativ shpirtėror. Nė Metempsikozė  hasim vargjet qė trajtojnė kalimin e kohės e pra jetės nėpėr tėrė etapat e saja tė pasqyruara nė muajt e vitit e i tėri ky proces pa ndihmėn e kallzuesit;

Kėta muaj viti
si tespihe tė varura nė pč:
tė verdha, tė kuqe, fildishi;
lėng balte, nektar vjeshte,
kollė e thatė dimri.

pėr tė ndėrlidhur mandej mitin e Ganimedit dhe kupės sė Hefaistosit  qė rrokulliset (si vitet tona qė rrokullisen) dhe nuk dehet e kalon nė qiell (galaksi).

Trazohen me perėndimin e erės.
Si kupa e Ganimedit,
perėndisht,
i rrėkėllejmė e s’dehemi.


Vij nė pėrfundim se vepra poetike e Majlinda Ramės ėshtė klithmė lirizmi e njė intelektualeje dhe asesi elitizėm edhepse ndoshta aty kėtu gjejmė tendenca tė tilla qė vijnė nė plan tė parė nga kultura e gjėrė qė ka poetesha dhe nuk janė prodhim i njė dėshire pėr ēfardolloj shkėputjeje nga lexuesi i rėndomtė i dashuruar nė artin poetik. Ska hamendje se autorja ynė trason rrugėn drejtė elitės poetike tė letėrsisė sonė, por poezia e saj nuk ka tė bėjė dhe nuk ėshtė e komponuar pėr njė shtresė tė posaēme lexuesish tė pajisur me njohuri tė posaēme akademike dhe andaj vjershėrimi i Ramės nuk mund tė lidhet  e trajtohet si  elitizėm qė pėr mua ka njė konotacion negativ.

Autorja ėshtė nė anėn e publikut tė gjėrė poetik dhe lexohet me ėndje. Personalisht shpresoj se ajo do tė mbaj dhe do tė perfeksionoj kėtė stil dhe kėshtu tė prek qiellin poetik shqiptar e ndėrkombėtar.

 

  • Cikėl poezishė tė zgjedhura


Ndajnate

 

      Trojė e djegur,

            kėngė e gjallė Ilioni!

                          Turren drejt teje

            si venduza oktapodėsh,

      indogjenė tė pangjyrė.

      Si tė jem shtyllė harrese,

              rrjedh fytyra prej lėndine e,

                  sėrish mbetem

                     nė parmak tė pikut tė natės.

           Shtergu,

          nė zgjim tė ditės,

         nė ėndrra tė tejdukshme

              mė ēon.

 

Kohė e pakohė


M’i hėngrėn sytė kėpucėt e Lulit tė vocėrr,

ma therėn zemrėn.

Amebė u bėra njė ēast -

- i zura pusinė njė tsunami.

Nė dekada m’u trishtuan beharet e brishta,

mbi gėrxhe lėmzake,

kur dy bletė mė pickuan

shirave tė ndezura…

Dritėmėngjeseve u miqėsova me beduinėt…

 

Nė spital



Si degė e kėrrusur dhimbjeje

Varur mbi tim bir,

qė pafajėsisht mė buzėqesh.

A thua ėshtė mirė?

Mė trembin tė bardhat bluza,

teksa djalit i kėrkojnė

edhe venat mė tė holla…

Dikur i bėja qindra injektime

kukullės sime…

Penduar jam sot.

 

Rendje pėr vetėnjohje

(Pasqyrė e thyer)

 

Natyrat – rrudha lakuriqe,

ti – flokė livadhesh kreh,

pėrtej teje dėgjohen thirrje.

            Pasmesnate.

   Kuaj me flatra brenda

           ujit tė thyer,

                mes zemėrimit tė ėndrrės

                     me urrejtjen e zgjimit -

                - ti ecėn,

                       edhe pse tė trembin.

                      Lutje tė bardha.

                    Qiejt t’i vodhėn nė petale

                   tė thėrrmuara, si tym vranėsie…

                  Ti ecje.

                 Mjaftoheshe me atė ishull,

               ndėrtuar vite mė parė.

             Ishull i lashtė,

           rrethuar me akuj vetėtimash,

             me gėnjeshtra qesharake…

                Vazhdo tė rendėsh,

                   edhe pse ėshtė hidhur.

                      Ti, pikėllimtar

                           nė mozaikėt e ajrit

 

Prindėrve tė mi


Malle lashtėsie bluaj nė mullirin

e ėndrrave tė mia.

Stėrkala dashurie tė paformėta,

por tė fuqishme,

postoj pėr te shtėpiza ime.

Aty jeni ju.

Aty mė prisni krahėhapur e

me heshta malli godisni largėsinė.

Tė dua, baba!

Tė dua, nėnė!

Mė mungon pėrkėdhelja juaj

qė s’kam arritur ta marr kurrė…

…Jam bėrė nėnė.

E dini?

Me fėmijėt e mi vij ju takoj mbrėmjeve,

pėrpara jush ulem e falem.

Tani ju kuptoj…

Dashuri nėnė!

Dhimbje prindi!


Metempsikozė


Kėta muaj viti

si tespihe tė varura nė pč:

tė verdha, tė kuqe, fildishi;

lėng balte, nektar vjeshte,

kollė e thatė dimri.



Trazohen me perėdnimin e erės.

Si kupa e Ganimedit,

perėndisht,

i rrėkėllejmė e s’dehemi.

 

Plagė e pashėruar


Nga Mali i Urrejtjes

gjarpėrime rrufesh pėrpinin

hapat e lodhura tė ditėve.

Si flakė tė zbehura brezash.

Zbehen netėt

nė zbrazėti tė panumėrta.

Lejleku i parė

e braktisi

ēerdhen…

 

Qyteti im


Si akrep i ngecur ore -

- qyteti im.

Me sytė e thinjur

kėrkon shpėtim.

Teh i ndryshkur, mbetesh pa lėvizur,

fllad, erė, shkulm Tepelene,

qė si silueta mė shfaqen rrugės sime.

Braktisur kjo pranverė tek ti.

Pse qan?

Ke dhimbje?

Plagė tė pashėruara?

Qyteti im!

Pikėlluar nė ēdo qelizė

nga grahma acari

Qė tė gėrryejnė e tė rrudhin mushkėritė…

Zgjedhjen e poezive e bėri: © Filolet

Filozofi
 
dhe
letėrsi
 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

histori
tradita
vėshtrime
debat

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

citate
intervista
letra hapura
botime reja
 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 
 
 

Filozofi
         dhe letėrsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorėve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesėndi
Arsimimi Dashuria (II) Ėndėrrat Humori Mėdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fėmijėt Imagjinata Miqėsia Nga-fėmijėt Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorėt Vetitė
  Dituria Fjalėbutėsia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtėsia Frymėzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotėt   Paragjykimi Tė-pandara
      Lumturia      
____histori kombėtare, vėshtrime, debat, politikė, letra tė hapura____ © Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .