Fatmir Limaj paraqitet në Prokurori – dyshohet për vrasjen e dy civilëve shqiptarë gjatë luftës

Fatmir LimajIsh-komandanti i UÇK’së, Fatmir Limaj i njohur si Çeliku, është ftuar të enjten për intervistim në Prokurorinë Speciale. Ai po hetohet për vrasjen e dy civilëve shqiptarë në rajonin e Malishevës, në vjeshtën e vitit 1998.

Përgjegjësinë për vrasjen e këtyre dy shqiptarëve, atë kohë, e kishte marrë Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke u thirrur “në emër të popullit”./Indeksi